Musk dhe arti i djegies së 44 miliardëve në 10 leksione

Musk dhe arti i djegies së 44 miliardëve në 10 leksione

37
0
NDAJ

Me shpejtësinë me të cilat platforma e mikroblogingut vrapon drejt katastrofës, Twitter mund të bjerë përpara akoma se të lexohet ky artikull. Nga muaji i parë i trazuar me Elon Musk në drejtim është tashmë e mundur të nxirren disa leksione lidhur me sesi të shkatërrohet një kompani e blerë me çmim të shtrenjtë. Analiza e Gregory Alegi, historian dhe gazetar, dhe Livia Alegi.

 

“MbyllniTwitter”, “TwitterDown”, “RIPtwitter”, “TwitterMigration”, “TwitterTakeover”: prej 3 javësh nga blerja e Twitter nga ana e teknomiliarderit jugafrikan Elon Musk, janë këtë disa prej hashtagëve të tendencës lidhur me platformën e mikroblogingut, e përzier nga një menaxhim kaotik që ka parë t’i largohen punonjë dhe reklamues (apo ndoshta e kundërta). Nga pushimet nga puna të Meta tek rënia e FTX, duke kaluar nëpër problemet e Amazonit, shumë prej platformave të mëdha teknologjike duken se po përjetojnë një moment të vështirë. Ajo që e dallon Twitter është se në shpërthimin e krizës nuk ka qenë mangësia monetare e FED, por hyrja në sparkatë në çdo aspekt të jetës së kompanisë të Musk, që pas uljengritjeve të shumë muajve dhe një çështjeje e ka blerë për 44 miliard dollarë (plus 2.5 me kosto të closing). Çmimi rekord është financuar nga vetë Musk (4 miliard dollarë në aksione Tesla, plus para kesh nga shitja e kuotave të tjera), investitorë privatë (përfshi Larry Ellison dhe Alwaleed bin Talal, për një total prej 7.1 miliard dollarësh) dhe banka (13 miliard dollarë, prej të cilave Twitter tani duhet të interesohet për 1 miliard në vit).

Për të pasur lirinë maksimale në transformimin e kompanisë, qysh më 28 tetor Musk e ka hequr Twitter nga bursa e New York. Në ditët në vazhdim, idetë e tij për një “Twitter 2.0” kanë qëndruar komplesivisht të errëta. CEO i vetëzgjedhur, miliarderi ka ndërmarrë iniciativa për të shkurtuar kostot (duke pushuar nga puna gjysmëm e personelit, përfshi të gjithë repartin e moderimit) dhe rritur të ardhurat (me kalimin nga falas tek abonimi, në këmbim të shërbimeve më të mëdha). Nga ky moment, gjërat kanë percipituar, duke vënë në dyshim mbijetesën e vetë kompanisë. Më shumë sesa një business plan, kronika e këtyre ditëve konvulse duket një dekalog i shkatërrimit të vlerës – për saktësi, prej 44 miliard dollarësh.

 

  1. Të vepruarit në mënyrë impulsive

Futja e nxituar e Twitter Blue, që “certifikonte” identitetin e kujtdo që ishte i gatshëm të paguante 7.99 dollarë në muaj, i ka mundësuar shumë njerëzve të personalizojnë kompani dhe personalitete që më parë qenë verifikuar nga stafi i brendshëm. Siç parashikohet, ka shpërthyer kaosi. Duke deklaruar kolosin farmaceutik Eli Lilly, që do të shpërndante insulinë falas dhe Lockeed Martin që nuk do t’i shiste më armë Shteteve të Bashkuara, Arabinë Saudite dhe Izraelin, llogaritë e shtirura kanë bërë të binin në bursë titujt e kompanive. Pas më pak se 24 orësh, certifikimi me pagesë është ndërprerë.

 

  1. Të mos shikosh përpara

Të enjten, bashkë me të tjerët,  Musk ka pushuar nga puna përgjegjësin e badge elektronike për të hyrë në selinë qendrore. Për sa i përket personelit, i thirrur nga smart working, ka tentuar të hyjë në zyrë, dyert nuk i hapeshin më. Apeli i të ngarkuarit e ka zgjidhur problemin, por e ka dëmtuar akoma më shumë imazhin e gjeniut largpamës së Musk. Lamtumirë edhe zyrës së shtypit, duke mos lënë askënd që të menaxhojë krizën.

 

  1. Të armiqësohesh me personelin

Pushimi i papritur nga puna i gjysmës së punonjëve ishte tashmë një sfidë e vështirë për aktivitetet, por kërkesa ndaj të mbeturve për të firmosur brenda 36 orëve impenjimin për “orë të gjata pune me intensitet të lartë” apo të largoheshin ka bërë të ikin mijëra më tepër. As nuk ndihmon fakti që Musk ka pushuar nga puna (natyrisht me një “cicërimë”) punonjësit që e kritikonin.

 

  1. Të zgjidhen problemet e gabuara

Shumë prej difekteve që Musk ia ngjiste Twitter – si ndërhyrjet e tepruara të moderimit – i përgjigjeshin nevojave të sakta operative, si sigurimi i një mjedisi arsyshmërisht i pranishëm për publikun dhe për kompanitë. Retorika e “lirisë së shprehjes” e gjen limitin e saj në dëmet e imazhit dhe reputacionit ndaj njerëzve apo kompanive.

 

  1. Të frikësohen reklamuesit

Për Twitter sfida e monedhizimit të trafikut ka qenë përgjithmonë më e madhe se sfida për platformat e tjera. Ndryshimet e vazhdueshme të kursit dhe rreziki i llogarive false nuk kanë ndihmuar. Ditët e kaluara GroupM, gjigant i publicitetit online dhe blerës kryesor i hapësirave në platformë, i ka sinjalizuar klientëve rrezikun e reklamave në Twitter.

 

  1. Të grindesh me rregulluesit

“Një prej kompanive të saj i është nënshtruar një note të FTC. NHTSA, që vigjëlon mbi sigurinë automobilistike, po heton mbi një tjetër sepse vret njerëzit dhe ajo e kalon kohën e saj duke sulmuer pragun. Sistemoi kompanitë tuaja ose do ta bëjë Kongresi”. Kështu senatori Ed Markey ka mbyllur goditjen e menjëhershme për Musk (gjithmonë me goditje “cicërimash”).

 

  1. Të dështosh për t’u rinvouar

“Këtu dështimi është një opsion. Nëse gjërat dështojnë, nuk po rinovon”. Batuta me të cilën Musk minimizoi problemet e SpaceX nuk zbatohen në botën sociale: në ndryshim nga raketat, “cicërimat” nuk lëshohen në intervale mujore, por ndërveprojnë pa ndërprerje me miliona përdorues, duke i amplifikuar pasojat dhe shikueshmërinë e gabimeve në mënyrë virale.

 

  1. Të përballosh gjithçka si problem komunikimi

Nga prezantimi i kompanisë së një lavaman nën krah (në emër të “let that sink in”, lojë fjalësh e përkthyer me “krijoni një arësye”) për të përhapur foton e rilidhjes (për më tepër të shtirur) së punonjësve për të minimizuar problemin e largimit të personelit, Musk duket se përballon krizën me goditje meme, sikur për ta rizgjidhur do të jenë like dhe retweet.

 

  1. T’i besosh rrethit magjik

Nën goditje nga ana e një aksionisti Tesla që e akuzon së është i strëpaguar për kohën e pakët që i kushton kompanisë, Musk vlerëson personalisht edhe cilësinë e kodit të shkruar nga programuesit. Sapo ka blerë Twitter, ka zëvendësuar menaxhmentin me avokatin e tij Alex Spiro, të cilit i takojnë funksionet e politikës, raporteve institucionale, ligjore dhe deri marketingu. Role të tjera luhen nga miqtë e tij të vjetër, David Sacks dhe Jason Calcanis. Me rrethin magjik të yes men, Musk nuk krahasohet me asnjë jashtë flluskës së tij.

 

  1. Të mos kesh një plan

Të kuptohemi: ndoshta një plan në kokë Musk e ka, por është aq mirë i fshehur sa që askush nuk e ka kuptuar, as fansat e tij, që në Reddit rrëmojnë teoritë më të çuditshme, nga shkatërrimi krijues për të ndërtuar një Twitter të ri tek kërkimi i provave për t’u mbrojtur në çështjen për dëmet e tentuara nga pronarët e mëparshëm.

 

Ndërsa shkruajmë, është përhapur ndjesia se Twitter nuk do t’i mbijetojë fundjavës. Si shumë tendenca rivale, mund të jetë një ekzagjerim. Ama sikur kompania vërtet do të përlahej nga ngjarjet, epitafi për zogun e vogël kaltërosh mund të përfaqësohet nga gjykimet e projektuar mbi selinë qendorre nga punonjësit e sapolarguar: “Elon Musk: puçërr e keq, i pasuar me aparteidin, i privilegjuar me forcë, megaloman, miliarder që nuk vlen asgjë, i falimentuar mendjemadh, parazit suprem”.

(nga Formiche)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY