E sigurtë se do shpërbëhen kompanitë e mëdha teknologjike?

E sigurtë se do shpërbëhen kompanitë e mëdha teknologjike?

229
0
NDAJ

Lufta kundër Google – Amazon – Facebook – Apple dhe rreziqet e përfundimit të “novatorizmit pa leje”.

Autoritetet europiane e rregullimit duan të fussin një plan të ri për reduktimin e pushtetit të Big Tech, ama lidhur me shpërbërjen e tyre, kanë opinione të ndryshme: sipas “Financial Times” të 29 tetorit, Margrethe Vestager, Zëvendëspresidente Ekzekutive e Komisionit Europian e ngarkuar për Konkurrencën dhe Politikën Dixhitale, i ka thënë parlamentarëve se ndarja strukturore nuk i dukej “gjëja e duhur për t’u bërë”. Por Thierry Breton, Komisari Europian për Tregun e Brendshëm, i akuzon se e konsiderojnë veten “too big to care” dhe sugjeron se duhet të shpërbëhen. Pak ditë më parë, i intervistuar për “La Stampa”, ai i ka ripërsëritur kritikat e tij dhe ka kërkuar ndërhyrje ndaj platformave online. Edhe në Shtetet e Bashkuara janë shumë që e kërkojnë. Do të ishte një gabim shumë i rëndë.

Ndërkohë, më 16 tetor Nënkomisioni Antitrust i Komisionit të Drejtësisë i Kongresit Amerikan ka shpërndarë një raport voluminoz prej 451 faqesh. Pyetja të cilës i duhet dhënë përgjigje është e prerë dhe e saktë: Google, Amazon, Facebook, Apple (të njohura me akronimin GAFA) janë të impenjuara në praktika antikonkurrenciale që agjencitë qeveritare nuk janë në gjendje t’i ndëshkojnë me ligjet aktuale? Nuk merret me probleme jo të lidhura me konkurrencën, ato sociale të krijuara nga teknologjia – fake news, hate speech, etj. – dhe as me sektorë të tjerë industrialë që paraqesin probleme të ngjashme me konkurrencën të tilla Big Pharma, ushqimore, sigurime. Fatkeqësisht, nga problemet sociale të krijuara nga teknologjia, mbetet jashtë edhe përdorimi i të dhënave për ndërhyrje elektorale. Vetë këto parti që akuzojnë GAFA për çdo të keqe, e përdorin paprerë mikrotargetingun, algoritmet për të pasur një kuadër të plotë të çdo individi të veçantë: Democratic Data Exchange midis qershorit dhe tetorit do të grumbullonte mbi 1 miliard pika të dhëna. Disa fakte jepen ppër të mirëqena: çmimet janë ulur, produktiviteti rritet, lulëzojnë konkurrentë të rinj, punësimi është në rritje, këto kompani i pëlqejnë pjesë më të madhe të amerikanëve.

Pastaj: është e lehtë të thuash shpërbërje, por precedentët e paktë nuk janë edhe aq shpresëdhënës. Më i vonshmi është ndarja midis bankave tregtare dhe atyre të investimit i imponuar nga Glass-Steagall Act i vitit 1933 dhe i abroguar më 1999, pasi përfundonte për të favorizuar opacitetin e shadow banking. Shumë e cituar është shpërbërja e Standard Oil (1911): por ajo qe fraksionimi horizontal i një monopoli që autoritetet e nuk e kishin bllokuar në formimin e tij. Në rastin AT&T (1982), Antitrust kishte kërkuar ndarjen vertikale e Western Electric, që prodhonte aparaturat telefonike; kompania e kundërshtoi ndarjen horizontale të tregut, duke ia ceduar trafikun telefonik lokal të sapokrijuarave Baby Bell: Autoriteti e pranoi dhe qe një sukses i madh. Procesi kundër IBM – kompani e akuzuar se përfitonte prej pozicionit të saj dominues në mainframe në dëm të prodhuesve të periferikëve – i nisur në 1960, zgjati vite dhe u kushtoi miliona dollarë të dyja palëve. Për ta zgjidhur çështjen mendoi tregu, dora dorës që minikompjuterët e Digital filluan të zëvendësojnë mainframe IBM, klientët nisën të preferojnë arkitekturën “informatike të shpërndarë”, si ajo e Olivetti dhe më pas e Apple, te personal kompjuterët: në vitin 1982 padia u tërhoq.

Shpërbërja e kompanive teknologjike duke ua ndarë platformën e nëndheshme nga produktet dhe shërbimet do të thotë të shkatërrosh ekosistemet që ato kanë ndërtuar dhe të bësh të pamundur modelet e tyre të biznesit: Google do t’i duhej të ndante Android nga Gmail; Apple të ndante iOS nga Safari dhe Siri; Facebook, pa platformat e mediave sociale, nuk do të mund të përdorte të dhënat personale për t’ia drejtuar njoftimet përdoruesve. Për shembull: funksioni dritë e aktivizueshme në pjesën e prapme të iPhone, është një aplikacion apo është pjesë e sistemit operativ? Sot e konsiderojmë një pjesë të telefonit, por deri pak kohë më parë duhej ta shkarkoje nga Apple Store. Ato mbi të cilat operojnë mediat sociale janë tregje me dy (ose më shumë) anë: ekzistojnë sepse lehtësojnë takimin midis kërkesës dhe ofertës (për shembull, ndihmojnë që të adresohen më mirë mesazhet publicitare). Pengimi i këtij procesi, që ushqehet edhe nga oferta e shërbimeve gjithmonë të reja, nënkupton që të vihet në dyshim vetë arësyeja e qenies së tyre.

Të rritesh për të siguruar më shumë fitime është objektivi natyral i biznesmenëve. Tregu i dixhitales, me probabilitetet e pafundme të të ardhurave dhe mundësitë e shumta për të fituar një hapësirë të veten, me ekonomitë e tyre të pafundme të shkallës dhe të qëllimit, janë natyrshëm tregje jashtëzakonisht konkurrues. Duke kërkuar që të ketë një sistem i përshtatshëm financimi: duke e bërë Silicon Valley, atë me të njëjtin emër dhe të ngjashmet tashmë të shumta të lindura nëpër botë, vende kaq vibrante iniciativash dhe shpikjesh është ajo që rëndom i quajmë Venture Capital (VC), në realitet një sistem laraman dhe i sofistikuar, në gjendje që të mbështesë dhe shoqërojë iniciativat më të ndryshme, me të gjitha shkallë e rrezikut, gjatë të gjitha etapave të rritjes. Një rrugëtim që fillon me engjujt dhe përfundon ose me kuotimin – Shopify, Tik Tok, Zoom e ndryshme që kanë fituar një hapësirë autonome tregu të veten – ose më blerjen nga ana  e një prej Big Tech. Është gjithmonë perspektiva e monedhizimit ajo që shërben si motor: i investitorit që ia beson kursimet e tij një VC të suksesshme, të VC që rrëmon për këdo që ka një ide premtuese, të të rinjve që nëpër universitete apo nëpër garazhe thyejnë kurrizin për ta konceptuar. Sipas MIT Technology Review, midis 2006 e 2019 numri total vjetor i marrëveshjeve VC është rritur nga 3400 në 12200, me një vlerë që ngjitet nga 30 në 135 miliard dollarë. Vetëm në Silicon Allee të Berlino, përpara pandemisë, lindte një startup çdo 20 minuta.

Është në këtë kuadër që duhet vendosur çështja e profilit të konkurrencës së Big Tech. Janë blerjet e kompanive që e kanë tashmë pushtetin e tyre të tregut: You Tube nga ana e Google, Whatsapp dhe Instagram nga ana e Facebook. Në ekstremin tjetër janë ato të start up të rritura deri në një shkallë të caktuar shikueshmërie. Për sa u përket të parave, kontrolli i koncentrimeve është puna e autoriteteve antitrust: u takon atyre të përcaktojnë nëse ekzistojnë rreziqe dhe, nëse po, a mund të kundërbalancohen nga norma të reja dhe të mëdha, në avantazh të konsumatorëve finalë. Akuza për monopolizim nga ana e GAFA është pjellë e një përkufizimi shumë kufizues i tregut të rëndësishëm (për shembull, motorët e kërkimit online apo rrjetet sociale). Në realitet, gjigandët bëjnë luftë me njëri me tjetrin si në tregje të ndryshme ngjitur (si ato të shërbimeve cloud), ashtu edhe – sidomos – për të siguruar resursin edhe më të vogël, kohën dhe vëmendjen tonë.

Për mirëqenien e konsumatorit është e dyshimte nëse është më mirë një Instagram kompani publike apo një e kontrolluar nga Facebook: përfundohet gjithmonë në një tregues të Nasdaq ose në gjirin e Blackrock. Mund të theksohet se në të kaluarën rregulluesit e konkurrencës kanë qenë shumë indulgjentë, por është një çështje që futet në paradigmën tradicionale e politikës së konkurrencës dhe nuk kërkon të ndryshohet ndonjë ligj. Kurse për sa u përket të dytave, ekzistojnë “killer acquisition”,  domethënë praktika e blerjes së startup jo për t’i shfrytëzuar sinergji reale, por për të vënë dorën në pronësinë e tyre intelektuale dhe mbytur kështu qysh në djep konkurrentët e ardhshëm potencialë. Me pasoja jashtëzakonisht negative ndaj konkurrencës dhe shkallën e novatorizmit të sistemit.  Individualizimi dhe sanksionimi kërkon dije teknike dhe aftësi investiguese jo të zakonta: ama sigurisht jo instrumenta të rinj legjislativë.

Lidhur me këtë ka pasur procedime të shumta: i fundit në renditje kohore është investigimii i nisur nga Antitrust italian ndaj Google, që akuzohet se ka abuzuar nga pozicioni dominues në tregun italian e display advertising. Aftësi rinovuese e sisemit: është kjo që nuk duhet humbur nga fokusimi. Nëse e gjitha kjo ekziston, Peter Thiel, shpikësi i Paypal, kjo ndodh sepse “kemi jetuar në një botë ku atomet janë të rregulluar, kurse bitet jo”, ajo që Matt Ridley e quan botën e “rinovimit pa leje”. Është në Shtetet e Bashkuara që u plotësuan kushtet për realizimin e saj, pjesërisht prej rastësisë, por në pjesën më të madhe qëllimisht: në fillimin e viteve ’90, politikanë të të dyja partive përqafuan idenë se rinovimi pa leje duhet të jetë në themelin e politikës së internetit.

Dokumenti kuadër për tregtinë elektronike globale i botuar më 1997 nga administrata Clinton theksonte se “interneti duhet të zhvillohet si një ambient tregu, jo si një industri e rregulluar”; se qeveritë do të duhej të “shmangnin çdo kufizon të panevojshëm të tregëtisë elektronike”; se duhej të jetë e mundur të “blihen dhe shiten produkte në internet me minimumin e përfshirjes apo të ndërhyrjes qeveritare”. Qe kjo që simuloi rritjen shpërthyese e e-commerce në dy dekadat e ardhshme. Me Nenin 230 e Telecommunications Act të vitit 1996, pasoi liria e shprehjes në internet që i bënte ndërmjetësit online jo përgjegjës për përmbajtjen e sajteve të tyre. Së fundi, me Nenin 512 e Digital Millennium Copyright Act të 1998 që ruante nga shkeljet e copyright.

Është kjo arësyeja për të cilën të gjitha bizneset e mëdha të dixhitales dhe, në mënyrë më makroskopike, ato të Big Pharma nuk rinovojnë tërësisht, por nëpërmjet blerjesh, pasi është shumë më e lehtë që në një start-up të ekzistojnë kushtet e rinovimit pa leje. Dhe nuk do të kishte pasur start-up dhe venture capital sikur të mos kishin qenë bizneset e mëdha, të cilat janë dhe mbesin exit strategy kryesore. Askush nuk e themelon një start-up për t’ua lënë fëmijëve apo për të promovuar të mirën sociale; në fakt ndjek një exit strategy duke bërë sa më shumë para që të  jetë e mundur në një hark kohor sa më të vogël të mundshëm. Dhe kur tregu stërshpërblen, atëhere exit strategy është IPO. Shumë të reja në treg, shumë pak në frontin e konkurrencës: jemi gjithmonë në trade-off midis aspiratës për pozicion dominues (që është sussta  e rinovimit) dhe ruajtjes së konkurrencës (pa të cilën kjo sustë kurrë nuk do të mund të lëvizte).

Nga ana tjetër, historia e vonshme është plot me ish monopolistë që kanë ndërruar jetë dhe “pistoleta të tymosura” që kanë rezultuara boshe. Kush e kujton Explorer? Megjithatë i frikësoheshim monopolit të tij. Të mëdhenjtë  e sotëm ekzistojnë sepse kanë ulur në gjunjë ato të djeshmit dhe, herët apo vonë, do të pësojnë të njëjtin fund duke mos mundur t’i rezistojnë presionit të të mëdhenjve të së nesërmes. Jo më vonë se e enjtja e kaluar, “Financial Times” i ka dhënë jehonë risive që Apple po i bën motorit të tij të kërkimit për të sulmuar dominimin e Google: nëse ka një treg në të cilin monopolet e pretenduara janë sa të fuqishëm në dukje, por aq të brishtë konkretisht, ky është pikërisht ai i online.

Mëkati, për të cituar Francesco Guccini, qe në besimin si speciale të një historie normale: framework retorik në të cilin futet ku diskutim është ai i sfidave të reja të dixhitales. Është e mundur që disa blerje të kryera nga kolosët dixhitalë – si të konkurrentëve potencialë, ashtu edhe të startup kërcënues – do të duhej të bllokoheshin apo t’u nënshtroheshin ndërhyrjeve strukturore (shitjen e aktiviteteve të tjera) apo komportamentale (për shembull, mobiliteti i të dhënave). Në rast se është kështu, do të jetë e nevojshme kthimi në një qasje më të ngurtë: problemi, nëse bëhet fjalë për problem, nuk qëndron në veçantitë e dixhitales, por në mungesën e autoriteteve.

(Franco Debenedetti dhe Carlo Stagnaro për Il Foglio)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY