Revolucioni i afërt financiar global: Rusia ndjek rolin amerikan

Revolucioni i afërt financiar global: Rusia ndjek rolin amerikan

69
0
NDAJ

Asnjë vend nuk e ka sfiduar me sukses hegjemoninë globale të dollarit amerikan më parë. Kritikët e huaj e kanë stigmatizuar “privilegjin marramendës” që ka dollari amerikan si valutë e rezervës globale. Shtetet e Bashkuara mund ta emetojnë të mbështetur nga asgj tjetër përveçse nga “besimi plotë dhe kredia e Shteteve të Bashkuara”. Qeveritë e huaja, duke pasur nevojë për dollarë, jo vetëm që i pranojnë në tregëti, por blejnë tituj amerikanë, duke financuar me efikasitet qeverinë amerikane dhe luftërat e saj. Por asnjë qeveri nuk ka qenë mjaftueshëm e fuqishme sa ta prishë këtë marrëveshje deri më tani. Çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të nënkuptojë kjo për Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë globale?

 

Ngjitja dhe rënia e petrodollarit

Mbi të gjitha, paksa histori: dollari amerikan është adoptuar si valutë e rezervës globale në konferencën e Bretton Woods në 1944, kur dollari mbështetej akoma prej arit në tregjet globale. Marrëveshja parashikonte që ari dhe dollari do të pranoheshin në mënyrë të ndërkëmbyeshme si rezerva globale, dollarët do të konvertoheshin në ar sipas kërkesës me 35 dollarë onci. Përqindjet e këmbimit të valutave të tjera janë fiksuar respektivisht dollarit. Por kjo marrëveshje është prishur pasi që politika “guns and butter” e presidentit Lyndon Johnson ka tharë arkat e Shteteve të Bashkuara duke financuar si luftën në Vietnam, ashtu edhe programet sociale “Great Society” të tij brenda. Presidenti francez Charles de Gaulle, duke dyshuar se Shteteve të Bashkuara po u mbaronin paratë, ndryshoi pjesën më të madhe të dollarëve francezë në ar. Vende të tjera ndoqën shembullin e tij apo kërcënuan që ta bënin.

Në 1971, presidenti Richard Nixon i dha fund konvertueshmërisë së dollarit në ar në nivel ndërkombëtar (e njohur si “mbyllje e dritares së arit”), me qëllim që të shmangej tharja e rezervave amerikane të arit. Vlera e dollarit më pas ra krahasuar me valutat e tjera në këmbimet globale. Për ta mbështetur situatën, Nixon dhe sekretari i Shtetit Henry Kissinger bënë një marrëveshje me Arabinë Saudite dhe vendet e OPEC, të cilat do ta shisnin naftën vetëm në dollarë dhe se dollarët e tillë do të depozitoheshin në bankat e Wall Street dhe të City të Londrës. Në këmbim, Shtetet e Bashkuara do t’i mbronin ushtarakisht vendet e OPEC. Hulumtuesi ekonomik William Engdahl ka paraqitur edhe provat e një “premtimi” për të cilin çmimi i naftës do të duhej të katërfishohej. Një krizë petrolifere e shkaktuar nga një luftë e shkurtër e Lindjes së Mesme bëri të katërfishohej çmimi i naftës dhe marrëveshja e OPEC u finalizua në 1974. Marrëveshja ka mbetur në fuqi deri në 2000, kur Saddam Husseini e prishi duke e shitur naftën irakene në euro. Presidenti libian Omar Gheddafi ndoqi shembullin. Të dy presidentët u vranë dhe vendet e tyre u shkatërruan nga një luftë me Shtetet e Bashkuara. Hulumtuesi kanadez Matthew Ehret vëren: “Nuk duhet të harrojmë se aleanca Sudan – Libi – Egjipt, nën drejtimin e kombinuar të Mubarak, Gheddafi dhe Bashir, kishte lëvizur për të vendosur një sistem të ri financiar të garantuar nga ari jashtë nga FMN/Bankë Botërore për të financuar një zhvillim në shkallë të gjerë në Afrikë. Sikur ky program të mos ishte minuar nga shkatërrimi i Libisë i drejtuar nga NATO, nga ndarja e Sudanit dhe nga ndryshimi i regjimit në Egjipt, bota do të kishte asistuar në shfaqjen e një blloku të rëndësishëm rajonal shtetesh afrikane që i modelonte fatet e tij jashtë lojërave të trukuara të financës së kontrolluar nga anglo-amerikanët për herë të parë në histori.

 

Ngjitja e PetroRublës

Sfida e parë e një fuqie të madhe me atë që u bë e njphur si petrodollari ka ardhur në 2022. Në muajin e mëpasëm të fillimit të konfilktit në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre europianë kanë vendosur sanksione të rënda financiare Rusisë, në përgjigje të pushtimit ushtarak. Masat perëndimore përfshinin ngrirjen e rreth gjysmës së 640 miliard dollarëve amerikanë të rezervave financiare të Bankës Qendrore Ruse, përzënien e shumë prej bankave më të mëdha ruse nga sistemi i pagesave globale SWIFT, vendosja e kontrolleve mbi eksportet e prirura të kufizonin aksesin e Rusisë në teknologjitë e avancuara, mbylljen e hapësirës ajrore dhe portuale për avionët dhe anijet ruse, përveç vendosjes së anksioneve personale kundër funksionarëve të lartë rusë dhe manjatëve të profilit të lartë. Rusët e preokupuar janë ngutur t’i tërhiqnin rublat nga bankat e tyre dhe vlera e rublës ka rënë në tregjet globale ashtu si dollari amerikan në fillimvitet ’70. Siguritë e vendosura tek dollari amerikan si valutë rezerve globale, e mbështetur “nga besimi i plotë dhe krediti i Shteteve të Bashkuara”, janë thyer krejtësisht. Në një diskutim të 16 marsit, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk i kanë respektuar detyrimet e tyre dhe se ngrirja e rezervave ruse kishte shënuar fundin e besueshmërisë së të ashtuquajturave “asete të klasit të parë”. Më 23 mars Putin ka njoftuar se gazi natyror rus  do t’u shitej “vendeve armiqësore” vetëm në rublën ruse, në vend të eurove apo dollarëve aktualisht të përdorur. 48 vende konsiderohen “armiqësore” nga Rusia, përfshi Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Ukraina, Zvicra, Koreja e Jugut, Singapori, Kanadaja dhe Japonia (dhe Italia shënimi im.).

Putin ka vërejtur se më shumë se gjysma e popullsisë botërore mbetet “mike” e Rusisë. Vendet që nuk kanë votuar për t’i mbështetur sanksionet përfshijnë dy fuqi të mëdha, Kinën dhe Indinë, bashkë me Venezuelën, Turqinë dhe vende të tjera të “Jugut global”. Vendet “mike”, ka thënë Putini, tani mund të blejnë nga Rusia në valuta të ndryshme. Më 24 mars parlamentari rus Pavel Zavalny ka pohuar në një konferencë shtypi se gazi mund të shitet në Perëndim me rubla ose ar dhe në vende “mike” me valutë kombëtare apo bitcoin. Ministrat e Energjisë së vendeve të G7 he kanë refuzuar kërkesën e Putin, duke mbështetur se shkelte termat e kontratës së gazit që kërkonin shitjen në euro apo në dollarë. Por më 28 mars zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka pohuar se Rusia “nuk është e impenjuar në bamirësi” dhe nuk do ta furnizojë me gaz Europën falas (gjë që dë to bënte që shitjet të ishin në euro apo në dollarë që aktualisht nuk mund të përdoren në tregëti). Të njëjtat sanksione janë një shkelje e marrëveshjes mbi disponueshmërinë e valutave në tregjet globale.

Bloomberg referon se më 30 mars Vyacheslav Volodin, president i Dhomës së Ulët të parlamentit rus, ka sugjeruar në një postim në Telegram se Rusia mund ta zgjerojë listën e mallrave për të cilën kërkon pagesën nga Perëndimi në rubla (ose në ar) për të përfshirë grurin, naftën, metalet dhe tjetër. Ekonomia ruse është shumë më e vogël se ajo e Shteteve të Bashkuara dhe e Bashkimit Europian, por Rusia është furnizues i rëndësishëm global i lëndëve të para kyçe, përfshi jo vetën naftën, gazin natyror dhe drithërat, por edhe drurin, plehërat kimike, nikelin, titanin, paladiumin, qymyrin, azotin dhe metalet e rralla të përdorura në çipat për kompjuterë, automjetet elektrike dhe avionët. Më 2 prill, kolosi rus i gazit Gazprom ka ndërprerë zyrtarisht të gjitha dorëzimet në Europë nëpërmjet gazsjellësit Yamal – Europë, një artierie themelore për furnizimet energjitike europiane. Profesori britanik i Ekonomisë Richard Werner e quan lëvizjen ruse si “inteligjente”, një replikë të asaj që bënë Shtetet e Bashkuara në vitet ’70. Për të siguruar lëndë të para ruse, vendet “armiqësore” do të duhet të blejnë rubla, duke bërë të ngrihet vlera e rublës në këmbimet globale pikërisht si nevoja e petrodollarëve për ta mbështetur dollarin amerikan pas 1973. Faktikisht, brenda 30 marsit, rubla ishte ngritur në nivelet e një muaji më parë.

 

Një faqe jashtë nga skenari i “sistemit amerikan”.

Rusia po ndjek Shtetet e Bashkuara jo vetëm në kapjen e valutës kombëtare të saj me shitjen e një malli themelor, por në një protokoll të mëparshëm, atë që liderët amerikanë e shekullit të XIC e quanin “sistemi amerikan” të monedhës dhe kreditit sovran. Tri shtyllat e tij qenë:

(a) subvencione federale për përmirësimet e brendshme dhe për t’i financuar industritë e sapolindura të vendit;

(b) përkrahje për të mbrojtur ato industri;

(c) kredi e lehtë e emtuar nga një bankë kombëtare.

Michael Hudson, një profesor hulumtues i Ekonomisë dhe autor veç të tjerash i “Super-Imperialism: The Economic Strategy of American Empire”, vëren se sanksionet po e detyrojnë Rusinë të bëjë atë që ka qenë ngurruese të bëjë e vetme: të prishë varësinë e importeve dhe të zhvillojë industritë dhe infrastrukturat e saj. Efekti, thotë ai, është ekuivalent me atë të subvencioneve mbrojtëse.

Në një artikull të titulluar “The American Empire Self-destructs”, Hudson shkruan për sanksionet ruse (që në realitet i takojnë 2014): Rusia kishte mbetur e magjepsur nga ideologjia e tregut të lirë për të adoptuar masa për mbrojtjen e bujqësisë apo industrisë së saj. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë ndihmën e nevojshme duke imponuar vetëmjaftueshmërinë e brendshme (nëpërmjet sanksioneve). Kur shtetet balltike kanë humbur tregun rus të djathit dhe të produkteve të tjera bujqësore, Rusia ka krijuar me shpejtësi sektorin e saj cezarian, ndërsa bëhej eksportuesi kryesor botëror i drithërave… Rusia po zbulon (ose është në pikën që ta zbulojë) se nuk ka nevojë për dollarët amerikanë së mbështetje për taksën e këmbimit të rublës. Banka Qendrore e saj mund të krijojë rublat e nevojshme për të paguar rrogat e brendshme dhe financuar formimin e kapitalit. Konfiksimet amerikane mund ta çojnë Rusinë që t’i japë fund filozofisë monetare neoliberiste, si Sergei Glaziev ka mbështetur për një kohë të gjatë sipas Modern Monetary Theory… Politikanët amerikanë po i detyrojnë vendet e huaja të bëjnë atë që nuk kanë pasur kurajën ta bëjnë vetë, domethënë të zëvendësojnë FMN, Bankën Botërore dhe armë të tjera të diplomacisë amerikane. Në fakt vendet e Europës, Lindjes së Afërt dhe të Jugut të botës që nuk i ndjekin vetë interesat e tyre ekonomike afatgjatë, Amerika po i largon, siç ka bërë me Rusinë dhe Kinën.

 

Glazyev dhe reseti euraziatik

Sergei Glazyev, i përmendur mësipër nga Hudson, është një ish këshilltar i presidentit Vladimir Putin dhe i ministrit për Integrimin dhe Makroekonominë dhe i Komisionit Ekonomik të Eurazisë, organizmi i rregullit të Unionit Ekonomik Eurazatik (EAEU). Ka propozuar që përdoren instrumente të ngjashme me ato të “sistemit amerikan”, përfshi konvertimin e Bankës Qendrore Ruse në një “bankë kombëtare” që emeton valutën e saj ruse dhe siguron kreditin për zhvillimin e brendshëm. Më 25 shkurt Glazyev ka botuar një analizë të sanksioneve amerikane tët titulluar “Sanctions ande Sovereignty”, ku pohonte: Dëmi i shkaktuar nga sanksionet financiare amerikane është pazgjidhshmërisht e lidhur me politikën monetare të Bankës së Rusisë… Thelbi i saj reduktohet në një lidhje të ngushtë me çështjen e rublës me fitimet e eksportit dhe me taksën e këmbimit rubël – dollar. Faktikisht, krijohet në ekonomi një mungesë artificiale paraje dhe politika e ngurtë e Bankës Qendrore çon në një rritje të kostove të huave, që vret aktivitetin biznesor dhe pengon zhvillimin e infrastrukturave në vend.

Glazyev ka afirmuar se Banka Qendrore zëvendëson huatë në qenien me partnerët e tij perëndimorë me huatë e saj, kapaciteti i kreditit rus do të rritej ndjeshëm, duke parashikuar një rënie të aktivitetit ekonomik pa krijuar inflacion. Rusia ka pranuar t’ia shesë naftën Indisë në valutën e saj sovrane, rupien; Kinës në juan dhe Turqisë në lirën turke. Këto valuta kombëtare mund të shpenzohen kështu për mallra dhe shërbime të shitura këtyre vendeve. Urohet që çdo vend duhet të jetë në gjendje t’i tregëtojë në tregjet globale në valutën sovrane të saj; ja çfarë është një valutë fiat: një mjet këmbimi i mbështetur nga marrëveshja midis personave si masë të vlerës si mallrave dhe shërbimeve të saj, mbështetur nga “besimi dhe krediti i fortë” i kombit. Por ky sistem këmbimit global mund të bjerë, pikërisht si bëjnë sistemet lokale të këmbimit, nëse njëra palë e tregëtisë të mos i donte më mallrat apo shërbimet e palës tjetër. Në një rast do të ishte e nevojshme një valutë rezervë e ndërmjetme për të shërbyer si mjet këmbimi.

Glazyev dhe homologët e tij po punojnë. Në një intervistë të botuar tek The Saker, Glazyev ka deklaruar: Aktualisht po punojmë për një bocë marrëveshjeje ndërkombëtare mbi futjen e një valute të re rregullimi botëror, e ankoruar pas valutave kombëtare të vendeve pjesëmarrëse dhe me mallrat e këmbyera që përcaktojnë vlerat reale. Nuk do të kemi nevojë për bankat amerikane dhe europiane. Në botë po zhvillohet një sistem i ri pagesash bazuar mbi teknologji moderne dixhitale me blockchain, ku bankat po e humbasin rëndësinë. Rusia dhe Kina kanë zhvilluar të dyja alternativa ndaj sistemit mesazhistik SWIFT nga ku disa banka ruse janë pezulluar. Komentatori londinez Alexander Mercouris bën vëzhgimin interesant se dalja nga SWIFT nënkupton se bankat perëndimore nuk mund t’i gjurmojnë bankat ruse dhe kineze. Analisti gjeopolitik Pepe Escobar i ripërmbledhj planet për një reset financiar euaziatik/kinez në një artikull të titulluar “Shëndeti i arit rus dhe petrojuanit kinez”. Ai shkruan: na është dashur shumë kohë, por më së fundi po dalin disa linja kyçe të themelit të ri të botës multipolare.

Të premten 1 mars, pas një mbledhje me videokonferencë, Eurasian Economic Union (EAEU) dhe Kina kanë rënë dakord për ta projektuar mekanizmin për një sistem monetar dhe financiar ndërkombëtar të pavarur. EAEU, e përbërë nga Rusia, Kazakistani, Kirgizistani, Bjellorusia dhe Armenia, po përcakton marrëveshjet e këmbimit të lirë me vendet e tjera euraziatike dhe po ndërlidh progresivisht me Chinese Belt and Road Initiative (BRI). Me të gjitha efektet praktike, ideja vjen nga Sergei Glazyev, ekonomisti më i rëndësishëm i pavarur i Rusisë. Mjaft diplomatikisht, Glazyev ia ka atribuar konkretizimin e idesë së tij “sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta të lidhur me ngadalësimin ekonomik global dhe me masat kufizuese kundër shteteve të EAEU dhe Kinës”. Përkthimi: pasi që Kina është një fuqi euaziatike aq sa Rusia, duhet t’i koordinojnë strategjitë e tyre për ta xhiruar sistemin unipolar e Shteteve të Bashkuara. Sistemi euraziatik do të jetë i bazuar mbi “një valutë të re ndërkombëtare”, ka shumë mundësi me referimin ndaj juanit, i kalkuluar si tregues i valutave kombëtare të vendeve pjesëmarrëse, si edhe të çmimeve të lëndëve të para. Sistemi euraziatik është i destinuar që të bëhet një alternativë serioze ndaj dollarit, pasi që EAEU mund të tërheqë jo vetëm kombet që kanë aderuar në BRI, por edhe aktorët kryesorë të Shanghai Cooperation Organization (SCO) dhe të ASEAN. Aktorët e Azisë Perëndimore, Irani, Iraku, Siria, Libani, do të jenë pashmangshmërisht të interesuara.

 

Privilegj mbytës apo barrë mbytëse?

Nëse ky sistem do të ketë sukses, cilat do të jenë efektet e tij ndaj ekonomisë amerikane? Në një analizë të detajuar të titulluar “The Fraying of the US Global Currency Reserve System”, “strategia e investimeve” Lynn Alden shkruan se dë të ketë dhimbje në periudhën afatshkurtër, por në periudhën afatgjatë gjëja do të shkojë në përfitim të ekonomisë amerikane. Argumenti është i komplikuar, por në linjë themelore është se predominimi i dollarit si valutë rezervë ka çuar në shkattërimin e bazës tonë prodhuese dhe mbi akumulimin e një borxhi të madh federal. Ndarja e barrës së valutës rezervë do të kishte efektin që sanksionet po kanë ndaj ekonomisë ruse: të ushqejnë industritë kombëtare sesi të bëjnë taksa, duke mundësuar rindërtimin e bazës prodhuese amerikane. Komentatorë të tjerë pohojnë edhe se qënia valutë e vetëm rezerve globale është më shumë një barrë mbytëse sesa një privilegj mbytës. Humbja e një statusi të tillë nuk do t’i jepte fund rëndësisë së dollarit amerikan, që është shumë e rrënjosur në financën globale sa për t’u lëvizur, por mund të nënkuptojë fundin e petrodollarit si valutë e vetme rezerve globale dhe fundin e luftërave shkatërrimtare petrolifere të financuara për të ruajtur dominimin e saj.

(nga ellenbrown.com)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY