Ndërtimi i botës së “Game of Thrones”, sipas koncepteve kyçe të marrëdhënieve...

Ndërtimi i botës së “Game of Thrones”, sipas koncepteve kyçe të marrëdhënieve ndërkombëtare

777
0
NDAJ

Në përfaqësimin hobsian të gjendjes së natyrës jeta njerëzore është «vetmitare, mjerane, e shpifur, e vrazhdë dhe e shkurtër». Ky imazh i korredpondon përshkrimit të kontinentit fantastic Westeros, i pavdekësuar kështu nga George R. R. Martin në romanet “A Song of Ice and Fire”, më pas të transformuara në serialin televiziv “Game of Thrones” të kanalit televiziv amerikan HBO. Siç konfirmohet nga artikuj të ndryshëm të shfaqur në revista politologjike (kanë folur në mënyrë të veçantë “Foreign Affairs” dhe “Foreign Policy”), saga mund të interpretohet në terma politologjikë dhe përmbajtja e saj rezulton shumë më tepër domethënëse nëse merret për bazë perspektiva e marrëdhënieve ndërkombëtare. Megjithëse biografia e autorit nuk paraqet elementë që të tregojnë njohjen sistematike e paradigmave kryesore të disiplinës, veprat e tij dallohen për një njohje dhe një aftësi paraqitëse të dinamikave të pushtetit në mjedisin ndërkombëtar që e bën “Game of Thrones” një instrument të dobishëm për t’i ilustruar funksionimin. Përfundimi i paradokohshëm i sagës televizive (27 gusht) siguron shtytjen për të bërë një refleksion lidhur me të.

Në fakt, “Game of Thrones” ofron përfaqësime të shumta të koncepteve kyçe të disiplinës. Bellum omnium contra omnes, që shpërthen midis dinjitarëve të Shtatë Mbretërive pas vrasjes së Aerys të II-të Targaryen (“Mbreti i çmendur”), ka bërë të flitet për një interpretim “realist” të ngjarjeve njerëzore. Faktikisht, gjendja e kontinentit perëndimor pasqyron në mënyrë efikase atë të anarkisë ndërkombëtare në të cilën dergjen shtetet dhe nevojën pasuese të tyre për të vepruar si maksimalizues të sigurisë. Ndjekja e interesave, parasëgjithash asaj të mbijetesës, u imponon të gjithë personazheve të sagës një qasje thelbësisht amorale, përshkrimi i së cilës nuk mund të jetë njëdimensionale.

“Game of Thrones” i shpëton në fakt dikotomisë klasike “e mirë/e keqe” të shumë sagave të tjera, parasëgjithash të gjitha atyre të John Tolkien. Është për këtë arësye që në evolucionin e historisë, me përjashtimin e Jon Snow (polit pozitiv) dhe Cersei Lannister (polit negativ), të gjithë përfundojnë duke kryer si veprime shembullore, ashtu edhe të këqija (ndër figurat më emblematike të kompleksitetit të natyrës njerëzore figurojnë ato të Jaime Lannister dhe Sandor Clegane).

Nëse gjendja “anarkike” e Westeros përbën kornizën e rrëfimit, filli i kuq i tij është pashmangshmërisht lufta për pushtet. Ndërprerja e suksesionit sipas parimit tradicional të suksesionit dinastik, edhe pse e justifikuar nga mizoria e sovranit shkakton në fakt shtytje centrifuge që shpërthejnë përfundimisht me vdekjen e mbretit të ri Robert Baratheon. Është kështu që Westeros rrëshqet në një gjendje “kuazilegjitimiteti”, që të kujton gjërat që shkruhen në libra për pushtetin. Përputhja midis një rendi politik që shkon drejt perëndimit (atij të familjeve të vjetra fisnike të Shtatë Mbretërive) dhe një rendi emergjent, që gjithsesi akoma pritet të vijë (ai i Daenerys Targaryen apo ai i Jon Snow), konfirmon se është skenari par excellance i luftërave pakompromis që fusin banorët e kontinentit perëndimor në një spirale dhune.

Pushteti përfaqësohet sipas një imazhi ëeberian të mundësisë për të parë të afirmuar vullnetin personal edhe në prani të një opozite, ashtu siç shprehet në mënyrë mjeshtërore nga Cersei Lannister në skenën ku i kujton Petyr Baelish (Littlefinger) – teksa udhëron njerëzit e tij fillimisht ta ekzekutojnë, më pas ta lirojnë – se, në ndryshim nga “dija” (i së cilës është bartës Littlefinger), «pushteti është pushtet». Kështu, lufta për pushtetin paraqitet si një “lojë me shumatore zero”, e përshkruar mirë në dialogun midis Cersei dhe Ned Stark, në të cilin gruaja i kujton kalorësit të parë të të shoqit se «në lojën për fronin ose fitohet, ose vdiset, nuk ekzistojnë rrugë të mesme». Veç kësaj, “Game of Thrones” zgjidh nyjen e vështirë e raportit midis pushtetit politik dhe atij ekonomik duke marrë një pozicion të qartë (që rezulton shumë më e zmusuar në librat e Martin). Në fakt, është i pari që paraqitet si e mira kryesore e mangët në brendësi të shoqërisë, për të cilën kushdo që ka resurse në dispozicion është i gatshëm që të luftojë. Në fakt, paraja duket si një instrument për të siguruar pushtetin e vendimmarrjes, por që, siç demonstrohet nga raporti që Lannister-ët kanë me Iron Bank dhe nga mënyra sesi hakmerren për tradhëtinë e familjes shumë të pasur Tyrell, jo domosdoshmërisht përkthehet në të.

Megjithatë, në të njëjtën kohë përfaqësimi i pushtetit nuk është katandisur në forcë të thjeshtë, por problematizohet. Mbi të gjitha kush e transformon pushtetin në ushtrim të thjeshtë dhunë apo në kërcënimin e përdorimit të tij herët apo vonë mbetet viktimë e spirales që e ka shkaktuar apo kontribuar duke e ushqyer (rasti i Mbretit Joffrey Baratheon është më i bujshmi), ashtu edhe kush e ndjek duke përdorur vazhdimisht tradhëtinë herët apo vonë i mbetet viktimë (fundi i Littlefinger demonstron se në perspektivë pabesia nuk shpërblen). Në radhë të dytë, gjatë serialit shfaqet ideja se pushteti vepron më mirë atje perceptohet nga njerëzit ai autoritet ose, me fjalë të tjera kur fiton “konsensusin” e subjekteve të cilëve u drejton komandat. Në fakt, siç demonstrohet nga roli politik i luajtur nga Cersei (një grua) përpara se të bëhet mbretëreshë apo nga Tyrion Lannister (një xhuxh) që dy herë emërohet kalorës i parë (një lloj kryeministri), jo vetëm mbretërit apo luftëtarët mund të jenë bartës pushteti. Përkundrazi, pushteti qëndron «aty ku njerëzit besojnë se pushteti qëndron; është një truk, një hije mbi mur», siç i nënvizon Lord Varys Tyrion në një prej dialogjeve më të arrira të sagës. Për këtë arësye, bartësit e tij janë vazhdimisht në kërkim legjitimimi, duke rezultuar të vetëdijshëm se një deficit i këtij të fundit e bën të pamundur ose e pengon ndjeshëm ushtrimin e pushtetit.

Në Ëesteros perëndimi i parimit të legjitimitetit tradicional (suksesioni dinastik), bën që personazhet të kërkojnë që të kapen pas të paktën dy burimesh alternative legjitimimi. I pari është feja, siç demonstrohet nga raporti midis pretendentit të fronit Stannis Baratheon dhe Melisandre, priftëreshë e Zotit të Dritës. Apo edhe nga mirëkuptimi momental midis Cersei, që kërkon të forcojë pozicionin e djalit të saj Tommen si mbret i ri dhe Septon-it të Kultit të 7 Zotave. Ose, më tej akoma, nga identifikimi i Njerëzve të Veriut me Zotat e Lashtë, nga ajo e Njerëzve të Hekurt me Zotin e Thellësive dhe nga ajo e Dothraki-ve me Stalionin e Madh. Burimi i dytë i legjitimitetit është ideologjia, të cilës i drejtohet kryesisht Daenerys Targaryen, vajza e “Mbretit të Çmendur” që synon të ribashkojë 7 Mbretëritë nën autoritetin e saj me ndihmën e tri dragojve. Tek “Game of Thrones” është ajo që është e pajisur me një ngarkesë revolucionare në kuptimin e vërtetë të fjalës, e ngritur mbi projektin e çlirimit të skllevërve dhe realizimin e një rendi të barabartë e pa pasur më padrejtësitë ndaj të dobtëve.

Potenciali politik i ideve të Daenerys, që gjatë serialit i mundësojë të formojë nga hiçi një ushtri të frikshme (tjetër tregues i parimatit të pushtetit politik ndaj atij ekonomik), shfaqet në një dialog me Tyrion. Ky i fundit, që pasi është mohuar nga familja e tij i bëhet kalorësi i parë, provon që të ruajë pretendentin për fronin e shpatave nga kurthet që e presin dhe vështirësitë për gjetjen e aleatëve të rëndësishëm në Westeros për ndërmarrjen e tij. Ajo i përgjigjet se familjet e mëdha fisnike të kontinentit përfaqësojnë rrezet e një rtote që shtyp njerëzit. Një rrotë të cilën nuk është e interesuar ta ndalojë apo t’i bëhet pjesë, por që në fakt synon ta shkatërrojë.

Bota (ose sistemi ndërkombëtar) në të cilën Daenerys dëshiron të realizojë projektin e tij duket se ka ka kaluar nga një asset ekonomik, atë të mbretërisë Targaryen, në një multipolar, në të cilin familjet e mëdha fisnike nuk njohin autoritet superior dhe e fitojnë sovranitet mbi porcione të vogla të kontinentit perëndimor. Në kuadër të këtij aseti të ri, Shtëpia Lannister, i së cilës Joffrey Baratheon që ulet në fronin e shpatave është anëtar (është djali i madh i Cersei e Robert Baratheon dhe nip i Tywin Lannister), është e para që zhvillon ambicie hegjemoniste (rivendosje të autoritetit mbi fronin e 7 Mbretërive). Projekti i Lannister-ëve, që kontrollojnë Tokat e Perëndimit dhe ato që më parë u përkisnin Targaryen-ëve, mbështetet mbi diferencialin në termat e hard power – si në komponenten ushtarake, ashtu edhe në atë ekonomike – që i favorizon kundrejt shtëpive të tjera. Është kjo origjina e vërtetë e Luftës së 5 Mbretërve, ndërsa shkaqet janë ilegjitimiteti i Joffrey dhe vrasja e Ned Stark. Kjo e fundit merr dukjet e një “lufte hegjemoniste” në kuptimin e vërtetë të fjalës në prizmin e Raymond Aron e Robert Gilpin. Në fakt, është një konflikt që përfshin të gjithë aktorët kryesorë të sistemit, që konfigurohet si “total” prej shtrirjes gjeografike dhe intensitetit të luftimeve (pavarësisht se kohëzgjatja e e tij është relativisht e shkurtër) dhe që ka si post në lojë natyrën dhe qeverisjen e sistemit ndërkombëtar.

Karshi kërcënimit të përbërë nga Lannister-ët, Stark-ët, dy fraksionet e Baratheon-ëve (ai që ka në krye Stannis dhe ai që ka në krye Renly, të dy vëllezër të Robertit), Greyjoy-t dhe, fillimisht, Tyrell-ët zgjedhin bilancimin, por pa bashkëpunuar. Stannis Baratheon vret vëllain e tij Renly, ndërsa Greyjoy-t përfitojnë nga situate për të sulmuar Stark-ët. Arryn-ët dhe Tully-t, me përjashtim të Blackfish që mbështet Stark-ët, zgjedhin një neutralitet të prirur që të fitojnë kohën e nevojshme për t’u forcuar dhe më pas rreshtuar nga ana e fitimtarëve. Midis shtëpive të mëdha fillimisht Martell-ët e më pas Tyrell-ët momentalisht hipin në të njëjtën karro me Lannister-ët, vetëm për ta kuptuar më pas se e kanë ngrënë. E njëjta zgjedhje, por më shumë e kuptueshme në dritën e dinamikave të sigurisë, kryhet nga disa fuqi të vogla si Frey-t dhe Bolton-ët, të cilët shpresojnë të zënë vendin në rendin e ri të udhëhequr nga Lannister-ët shtëpive të mëdha të cilave u qenë besnike në të kaluarën. Kështu, kërkimi i sigurisë dhe i akumulimit të pushtetit u imponojnë aktorëve në lojë që t’u përshtaten rrethanave dhe të jenë të gatshëm të lidhin e të ndryshojnë aleanca. Është logjika e sugjeruar në shumë raste anëtarëve të familjes Stark nga Gishtshkurtëri, sipas të cilës «paqja bëhet me armimkun, prandaj edhe quhet paqe» dhe «duhet luftuar çdo betejë fillimisht në mendjen tënde, duke e konsideruar secilin si armikun tënd dhe secilin si mikun tënd».

Mbarimi i Luftës së 5 Mbretërve përfundon me një fitore të Lannister-ëve, që gjithsesi nuk e arrijnë ekuilibrin e tyre strategjik. Në fakt, kontinenti perëndimor vazhdon që të dallohet nga një asset multipolar dhe ngjan prej paqëndrueshmërisë së tij, pse jo edhe prej pushimit të një aktori të aftë që të vendosë një nivel minimal rregulli, me Europën e përshkruar nga Edward Carr tek “The TwentyYears’ Crisis”. Për ta bërë akoma më të paqëndrueshëm systemin e Westeros ndërhyjnë aktorë të rinj të dalluar nga një ngarkesë “revolucionare”.

Nga njëra anë vërshon përfundimisht në skenë Daenerys, që në emër të projektit të tij politik arrin të grumbullojë rreth vetes, përveç barbarëve Dothraki dhe trupave të të Papërlyerve tashmë të rekrutuar në kontinentin Essos, shtëpitë Martell, Tyrell e Greyjoy (pjesa besnike ndaj Yara) të bashkuara kryesisht nga kërcënimi i përbashkët i përfaqësuar nga Lannister-ët. megjithatë, kjo zgjedhje afron me Lannister-ët fuqi të tjera të vogla në kërkim të emancipimit, si ajo Tarly (më parë të lidhur me Tyrell-ët) dhe Greyjoy-t (komponenti besnik ndaj Euron).

Nga ana tjetër, mbi continent rëndon tashmë ushtria e të Huajve (jo të vdekurit) e drejtuar nga Mbreti i Natës, që përbën një rrezik të pranuar nga të gjitha qeniet e gjallë. Falë politikës së aftë të Jon Snoë, ndërkohë i bërë Mbreti i Veriut, të gjitha familjet e tjera e mëdha të kontinentit perëndimor duken të bashkuar në emër të kërcënimit të ri të përbashkët, duke shtyrë për të ardhmen një rivalitet që në funksion të këtij rreziku duket i privuar nga çdo kaptim. Megjithatë, Cersei konfirmon edhe një herë akoma dhuntitë e tij prej realpolitikani. Pasi ka shmangur rrethimin e trupave të Daenerys kundër kryeqytetit të Shtatë Mbretërive në këmbim të aleancës së tij kundër të Huajve, nuk ka sesi të mos mendojë për një strategji afatgjatë megjithëse është i vetëdijshëm për kërcënimin që po merr formë në periudhë afatshkurtër. Duke urdhëruar vëllain Jaime që të mos e spostojë ushtrinë drejt Veriut, shpreson që Daenerys dhe Jon ta arrijnë objektivin e përbashkët (ta mundin Mbretin e Natës), ama me një kosto të tollë sa të mos jenë në gjendje të mbështesin një përplasje të re me Lannister-ët në përfundim të Luftës së Madhe. Definohet kështi në episodin e fundit përplasje e njerëzve të kontinentit perëndimor me ushtrinë e të Huajve. Për pasojë, në sezonin e ardhshëm do të asistojmë në një “luftë hegjemoniste” të re.

LEAVE A REPLY