Tekstet e Milton Friedman, nxënësit e Shkollës së Çikagos, mësimet e Ronald Reagan dhe kufijtë e një shteti sipërmarrës.
Një rilexim i Ronald Reagan mund të jetë i dobishëm, ashtu siç mund të jetë e dobishme të shkohet e të ripeshkohet një vëllim i vjetër i botuar për herë të parë në vitin 1962. Quhej “Kapitalizmi dhe liria” dhe në të Milton Friedman – Çmim Nobel për Ekonominë në vitin 1976, student i Friedrich von Hayek në Chicago University, vendi ku vetë Friedman do të japë mësim për shumë vite dhe ku bëhet shpirti i një grupi kërkimor ekonomistësh që do të marrë emrin “Shkolla e Çikagos”, pikë referimi e mendimit ekonomik neoklasik, në gjendje që të prodhojë 13 nobelistë të mirë, më shumë se çdo universitet tjetër në botë – ilustron shtyllat e propozimit ekonomik të tij: deregulation, domethënë eliminim të superstrukturave normative që kufizojnë veprimin ekonomik individual; privatizime: duke u nisur nga presupozimi se privatët janë më efikasë se publikja (në këtë i frymëzuar nga vepra “Dështimet e shtetit ndërhyrës” të Ludwig von Mises), teorizon menaxhimin privat e shumë shërbimeve, por jo të gjithë; reduktim i shpenzimeve sociale. Në sfond të vizionit të tij shihet qartë nevoja për të rikonceptuar rolin e shtetit në ekonomi.
Në fakt duhet kujtuar se të nesërmen e Depresionit të Madh të vitit 1929 dhe për një periudhë të gjatë që ka shkuar deri në të gjithë vitet Shtatëdhjetë, ishte përhapur qasja keynesiane, e bazuar mbi ndërhyrjen publike. Tani neoliberistët e vënë në dyshim këtë dogmë, duke futur në valle pikërisht “dështimin e shtetit” që teoricienët e laissez-faire i kundërvënë me energji dhe shpirt polemizues “dështimit të tregut” të Keynes. Kontributet e Friedman përqafojnë një perspektivë të gjerë, duke filluar nga studimet imponuese të tij lidhur me hisotrinë monetare, të kryera bashkë me Jacob Schwartz, ku ekonomisti amerikan arrin të riformulojë teorinë sasiore. Edhe për këtë konsiderohet si babai i “monetarizmit”, term i krijuar nga Karl Brunner në vitin 1968 për të treguar teorinë që e vë theksin tek kontrolli i ofertës së monedhës me qëllim që të kufizojë inflacionin dhe të garantojë një stabilitet të përgjithshëm që e lehtëson zhvillimin.
Në vitin kur Reagan hyn në Shtëpinë e Bardhë, 1980, libri i botuar nga Milton Friedman bashkë me të shoqen Rose, “Free to choose” (Të lirë për të zgjedhur), për një kohë të shkurtër bëhet një bestseller i përkthyer në 14 gjuhë. “Jemi ende një popull i lirë që të zgjedhim” nënvizojnë dy autorët në faqet e para “midis mundësisë për të vazhduar të vrapojmëteposhtë – që në titullin e librit të tij të thellë dhe autoritar Friedrich Hayek e ka quajtur “rruga e skllavërisë” – dhe mundësisë për ti vendosur kufizime më të mëdha shtetit, duke i vënë më shumë theks bashkëpunimit vullnetar midis individëve të lirë për të arritur objektivat tona të shumta”. E më pas shtojnë një pyetje: “Epoka jonë e artë do të përfundojë me një rënie në tirani e në mjerim, që kanë qenë gjithmonë dhe do të vazhdojnë të jenë gjendja e jetesës e pjesës më të madhe të njerëzimit? Apo do të kemi urtësinë, aftësinë parashikuese dhe kurajon që të ndryshojmë rrugë, të mësojmë nga përvoja dhe të sigurojmë avantazhet e një “rilindjeje të lirisë”?”.
Bëhet fjalë për koncepte që janë muzikë për veshët e Reagan, ndërsa janë më pak për ata të të ashtuquajturve neokeynesianë, si ai që që Friedman ekspozon lidhur me taksimin e lartë, që përfundon për të ndikuar drejtpësëdrejti mbi jetët e njerëzve: “Një herë, një amerikan propozoi një festë të re kombëtare, “Ditën e Pavarësisë Personale”, domethënë ditën e vitit ku pushojmë së punuari për të paguar shpenzimet e shtetit dhe fillojmë të punojmë për të paguar gjërat që zgjedhim individualisht dhe secili për hesap të vet, në dritën e nevojave dhe dëshirave tona”. Reagan i pëlqen edhe një koncept tjetër i theksuar në këtë libër. Për shembull, Friedman nënvizon sesi tendenca për të taksuar të ardhura më të larta është një diçka ideologjike abstrakte pasi në realietet janë pikërisht njerëzit me kapacitete më të mëdha ekonomike ata që arrijnë ta organizojnë më mirë shmangien, duke qenë ligji “i shënuar nga aq shumë shtigje, aq shumë privilegje specifike, sa që normat më të larta janë thjesht dukje”.
Propozimi alternativ i formuluar është shumë i qartë: “Një normë fikse e moderuar – më pak se 20% – mbi të gjitha të ardhurat më të larta se përjashtimet personale dhe pa deduktime, përveçse për shpenzime të pastra prodhimi të ardhure, do të sillnin një të ardhur më të madhe se struktura aktuale e diferencuar. Kontribuesit do të përfitonin, pasi mund të shmangnin atë qu kushton atyre të ruajnë të ardhurat e tyre nga tatimet; ekonomia do të përfitonte, pas konsideratat fiskale do të luanin një rol më të vogël në alokimin e resurseve. Të vetmit që do të humbisnin do të ishin avokatët, komercialistët, nëpunësit publikë dhe ligjvënësit, të cilët do të duhet ti drejtohen ndonjë aktiviteti tjetër më produktiv se hartimi i moduleve të taksave, të shfrytëzimit të shtigjeve fiskale apo kërkimit të mënyrave për ti shmangur”.
Rekomandimet e politikës fiskale të bëra nga Friedman janë refleks konceptimesh më të gjëra që prekin nga afër disa shtylla të strategjisë qeverisëse të Ronald Reagan. “Një shoqëri që e vendos barazinë – në kuptimin e barazisë së rezultatit – mbi lirnë, do të përfundojë duke mos pasur as barazi e as liri. Përdorimi i forcës për të siguruar barazinë e shkatërron lirinë dhe forca, e përdorur për qëllime të mira, përfundon në duart e njerëzve që e përdorin për të plotësuar interesat e tyre”. Siç është pohuar padrejtësisht, kjo nuk do të thotë të çmontohet funksioni i shtetit, që “përveç aktiviteteve të Mbrojtjes”, duhet të garantojë një “sistem juridik të fortë që ruan rendin publik dhe pronën private; autoritetin për të prerë dhe ruajtur monedhën”.
Ka një pikë në duke të metodës, në realitet të substancës, që duhet nënvizuar. Në veprimin e qeverisë dhe akoma më shumë në ditën e saj të punës nuk duhet lënë që të sulmohesh nga paparashikimet dhe nga ndryshoret, duhet ndjekur programi i miratuar, pa rënë në dyshime. Në qasjen e tij si president dhe shef i ekzekutivit, Reagan do të rezultojë besnik i kësaj linje: i papërkulur, do të tentojë me çdo kusht që të bëjë gjërat që ka paracaktuar, pa u sulmuar nga dyshimet e bashkëpunëtorëve të tij, nga apelet për maturi dhe ndaj ndërmjetësimit ekstrem. Në janarin e 1981, në fillim të aventurës së tij në Shtëpinë e Bardhë, Reagan i kërkon Heritage Foundation, think tank më të njohur dhe më të përgatitur konservator, me seli në uashington, i specializuar në politika publike, që ti hartojë, nën mbikëqyrjen personale të tij, një axhendë qeverisëse për periudhën e parë. Puna koordinohet nga Jack Eckerd, që kishte qenë shefi i General Services Administration në presidentin Gerald Ford, dhe nga Robert Krieble, një menaxher kimist që gëzonte suksese në fushën e biznesit. Heritage Foundation krijon skuadra ekspertësh që analizojnë dhe viviseksionojnë agjencitë e ndryshme federale, duke projektuar për secilën një seri ndërhyrjesh për tu marrë menjëherë.
Reagan bën përmbledhjen e kuptimit të kësaj pune të kujdesshme në një libërth të titulluar “Mandate for Leadership”, mban qindra kopje në një tavolinë të Sallës Ovale dhe u jep perosnalisht bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve të qeverisë, duke i ftuar ata që ta lexojnë me vëmendje. “Washington Post”, që megjithatë e urren hapur Reagan, do ti duhet të pranojë se “Mandate for Leadership” do të bëhet shumë më tepër se një skemë e mërzitshme qeverisëse: një bestseller i vërtetë, në gjendje të ushtrojë një influencë të caktuar ndaj sektorëve të ndryshëm të pushtetit burokratik dhe administrativ amerikan. Qysh më 28 janar, rreth një javë pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, Reagan urdhëron deregulation e plotë e çmimeve të naftës, që kishte mbetur nën kontrollin e autoriteteve federale për rreth një dekadë. Por goditja e vërtetë ndaj atij që ai e konsideron se është një sistem politiko – administrativ i markës socialiste do të jepet të nesërmen, kur me një të rënë të lapsit fshin të gjithë Këshillin për Stabilitetin e Rrogave dhe Çmimeve (Council on Wage and Price Stability). Brenda pak orësh çmonton kështu një sistem federal kontrolli çmimesh, që siç e kishte përsëritur shumë herë gjatë fushatës elektorale, kishte deformuar mekanizmin e kërkesës dhe ofertës dhe mungesa të papranueshme produktesh për Shtetet e Bashkuara.
Reforma e madhe fiskale, e ëndërruar prej kohësh, merr në fakt emrin Economic Recovery Tax Act, gazetarët e quajnë edhe Kemp-Roth Tax Cut, nga mbiemrat e dy parlamentarëve republikanë, deputetit Jack Kemp dhe senatorit William Roth, relatorë të projektligjit në Kongres. Sanksionohet një reduktim i përgjithësuar i kuotave të tatimit mbi të ardhurat në nivel federal dhe miratohet një sistem indeksizimi – domethënë një mekanizëm automatik përshtatjeje – i lidhur me inflacionin. Gjëja e rëndësishme për të nënvizuar është se nga masa e reduktimit preken si kuotat e larta (nga 70% në 50%), ashtu edhe ato të ulëta (nga 14% në 11%). Veç kësaj, tatimet mbi të ardhurat nga kapitali zbresin me 1/3, por edhe taksat e suksesionit reduktohen. Një ulje e fortë e taksimit shkon sidomos në favor të bizneseve, që në muajt në vazhdim do të fillojnë të bëjnë investime. Jo vetëm kaq, por do të regjistrohet një rritje e fortë e lindjes së bizneseve të reja për shkak të regjimit fiskal më favorizues.
Gjatë fushatës presidenciale, përveç uljes së taksave, Ronnie kishte trgeuar një objektiv tjetër themelor, atë të reduktimit të shpenzimeve publike, e arritur në nivele të pakontrollueshme. Objektiv i dështuar keqaz. Gjatë presidencës së tij, borxhi federal do të trifishohet, duke kaluar në terma nominalë nga 738 miliard në 2.1 trilion dollarë, duke i çuar Shtetet e Bashkuara nga gjendja e kreditorit më të madh të botës në atë të borxhliut më të madh. Deficiti federal do të kalojë nga 2.5% e PBB në vitin fiskal 1981 në një shpërthim prej 5.7% të PBB në vitin 1983, për të zbritur më pas në 2.7% në vitin 1989. Shumë vite më vonë Reagan do ta pranojë se dështimi lidhur me ridimensionimin e borxhit ka qenë “zhgënjimi më i madh” i tij.
Por në muajt e parë në Shtëpinë e bardhë, gazetarëve që e paralajmërojnë për rrezikun e shpërthimit të borxhit, ju përgjigjet me një buzëqeshje dhe një batutë: “Borxhi publik është aq ë madh sa të mbajë veten”. Lidhur me bilancin federal, siç u tha, konsumohet një prej përplasjeve më të ashpra e më të egra të fazës së parë të administratës Reagan. Presidenti kapet pas bagazhit të ideve konservatore që prej kohësh kishin vënë në shenjë “shpërdorimin, mashtrimin dhe abuzimin” e një game të gjerë programesh sociale. Shumë njerëz preferojnë të jetojnë me subvencione sesa të punojnë ose të punojnë në të zezë në mënyrë që ta marrin çekun social dhe një pagë të padeklaruar.
Arkitekti i shkurtimeve të bilancit është një deputet i ri 34 vjeçar i Michigan, i quajtur David Alan Stockman, të cilin Reagan e emëron në krye të Office of Management and Budget. Stockman kishte krijuar famën e të ashprit në Dhomën e Përfaqësuesve, ku rrëmonte bilancet e administratës Carter për të gjetur shpërdorime. Bir bujqish me origjinë gjermane, ishte rritur në barkun e Partisë Republikane, në të cilën gjyshi i tij kishte qenë arkëtari i kontesë. E kishte nisur duke studiuar Teologji dhe Filozofi Morale, më pas në Harvard ishte takuar me Daniel Patrick Moynihan, teoricien neokonservator influent, që ja kishte sugjeruar deputetit John Anderson për një stazh në Uashington. Stockman tërheq vëmendjen e Reagan dhe të të gjithë frontit konservator kur në pranverën e 1975 në një artikull për The Public Interest përdor shprehjen “stallë derrash sociale” për të treguar mijëra shpërdorimet dhe tepritë e sistemit welfare të ngritur nga Partia Demokrate. Në realitet, as Stockman, as aq më pak Reagan, i vetëdijshëm për të kaluarën e tij si mbështetës i Roosevelt dhe i New Deal, nuk e mohonin nevojën e mbështetjes të një forme ndërhyrjeje publike në mbështetje të shtresave të dobëta dhe asnjë prej të dyve nuk synonte të abrogonte subvencionet ndaj papunësisë dhe përkrahjes sociale. Në të vërtetë kërkohet një racionalizim. Vetëm për një pikë Ronald Reagan sqaron se nuk duhet shkurtuar, porë nëse mundet, rritur. E shpjegon shkoqur në një diskutim për Chicago Council of Foreign Relations më 11 mars të 1980, kur ilustron linjat strategjike e politikës së jashtme të tij: “Në fushën e mbrojtjes duhet shpenzuar çfarëdolloj shume që rezulton e nevojshme për ta shkurajuar armikun”.
(Gennaro Sangiuliano është Drejtor i Tg2 dhe autor i librit “Reagan. Il presidente che cambiò la politica americana” (shtëpia botuese Mondadori), pjesë të të cilit janë botuar këtu)
Përgatiti
ARMIN TIRANA