Shkëlqimi dhe rënia e Andrew Cuomo

Shkëlqimi dhe rënia e Andrew Cuomo

36
0
NDAJ

Trashëgimtar i një dinastie pushteti, Andrew Cuomo ka qenë heroi i pandemisë, përpara se të zbulohej se vendimet katastrofike të tij të kontribuonin në vdekjen e mijëra njerëzve. Janë dashur akuzat për ngacmim seksual që Partia Demokratike të vendoste ta braktiste. Tani pinjolli plot ambicie e përjeton mjerueshëm perëndimin e tij.

20 nëntorin e vitit të kaluar organizata amerikana që jep Emmy Awards për spektaklin, International Academy of Television Arts and Sciences, ka vlerësuar një shou të denjë për këto kohë. Mirënjohja u ka shkuar konferencave të shtypit të guvernatorit demokrat të shtetit New York, Andrew Cuomo, që nga 2 marsi e deri më 19 qershor 2020, për 111 ditë me radhë, ka mbajtur të informuar rreth 20 milion banorët e shtetit të tij – dhe të gjithë vendin – lidhur me ecurinë e pandemisë. Paraqitjet e përditshme të tij transmetoheshin drejtpërsëdrejti nga televizionet më të mëdha amerikane, si CNN dhe konservatori Fox News, duke arritur 59 milion telespektatorë. Juria e Emmy Awards ka theksuar se daily briefing e Cuomo, përveçse luanin një shërbim të rëndësishëm publik, nuk u linin asgjë mangut shouve televizivë. Guvernatori u drejtohej telekamerave i ulur në një tavolinë të gjatë, i rrethuar – në largësinë e duhur – nga ndonjë bashkëpunëtor dhe i ftuar. Prapa tij, në monitorë të mëdhej, shfaqeshin slide me grafika dhe shifra, the facts.

Toni me të cilin Cuomo shkoqiste fjalë dhe shprehje ishte informal, direkt dhe i vendosur, ai i një njeriu në mision për të informuar masat. Azhurnimi i të dhënave shoqërohej nga histori të zakonshme suksesesh e dështimesh dhe herëpasëhere me nga pak aktrim, sikur e ka bërë tamponin në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive. «Kaq?», i ka thënë mjekut që i kishte futu shkopin e vockël në hundë. Nuk mungonte edhe ndonjë referim lidhur me jetën e tij personale, me nënën Matilda, me kujtimin e drekave të të dielave ku shërbeheshin spageti me meatball sipas traditës italo – amerikane dhe me karantinën e kaluar me tri vajzat që ka pasur nga ish bashkëshortja Kerry Kennedy (vajza e Bobby Kennedy dhe mbesa e ish presidentit John F. Kennedy). Në përfundim të të gjitha brifingjeve, duke recituar një lloj mantre finale, dërgonte një mesazh inkurajimi më pas i bërë slogan për rigjallërimin: «New York is tough, smart, united, disciplined, and loving», domethënë i fortë, inteligjent, i bashkuar, i disiplinuar dhe i dashur.

 

Cuomosexual

Popullariteti i Andrew Cuomo, guvernator i shtetit prej 10 vitesh, për tri mandate radhazi, me krizën shëndetësore e këtij vit ka arritur një pik të sikletshëm, aq sa një humorist amerikan ka krijuar termin “Cuomosexual” si gjini e re orientimi seksual. Ajo që ka përbërë fatin e Cuomo dhe të konferencave të të shtypit ka qenë sidomos konfrontimi me ish presidentin Donald Trump. Në brifingjet e tij, Trump e reduktonte rëndësinë e situatës, poshtëronte mjekë e shkencëtarë – parasëgjithash imunologun Anthony Fauci, të cilin e quante Tony dhe e quante «katastrofë» – dhe shpesh përhapte mesazhe ambigë e të rrezikshëm, si kur është interesuar për mundësinë e eksperimentimit të ilaçeve me bazë injektimesh me dizinfektant apo llamba diellore. Është pikërisht në konfrontimin me paaftësinë e qeverisë federale të administruar nga Trump që Cuomo ka ndërtuar imazhin e tij si lider në gjendje të përballonte një pandemi që e ka kapur të papërgatitur të gjithë botën, aq më pak atë perëndimore.

Për të afirmuar fitoren e tij, ndërsa virusi vazhdonte të vriste mijëra njerëz, Cuomo menjëherë ka botuar një libër. Më 13 tetor 2020 ka dalë American Crisis: Leadership Lessons from the COVID-19 Pandemic, një manual 300 faqësh lidhur me mënyrën sesi përballohet një krizë shëndetësore. Si çdo histori suksesi që respekton dhe dëshiron të jetë e besueshme, protagonisti nuk i ka injoruar kritikat dhe ka pranuar edhe ndonjë gabim dytësor karshi atyre realisht të kryera, si ai që ka urdhëruar me shumë vonesë detyrimin e mbajtjes së maskave. Në përgjigje të një kritike që ka marrë qysh nga fillimet e karrierës së tij politike – atë të pasjes së një qëndrimi prej bullisti, me mani kontrolli – Cuomo i ka dalë përpara qysh në hyrje: «Ti më tregon një njeri që nuk e ka fiksimin e kontrollit dhe unë të tregoj një njeri që nuk ka sukses të madh».

 

Rënia

Megjithatë, diçka i ka shpëtuar nga dora: është vështirë të gjendet një figurë më shumë se Cuomo të ketë arritur në harkun e pak muajve apogjeun e karrierës politike së tij. Nëse deri pak muaj më parë dukej e pabesueshme që nuk synonte për Shtëpinë e Bardhë – siç ka kmbëngulur edhe në një intervistë me të vëllain Chris, gazetar i CNN – tani duket e pamundur që të rizgjidhet për një mandat të katërt si guvernator. Rrezikon edhe që t’i nënshtrohet procedurës së impeachment prej iniciativës së Asamblesë së shtetit (dhoma e ulët e Kongresit shtetëror). Ato që kanë bërë të bjerë vertikalisht famën e tij dhe vënë në krizë pozicionin e tij politik kanë qenë dy akuza të rënda për momentin objekt hetimesh të veçanta nga ana e Porkurorisë së shtetit: asaj që ka nënvlerësuar qëllimisht numrin e të vdekurve nga Covid-19 në shtëpitë e kujdesit dhe asaj të ngacmimeve seksuale.

Në rastin e parë bëhet fjalë për një skandal që zvarritet prej kohësh, me akuza të ngritura nga anëtarë republikanë të Kongresit të shtetit të New York qysh në muajt e parë të pandemisë. Në qendër të polemikës ishte vendimi i administratës të drejtuar nga Cuomo për të ripranuar në shtëpitë e kujdesit persona që kishin qenë shtruar në spital pasi kishin rezultuar pozitiv ndaj virusit. Qëllimi ishte ai që të liroheshin sa më parë të ishte e mundur shtretër spitali, por rezultati – sipas akuzave – ka qenë përhapja e infektimeve midis subjekteve më të prekshme dhe një numër i madh të vdekurisht që mund të shmangej. Për të mos ushqyer kritika lidhur me vendimin e marrë, duke rrezikuar edhe një hetim nga ana e autoriteteve federale, administrata Cuomo ka nënvlerësuar kështu numrin e të vdekurve në shtëpitë e kujdesit me rreth 50%, nga 15000 praktikisht në 8500, duke llogaritur faktikisht vetëm ata që vdisnin brenda strukturave dhe duke fshirë vdekjet e atyre që qenë transferuar në spital apo qendra të tjera.

Sipas një hetimi të kryer nga “New York Times” dhe nga “Wall Street Journal”, bashkëpunëtorët e Cuomo duket se e kanë “korrigjuar” qëllimisht nj raport të hartuar nga Departamenti vendor i Shëndetësisë verën e kaluar me qëllim fshehjen e të dhënave reale. Pikërisht në këtë periudhë Cuomo po fillonte të shkruante librin e suksesit të tij. Guvernatori dhe ekipi i tij i kanë refuzuar akuzat deri në mesin e shkurtit, kur kanë marrë përsipër një gjysmë  përgjegjësie, atë të vonimit të botimit të të dhënave të plota, për të shmangur reperkusione nga ana e qeverisë federale të drejtuar nga Trump. Ndërkohë libri i Cuomo nuk është tërhequr nga qarkullimi, por botuesi ka bërë me dije se as nuk synon më ta promovojë, aq aq më pak të procedojë me botimin e edicionit ekonomik të tij.

 

Akuzat për ngacmim seksual

Pavarësisht rëndësisë së këtyre akuzave, është dashur një skandal tjetër për ta larguar Cuomo nga froni i tij dhe të binden edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Albany e në Uashington për të kërkuar dorëheqjen e tij. Pak kohë pas shpërthimit të ngjarjes lidhur me të vdekurit në shtëpitë e kujdesit, gra të ndryshme janë shfaqur me denoncime për ngacmime seksuale. Pjesa më e madhe e tyre janë ish bashkëpunëtore të tij, njëra është një ish gazetar që merrej me politikën në Albany. Flasin për puthje jo të kërkuara, prekje me duar, komente joportune dhe më në përgjithësi për një qëndrim përçmues. Siç ndodh shpesh në këto raste, disa prej ngacmimeve përshkruhen jo domosodshmërisht ssi një tentativë eksplicite për të forcuar një raport seksual sesa si një mënyrë perverse për të afirmuar një pushtet ndaj kujt ndodhet në një pozicion më vulnerabël. Faktikisht i kanë hapur rrugën një denoncimi më të përhapur lidhur me toksicitetin e mjedisit të punës që ka ardhur duke u krijuar në zyrat e Cuomo me kalimin e viteve. Kori i akuzave ka filluar me zërin, bile me tweet, e Lindsey Boylan, ish këshilltare e Cuomo tani kandidate për presidencën e borough të Manhattan. Boylan thotë se ka vendosur të flasë dhjetorin e kaluar kur ishte përmendur emri i Cuomo midis kandidatëve të mundshëm për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA nën presidencën e Joe Biden. Rrëfimi i detajuar i përvojës së saj është botuar në uebsajtin Medium dhe fillon me një esklamacion të atribuar Cuomo gjatë një udhëtimi pune: «Hajde, le të luajmë strip poker».

Në përgjigje të demoncimeve, Cuomo është shprehur i keqardhur që i ka bërë disa njerëz të ndjehen uncomfortable, jo komod, dhe ka kërkuar falje për këtë. Megjithatë ka refuzuar çdo akuzë më të rëndë, në pritje të rezultatit të hetimeve që Letitia James, prokurorja e shtetit New York, ja ka besuar një studioje private. Verifikimi i dëshmive mund të zgjasë muaj dhe dy përfaqësuesit e New York në Senat, Chuck Schumer e Kirsten Gillibrand, ashtu si edhe kongresmenia në Dhomën e Përfaqësuesve Alexandria Ocasio-Cortez dhe disa demokratë në Kongresin e shtetit të New York, kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij. Me antëtarë të ndryshëm të partisë së tij kundër – dhe me vetë Biden, aleat historik i tij, që ka thënë se në rast se akuzat do të konfirmoheshin, duhet të largohej nga posti – Cuomo po kërkon ta thyejë izolimin ku ndodhet me një zgjedhje virtuoze. «Pjesë e gjithë kësaj është se unë nuk jam pjesë e klubit të politikës», ka thënë ai. «E dini çfarë? Jam krenar».

 

Dinastia

Me 40 vjet karrierë politike mbi shpatulla, tri mandate si guvernator i shtetit të New York dhe njw baba, Mario, edhe ai për tri herë guvernator i shtetit, «fakti që Cuomo thotë se nuk është pjesë e klubit të politikës është thjesht qesharak», komenton historiani Michael Kazin, pedagog në Georgetown University, tani i impenjuar në shkrimin e një libri lidhur me historinë e Partisë Demokratike. Familja Cuomo, rrëfen ai, është pjesë e valës së italo – amerikanëve që duke filluar nga vitet Gjashtëdhjetë kanë fituar një peshë politike gjithnjë e më të madhe në Partinë Demokratike, sidomos në qytetet e veriut të Shteteve të Bashkuara. Faktikisht Andrew Cuomo është rritur me politikkën dhe kur distancohet nga partia e tij faktikisht duket më shumë sikur do të afirmojë se mund t’i lejojë vetes një pavarësi të caktuar, pasi me mbiemrin që ka nuk ka nevojë për gjë tjetër. Por tani emri Cuomo duket i kompromentuar përfundimisht dhe jo vetëm në dritën akuzave më të fundit, të shfaqura me forcë javët e fundit ndoshta edhe pse shpërthimi përpara zgjedhjeve presidenciale do t’i kishte dhënë ndënjë armë më shumë në dorë Donald Trump.

 

Një profil autoritari

Tetorin e kaluar, javën ku Cuomo ka lançuar librin e tij, e përjavshmja “New Yorker” i ka kushtuar një portret të gjatë. Titullohet “The King of New York” dhe përshkruan karrierën politike të guvernatorit qysh nga fillimet e saj – qysh kur, në vitet Shtatëdhjetë, punonte për fushatën elektorale e babait Mario, duke kaluar nëpër postin e tij të parë zyrtar, atl të asistentit të Sekretarit për Banimin dhe Zhvillimin Urban në administratën e presidentit të atëhershëm Bill Clinton. Me pas Andrew Cuomo ka marrë postin e Sekretarit të këtij departamenti, ndërsa në 2007 është bërë Prokuror i Përgjithshëm i shtetit të New York. Është guvernator qysh nga viti 2011 (për këtë rol nuk ka kufizim mandatesh). Sipas informacioneve dhe dëshmive të mbledhura nga autori i artikullit, Nick Paumgarten, duket se ekzistojnë të gjithë elementet për ta diskredituar, si në nivel politik, ashtu edhe personal, edhe përpara skandaleve më të fundit. Nga një menaxhim i keq i buxhetit – pasojat e të cilit do të ndjehen sidomos tani – tek një seri inkoherencash të dukshme. Midis këtyre shpallja si idhtar i komunitetit Lgbt pse ka miratuar martesat gay në shtetin e  New York.

Në fakt, fama e tij ndeshet me historinë sipas së cilës në vitin 1977 – kur ishte i impenjuar në fushatën për primaret e zgjedhjes së babait si kryebashkiak i New York – ka shpërndarë nëpër qytete postera me shkrimin “Vote for Cuomo, Not the Homo”, duke ju referuar homoseksualitetit të atribuar kundërshtarit, më pas fitimtar, Ed Koch. Më në përgjithësi, artikulli i “New Yorker” përshkruan portretin e një njeriu autoritar dhe të vendosur që ta ushtrojë pushtetin e tij, pa paraqitur skrupuj. Duke marrë pushtete të jashtëzakonshme në kohë emergjence, nënvizon Paumgarten, Cuomo ka nëshkruar nja 70 urdhëra ekzekutivë dhe më shumë se 200 ligje. «Nuk është koha për politikë», ka thënë ai. Në këtë kuptim, ngjitja dhe rënia e tij mund të lexohet edhe si parabolë e politikës në kohë pandemie. Një prej të intervistuarve nga “New Yorker” – një anëtar i Partisë Demokratike në Kongresin e shtetit të New York – e ka përshkruar qëndrimin e Cuomo si të prirur ndaj “tiranisë”. «Në një krizë, ka shtuar ai, kjo është ajo që duan njerëzit».

Dhe tani, e parë një spirale në fundin e tunelit të pandemisë, mbi spektaklin e Cuomo po ulet sipari.

(nga Domani)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY