Historia sekrete e Bashkimit Europian (pjesa e dytë)

Historia sekrete e Bashkimit Europian (pjesa e dytë)

197
0
NDAJ

Stabilizimi i Lëvizjes Europiane

Paradoksalisht, megjithëse intensiteti i mbështetjes së ACUE ndaj aktiviteteve në Europë e arriti kulmin e vetëm pas 1952, e pati influencën më të fortë 3 vite më parë. Në 1949 dhe në 1950 e shpëtoi Lëvizjen Europiane nga falimentimi financiar gjatë mbledhjeve të parë të Asamblesë Këshilluese të Këshillit të Europës në Strasburg. Megjithë ndihmën e konsiderueshme financiare të dhënë nga ACUE më 1949, Braden u kthye nga Europa në fillimvitet ’50 për të referuar se, edhe një herë akoma, «Lëvizja është në mungesë fondesh». ACUE kishte mbështetur konferencat e mbajtura në Bruksel në shkurtin e 1949 e në Westminster në prillin e 1949 që kishin hedhur bazat për Këshillin e Europës, dhe po i paguante pjesë të kostove të sekretarisë dhe administratës së Lëvizjes Europiane. Kjo i vuri nën stres resurset e ACUE, në një periudhë kur mbështetej pjesërisht tek donacionet private.

Më 1950 ACUE ndihmoi që të zgjidheshin probleme të sikletshme drejtimi në Europë. Në fillim të verës, në vijim të bisedave me drejtues të Lëvizjes Europiane, midis të cilëve Spaak dhe Ministri i Jashtëm belg Paul van Zeeland, në mënyrë të parakohshme, Braden dhe Donovan konkluduan se Europa ishte në pragun e bërjes federatë. Besonin se nëse ata që po merrnin komandën do të merrnin menjëherë një ndihmmë të konsiderueshme, vitin e ardhshëm do të bëheshin përparime të mëdha. Njëkohësisht perceptonin si pengesë dukshëm të palëvizshme rezistencën e britanikëve ndaj një Europe federale. Qeveria laburiste britanike, megjithëse joantieuropeiste, preferonte një bashkëpunim ndërqeveritar midis shteteve të pavarura dhe i rezisotnte me krenari ndaj çdo zvogëlimi sovraniteti. Sekretari i Jashtëm britanik Ernest Bevin kishte luajtur një rol kyç në dobësimin e Këshillit të Europës në Strasburg.

Rezistenca britanike u rrit midis fundit të 1949 dhe fillimit të 1950, kur si President i vetë Lëvizjes Europiane, Duncan Sandys, duke punuar në kontakt të ngushtë me Churchill, perceptoi se Lëvizja po ecte shumë shpejt sesa ta dëshironin ata, të Partisë Konservatore. Pavarësisht se më parë kishin mbajtur diskutime me tone të zjarrta federaliste, duke i bërë apel «Shteteve të Bashkuara të Europës» qysh nga nëntori i 1945 në Bruksel, Sandys nuk kishte menduar qartë lidhur me implikimet për politikën e jashtme e Britanisë së Madhe. Tani drejtimi i Sandys ishte në vështirësi. Mosmarrëveshja rezultuese pati efekte materiale mbi fatet e Lëvzjes Europiane, pasi qenë këto diskutime gjithnjë e më të hapura që i shkurajuan zviceranët të jepnin furnizime të mëtejshme qysh nga 1948. Në fillimin e 1950, një ent prej kohësh i copëzuar, Lëvizja Europiane ishte afër shpërbërjes, me influentin Bashkim Europian të Federalistëve me seli në Francë të tërhequr në shenjë proteste me Ekzekutivin Ndërkombëtar e Lëvzjes Europiane.

Në qershorin e 1950, papritmas ACUE refuzoi që ta vazhdojë financimin për Lëvizjen Europiane, duke e sjellë Donovan dhe Braden në Europë me mision për të zbuluar se çfarë po ndodhte. Braden konfirmoi se Lëvizja Europiane ishte hallakatur midis drejtimit britanik dhe atij kontinental: shtimi i deklaratave antifederaliste të qeverisë britanike ia kishte forcuar dorën Spaak dhe federalistëve kontinentalë. Spaak rrëfeu se ishte ngurrues të  ndiqte një federalizëm të shpejtë kontinental në mungesë të mbështetjes britanike, në funksion të raportit të ngushtë midis Londrës dhe Uashingtonit. Megjithatë, në rast se Shtetet e Bashkuara do ta kishin mbështetur, ai do të ecte përpara pa Britaninë e Madhe, duke e ditur se «herët a vonë, me hir apo me pahir, Britania e Madhe do të detyrohet që të procedojë». Braden paralajmëroi drejtuesit e ACUE, se vetëm në rast që federalistët kontinentalë nuk do ta kishin mbështetur, «drejtimi mbi kontinentin patjetër që do t’u shkojë laburistëve britanikë», me pasoja katastrofike për bashkimin. Sapo Braden premtoi në qershor më shumë mbështetje nga ana e ACUE, Spaak qe i gatshëm ta marrë drejtimin e Lëvizjes Europiane.

Në këtë rrethanë, Sandys bëri pak rezistencë. Gjatë fundit të 1949 dhe fillimit të 1950 ai kishte luftuar me vështirësi në rritje në gjetjen e një formule kompromisi që të përqafonte si rezistencën e elementëve britanikë e skandinavë, ashtu edhe pozicionin federalist e marrë nga njerëz si Henry Frenay, President i Bashkimit Europian të Federalistëve. Gjërat kishin arritur një ngërç të dukshëm qysh më 16 dhjetor 1949 në një takim ad hoc të drejtuesve të Lëvizjes Europiane, kur dy deklarata kompromisi qenë diskutuar gjatë dhe në fund qenë hedhur poshtë. Qysh nga marsi i 1950 Joseph Retinger, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Europiane, kishte sugjeruar dorëheqjen e Sandys, por në muajt që pasuan presioni në rritje e bëri të pashmangshëm këtë zhvillim. Në një letër për Sandys, Retinger shpjegoi qartë arësyet e largimit të tij: «Lëvizjet e ndryshme që përbëjnë Lëvizjen Europiane shikojnë me dyshim në rritje aktivitetet Tuaja; miqtë tanë amerikanë nuk janë dakord me taktikat tuaja». Në korrikun e 1950, pak pas misionit të Braden dhe Donovan, Sandys u largua dhe tashmë elementi federalist i Spaak mori kontrollin. Pavarësisht se jo qartazi e prekur në korrespondencën lidhur me dorëheqjen e Sandys, çështja financiare kishte përbërë patjetër një zonë të mëtejshme konfrontimi midis elementëve të lartë të Lëvizjes Europiane. Studimi i njohur i Rebattet sugjeron se e gjithë struktura financiare nën Sandys ishte «shumë jokorrekte». Gjatë 1949, sulme të fuqishme u bënë kundër Sandys rreth natyrës së disa prej shpenzimeve të kryera dhe «një shpërdorim të caktuar financiar». Në 1950 ju la trashëgimi Spaak «një situatë shumë e keqe financiare» dhe u bënë diskutime mbi shpërndarjen e fetave të reja të financimeve që po fillonin të  vinin nga Shtetet e Bashkuara. Tani ACUE luante një rol të rëndësishëm. Nën Spaak, me mbështetjen e Bashkimit Europian të Federalistëve dhe të fondeve nga ACUE, Sekretariati Ndërkombëtar i Lëvizjes Europiane u transferua nga Londra e Parisi në Bruksel.

Riorganizimi i Lëvizjes Europiane përshtatej me tentativën e pafrytshme e tetorit 1949, nga ana e Departamentit të Shtetit, për ta vënë Spaak në timonin e OEEC si Drejtor i Përgjithshëm. Me fjalët e John Gillingham, «zgjedhja amerikane për “Mr. Europa” qe… Paul-Henri Spaak», por “lëkundja” dhe armiqësia e Britanisë së Madhe ia penguan emërimin. Pritej që drejtimi i Spaak do ta transformonte natyrën e Lëvizjes Europiane. Një «Sekretariat efikas dhe me një personel të përshtatshëm» u krijua në Bruksel, me përfaqësues kombëtarë ekspertë, përfshi George Rebattet, ish sekretar i rezistencës franceze, dhe Léon Radfoux, ish Shef Kabineti i Spaak. Objektivi kryesor i këtij sekretariati të ri ishte të gjeneronte një valë konsensusi popullor ndaj federalizmit «duke aktivizuar një fushatë intensiive propagande në të gjitha vendet», përfshi një “Javë të Europës së bashkuar”, e nënvizuar nga diskutime të Bidault, Spaak dhe van Zeeland. Braden referoi se objektivat qenë një zonë e tregëtisë së lirë me një valutë të vetme e lëvizje të lirë të punës dhe marrëveshja sipas së cilës parlamentet kombëtare do të duhej të debatonin rekomandimet e miratuara nga Asambleja Këshillmore e Këshillit të Europës në Strasburg.

 

ACUE dhe politika e jashtme amerikane

Sa qe afër ACUE ndaj tendencës dominuese të politikës amerikane në periudhën 1949 – 1951? Menjëherë ngrihen dy probleme: i pari, ndërsa regjistrat e ACUE janë të hapur ndaj publikut, procesverbalet e komiteteve që koordinonin aspekte të hapura e të mbyllura të politikës amerikane mbesin të mbyllur. I dyti, pavarësisht se ra dakord për faktin që një Europë federale ishte objektiv i saj, administrata amerikane ishte e ndarë mbi atë sesa presion të ushtronnte. Disa pjesë të administratës Truman qenë më të lidhura me ACUE sesa të tjera.

ACUE ndoqi shumë nga afër politikën amerikane në tentativat e saj për ta lidhur bashkimin europian me kauzën e grupeve të të mërguarve nga Europa Lindore dhe në luftën politike e finalizuar për të krijuar jostabilitet në shtetet satelite. Në majin e 1950, gjatë koferencës tripalëshe të Ministrave të Jashtëm në Londër, Shteetet e Bashkuara e bindën Britaninë e Madhe edhe Francën për t’i asociiuar grupet e emigrantëve si anëtarë të Këshillit të Europës. Një vit më pas, Shtëpia e Bardhë promovoi planet e Departamentit të Shtetit për t’i përshpejtuar këto përpjekje. Duke ilustruar propozimet e tyre në një guidë speciale  të titulluar “Koncepti i Europës”, pranuan preokupimin e tyre mbi faktin se përpjekjeve kryesore propagandistike në Lindje i mungonin «cilësitë e nevojshme pozitive për të rizgjuar vendet». Studime të ndryshme qenë bërë në tentativën për të gjetur një koncept pozitiv dhe temar e «bashkimit europian» e të «rikthimit të Europës» mund ta vinin çështjen në drejtimin e duhur. Natyra e saj «vetëm europiane» garantonte se nuk mund të «likuidohej si një manovër tjetër e “imperializmit amerikan”». As sovjetikët nuk do të mund ta përvetësonin idenë europiane në të njëjtën mënyrë, me tema të cilla si “liri”, “demokraci” dhe “paqe”. Përderisa Këshilli i Europës kishte miratuar kohët e fundit një Kartë të të Drejtave të Njeriut, ofrohej një instrument jashtëzakonisht i përshtatshëm me të cilin të evidentoheshin aspektet më të papëlqyera të pushtetit sovjetik. E gjitha kjo, shpresonte Departamenti i Shtetit, do t’i inkurajonte popullsitë e bllokut lindor që ta ngurtësonin rezistencën e tyre ndaj dominimit komunist – «për të vonuar sovjetizimin e mendjeve të tyre, veçanërisht të mendjeve të rinisë së tyre» – dhe Shtëpia e Bardhë ishte dakord. George M. Elsey, anëtar i stafit të Truman, nënvizoi sse kjo po «ecte në drejtimin e duhur … një kontribut i vlefshëm drejt objektivit që po diskutonin në mesditë, domethënë një përmbysje në vendet prapa Perdes së Hekurt».

Megjithatë, bashkimi europian qe më përcarës kur u aplikua në Europën Perëndimore. Ndërsa bashkimi ishte zyrtarisht një komponent qendror i politikës amerikane – Kongresi e kishte përcaktuar si një kusht i mëtejshëm ndihme i Planit Marshall – funksionarë të lartë tëë Departamentit të Shtetit, qysh në takimet e personelit të planifikimit politik (PPS) të korrikut 1949, treguan dëshirën për të shmangur anashkalimin e një Britanie të Madhe antifederaliste dhe Commonwealth me të cilin Shtetet e Bashkuara kërkonin të bashkëpunonin në zona të tjera të botës. Vetë Kennan ishte skeptik rreth vlerës së një pjesëmarrjeje imediate të Britanisë së Madhe në një Europë federale dhe ishte në ankth në sigurimin e funksionarëve britanikë, duke folur në fakt për një periudhë të gjatë të karakterizuar nga ndonjë lloj «komuniteti atlantik» i lirë. Kennan shtoi se objeksionet britanike ndaj çfarëdolloj shkrirjeje sovraniteti me Europën Perëndimore «qenë të një force të tillë sa duhet të pranohen» dhe se Uashingtoni nuk do të duhej të shtynte Britaninë e Madhe përtej pikës ku ajo dëshironte të shkonte.

Megjithatë, duke pasur parasysh perspektivën, Kennan ishte fuqimisht në favor të një Europe federale që përfshinte Britaninë e Madhe, duke e marrë frymëzimin e tij për një Europë të ardhshme nga modeli federal amerikan. Ishte «e qartë se ai bashkim final ishte në mendjen e tij», nënvizoi një funksionar mosbesues britanik. Kennan synonte nga axhustimet e dhimbshme ekonomike që Britania e Madhe dë të duhej të bënte, të krahasueshme me ato që ju nënshtrua New England gjatë ekspansionit të Shteteve të Bashkuara dhe nevojës së mundshme të transferimeve të popullsisë. Pavarësisht këtyre spekulimeve federaliste afatgjata, Kennan u kthye nga Europa me një vetëdije më të thellë të problemeve komplekse të Commonwealth, të stërlinës dhe të ngurrimit të Britanisë së Madhe për ta gjetur identitetin e saj në një Europë federale.

Funksionarë të ECA, bile edhe vetë Spaak, e nxisnin në mënyrë konstante Uashingtonin që të ushtronte një presion më të madh ndaj Bevin për t’i ndryshuar idetë lidhur me një Europë Perëndimore të integruar. Më 19 janar 1950, Spaak ju ankua fuqishëm Kennan dhe Sekretarit të Shtetit Dean Acheson për atë që e shikonte si një tentativë nga ana e Britanisë së Madhe për të penguar si OEEC, ashtu edhe Këshillin e Europës. Kur Kennan, Paul Nitze i PPS dhe Charles Bohlen nga ambasada në Paris morën pjesë në një takim të PPS lidhur me Europën Perëndimore disa ditë më vonë, Nitze e përmblodhi dilemën: në se lidhjet me Commonwealth e Britanisë së Madhe dhe frikërat e saj për sovranitetin e çonin kundër federalizmit, një federatë kontinentale do të kishte qenë mjaft e fortë pa Britaninë e Madhe? PPS i konvenionte që Bevin të bënte hapa fals në impenjimet e tij ndaj OEEC dhe se një gjë e tillë kërkonte tani veprim, por a nuk kishte një marrëveshje mbi shkrirjen e sovranitetit dhe lidhur me Gjermaninë. Bohlen, që përfaqësonte funksionarët amerikanë me seli në Paris, përfshi ECA, u ankua se Shtetet e Bashkuara qenë ngurrues që të ushtronin një presion real ndaj Londrës, siç bënin rëndom ndaj Parisit, për shkak të marrëdhënieve të ngushta të luftës Commonwealth – perandori që duhej të shpërbëhej, pohoi ai, duke i premtuar Britanisë së Madhe që të bashkohej me një Europë federale. Kennan theksoi se Commonwealth ishte i çmuar; gjithsesi, nuk mund ta imagjinonte Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë të punonin bashkë së shpejti. Shtetet e Bashkuara duhej vetëm të provonin me mirësjellje ta bindnin Britaninë e Madhe që të afrohej me Europën.

Kështu, në vjeshtën e 1950, kur edhe Donovan tentoi ta bindë Acheson që ta shtynte Britaninë e Madhe të merrte pjesë në Planin Schuman, ky i fundit qe dakord lidhur me «nxitjen siç duhet» e Britanisë së Madhe në marrjen e rrugës federaliste: «Vetë britanikët duhet ta vlerësojnë nëse një hap kaq i rëndësishëm si ai i një federimi të vërtetë me Europën Perëndimore është koherent apo jo me impenjimet e Commonwealth dhe a është apo jo në interesin më të mirë të popullit». Acheson e shikonte një presion eksplicit drejt federalizmit si kundërprodhues, një vizion që jo vetëm pasqyronte diskutimet e PPS gjatë 1949 e 1950, por parafiguronte edhe problemet e hasura më 1953, kur Shtetet e Bashkuar ushtruan presione të forta për Komunitetin Europian të Mbrojtjes e propozuar.

Qasja e Acheson i turbulloi funksionarët amerikanë në Europë, që kishin detyrën e arritjes së marrëveshjeve lidhur me bashkëpunimin ekonomik europian. David K. Bruce, ambasadori amerikan në Paris, Averell Harriman, Përfaqësuesi Special i ECA, Samuel Katz, Këshilltar i ECA, dhe Lewis Douglas, ambasadori në Londër, qenë të gjithë dakord se Britania e Madhe ishte «problemi i madh» i tyre. Harriman ishte më i zëshmi dhe, në takimin me Bruce e John J. McCloy, ambasadori amerikan në Gjermani në janarin e 1950, shpjegoi se i kishte ardhur në majë të hundës me Bevin dhe Kancelarin e Skakierës Sër Stafford Cripps, të cilin e gjente «irritues dhe arrogant». «Harriman ishte jjashtëzakonisht i shqetësuar». Shpjegoi se deri në atë moment «kishte pasur një besim të palëkundur në qëndrimin amerikan në favor të bindjes dhe kundër detyrimit me forcë»; por tani «ndjente se Shtetet e Bashkuara nuk duhej të toleronin që Mbretëria e Bashkuar të ndërhynte kundër integrimit të Europës Perëndimore dhe ta sabotonte… Plani Marshall po shkërmoqej për shkak të kundërshtimit britanik». Ai shtoi paralajmërimin se sikur laburistët t’i fitonin zgjedhjet e ardhshme e 1950, siç dukej e mundur, ata do të kishin qenë «edhe më shumë kokëfortë». «Shtetet e Bashkuara nuk do ta mbështesnin këtë për një kohë të gjatë». Në një takim të marsit 1950, funksionarë të lartë amerikanë në Europë kërkuan një studim  lidhur me shkallën dhe mbi shpejtësinë e presionit për t’u zbatuar në influencimin e Britanisë së Madhe. Megjithatë, pavarësisht vizionit të tij skeptik ndaj programit laburist të shpenzimeve sociale, Douglas paralajmëroi për rrezikun e të vepruarit gjatë zgjedhhjeve të afërta britanike, duke nënvizuar se laburistët do të mund të përfitonin nga paraqitja si mbrojtës të Commonwealth kundër presionit amerikan.

Për pasojë, ACUE duket se nuk e ka sfiduar politikën e Departamentiit të Shtetit për ta shmangur presionin eksplicit ndaj Britanisë së Madhe apo vende të tjera në favor të federalizmit. Megjithatë, Donovan dhe Braden ndanin entuiziazmin e ECA për idetë e Spaak e për federalizmin e shpejtë dhe vendosën të punojnë më nga afër. Një shembull i mirë është “misioni për krizën” i tyre në Europë në qershorin e 1950. I shkurajuar nga Acheson, Donovan takoi drejtuesit e ECA në Paris, përfshi Harriman dhe Katz. Këtu qenë të rëndësishme lidhjet personale, pasi Katz kishte punuar më parë si funksionar i lartë i degës së inteligjencës sekrete të OSS, duke mbikëqyrur operacione në Europë kohën e luftës. Njëkohësisht David Bruce, përgjegjës i selisë së OSS në kohën e luftës në Londër, kishte qenë shefi i ECA në Paris para se të bëhej ambasador. As qenë këta ish funksionarët e vetëm OSS e përfshirë në promovimin e një zgjidhjeje federaliste në Europën e pasluftës. Ata ndiqnin gjurmët e Charles P. Kindleberger dhe Walt W. Rostow, dy ekonomistë të  OSS që në 1946 kishin bindur James Byrnes dhe Jean Monnet të lançonin idenë e pafat e një Komisioni Ekonomik të Europës të mbështetur nga Kombet e Bashkuara. E lumtur të mësonte për drejtimin e ardhshëm të Lëvizjes Europiane nga Spaaak, ECA ia ofroi asistencën e saj kësaj të fundit, që ishte «anashkaluar më parë për shkak të frikës lidhur me drejtimin».

Misioni i Braden dhe Donovan i qershorit 1950 ndihmoi edhe që konfirmohej bindja e ACUE sipas të cilës Partia Laburiste britanike ishte barriera më e madhe ndaj federalizmit të shpejtë në Europë. Kjo analizë u konfirmua nga sulmi i konsiderueshëm që delegacioni britanik lëshoi kundër federalistëve francezë në Strasburg verën e 1950. ACUE nuk ishte thjesht një vëzhgues pasiv i antifederalizmit britanik dhe kërkoi të mbështesë disidentët federalistë brenda saj, të tillë si parlamentari për Hull North-West, R. W. Mackay, që ideoi një rrugë kompromisi për fedearalizmin i njohur si «Plani Mackay». Këto aktivitete i shqetësuan drejtuesit e Partisë Laburiste. Nga janari i 1950, shumë prej aktiviteteve të Mackay qenë të varur nga fondet e ACUE. Gjithsesi, më 1951, Britania e Madhe dhe Skandinavia i vunë veton prezantimit të Planit Mackay në asamblenë plenare.

Pas një viti aktivitet të ACUE, Foreign Office britanik dukej se kishte kuptur vetëm fushatën e tij eksplicite të ppropagandës në Shtetet e Bashkuara, që kishte shkaktuar një farë irritimi në Londër. Në fillimet e shkurtit 1950 Joseph Retinger, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Europiane, i shkroi Sër Stafford Cripps, Kancelar britanik i Skakierës, duke e pyetur nëse Attlee dhe Bevin do ta deklaronin publikisht mbështetjen e tyre ndaj bashkimit europian. Donovan dëshironte deklarime të tilla nga të gjithë krerët europianë, duke dashur t’i publikonte bashkë si pjesë e përpjekjeve për të bindur Kongresin në vazhdimin e ndihmave të Planit Marshall. Foreign Office konkludoi se, siç ishte pajtuar pjesa më e madhe e shtetarëve të Europës Perëndimore, Bevin do të duhej të thoshte diçka. Por mesazhi mbështetës i Bevin qe aq ekuivok sa që ACUE e pyeti Foreign Office në se kishte pasur ndonjë gabim, vetëm për të dëgjuar përgjigjen se Bevin kishte këmbëngulur personalisht në futjen e shprehjeve më fyese. ACUE u zhgënjye më tej kur Churchill dhe Eden, të kthyer në pushtet më 1951, u rreshtuan gradualisht kundër ideve federaliste. Prandaj nga nëntori i 1951, si Spaak në Europë, ashtu edhe ACUE në Shtetet e Bashkuara e humbën gjithnjë e më shumë shpresën në rrugëtimin “elitar” të federalizmit dhe ju kthyen agjitacionit masiv.

(vijon)

LEAVE A REPLY