Kina i dorëzohet virusit

Kina i dorëzohet virusit

30
0
NDAJ

Rihapja e vendit shënon daljen zyrtare nga emergjenca e pandemisë, por braktisja e politikave zero covid do të ketë një kosto njerëzore dhe ekonomike shumë të lartë, të cilës do jetë e vështirë t’i mbahet gjurma, pasi Pekini nuk jep informacione.

 

Përpara spitalit popullor të Dezhou, një qytet me 6 milion banorë në provincën bregdetare Shandong, një e moshuar mbi një barelë, me sytë e mbyllur dhe frymëmarrjen e përshpejtuar, shkarkohet nga një ambulancë. Disa minuta më pas rikarikohet në bord. Familjarët e saj nisin t’u telefonojnë spitaleve të tjera: në këtë nuk ka vend. Në atrium, një familje tjetër refuzon të dorëzohet. “Nuk ka shtretër për momentin, por presim”, thotë zoti Teng, që preferon të tregohet vetëm me mbiemër. Po kërkon të shërojë vjehërrin, që është sëmurë në fund të dhjetorit dhe tani ka nivele oksigjenimi rrezikshmërisht të ulëta. Njeriu është i ulur në një karrige me rrota dhe merr frymë nëpërmjet një maske të lidhur me koncentruesin e tij portabël të oksigjenit, i lidhur me një spinë. Më vonë infermieret kanë gjetur një vend për të, i shtypur midir shtretërve dhe karrigeve të tjera me rrota. Janë të gjithë të moshuar, të kapur pas felbos dhe bombolave me oksigjen. Pjesa më e madhe e tyre ka Covid-19, thotë një infermiere. Çdo ditë vijnë pacientë në kushte kritike. “Aktualisht shtretërit kanë mangësi kudo. Askush prej nesh nuk arrin të pushojë. Punojmë gjithmonë”, rrëfen ajo. Familjarët janë të ngarkuar të shtyjnë barrelat dhe të heqin tiganët e përdorur.

Janë skena të shpeshta në të gjithë Kinën. Nga dhjetori, kur vendi i ka dhënë fund lockdown, tamponeve masive dhe kufizimeve në spostimet e brendshme të imponuara nga politika “zero covid”, virusi është përhapur si vaji në lakra. Spitalet kineze kanë mirëpritur të sëmurët e goditur më rëndë. Bëhet fjalë për më tepër për të moshuar apo për njerëz që kishin tashmë patologji të tjera; shumë nuk janë vaksinuar apo nuk kanë përfunduar ciklin e vaksinimit. Qeveria e quan ndryshimin e saj të kursit mbi covid “një optimizim të masave parandaluese dhe të kontrollit”. Në rrjetet sociale, disa komentatorë janë më eksplicitë dhe e quajnë numrin e lartë të infektimeve një haixiao, një tsunam. Sipas një vlerësimi, çdo ditë infektohen 37 milion kinezë. Vendi nuk e kishte njohur një epidemi të këtyre përmasave. Ekspertët e spitalit Ruijin dhe të Qendrës Klinike për Shëndetin Publik, të dy në Shanghai, theksojnë se Pekini, Shanghai, Chongqing dhe Guangzhou e kanë kaluar tashmë pikun e infektimeve. Një prej drejtuesve të lartë të spitalit Ruijin llogarit se rreth 70% e popullsisë së Shanghai mund të ketë qenë infektuar. Mjetet e informimit shtetëror i referohen fjalëve të një epidemiologu të njohur, sipas të cilit në Pekin përqindja është ka mundësi më e lartë se 80%.

 

Tregu i zi

Këta qytete të mëdha janë më mirë të përgatitur se të vegjëlit për ta përballuar virusit. Kanë mjekë dhe inferimierë të specializuar, më shumë njësi terapie intensive dhe rezerva më të mira ilaçesh. Për shembull, në fundin e dhjetorit Pekini ka deklaruar se po u shpërndante qendrave shëndetësore komunitare Paxlovid – një antiviral amerikan i dobishëm për ta reduktuar rrezikun e zhvillimit të formave të rënda të sëmundjes tek kush ka hasur SARS-Cov-2 – edhe pse ilaçi mungon në nivel kombëtar. Paxlovid shitet me mijëra dollarë në tregun e zi. Deri ilaçet bazë kundër kollës janë bërë një e mirë e rrallë dhe dëshpërueshmërishte kërkuar. Kryeqyteti ka avantazhin të gjendet në sytë e politikës. Në javët e fundit kanë dërguar në Pekin skuadra mjekësore nga provinca të shumta, duke ua hequr zonave që nuk do të kenë nevojë më. Infektimi po përhapet në qytete më të vogla si Dezhou, që kanë më pak rezerva mjekësore, dhe në zonat rurale, që do të vuajnë edhe më shumë. Më 31 dhjetor qeveria ka bërë publik një plan  për përballimin e infeksioneve në fshatra. Shumë prej propozimeve, si krijimi i rezervave të ilaçeve dhe rritjes së kapacitetit së njësive të terapisë intensive, do të jenë të vështira për t’u zbatuar përpara ardhjes së virusit. Është e komplikuar të vlerësohet numri i viktimave. Statistikat zyrtare janë të kota: deklarojnë se ka pasur më pak se 5300 vdekje të shkaktuara nga pandemia, thuajse të gjitha në fazën fillestare. Po t’u qëndrosh shifrave zyrtare, në javën e parë të 2023 vetëm 13 njerëz kanë vdekur nga covid. OBSH i ka kërkuar Kinës të shpërndajë në kohë më reale më shumë të dhëna mbi shtrimet dhe vdekjet. Edhe disa qytetarë kinezë kërkojnë më shumë informacione.

 

Piku

Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka deklaruar se do të botojë një vlerësim mbi vdekshmërinë e tepruar, domethënë sesa njerëz më shumë po vdesin respektivisht mesatares. Airfinity, një kompani analizash të dhënash shëndetësore me seli në Londër, llogarit se në Kinë vdesin nga  kovidi rreth 9000 njerëz në ditë dhe parashikon që në fundin e këtij muaji mund të arrihet një pik prej rreth 25000 vdekjesh, ndërsa një pik tjetër infektimesh – akoma edhe më shumë i lartë – do të ndodhë në fundin e marsit. Modeli mbi vdekjet e tepruara i “The Economist” vlerëson se në skenarin më të keq në muajt e ardhshëm do të vdesin 1.5 milion kinezë. Kërkesat e kremimit po rriten në mënyrë marramendëse. Policia e Shanghai thekson se ka arrestuar më shumë se 20 “spekulatorë funeralesh”, të paguar për t’i ndihmuar njerëzit të kalonin radhën për këto shërbime. Një operator funebër nga Dezhou thotë se vdekjet janë rritur me 20 – 30% qysh kur janë abroguar kufizimet kundër kovidit. “Ka qenë një çmenduri”, komenton ai. Situata ishte më shumë e sigurtë kur qeveria kontrollonte virusin, shton ai. “Por kufizimet nuk mund të zgjasin përjetësisht dhe, nëse rihapesh, është kjo që duhet të presësh”. Qeveria kineue përsërit se ishte e drejtë të abrogoheshin kontrollet. Më 29 dhjetor Chen Wenqing, kreu i sigurisë kombëtare, ka thënë se në 3 vitet e fundit strategjia për ta kontrolluar epideminë ka qenë “shkencërisht efikase dhe absolutisht korrekte”. Qysh kur është adoptuar linja e re, presidenti Xi Jinping nuk ka folur hapur për ngarkesën mbi spitalet apo për vdkejet nga kovidi. Në një diskutim tëfundit të vitit është kufizuar të pranojë se “mbesin sfida impenjuese” dhe ka mëshuar për “ruajtjen”. Mjetet e informimit shtetëror flasin me më shumë ndershmëri për presionin ndaj strukturave mjekësore, por nënvizojnë heroizmin e sanitarëve më shumë sesa për dobësitë e sistemit. Gjatë nj programi të Vitit të Ri të transmetuar nga kanali televiziv i provinës Hunan, prapa skenës janë projektuar fotot mjekëve dhe infermierëve të cfilitur, ndërsa një këngëtar këndonte vargje të menduar për t’i motivuar: “Nga nata në mëngjes, për sa është e vështirë, vështirësitë mund të më bëjnë vetëm më të fortë!”.

Televizione dhe shtypi shtetëror shmangin edhe të pyesin nëse Kina do të ishte mundur të përgatitej më mirë për abrogimin e kufizimeve, e ndodhur pikërisht kur po vonte gripi sezonal. Në fundin e nëntorit vetëm 40% e kujt kishte më shumë se 80 vjeç i kishte marrë 3 dozat e nevojshme të vaksinës për t’u mbrojtur nga sëmundja e rëndë. Më 21 dhjetor numri mesatar i dozave të përdorura përditë ishte ngjitur në 3.6 milion kundrejt 140000 të fillimit të muajit. Por qysh atëhere fushata duket se është ngadalësuar sërish dhe në fillimin e janari injeksionet e përditshme kanë zbritur nën gjysmë milioni. Gazetat lokale sugjerojnë arësyet e mundshme: sanitarët e ngarkuar me vaksinimet po infektohen, ndërsa të tjerë janë spostuar për të kuruar të sëmurët. Mbetet fakti që vetëm vaksinat kineze janë autorizuar. Ata të huaj, në disa raste më efikase, mbesin të ndaluar. Sfida e ardhshme që mjekët dhe inferimierët do të duhet të përballojnë është Viti i Ri kinez, 22 janari. Festimet parashikojnë mbledhjet më të mëdha familjare të vitit: miliona njerëz do të lënë qytetet e mëdha për t’u kthyer në fshatra ku shumë banorë janë të moshuar, përqindjet e imunizimit janë më të ulëta respektivisht zonave urbane janë më të ulta respektivisht zonave urbane dhe imuniteti natyral dhe imunitet natyral thuajse nuk ekziston.

 

Një sëmundje e serisë B

Të paktën një distrikt (në provincën Hunan) i ka rekomanduar njerëzve të mos kthehen për pushime “veç në mos e nevojshme”, por qeveria qendrore nuk jep shenja hezitimi. Në kundërshtim nga pozicioni i marrë gjatë fazës së politikës zero covid, nuk ka kërkuar t’i shkurajojë qytetarët nga të kthyerit në vendet e tyre të prigjinës. Më 8 janar ka nisur ta menaxhojë kovidin si një sëmundje të “klasit të dytë”, njëlloj me SIDA dhe me hepatitin, në vend se të klasit të parë, kategoria ku hyjnë murtaja e zezë dhe kolera. Vende të shumta, midis të cilave Italia, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, India dhe Japonia, kanë njoftuar detyrimin e testeve diagnostikuese për udhëtarët që vijnë nga Kina. Maroku ua ka mbyllur krejtësisht dyert kinezëve. Pekini thotë se këto masa nuk janë të justifikuara nga shlenca dhe kanë motive politike. Është e vërtetë se testimi i të gjithë pasagjerëve që vijnë nga Kina nuk është shumë i dobishëm, por indinjata e autoriteteve kineze komplikohet nga normat që i kërkojnë një tampon negativ kushdo që vjen nga vendi. Grindjet mbi kovidin kërcënojnë të vënë në krizë edhe një herë akoma raportet e vështira midis Kinës dhe Perëndimit, por udhëtimet jashtë vendi me çdo probabilitet do të rriten me shpejtësi. Për pjesën më të madhe të 3 viteve të fundit, kinezët shpesh kanë hequr dorë nga spostimi jashtë vendit, nga frika se mos hasin vështirësi për t’u kthyer dhe pse funksionarët i shkëshilloni ta linin vendin për motive joesenciale. Nga 8 janari policia ka rifilluar të rilëshojë pashaporta për pushimet jashtë vendit. Eksponentët e një klase kozmopolite kinezësh të rinj dhe të pasur, për një kohë të gjatë të privuar nga mundësia e vizitimit të vendeve të tjera, mund të përfitojë: uebsajtet e udhëtimi i referojnë një rritje të ndjeshme të kërkesave. Një Kinë që rilidhet me botën e jashtme është ndoshta hapi i fundit i madh i nevojshëm për të thënëse pas pandemisë vërtet ka filluar.

Në Kinë, rikthimi në jetën e mëparshme po demonstrohet i vështirë. Ndjehet një njdesi euforie pasi kufizimet eliminohen, por frika mbetet. Lagjet e shopping në shumë qytete të mëdha janë bosh, por tani kërcënimi i karantinës është zhdukur, jeta e natës po e rimerr veten. Në rrjetet sociale kineze kanë qarkulluar imazhe të lokaleve plot me njerëz dhe turma që festonin fundin e 2022 në qytetet e të gjithë vendit. Me përhapjen e sëmundjes, do të jetë e vështirë të mbahen funksionuese linjat e prodhimit dhe të lëvizen kamionët. Kovidi po përhapet në qytetet industriale dhe po shkakton ndërprerje të rënda. Sipas “Caixin”, një e përjavshme kineze, në fundin e dhjetorit shpërndarësit e provincave të mëdha eksportuese si Guangdong, Zhejiang, Shandong dhe Jiangsu u është dashur të përballojnë vonesa të mëdha. Për shembull, shumë fabrika elektroshtëpijakesh punojnë me 2050% të kapacitetit. Treguesi PMI – një tregues i ecurisë së sektorit prodhues – sugjeron një reduktim të aktiviteteve. Përgjegjësit e fabrikabe e përballojnë furtunën sa më mirë që munden. Zoti He (edhe ai preferon të japë vetëm mbiemrin) në provincat Guangdong e Sichuan drejton 4 impiante që prodhojnë ambalazhime letre për pije alkolike dhe cigare. Më 19 dhjetor më shumë se 50% e 600 punonjësve të tij ishte e sëmurë, duke e shtrënguar He t’i mbyllë fabrikat e Sichuan për 4 ditë. Ka shkuar më mirë në impiantet e Guangdong: vetëm gjysma e linjave të prodhimit janë mbyllur për disa ditë në fundin e dhjetorit. Tani kompanitë po i kthehen normalitetit. He ka rifilluar udhëtimet e punës dhe ka rifilluar të takojë klientët për të pirë një gotë.

Një frikë tjetër është se mos punëtorët janë të detyruar të pushohen nga puna për t’u kujdesur për famijarët e moshuar që jetojnë larg fabrikave. Ndërsa Kina procedon me daljen e saj të vrullshme nga lockdown, qendrat prodhuese rrezikojnë të kalojnë një krizë të krahut të punës afatshkurtër pasi përtej kujt shkon për t’u kujdesur për prindërit, janë edhe punonjësit që kthehen në shtëpi përpara kohe nga pushimet e Vitit të Ri kinez dhe mund të vonojnë rikthimin në fabrikë. Edhe ndërhyrja e administratave lokale mund të përfaqësojë një rrezik për bizneset. Disa drejtues frikësohen se mos me rritjen e rasteve autoritetet vendosin t’i izolojnë qytetet dhe brenda tyre mund të ketë limite trafiku nga njëra lagje tek tjetra. Kjo do të ndërpriste lidhjet që i bëjno qytetet kineze kaq efikase për prodhuesit. Është e vështirë të parashikohet sesa mund të zgjasin këto ndërprerje. Fundi i sikletshëm i politikës zero covid nënkupton që rruga për rigajllërimin ekonomik do të jetë më shumë e vështirë, por edhe më e shpejtë nga sa shumë shpresonin. Analistët avacnconin projektimet e tyre mbi fundin e emergjencës. Shumë ekonomistë mendojnë se e keqja do të ketë kaluar brenda fundit të marsit. Në këtë pikë do të fillojë rigjallërimi, që mund të marrë forcë në muajt e fundit të vitit.

 

Shërben një propagandë e re

Një hop ekonomik do të shfrytëzohej nga Partia Komuniste për ta forcuar besimin e brendshëm e lëkundur në propagandën e saj, që në vitet e kufizimeve theksonte “kaosin” perëndimor duke ia kundërvënë “rregullit” kinez. Autoritetet duhet të preokupohen nga pluhuri që po ngrihet në rrjetet sociale kineze për valën aktuale të infektimeve. Nuk bëhen kritika eksplicite ndaj qeverisë (si gjithmonë, censura kontribuon për t’i mbytur), por lumit të elozheve që dikur derdhej mbi politikat zero covid nuk i ka vazhduar entuziazmi për ndryshimin e kursit. Edhe midis mbështetësve më të zjartë on–line të qeverisë dalin theksime surprize për atë sesi po zhvillohet dalja e vendit nga kufizimet. “Tsunami i infektimeve të provokuara nga varianti omicron në Pekin ka tejkaluar çdo parashikim”, ka shkruar më 25 dhjetor në llogarin e tij Weibo Hu Xijin, ish redaktor i një gazete nacionaliste dhe për vdekjen e të moshuarve të lidhur me covid u ka thënë thuajse 25000 ndjekësve të tij: “Është e dhimbshme të duhet të paguhet ky çmim”. Një gazetar tjetër me 1.9 milion ndjekës e ka quajtur “kaotike” dhe “të keqpërgatitur” zbutjen e kontrolleve. Më 29 dhjetor një uebsajt me frymëzim maoist, Utopia, ka botuar një koment ku akuzon qeverinë se e ka mbytur shumë shpejt strategjinë e saj. “Nuk jemi makinë gare, por një autobus i madh plot me njerëz të moshuar, të dobët, të sëmurë dhe me paaftësi”, thoshte. “Një tranzicion i rregullt dhe gradual është jashtëzakonisht i rëndësishëm”. Më pas artikulli është fshirë.

Në Weibo, shumë komentatorë sulmojnë ata që quhen tang fei, banditë të tërbuar. Termi i referohet atyre që qenë skeptikë ndaj politikës zero covid, të akuzuar nga mbështetësit e partisë se donin të qëndronin të ngrirë dhe ta pranonin përhapjen e sëmundjes. Pjesëmarrësit në manifestimet kundër lockdown që qenë zhvilluar nga fundi i nëntorit në shumë qytete janë akuzuar se i përkisnin grupit të banditëve. Edhe qeveria qendrore qartazi i frikësohet se mos tregohet së bashkëpunëtore me ta. Kërkimet mbi termin tang fei qenë bllokuar tashmë nga rrjetet sociale në nëntor, më parë se të ishte evident vendimi i braktisjes së politikës zero covid. Për t’i shpëtuar censurës, përdoruesit tani u drejtohen fjalëve të ngjashme. Disa ngrenë kokën. “Jeni kaq të zot të gënjeni duke i parë njerëzit drejt e në sy”, ka shkruar një përdorues i Weibo në provincën Guangdong me më shumë se 320000 ndjekës. Aludonte për deklaratën e një zëdhënësi qeveritar, sipas të cilit Pekini ishte përgatitur për ndryshimin e linjës politike. “Mendoni gjithmonë dhe vetëm të shpëtoni fytyrën. Besoni se jemi budallenj?”. Censorët e kanë eliminuar edhe këtë koment. Do të keni shumë për të bërë në muajt e ardhshëm.

(nga The Economist)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY