Një intervistë me Ryan Mauro. Ai është autor i Death to America: The Unreported Battle of Iraq dhe themelues i WorldThreats.com. Fillimisht ai u punësua në moshën 16 vjeçare si analist gjeopolitik për Tactical Defense Concepts. Ka qenë gjithashtu analist dhe kërkues vullnetar për Northeast Intelligence Network dhe Partinë Reformatorë të Sirisë.
Samiti i kohëve të fundit bëri të njohur 12 orë audiokaseta të Sadam Huseinit dhe të zyrtarëve kryesorë të tij që diskutonin programet e tyre të armëve të shkatërrimit në masë nga mesi i viteve Nëntëdhjetë e këtej. Si e kuptoni domethënien e këtyre kasetave? Si kuadrojnë ato me pretendimin në librin tuaj se Rusia ndihmoi Irakun që t’i lëvizte armët në Siri?
Kasetat janë janë jashtëzakonisht të rëndësishme në faktin se provojnë, përtej çdo hije dyshimi, se pikërisht në vitin 2000, Sadam Huseini kishte një program sekret plazme për të pasuruar uranium armësh bërthamore ose “bombash speciale” siç i quante ai ato. Raporti Duelfer më përpara konkludonte se ky lloj programi pasurimi përfundoi në vitet Tetëdhjetë, por këtu na del Sadamin dhe këshilltarët e tij kryesorë që diskutojnë për përdorimin e një centrali energjitik në zonën e Basoras për programin. Shkencëtarët e përfshirë në program nuk janë të njohur për Kombet e Bashkuara, duke e lënë inteligjencën perëndimore pa informacion. Në kaseta, ju dëgjoni Sadamin të diskutojë asistencën e Rusisë dhe të Brazilit në përballjen me Kombet e Bashkuara. Ai tallet me inspektimet, ndërsa dhëndërri i tij që arratiset më vonë, Husein Kamil, raporton sesi jo më pak se viti 1995 programet e tyre kimike dhe biologjike po i fshiheshin botës. Gjithashtu, ata diskutojnë që t’i mbajnë të ndara ingredientët për këto armë, kështu që sikur të gjeheshin, do të dukeshin si pajisje të pafajshmë dypërdorimshe. Ato nuk u shkatërruan në vitin 1991 siç konkludon Raporti Duelfer. Bile ekzistojnë indikacione në kaseta që Iraku mund të pasur një rol në sulmet e antraksit të vitit 2001. Libri im ishte i pari që ngriti pretendimin se Rusia ishte e angazhuatr në lëvizjen e armëve të shkatërrimit në masë të Irakut drejt Sirisë. Në fund të fundit, i gjithë refuzimi dhe kritika që unë pësova për të, dëshmia në samit e konfirmoi se një gjë e tillë qe e vërtetë.
Cila është saktësisht dëshmia se Iraku i spostoi armët e tij të shkatërrimit në masë në Siri?
Është konfirmuar tërësisht se maune të mëdha janë parë të futen në Siri përpara lufte, duke kaluar kufirin menjëherë pasi inteligjenca irakene zëvendësoi rojet e kufirit dhe spastroi zonat e afërta për kalimin e tyre. Ekzistojnë dëshmi okulare maunesh që futen në Siri dhe raporte të groposjes së tyre në Liban. Maunet me armë u dalluan në tri vende në Siri dhe në Luginën Bekaa të Libanit, aktualisht e kontrolluar nga sirianët, iranianët dhe Hezbollahu. Burime me të cilat kam folur që kanë parë foto satelitare të lëvizjeve konfirmojnë se armët e shkatërrimit në masë në Siri janë në baza ushtarake, ndërsa ato në Liban janë groposur. Një vend i katërt në Siri, vendi i raketave dhe i armëve të shkatërrimit në masë al-Safir, gjithashtu duhet të këqyret. Nga pranvera në verën e vitit 2002, ka pasur goxha ndërtime këtu që përfshin ekspansionin e komplekseve nëntokësore. Kemi edh dëshmi të jashtëzakonshme, nga Gjenerali Georges Sada, Zëvendëskomandant i Forcës Ajrore të Sadamit, se 56 fluturime u kryen në avionë të ndryshuar të linjës ajrore kombëtare irakene në verën e vitit 2002 për të transportuar armë, sëbashku me një spedicion tokësor. Ai pretendon të njohë pilotët e përfshirë. Një gjeneral i dytë iraken, Ali Ibrahim al-Tikriti, në një intervistë që botova, konfirmoi në detaje spostimin e armëve të shkatërrimit në masë në Siri, duke thënë se diskutimi lidhur me një lëvizje të tillë u takon viteve Tetëdhjetë. Ai pretendon se burimet e tij për këtë përfshijnë shkencëtarë irakene dhe të tjerë në regjim që qenë shumë të afërt me të edhe pasi i dezertoi. Ai më konfirmoi se qenë përdorur mjete transporti ruse, përfshi ato të afta për të transportuar materiale të rrezikshme. Raportime të armëve të shkatërrimit në masë të spostuara nga Irani në Siri shkojnë në vitin 1997 dhe besohet nga shumë se armët u lëvizën brenda dhe jashtë Irakut duke e përdorur në mënyrë rutinë Sirinë qysh nga mesi i viteve Nëntëdhjetë. Gjithashtu, media italiane raportoi se shërbimet e tyre të inteligjencës kishin informacion që tregonte se në janar dhe shkurt të vitit 2003, kompakt disqe irakene plot me formula dhe punë kërkimore sëbashku me tubat e antraksait dhe të botuliniumit toksik qenë dërguar në Siri. Nga fundi i shkurtit, ekspertiza irakene e armëve të shkatërrimit në masë tashmë ndodhej në Siri, përfshi një shkencëtar kryesor bërthamor. Një shkencëtar iraken i dërgoi forcat e Koalicionit në magazina të fshehta produktesh të vjetra kimike që mund të përdoreshin për të bërë armë kimike dhe biologjike. Shkencëtari tha se disa impiante dhe armë qenë shkatërruar dhe pjesa tjetër qe dërguar në Siri. Dezertorë sirianë pretendojnë se Siria është vendi ku ndodhen armët, sëbashku me burimin e kongresmenit Curt Weldon në librin e tij të ri. Gjithashtu, ekziston një raportim se një raketë me rreze të mesme “al-Hussein” në një maune shkoi në Siri dhe, në etapat e para të luftës, u lokalizua për një kohë shumë të shkurtër teksa po kthehej në Irak, duke e përdorur radarin natën, dhe duke u rikthyer prap në Siri. Shumë raportime rreth transferimit tregojnë se raketa qenë përfshirë në transferimet.
Përse mendoni se u përfshi Rusia?
Në librin tim “Death to America: The Unreported Battle of Iraq”, tregoj në mënyrë të detajuar përfshirjen ruse në programet e armëve të shkatërrimit në masë dhe të shërbimeve të inteligjencës irakene. Inspektorët kanë përshkruar rusët e punësuar në ekipet e inspektimeve të Kombeve të Bashkuara se qenë mjaft paranojakë, me disa bile që dyshojnë se rusët i ndihmuan irakenët që t’i pengonin inspektimet. Besoj se sa më shumë dokumenta përkthehen, do të gjejmë se një gjë e tillë është e vërtetë. Dyshimet e mia imediate se rusët qenë të përfshirë në operacione spastrimi filluan qysh në fillim të vitit 2003, pasi mësova rreth faktit sesi dy gjeneralë sovjetikë kishin shkuar në Irak dhe qenë shpërblyer me medale. Igor Maltsev, i njohur si një ekspert kryesor në mbrojtjen ajrore, dhe Vladislav Achalov, një ekspert në forcat e ndërhyrjes së shpejtë, qenë shoqëruar nga Yevgeny Primakov, një mik i vjetër i Sadam Huseinit nga ditët e tij si kreu i shërbimit të jashtëm të inteligjencës sovjetike dhe më pas si Kryeministër. Kjo ndodhi teksa njëkohësisht mora raportimet e para të armëve që shkonin në Siri, duke më bërë të spekulloja në një lidhje të tillë. U binda kur Ion Mihai Pacepa, ish shefi i shërbimit të inteligjencës të Rumanisë komuniste, dhe oficeri me rangun më të lartë që kish dezertuar ndonjëherë, shkroi rreth një plani që Bashkimi Sovjetik e kish quajtur “Sarindar” ose “Operacioni Dalje Emergjence”. Plani ishte hartuar pasi Bashkimi Sovjetik vendosi t’i përdorte shtetet e tij aleatë batakçinj, veçanërisht Libinë dhe Irakun, për të sponsorizuar terrorizmin. Në shkëmbim, sovjetikët do t’i ndihmonin ata të prodhonin armë të shkatërrimit në masë, duke besuar se kjo do të parandalonte raprezaljen perëndimore. Kreu i KGB-së, Yuri Andropov, i tha Pacepa së këshilltarë rusë i drejtoni shërbimet e inteligjencës së këtyre vendeve. Primakov qe figura qëndrore në marrjen me Irakun, thotë Pacepa, dhe tregoi për praninë e tij në Irak në muajt përpara luftës. Plani “Sarindar” fillimisht u hartua për Libinë dhe më pas u zgjerua për të përfshirë Irakun, me synimin e zhveshjes së shtetit batakçi nga dëshmia e aktivitetit të armëve të shkatërrimit në masë dhe sidomos të angazhimit rus në programe të paligjëshme. Gjithashtu, operacioni “do të frustronte Perëndimin duke mos i dhënë atij asgjë me të cilën të bënte propagandë”, thotë Pacepa. Plani shkoi aq larg sa të angazhonte një fushatë propagandistike ofensive të synuar që të diskreditonte politikanë që ngrinin akuza ndaj aleatëve të Rusisë. Nga kjo, u binda. Më pas, John Shaë, ish zëvendësnënsekretari i Mbrojtjen për Teknologjinë Ndërkombëtare, raportoi për mediat se njësi të forcave speciale ruse i lëvizën armët irakene të shkatërrimit në masë në Siri dhe Liban. Ai tha se inteligjenca amerikane i dinte emrat e njësive të përfshira. The Washington Times kishte zyrtarë të tjerë të Pentagonit që raportuan se forcat speciale ruse ndihmuan Irakun të kryente operacione kundërinteligjence për ta shmangur Perëndimin që të mësonte lidhur me atë që po ndodhte. Gjithashtu duhet të marrim në konsideratë përfshirjen e madhe ruse në skandalin “Oil For Food”. Kështu, marrdhënia e Rusisë me Iraku qe e leverdisëshme për ta në shumë nivele, përfshi atë financiar.
A kemi detaje të përfshirjes ruse?
Në samitin e inteligjencës, Shaw zbuloi edhe më shumë detaje të cilat nuk i dija. Shaë diskutoi sesi dy anije ruse lanë portin e Umm Qasr në muajt përpara luftës dhe shkuan në Oqeanin Indian, duke mbajtur materiale që besonte se përfshinin armë të shkatërrimit në masë nga Iraku jugor. Gjithashtu tha se se kontaktet e tij i thanë për fuçi që përmbanin materiale të rrezikshme të lëviznin drejt bodrumit të një spitali në Bejrut të Libanit. Shaw diskutoi se Achalov dhe Maltsev kishin vizituar Bagdadin të paktën njëzet herë gjatë gjashtë viteve të mëparëshme. Takimi final planifikues përpara udhëtimit të tyre të fundit në Bagdad u zhvillua në Bakú dhe i drejtua nga Ministri rus i Situatave të Emergjencës. Shaw tha se shumë nga informacionet e tij erdhën nga një burim i afërt me kreun e shërbimit ukrainas të inteligjencës, që u ishte mirënjohës Shteteve të Bashkuara për sigurimin e pavarësisë së vendit të tij nga Bashkimi Sovjetik.
Cila ka qenë reagimi i komunitetit të inteligjencës ndaj akuzës së përfshirjes ruse?
Shaë tha se shpesh infrmacionet e tij qenë hedhur poshtë si dizinformacion izraelian. Megjithëse jam i sigurtë se ia ndodhur atij në një shkallë më të madhe, mund ta konfirmoj se një e tillë ndodhi. Nuk mund t’ju them sesa herë e kam ngritur këtë me ekspertë të fushës që e hidhnin poshtë si plehrë izraeliane apo fantazi e “rusofobëve” dhe e teorive konspirative. “Lufta e Ftohtë ka mbaruar” mu tha në shumë raste, duke i dhënë fund debatit. Mundem vetëm të shpresoj se thellë brenda komunitetit ata e dinin të gjithë këtë dhe po veprojnë lidhur me të në një mënyrë të fshehtë.
Atëhere, megjithë këtë dëshmi, përse nuk do të përfitonte Administrata Bush nga ky informacion?
Ka shumë ide për këtë. Tentoj të besoj se implikimet e politikës së jashtëme të këtyre zbulimeve shpjegojnë heshtjen amerikane. Politikanët nuk duan të ndjehen të detyruar që të ndërmarrin aksion të fuqishëm kundër Sirisë dhe sigurisht që nuk duan ta ofendojnë Rusinë. Në mjaft çështje, bashkëpunimi rus është një aset e madh nëqoftëse kjo gjë mund të arrihet. Ka një debat lidhur me faktin nëse Rusia vërtet na ndihmon ose jo. Ka gjasa të jetë pjesë e planit strategjik të tyre për të kundërshtuar dominimin amerikan. Po, ata po i bëjë presion Iranit nëpërmjet negociatave, por Rusia është e lidhur ngushtë me regjimin iranian, kështu që, në dritën e këtyre zbulimeve, dikush duhet të pyesë në dritë të këtyre fakteve “Rusia “po bashkëpunon” thjesht si pjesë e një loje për të fituar kohë për aleatët e saj? Apo ajo vërtet do që Irani t’i japë fund programit të tij bërthamor?”.
Përse mendoni se Duelfer e shmangu të gjithë këtë?
Në fjalën time thashë se konkluzioni i Duelfer që Iraku u çarmatos në vitin 1991 bazohej në:
- A) Dështimin e gjetjes së depove të armëve të shkatërrimit në masë. Kjo është e lehtë për t’u shpjeguar nga spostimi i tyre në Siri. Gjithashtu do të përmendja se ka raporte Pentagoni dhe dëshmi nga shumë njerëz që nënvizojnë problemet e shumta sesi operoi dhe u formua ISG-ja, duke penguar kështu kërkimin.
- B) Mungesën e dokumentacionit lidhur me programet pas vitit 1991. Sërish, në të njëjtin raport, Duelfer thotë se shumë nga plaçkitja e përhapur qe një mbulesë nga ana e inteligjencës irakene për të shkatërruar dokumentacioni dhe plaçkitjen e vendeve të armëve. Edhe UNMOVIC-i i tha Këshillit të Sigurimit në verën e vitit 2004 se pamje satelitore treonin irakenë duke çmontuar vende të dyshuara armësh përpara, gjatë dhe pasi operacioni “Iraqi Freedom” të fillonte. Materiali dhe metali i shkatërruar u transportuan më pas anembanë Europës dhe Lindjes së Mesme me një sasi prej 1000 tonësh metal në muaj. Raketa të shpërbëra dhe komponente të lidhura me to, thanë ata, janë zbuluar tashmë në mjaft vende – disa me akoma me vulat e inspektimeve të Kombeve të Bashkuara në to. Është gjithashtu e mundur që dokumentët u lëvizën jashtë Irakut. Ambasadori rus në Bagdad, Vladimir Titorenko, kapi një karvan që transportonte staf rus nga ambasada dhe të drejtuar për në Siri dhe papritmas ra në zjarrin e forcave amerikane. Titorenko dhe tri oficerë të tjerë të afërt të tij të inteligjencës fluturuan drejt e në Moskë pasi ju larguan pritës dhe përdorën të njëjtin fluturim për t’u kthyer menjëherë në Damask. Ka raportime shumë të gjëra, bile edhe në shtypin rus, se në karvan kishte dokumente sensitive inteligjence.
- C) Mungesën e dëshmive nga të arrestuarit. Duelfer mbështetet në procesin e intervistimit – të njëjtin proces që ai e kritikon ashpër si thellësisht difektoz – për të arritur konkluzionet e tij. Të arrestuarit kanë frikë të flasin nga frika e hajkmarrjes, se mos dëshmia e tyre përdoret në gjyqet për krimet e luftës dhe thjesht sepse nuk ka asnjë stimul. Mund të hyja në detaje më të thella sesa në disa kritika ndaj procesit. Gjithashtu dimë se shumë, shumë figura dhe shkencëtarë të regjimit ndodhen në Siri dhe, në një masë më të pakët, në Iran. Ishte e lehtë për Irakun që t’i lëvizte njerëzit. Shumica e figurave të regjimit ndodheshin në Siri, përfshi djemtë e Sadamit, derikur presioni amerikan arriti një pikë kritike dhe ata u përzunë në pjesën e dytë të pranverës së vitit 2003. Ndërsa lufta filloi, 23 prej 60 posteve diplomatike të Irakut qenë akoma operative, përfshi ato në Aman, Moskë, Damask, Bejrut, Minsk dhe Teheran. Është se mundur që personel ka edhe në Bjellorusi. Shumë figura të regjimit iraken që u kapën kishin pashaporta siriane, bjelloruse dhe shpesh libiane. Pati raportime se njerëz ikën nga Siria për në Bjellorusi dhe Libi. Limuzina zakonisht të përdorura nga Partia Ba’ath janë parë të hyjnë në Siri dhe më pas fluturuan me një avion transporti ushtarak për në Libi. Përsa i përket Bjellorusisë, një tjetër aleat i ngushtë i Rusisë, atje pati një incident më 29 mars 2003. Një kargo e marrë me qera u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Sadam kur hapësira ajrore ishte e mbyllur dhe fluturoi drejt Minskut. Fillimisht, disa dyshuan se në bord ndodhej Sadami ose djemtë e tij si zyrtarët më të lartë që mund të merrnin leje fluturimi.
(Ky artikull ribotohet pas rreth 15 vitesh me motivin që të rigjykohet sot sesi u ngrit çështja e armëve kimike të Saddam Hussein. Kjo për të mos harruar të kaluarën dhe për ta menduar mire atë që gjykojmë dhe bëjmë sot)
Përgatiti
ARMIN TIRANA