Sheshi i spiunëve

Sheshi i spiunëve

201
0
NDAJ

Rasti i agjentit rus të kapur në Hollandë zbulon komplikimet e identiteve të shumëfishta. Syri i inteligjencës i synuar mbi tribunalet.

 

Unë jam legjendë… Në imagjinatën letrare dhe kinematografike ishte Robert Neville. Në realitet mund të thuhet Viktor Muller Ferreira, Rudolf Ivanovich Abel, Teodoro Castro Bonnefil, Nicolai Mäki, Gordon Arnold Lonsdale, Frank Jackson, Adam Mikler. Me një diferencë. Neville, heroi i romanit të Richard Matheson i sjellë tri herë në ekran me fytyrat e Vincent Price, Charlton Heston dhe Will Smith, ishte “legjendë” pasi kishte mbetur njeriu i fundit normal në një botë vampirësh. Të tjerët e cituar janë “legjenda”, pasi kështu i përcaktonten “historia” e shpikur nga shërbimet sekrete spvjetike për t’i dhënë një identitet tjetër agjentit të tyre. Gjë e kohëve të Bashkimit Sovjetik? Nga sa ka dalë jashtë, edhe shërbimet e Putinit vazhdojnë të veprojnë njëlloj. Njeriu i përzënë nga Vendet e Ulëta teksa kërkonte informacione mbi hetimet e Tribunalit Penal Ndërkombëtar lidhur me Gjeorgjinë dhe Ukrainën, faktikisht ishte një oficer i inteligjencës ushtarake ruse, por kishte tentuar të paraqitej si qytetar brazilian. Emri fals Viktor Muller Ferreira, po t’u qëndroje dokumentave të tij i lindur më 4 prill 1989, kishte ardhur në aeroportin Schiphol të Amsterdamit në prill për të nisur stazhin pranë TPN. Nga sa është zbuluar, emri i tij i vërtetë në fakt është Sergey Vladimirovich Cherkasov dhe ka lindur më 11 shtator të 1985. Nuk e dimë nëse katër vite rinim janë për ngatërrim apo thashethemnajë e thjeshtë, por sipas asaj që ka shpjeguar inteligjenca hollandeze gjithëësesi “legjenda” e tij ishte e “gjerë dhe komplekse”. “Njëra prej atyre që kërkojnë përgjithësisht vite për t’u kompletuar”. I njëjti Ferreira – Cherkasov është rrëfyer në një dokument të shpërndarë nga vetë inteligjenca hollandeze dhe i shkruar ndoshta për të kujtuar detajet e mbulimit. “Ka mundësi i krijuar nga mesi i 2010”: katër faqe me një histori të komplikuar familjare dhe detaje banale mbi qira në qytete të ndryshme, të zëna për mësuese, një lokal nate muzike në Brasilia. Llogaritë e mediave sociale të lidhura me të rrëfejnë për studime pranë instituconeve më të mira akademike në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, midis të cilave Johns Hopkins University School of Advanced International Studies e Washington dhe Trinity College i Dublinit. Me pak fjalë, stazhi do të ishte një hap i mëtejshëm logjik në këtë rrugëtim. Por kështu “ do të kishte akses në ndërtesën dhe në sistemet e TPN”. “Do të mund të influenconte procedimet penale të TPN”.

Në vend që ta procesojnë në Hollandë apo të përzinin në Rusi, e kanë dërguar menjëherë në Brazil, duke konsideruar qartazi të rimarin edhe një qytetar fals. Jep idenë e një imazhi të Amerikës Latine si të një vendi ku është më e lehtë të krijohen “legjenda” të KGB dhe praktikisht shembuj të shkëlqyer në të kaluarën nuk mungojnë. Për shembull, Ramón Mercader: gjatë Luftës Civile Spanjolle, oficer i ushtrisë republikane. Ishte kushëri i María Mercader: gruaja e dytë e Vittorio De Sica dhe nëna e Christian. Nëna e saj Caridad, edhe ajo komuniste, ishte e dashura e Naum Isaakoviç Ejtingon: një agjent i NKVD që kishte hapur në New York një kompani import – eksporti që të mund të punësonte vetë Ramón me emrin Frank Jackson, qytetar kanadez. Identitet fals pas tjetrit të Jacques Mornard: biznesmen i lindur në Teheran nga një diplomat belg inekzistent. Jackson filloi të frekuentojë Internacionalen e Katërt; tërhoqi Sylvia Ageloff, motrën e sekretares së Trotzky dhe më së fundi hyri në intimitet me vetë liderin në ekzil në Meksikë, deri në pikën sa të mund t’i jepte më 20 gushtin e 1940 një goditje vdekjeprurëse në kokë. U dënua me 20 vjet, por vetëm pas 13 vitesh dënim identiteti i tij i vërtetë u zbulua. I liruar në 1960, u kthye në BRSS nëpërmjet Kubës, pati një pension, jetoi me aliasin tjetër të Ramón Ivanoviç López, u kthye në Kubë në vitet ’70 për të shërbyer si këshilltar i Fidel Castro dhe vdiq në moshën 74 vjeçare më 1978. Nga tumori: sipas të vëllait, nëpërmjet një ore dore radioaktive që ia kishin dhuruar në Moskë.

Nëpërmjet Amerikës Latine kalon edhe Josef Romvoldoviç Griguleviç, i lindur në Vilnius më 5 maj 1913, nga një familje hebrenjsh karaitë. Nuk është e qartë nëse e gjithë familja e tij emigron në Argjentinë apo vetëm i ati, ndërsa ai dhe ëma në Poloni bashkohen me partinë komuniste lokale. Në 1933 regjistrohet në Sorbonë, në 1934 e rekruton NKVD. Në Spanjë organizon vrasjen e liderit trockist spanjoll Andrés Nin; në Meksikë me emrin e koduar Yuzec përgatit atentatin ndaj Trockit. Më vonë në Argjentinë me emrin e koduar Artur organizon sabotime antinaziste, i martuar me një meksikane edhe ajo agjente sovjetike, më pas shkon në Shtetet e Bashkuara. Më 1949 Joaquín Gutiérrez, shkrimtar dhe ish diplomat i Costa Rica me simpati komuniste, i siguron një pashaportë false që e identifikon si Teodoro Castro Bonnefil. Transferohet në Romë, shtiret si djali ilegjitim i një prodhuesi të rëndësishëm kafeje costarican, ngre një aktivitet import – eksporti, ka sukes, lidh kontakte personale me figura dhe klerikë të Kishës, siguron besimin e ish presidentit të Costa Rica José Figueres Ferrer, më 1951 bëhet i Ngarkuar me Punë i ambasadës costaricane në Romë dhe më 1952 ambasador për Italinë dhe Jugosllavinë, njëkohësisht të cilit i japin fshehurazi edhe shtetësinë sovjetike dhe teserën e PKBS. Bashkë me detyrën për të vrarë liderin jugosllav Josip Broz Tito, tashmë armik i Stalinit. Për të përgatitur krimin takohet disa herë me Marshallin, por në marsin e 1953 Stalini vdes. Plani anullohet, Griguleviç thirret në Moskë. Ambasadori i Costa Rica në Itali, gruaja dhe vajza zhduken në mënyrë kaq të mistershme dhe kaq të papritur. Askush nuk e kupton se çfarë ka ndodhur, mendohet për një krim mafioz. Vetëm kur në 1992 arkivisti i KGB Vasili Mitrokhin shkon në Perëndim duke mbajtur një arkiv të madh, do të jetë e mundur të kuptohet se në realitet ish spiuni, diplomati dhe killeri është bërë një historian i qetë, i pranuar në 1979 në Akademinë Ruse të Shkencave si ekspert i historisë së Amerikës Latine dhe i Kishë katolike. Do të vdesë më 2 qershor 1988.

Jo të gjithë në realitet u trajtuan kaq mirë, në atë tombol fatesh që ishte Bashkimi Sovjetik stalinian. Hebre polak i vitlindjes 1904, minator dhe sindikalist pasi ka lënë universitetin pas vdekjes së babait, në 1926, pasi është arrestuar në Poloni si komunist, Leopold Trepper shkon në kibutc në Palestinë. Në 1930, pasi është arrestuar si komunist nga anglezët, shkon në Francë ku rekrutohet nga shërbimet sovjetike. I stërvitur në Moskë, më 1938 dërgohet për të organizuar një rrjet spiunësh midis Francës dhe Belgjikës, me aliasin e biznesmenit kanadez Adam Mikler. Dhe pas pushtimit gjerman e zhvillon këtë rrjetë në atë që gjermanët do ta quajnë Orkestra e Kuqe. Paralajmëron Stalinin për sulmin e qershorit 1941: nuk e besojnë. Pastaj për sulmin drejt Kaukazit: këtu i japin të drejtë. Brenda 1942 rrjeti është çinstaluar, por ai shpëton. E arrestojnë rastësisht, tek dentisti. Ai shtiret se i kushtohet lojës dyfishe, fiton aq shumë besimin e një oficeri gjerman sa që ky e dërgon për të marrë një ilaç në farmaci. Ndërsa tjetri e pret në makinë, ai arratiset nga një derë dytësore. Por në Moskë e arrestojnë. Vetëm më 1955 e rehabilitojnë. Kthehet në Poloni, bëhet president i Komunitetit Hebraik, por pas fillimit të një fushate antisemite nga ana e qeverisë shkon në Izrael, ku vdes më 1982.

Në demonstrim që edhe Kanadaja ësht një vend i lehtë për të vendosur “legjenda”, Konon Trofimovich Molody, vitlindja 1922, bir i një shkencëtari, merr nga ana e tij aliasin e biznesmenit kanadez Gordon Arnold Lonsdale. Që në realitet kishte lindur në Cobalt të Ontario më 27 gusht 1924. Babai minator; nëna një oriunde finlandeze që kthehet në atdhe më 1931, pas ndarjes. Si ushtar finlandez, Gordon i vërtetë vdes në luftime kundër sovjetikëve. Dokumentet e gjetura tek kufoma do të përdoren nga Molody, që nga ana e tij pasi ka mbetur jetim nga babai midis 1934 dhe 1938 dërgohet në NKVD me nënën të jetojë pranë një tezeje në California, për t’u familjarizuar me American Way of Life. Oficer i Ushtrisë së Kuqe, pastaj student i kinezistesh, më 1951 stërvitet si agjent dhe në 1953 dërgohet në Kanada, për të shkuar të studiojë akoma kinezishte në Londër më 1954, duke përdorur si koperturë një kompani prodhuese jukebox, çimçakizësh dhe makinash loje. Më 1959 nis të marrë skerete ushtarake britanike nga një punonjës në Marinë, por më 7 janar 1961 arrestohet. Dënohet me 25 vjet, kthehet në Bashkimin Sovjetik me një shkëmbim më 22 prill 1964, në një checkpoint të Berlinit. Shkruan një libër me kujtime ku për të ngatërruar rrëfen akoma se është kanadez, por vdes nga një iktus më 1970 në moshën 48 vjeçare, teksa po mblidhte kërpudha.

Si Griguleviç – Bonnefil, ashtu edhe Molody – Lonsdale në Shtetet e Bashkuara bashkëpunojnë me Rudolf Ivanoviç Abel, që më 1903 ishte lindur William August Fisher. Anëtar i minorancës etnike gjermane të Rusisë, babai si konspirator revolucionar kishte shkuar emigrant në Angli, ku kishte lindur William. Dhe në Angli kishte nisur një sasi studimesh: dizajn industrial, gjuhë, muzikë, matematikë, art, duke gjetur kohën të bëhej edhe një radioamator i sprovuar. Pikërisht për të kompetencë në radion, pas kthimit në 1921 me familjen në Rusinë tashmë bolshevike si ushtarak e fusin në batalionin radiofonik, për ta rekrutuar më pas në OGPU. I larguar gjatë spastrimeve staliniane dhe i rirekrutuar me luftën, lshtë protagonist një mashtrimi kolosal radifonik ku i bën gjermanët të besojnë ekzistencën e një armate të tërë të tyre fantazëm që luftonte prapa linjave të sovjetikëve. Entuziastë për të, eprorët e caktojnë në Shtetet e Bashkuara. Niset kështu në tetorin e 1948 me tren nga Moska si Fisher me një pashaportë sovjetike dhe në Varshavë ndryshon emrin në Andrew Kayotis: një lituanez nga lindja, që fillimisht emigron në Shtetet e Bashkuara, nga ku ka marrë shtetësinë. Më pas, i vënë keq nga shëndeti, ka kërkuar një vizë për të vizituar për hetë të fundit prindërit e tij. Autoritet sovjetike e kanë lejuar, por kur Kayotis ka vdekur në Vilnius, i kanë marrë pashaportën. Me të vjen në Shtetet e Bashkuara, ku Griguleviç që i jep një certifikatë lindjeje autentike, një kartë të përkohshme të falsifikuar me emrin Emil Robert Goldfus. Edhe ai ka ekzistuar vërtet, por i lindur në New York më 2 gusht 1902, ka vdekur në moshën 14 muajshe. Certifikata e lindjes e tij është siguruar nga  NKVD në përfundim të Luftës Civile Spanjolle, nëpërmjer Brigadave Ndërkombëtare.

Duke përdorur si koperturë një aktivitet artisti që i jep edhe në famë të caktuar, Goldfus organizon një rrjet me të cilin bashkëpunon edhe Molody, por që fatkeqësisht la brenda edhe Reino Häyhänen. Anëtar i një pakice etnike finlandezësh të Rusisë, gjatë luftës ka zhvilluar një punë të shkëlqyer si përkthyes, për të cilën e kanë rekrutuar në shërbime dhe i destinuar edhe ai në Shtetet e Bashkuara. Në 1949 shkon gjithësesi në Finlandë, si Eugene Nicolai Mäki: në realitet është  biri i një finlandezi të emigruar në Shtetet e Bashkuara, më pas në Bashkimin Sovjetik, më pas sërish për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara. Me këtë alias në Finlandë martohet dhe më 1951 shkon në Legatën amerikane në Helsinki, ku rrëfen se ka lindur në Idaho më 1919 dhe se është transferuar më 1927 në Estoni në ndjekje të nënës së tij. I japin vetëm pashaportën, por edhe paratë për të udhëtuar. Vetëm se fillon të pijë, të zihet me të shoqen dhe të prishë paratë që i kalon “qendra” me prostituta. Një ditë, në një prej pikave ku pret mesazhet e vjen njen një monedhë 5 qindarkëshe, që është e gërryer nga brenda. E vë midis monedhave të tjera, por ta kontrolluar me më shumë siguri në shtëpi. Por, nga hutimi, e shpenzon: nuk e di as ai nëse për të blerë një gazetë apo një biletë metroje. Për 7 muaj monedha vazhdon të udhëtojë midis qarqeve të ekonomisë së New York City, derikur nuk përfundon në dorën e një shitësi ambulant 13 vjeçar që e mbledh për dorëzimet e përjavshme, por e lë t’i bjerë. Kështu që çahet dhe zbulon një mikrofotografi që përmban një seri numrash. Djaloshi ia jep menjëherë një polici, që ia kalon FBI. Për 4 vite kërkohet të deshirohet: më kot.

Por ndërkaq raportet midis Goldfus dhe Mäki përkeqësohen gjithnjë e më shumë. Kur nga Moska me kërkesën e të parit i kërkojnë të dytit të rikthehet, ky nuk i beson promovimit si kolonel, edhe pse e ka vetëdijen shumë të pistë. Nga mesi i udhëtimit të kthimit, paraqitet kështu në ambasadën amerikane në Paris, duke shpjeguar se është një oficer i KGB dhe se kërkon azil. Nuk e besojnë, edhe pse atje shkon i dehur. Por ai nxjerr një monedhë me mikrofilm, të ngjashme me atë të gjetur në 1953. Bingo! Fisher kërkon të arratiset, por cilin identitet të përdorë? Martin Collins? Emil Goldfus? Andrew Kayotis? Partia Komuniste e Kanadasë kërkon që t’i sigurojë dy pashaporta, me emrin Robert Callan dhe Vasili Dzogol. Por përpara se t’i vijnë, më 21 qershor 1957 arrestohet. “Emri im i vërtetë është Rudolf Ivanoviç Abel, jam qytetar sovjetik, nuk kam ndërmend të diskutoj për aktivitetet e mia”, thotë ai. Në realitet Abel është një miku i tij, nga ana e tij kolonel i KGB dhe ka vdekur më 1955. Siguria e tij është se me të parë emrin e Abel në faqet e para të gazetave amerikane qendra e KGB do ta kuptojë menjëherë se ai që është arrestuar është ai dhe se nuk po bashkëpunon. I dënuar më 25 tetor 1957 me 30 vjet, kalon në realitet në burg as 5: duke lyer, duke luajtur shah, duke u mësuar të dënuarve të tjerë matematikë dhe gjuhë, duke u mësuar serigrafinë. Më 10 shkurt të 1962 këmbehet në fakt me Gary Powers, pilot i avionit të famshëm U-2 që është rrëzuar në territorin sovjetik dhe nga ku do të marrë emrin grupi pop irlandez. Ndërkohë Häyhänen ka vdekur më 17 shkurt 1961 në autostradën Pennsylvania Turnpike, në një incident me karakteristika misterioze. Hakmarrje e KGB? Ka mundësi, ama asnjëherë e demonstruar. Nuk dihet as edhe nëse Fisher ka siguruar vërtet rezultate të mëdha, por Lufta e Ftohtë është e përbërë edhe nga propagandë dhe KGB vendos ta celebrojë si hero. Bën konferenca, shfaqet një film, i japin një post prestigji, ama me emrin Abel. Kur vdes më 15 nëntor të 1971, prej kancerit nga duhani, dëshirohet këmbëngulja e së shoqes për të siguruar që në lapidar të shkruhen gjeneralitetet e vërteta të tij.

(nga Il Foglio)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY