Vrasësi serial “Zodiac” dhe Përbindëshi i Firenze janë i njëjti person?

Vrasësi serial “Zodiac” dhe Përbindëshi i Firenze janë i njëjti person?

315
0
NDAJ

Pista hetimore që çon tek ish drejtori i varrezës amerikane në San Casciano të Val di Pesa, Joe Bevilaqcqua, ish ushtarak dhe dëshmitar në procesin Pacciani.

Në katin e 7 e Pallatit të Drejtësisë së Firenze, seksioni Prokuroria e Republikës, në një dosje të etiketuar ndoshta “Joe Bevilacqua”, ndoshta “Zodiac”, ruhet prej më shumë se prej 3 vjetësh një procesverbal denoncimi liidhur me pranimin e fajësisë të një ish dëshmitari të procesit në ngarkim të Pietro Pacciani lidhur me vrasjet e dyfishta e Përbindëshit të Firenze. Prokurori i ngarkuar me rastin është Luca Turco, magjistrati që heton Matteo Renzi. Bevilacqua, për agjencitë amerikane Joseph, në gjendjen civile italiane Giuseppe, është një ish ushtarr italoamerikan. Pasi ka lënë ushtrinë, nga korriku i 1974 deri në fundin e 1988, punoi pranë varrëezës amerikane të Firenze, në San Casciano të Val di Pesa. Në procesverbal shënohet se me një “nuk doja të vija në rrezik të tjerët” dhe një “e dinin” i pranoi autorit të këtij artikulli se është përgjegjës për vrasjet e vrasësit serial firoentinas dhe të “kalifornianit” Zodiac.

 

ADN dhe konfrontimi kaligrafik

Prokuroria e Firenze ka marrë para pak kohësh ADN e Bevilacqua. Disa muaj më parë, ish drejtori i varrezës amerikane të Firenze i ishte nënshtruar një analize me kërkesën e Prokurorisë së Siena, në kuadrin e hetimit lidhur me vrasjen e taksistes Alessandra Vanni, e vrarë në vitin 1997 në Castellina të Chianti. Rezultati i analizës ka qenë negativ. Aktualisht nuk dihet nëse la ardhur një kërkesë për marrjen e ADN së Bevilacqua edhe nga Shtetet e Bashkuara apo nëse ish rreshteri italoamerikan i është nënshtruar edhe një analize krahasimore të kaligrafisë. Në fakt, Zodiac ka lënë një repertor të gjerë kampionesh të kaligrafisë si tij në letra të ndryshme dërgar policisë dhe shtypit amerikan, kryesisht të shkruar me germa të vogla shtypi.

 

Duhej të mbaja pistoletë?

Më 19 qershor 2018, në vijim të denoncimit për Bevilacqua që kisha bërë në muajin mars në Lecco, nga policia gjyqësore fiorentinase bëhet një përmbledhje e gjatë e re lidhur me atë që kishte ndodhur verën e mëparshme. Rrëfimi i pjesshëm i “Joe”, u tregova hetesve, ndodhi gjatë një telefonate disa minutëshe, në përfundim të një serie bashkëbisedimesh në shtëpinë e tij, e ndodhur në provincën e Firenze ku banon qëndrueshëm nga viti 2010. «Le të mos flasim në telefon për këto gjëra», më kishte kërkuar, aspak i qetë, teksa i thoja se ishte emri i tij në letrat e Zodiac. Pasuan pranimet. Bevilacqua theksoi se pas shumë vitesh hetuesit nuk do të kishin mundur të demonstronin se ishte fajtori, të paktën në Shtetet e Bashkuara. Në epokën e vrasjeve të Zodiac, në kapërcyellin e viteve ’60 – ’70, “Joe” punonte për Criminal Investigation Division, midis Washington D.C. dhe Falls Church të shtetit Virginia. Nuk do të gjendeshin gjurmë të pranisë së tij në California në rekordet ushtarake.

Por në fund u dorëzuar, ishte i pashpresë. E këshillova që të dorëzohej. «Çfarë duhet t’u çoj karabinierëve? Pistoletën?», pyeti. «Po, çoji gjithçka». Kujtoj një shfryrje dhimbjeje të së shoqes, Meri. I frustruar nga një ndërhyrje e pazakontë e filluar me fjalën “avokat”, Bevilacqua i kishte kaluar telefonin për të marrë numrin e celularit e këshilltarit ligjor Francesco Moramarco, i sugjeruar prej meje. Këto faktet e hedhura në procesverbal të denoncuara prej meje. Karabinierëve u tha – dhe mbetem i bindur – edhe se biseda telefonike midis meje dhe Bevilacqua ishte përgjuar. Nga kush? Nuk e kam idenë. Denoncimin Bevilacqua do të duhej të bënte në Borgo Ognissanti, seli e komandës krahinore e Karabinierëve të Firenze, por dy ditë pas pranimit, kur u paraqita në qytet për ta denoncuar, ai kishte ndryshuar. U grindëm në telefon dhe nuk flasim më qysh atëhere. Në 24 orët e ardhshme, u bëra dy sinjalizime të qarta Policisë dhe Karabinierëve nga një adresë postare e certifikuar. Mendoja se do të hetonin.

Më pas, hetuesve ju thashë se nuk i kisha regjistruar bisedat me Bevilacqua dhe nuk disponoja kampionë të shkrimit të tij, përveç një firme. Nuk i kisha bërë as edhe një foto kryqit keltik, simbol i vrasësit serial amerikan, i dzajnuar në faqen e parë të albumit që përmbante fotot e tij të 50 viteve më parë. Nuk ndodhi asgjë për muaj me radhë, prandaj vendosa që të mos e denoncoj. Ishte marsi i 2018. Në maj, shkrova disa artikuj dhe historia shpërtheu në media. Pati një refuzim me kërcënim për padi nga ana e Bevilacqua. Një burim më tha se një prej avokatëve të viktimave, Vieri Adriani, kishte ngritur një akuzë kundër meje për devijim. Por muajt e fundit diçka ka lëvizur dhe mund të arrihet në një kthesë të çështjes.

 

Deshifrimi i dorëzuar karabinierëve

Dhjetorin e kaluar është deshifruar teksti i shifruar më i famshëm i dërguar nga Zodiac shtypit amerikan. Më pas ju është dorezuar karabinierëve të Borgo Ognissanti në Firenze dehifrimi i plotë i emrit të Bevilacqua në 13 simbolet që vrasësi serial Zodiac i dërgoi “San Francisco Chronicle” më shumë se gjysmë shekulli më parë. Në deshifrim shfaqet në mënyrë të qartë fjalëkyçi “BEKIM”. Një detaj që rilidhet me ngjarjet e Përbindëshit. Ditën në të cilën letra shfaqet në San Francisco, më 20 prill 1970, në 6 salla kinematografike dhe drive in të qyteteve dhe të Gjirit, zona e vrasjeve të vrasësit serial, shfaqej “The adventurers”, i pari i filmave shumë të pakët të Hollywood që kishte si protagonist Bekim Fehmiun. Aktori jugosllav është i njohur për publikun italian të atyre viteve për rolin që e bëri të famshëm: Uliksit. Ritransmetimi i parë i serisë “Odiseu” me Fehmiu protagonist u transmetua në mbrëmje në kanalin 1 të RAI në korrikun e vitit 1974, kur Bevilacqua u transmetuar në varrëezën amerikane të Firenze, dy muaj përpara vrasjes së parë zyrtarisht të atribuar Përbindëshit.

490 vite më pas, i përgjuar në burgun e Pisa, Mario Vanni, postier nga San Casciano i dënuar për pjesëmarrje në 4 prej 7 vrasjeve të dyfishta të atribuar Përbindëshit nga viti 1974 deri më 1985, akuzoi për vrasjet një amerikan që e quante veten “Uliks”. Pacciani, i dënuar më i njohur i aferës Përbindëshi, i kishte treguar Vanni se e kishte takuar në një “pyll”. Ndoshta fillimisht pa u besuar, Uliksi i kishte rrëfyer se ishte ai maniaku i çifteve. Për ndonjë arësye, Pacciani e kishte quajtur “i ziu”. Ka mundësi që nuk i referohet ngjyrës së lëkurës, por kryqit keltik me të cilin vrasësi serial firmoste dhe e kishte qepur në pallton e tij të zezë me kapuç, e veshur në rastin e një agresioni ndaj një çiti më 1969. Domethënë, Pacciani mund ta ketë shkëmbyer Zodiac për një neofashist, një të “zi”.

 

Uliksi

Përpara vitit 2003, hetuesit nuk kishin dëgjuar të flitej kurrë për Uliksin. Në atë kohë, ata besuan se mund të identifikohej tek Mario Robert Parker, stilist gei amerikan që në vitin 1983 banonte afër një skene krimi. Identifikimi qe dështim. Familja nuk kishte dëgjuar kurrë të flitej për “Uliks”. Dëshmitarja Gabriella Ghiribelli, që e kishte identifikuar tek Parker, kishte deklaruar se “Uli” nuk ishte me ngjyrë, në ndryshim nga i dyshuari. Çështja u la pezull nga viti 2008, kur filli i hetimeve në të cilin përqëndrohej kërkimi për Uliksin konkludoi me shfajësimin e farmacistit Francesco Calamandrei, një prej “dërguesve “ të supozuar të vrasjeve të Përbindëshit. Në vitin 2018 i tregova policisë gjyqësore se i kisha treguar Bevilacqua përgjimin e Vanni. Ai kishte qëndruar i heshtur për disa sekonda dhe më pak kishte ulëritur si i tërbuar: «Mendoj se do ta vrasin. Mendoj se do ta vrasin Vanni». Më rrahu stomakun me dorë. «Faleminderit që ma the». Nuk e dinte Vanni tashmë ishte i vdekur.

Të nesërmen e deponimit që Bevilacqua kishte bërë në procesin Pacciani, më 6 qershor të vitit 1994, “La Repubblica” e titulloi artikullin e kronikës së zezë me firmën e Franca Selvatici kështu: “Pacciani ishte në pyll”. Ish drejtori i varrezës amerikane të Firenze kishte pohuar se kishte parë të pandehurin në afërsitë e pyllit të Scopeti pak ditë përpara vrasjeve të ndodhura në atë zonë në vitin 1985. Në proces as Bevilacqua, as Pacciani nuk thanë se njiheshin, por, duke ju referuar hetuesve, amerikani më tha se qenë takuar shumë herë përpara deponimit të tij. Pacciani e frekuentonte zakonisht pyllin e Scopeti dhe bile kishte kërkuar edhe të punësohej në varrezën amerikane, por pa sukses. Është e kuptueshme se Pacciani, për të shmangur vendosjen në zonën e krimit, shtirej sikur nuk e njihte Bevilacqua, por si do të shpjegohej ngurrimi i amerikanit?

 

Hetimet e Criminal Investigation Division të San Francisco

Bevilacqua nuk shkoi në procesin Pacciani, duke thënë se është një ish rreshter i ushtrisë amerikane me 20 vite karrierë dhe një tur shërbimi në Vietnam. U prezantua thjesht si ish drejtor i varrezës amerikane dhe, i nxitur nga avokatët, si ish “polic kriminal “. duke filluar nga viti 1964, për 10 vite me radhë Joe qe në shërbim të Criminal Investigation Division si hetues dhe agjent nën koperturë. Për këtë arësye, në rekordet e tij ushtarake publike mungojnë disa detyra, midis të cilave ato në California, kur hetoi në rastin “Khaki Mafia”. Në vitin 2017, Bevilacqua ruante akoma librin mbi këtë hetim të shkruar nga June Collins dhe Robin Moore. Ngjarja u shfaq në shtypin amerikan më 1 tetor të 1969, në të njëjtën kohë me aferën Zodiac.

I hetuari i rangut më të lartë i një lloj “mafieje ushtarake” ishte tetari i ushtrisë amerikane William O. Wooldridge. Raportet hetimore e Criminal Investigation Division rrëfejnë se hetimet u përqëndruan në Vietnam dhe California, ku kishte selinë Maredem, kompania me të cilën të hetuarit, mes të cilëve Wooldridge, bënin biznes me klube dhe mensa ushtarake të administruara nga personel i korruptuar. Në hetim u përfshinë dhjetëra agjentë të CID në të gjithë botën, midis të cilëve edhe Bevilacqua. Të paktën tre hetime u zhvilluan në San Francisco, duke filluar nga 1 korriku i 1969 dhe deri në fundin e 1970, në kohën kur Zodiac goditi ose dërgoi letra. Një dëshmi që i përket janarit 2019 e disponuar nga hetuesit konfirmon se Bevilacqua ka zhvilluar aktivitete hetimore nën koperturë, ndërkohë që ndodhej në ushtri.

 

Dëshmi të reja

Dëshmi të tjera mund të shtohen shpejt në rast se autoritetet amerikane, që deri më tani e kanë mohuar ekzistencën e një dosjeje hetimore lidhur me Bevilacqua për aferën Zodiac, të vendosnin ta verifikonin praninë e tij në San Francisco midis viteve 1968 e 1971. Në vitin 1968, Bevilacqua ishte me tur shërbimi në Vietnam, por kjo nuk e pengoi që të fluturonte me një autorizim drejt San Francisco në dhjetorin e po atij viti, kur në fqinjën Vallejo një çift adoleshentësh të ndodhur në makinë u vra nga Zodiac me një pistoletë kalibër 22.

Një detaj i cili i shtohet aktit që një prej kolegëve të Bevilacqua ka pasur shtëpi në Santa Rosa, California, midis 1973 dhe 1974, kur Zodiac dërgoi një letër pas një mungese prej disa vitesh, duke përmendur një vrasje të ndodhur pikërisht në Santa Rosa. Veç kësaj, nëna e dhëndërrit të Bevilacqua (nga San Francisco) banonte 15 minuta larg me makinë nga vendi ku vra prej Zodiac taksixhiu Paul Stine në vitin 1969.

Në frontin e Përbindëshit nuk është vetëm fakti që në periudhën e vrasjeve të Firenze, Bevilacqua banonte vetëm 10 minuta më këmbë larg nga skena e fundit e krimit të maniakut dhe më pak se gjysmë ore po më këmbë nga pjesa më e madhe e krimeve. Do të ishte një provë se frekuentonte lagjen ku banonte Susanna Cambi, një prej viktimave të Përbindëshit, në ditët ku u vra në Calenzano. Për dikë, Bevilacqua është një njeri i prekur nga shumë koinçidenca fatkeqe, por brenda pak kohësh rrezikojnë të të bëhen pak si shumë.

(Francesco Amicone për Libero Quotidiano)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY