Rënia e Liz Truss

Rënia e Liz Truss

204
0
NDAJ

Kryeministres britanike që sapo ka ardhur në qeveri i është dashur të heqë dorë nga shkurtimi i taksave për më të pasurit. Humbja e saj konfirmon se Brexit nuk ka qenë një revolucion ultraliberist.

 

Do të arrijë kryeministrja britanike Liz Truss të mbijetojë? Prapaktheu poshtërues mbi shkurtimin e taksave për më të pasurit i ka bërë të fitojë kohë me partinë dhe me tregjet, por pak orë pasi lidershipi i saj po humbiste pjesë të tjera. Në fillimin e tetorit, gjatë kongresit të Partisë Konvservatore, në baret e mbushura plot të Hotelit Hyatt në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuara, grupe të stazhionuar disidentësh torë diskutonin për të ardhmen e tyre duke përdorur shprehje si “spirale vdekjeprurëse” dhe “rreth vicioz”, për të mos terma të tjerë patjetër më koloritë. Në atë rast parlamentarët konservatorë, përfshi ministra, kanë lënë të kuptohet se nuk do ta votonin një seri masash të propozuara nga qeveria, nga shkurtimet për subvencionet publike tek heqja e tutelave mjedisore në zonat ku janë parashikuar investime, nga fracking (frakturimi hidraulik, një teknologji për ta nxjerrë naftën dhe gazin nga nëntoka) tek “të lirë të gjithë” në lëmin e planifikimit urbanistik. Në parti po rritej edhe opozita ndaj çfarëdo hipoteze të reduktimit të të drejtave të punëtorëve nga ana e ministrit të Industrisë Jacob Rees-Mogg.

Konkluzionet për t’u nxjerrë janë dy. I pari: manovra katastrofike ekonomike korrigjuese e propozuar nga qeveria konservatore në fundin e shtatorit nuk ekziston më. Dy ditë pas mbylljes së kongresit tor, nga shumë e magjizuara paketë për rritjen e Truss nuk mbetej praktikisht asgjë. I dyti (duke parë se çështja vërtitet përreth numrave në parlament): metoda e Partisë Konservatore për t’u imponuar nëpërmjet votës së të regjistruarve një lider i papëlqyer nga deputetët është demonstruar gabimisht dhe duhet rishikuar. Ajo që ka ndodhur në Birmingham ka të bëjë me atë cilësi të papërcaktueshme, të pangatërrueshme dhe thelbësore që u kërkohet liderëve: autoritariteti. As Truss, as ministri i Financave Kwasi Kwarteng do të jenë të besueshëm si qenë përpara disfatës mbi ligjin e bilancit dhe është për t’u thënë se nuk qenë kushedi se çfarë.

Lloqet e heshtura në kongresin e Birmingham kanë lënë të kuptohet ishte në zhvillim një grush shteti në dëm të kryeministres së re. Sfida është lançuar më 2 tetor nga ish ministri Michael Gove – që ka lënë të kuptohet se ishte gati të votonte kundër ligjit të bilancit teksa ishte ulur pak metra larg nga kryeministrja – dhe ka bërë të nisen një seri takimesh të rezervuara midis parlamentarëve armiq të Truss. Njëri pas tjerit, drejtuesit e partisë i kanë thënë se duhej të bënte një banjë modestie. Truss i ka treguar në fytyrë e palëkundur dhe ua ka dëgjuar këshillën. Mund të duket çmenduri, por disa kanë folur seriozisht për ta hequr kryeministren e re nga posti pa kaluar nëpër një zgjedhje të re. Për momentin, asnjë marrëveshje nuk është arritur. Ndërkohë institutet e sondazhit nuk arrijnë të bien dakord mbi avantazhin që Partia Laburiste ka ndaj konservatorëve. Për disa diferenca është 19 pikë përqindjeje, për të tjerë deri në 33. Tabloidi “Daily Mail”, që më 24 shtator e kishte kuptuar manovrën e Truss duke e titulluar “Më së fundi! Një ligj i vërtetë bilanci tor”, 10 ditë më pas ka ftuar po aq energjikisht partinë që “të marrë një qetësues”. Ja pse në këtë moment ka nevojë sidomos të vihen gjërat në perspektivën e duhur. Problemet e shpërthyera në Birmingham kanë filluar rreth 6 vite më parë, kur konservatorët pasi e kanë nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga Bashkimi Europian nuk kanë arritur të bien dakord mbi domethënien e asaj që kishte ndodhur. Vota për Brexitin ka qenë një riafirmim i tradicionalizmit britanik apo një prishje revolucionare? Apo ka qenë shprehje e një pakënaqësie masive?

Thuajse e gjitha ajo që ka shkuar gabim për torët pas referendumit të 2016 lind nga ky konfuzion bazë. Një shembull: në Mbretërinë e Bashkuar kemi tradicionalisht një sistem fiskal progresiv, për këtë Gove e ka quajtur kundër vlerave koservatore shkurtimin e taksës maksimale mbi të ardhurat. Për liberistët revolucionarë e partisë së tij, masa në fakt më konservatore që mund të jetë. Në 2016, gjatë fushatës referendare, kam shëtitur vendin për të intervistuar votuesit dhe kam mbetur i goditur nga distanca midis asaj që njerëzit e thjeshtë prisnin dhe asaj që dëshironte në fakt shtabi i përgjithshëm i mbështetësve të Brexitit. Në çdo bashkëbisedim me simpatizantët konservatorë shfaqej një ndjenjë e thellë nostalgjie. Asgjë armiqësore apo qesharake. Ishte një lloj vuajtje melankolike ndaj botës moderne, bindja se mënyrat e mira, ndjenja e detyrimit dhe efikasiteti tipikisht britanik qenë humbur, sidomos për shkak të imponimit të një autoriteti të jashtëm.

Disa brexiter jashtëzakonisht në pritje i shihnin gjërat në të njëjtën mënyrë. Për shembull, Nigel Farage ndante me siguri një qëndrim të ngjashëm, të ndërthurur në një menatlitet prej klubi golfi të vjetër, nostalgjie perandorake dhe brengash për city e vjetër të Londrës: ishte aty kur punonte babai i tij, idhulli i vërtetë i tij. “Dalje nga Europa” nënkuptonte të kthehej në siguritë e një fëmijërie të idealizuar. Kjo shtytje nostalgjike mund të prekej e të nuhatej në disa fshatra të Hampshire apo të Kent, ku njerëzit i mbanin flokët si marinar dhe pantallonat kadifeje me pala ngjyrë pjepri dhe dyqanet shisnin modele avionësh Spitfire dhe libra fotografikë të qyteteve angleze në epokën eduardiane. Për këta njerëz Britania e Madhe e Brexitit ishte Anglia e degëve të sepies, e fjalëve të kryqëzuara të gazetave dhe të sagristanëve të rreptë të fshatit: një version bashkëkohor i një bote që George Orwell do ta njihte lehtësisht.

Në gjithë këtë kishte racizëm? Po, shpesh në batuta të atypëratyshme, por rrallë të shprehura në publik. Ishte një qëndrim lehtësisht i çinteresuar ndaj kulturave të tjera, të përjashtuara natyrisht ato të Dordogna franceze apo të Algarve portugez, vende tradicionale pushimi për anglezët. Për brexiterët nostalgjikë e “jashtmja” qenë ishujt më familjarë të Karaibeve dhe rajonet europiane të arritshëm më tragetet e kompanisë britanike P&O. Ajo që kam paraqitur është dukshëm karikatura e një konservatorizmi të caktuar. Përtej këtij Brexit ishte edhe ai i qytetarëve të zemëruar të Anglisë dhe të Midlands. Mëria e kësaj pjese të vendit ushqehej në pjesën më të madhe nga largësia prej pushtetit, nga rënia konstante e rrogave, nga ndjenja e braktisjes dhe nga pabarazitë. Megjithatë, në Partinë Konservatore brexiterët e moderuar këmbëngulnin sidomos mbi temën e sovranitetit parlamentar, që siç e patën mësuar nga tradita liberale, është ende motivi i vërtetë i madhështisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Midis delegatëve konservatorë në kongresin e Birmingham e fillimtetorit ide të ngjashme qenë shumë të përhapura. Duke dashur të bëjmë pak filozofi, mund të tërheqim në valle konservatorizmin e mendimtarit politik Michael Oakeshott, me tendencën e tij për të preferuar “atë që është familiare respektivisht ndaj asaj që është e panjohur, ajo që është provuar ndaj asaj që nuk është provuar kurrë, fakti ndaj misterit, reales ndaj së mundurës, limitit ndaj të palimituarës, asaj që është e afërt ndaj asaj që është e largët”. Përkrah kësaj ideje të Brexitit kishte një tjetër, më ideologjike dhe të bazuar mbi bindjen se duke e çliruar Mbretërinë e Bashkuara ndaj kufizimeve të Bashkimit Europian konsensusi socialdemokrat i ndërtuar gjatë ‘900 do të shembej. Këta “revolucionarë” të Brexitit nuk donin të përcillnin britanikët në fillimet e viteve Pesëdhjetë, përpara reformave laburiste të welfare, por t’i tragetonin direkt në një botë të huaj dhe të plazmuar sipas modelit të Shteteve të Bashkuara, të përbërë nga ndryshime të vazhdueshme dhe tregje pa rregulla. Megjithatë, ishin të kujdesshëm të mos e thonin në mënyrë eksplicite, për sa pozicioni i tyre nuk e kishte një logjikë të caktuar: për çfarë shërbente ta lije Bashkimin Europian, me të gjitha tronditjet që gjëja do të sillte, pa një kthesë radikale?

Pjesa më e madhe e arësyetimeve në themelin e kësaj ideje të Brexitit vinin nga bota e qendrave studimore liberiste. Pozicioni i revolucionarëve mishërohej nga radikalizmi aprtiak dhe kundër establishmentit të Dominic Cummings, drejtor i organizatës “Vote Leave” dhe këshilltar i kryeministrit Boris Johnson. Në ndryshim nga ai i nostalgjikëve, ky Brexit ishte metropolitan, atlantist dhe thellësisht kritik i rolit të mbuluar nga parlamenti britanik në jetën publike. “Brexiti revolucionar” është një shprehje në fakt e vagullt, dhe shumë prej mbështetësve të tij janë distancuar apo janë detyruar që ta bëjnë gjatë grindjeve të egra politike pas Brexitit: në fund të fundit, lëvizjet revolucionare kanë ndarjet dhe tradhëtarët e tyre. Megjithatë përshkruan një realitet konkret që sot, megjithëse me dobësi, në qeveri. David Cameron, kryeministër midis 2010 dhe 2016, e përbuzte thellësisht, ndërsa Theresa May, në Downing Street nga 2016 nga 2019, ka kërkuar më kot të gjejë një kompromis. Pasuesit të saj Boris Johnson i shkonte për mrekulli, por vetëm në ditë të caktuara. Nëse objektivi i tij ishte vërte ai i reciprokuar nga motoja e Silicon Valley “Move fast and break things” (Lëviz shpejt dhe shkatërro gjithçka), atëhere Brexiti revolucionar dhe sigurisht e arritur për t’u arritur: ka shkatërruar gjithçka derikur nuk ka mbetur më asgjë për t’u shkatërruar. Pjesërisht duket edhe vetë Partinë Konservatore.

Në një moment vendimtar, ai që i ka ripërzier gjërat ka qenë Boris Johnson me influencën e tij të veçantë. Arma krysore politike konsistonte në qenien figura unike në gjendje që të bënte bashkë të dy idetë e kundërta të Brexit, duke alternuar masat statliste me retorikën e “çlirimit nga zinxhirët” dhe duke përdorur gjuhën e përvetësuar gjuhën e përshtatshme për çdo tip publiku. Por Johnson ka rezultuar i aftë të imponojë pezullimin e aktivitetit të parlamentit. Ish kryeminstri ka provuar ta zgjidhë dilemën filozofike të Brexitit me personalitetin e tij, deri kur, me difektet e tij, e ka bërë të bjerë. Për të qenë të ndershëm ndaj ish kryeministrit, pandemia i ka ngatërruar kufijtë e betejës, duke i dhënë shtetit një rol gjithnjë e më të madh se ai që brexiterët revolucionarë do të ishin të gatshëm të toleronin në kohë normale. Së fundi, rënia e Johnson dhe ngjitja e Truss kanë shënuar fitoren finale të mbështetësve të gjendjes minimale mbi konservatorët nostalgjikë. Megjithatë – çfarë surprize! – fitimtarët kanë rezultuar aspak popullorë. Vendi nuk ka votuar kurrë për revolucionin e tyre dhe sot nuk e do, siç nuk e duan dhe nuk e kanë dashur kurrë deputetët torë. Revolucionarët janë një bandë subversive, jo konservatorë të vërtetë dhe në Birmingham partia e ka kuptuar.

Pra çfarë ndodh tani? si gjithmonë, revolucionarët përfundojnë duke i gllabëruar fëmijët e tyre. Truss mund edhe të mbijetojë, por ka mundësi do t’i duhet të ndryshojë kurs, edhe me koston e kalimit si një lidere e paaftë të komunikojë dhe e privuar nga mesazhi. Për të parlamenti do të jetë vendi më i rrezikshëm se kongresi i partisë. Truss duhet të marrë kohë dhe ta shtyjë një përplasje që nuk mund t’ia lejojë vetes. Në këtë moment në Mbretërinë e Bashkuara politika është aq e e brishtë që nuk mund ta përjashtojë një rënie të papritur të qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme, ndoshta të shkaktuara nga një problem që nuk ka dalë ende në sipërfaqe. Për torët do të ishte një vetëvrasje. Një prej paradokseve të kësaj situate është sesa më shumë sondazhet do të përkeqësohen për partinë, aq më shumë Truss është e sigurtë nga një grusht shteti. Sapo do të përmirësohen, qeveria do të festojë duke shpjeguar se masat e saj po funksionojnë.

E megjithatë, pas fitores së revolucionarëve të Brexitit, është e vështirë të mendohet se dikush po mundohet t’i bëjë bashkë torët. Ish ministri i Financave Rishi Sunak – i mundur nga Truss në garën për lidershipin e konservatorëve, por idetë e të cilit janë demonstruar të sakta – urrehet nga gjysma e partisë dhe plagët e lëna nga Boris Johnson, që i ka fituar zgjedhjet rreth 3 vite më parë, janë trupa të freskëta që të mund të mendohet për një rikthim të tij. Problemi i vërtetë nuk janë njerëzit. Një politikë që refuzon parimin e rishpërndarjes dhe ekzalton egoizmin më të pafytyrë është i destinuar të jetë jopopullor dhe i pambështetshëm në Mbretërinë e Bashkuar të sotme. Nuk sjell asgjë as rritjes afatgjatë, as kohezionit social.

Brexiti revolucionar nuk është kështu një burim paqëndrueshmërie, por edhe një rreth vicioz për vendin. Ka përçarë britanikët si kurrë në të kaluarën. Ka bërë në mënyrë që t’u ktheniun krahët aleatët natyralë: hollandezët, gjermanët dhe irlandezët, përveçse se francezëve dhe i ka shtyrë tregjet ndërkombëtare ta shikojnë Londërn në mënyrë shumë më agresive. Zgjidhja është një e vetme. Në kongresin e Liverpool kemi kuptuar se Partia Laburiste po përgatitet të shkojë në qeveri me një program shumë interesant: thjesht të bëjë sa më pak konfuzion. Me sa duket, revolucioni konservator ka mbaruar dhe tani po gllabëron me uri bijtë e tij.

(nga New Statesman)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY