Ndërhyrja ruse në Siri në mbrojtje të Bashar al Assad në vjeshtën e 2015 e befasoi botën perëndimore. Në realitet, është qysh nga shekulli i XVIII që Kremlini kërkon që t’i imponojë interesat e tij në zonën e Mesdheut lindor.
Carët e kanë konsideruar gjithmonë se hapësira e Pontit Euksinus dhe të Mesdheut formon një tërësi të vetme, brenda së cilës Rusia kishte në mëynrë legjitime rolin e saj. Qysh nga fillimet e tij, Rus’i i Kievit organizohet mbi kontrollin e “rrugës nga variagët tek bizantinët”, domethënë mbi kontrollin e rrugëve lumore dhe detare që të çojnë nga Balltiku në Kostandinopojë. Për një kohë të gjatë, Deti i Zi është mbiquajtur det rus, pasi vetëm rusët e lundronin. Është pikërisht nëpërmjet Detit të Zi që Rusia merr pagëzimin e saj kristian në vitin 988 ne Kersonez, Sevastopolin e sotëm, duke konkretizuar kështu aleancën me Perandorinë Bizantike. Trashëgimtarl të botës greke ortodokse, rusët kanë shkuar gjithonë për pelegrinazh në Malin Athos, një prej vendeve të shenjta kryesore të tyre. Duke e konsideruar veten mbrojtës të kristianëve të Lindjes, në Ballkan dje, në të gjithë Lindjen e Mesme sot, midis shekullit të XVI dhe atij të XX ata kanë bërë 12 luftëra kundër Perandorisë Osmane dhe vasalëve të saj, si tatarët e Krimesë.
Të ëndërrosh Kostandinopojën
Gjithsesi duhet nënvizuar fakti që motivi real i këtyre luftërave ka qenë gjithnonë në thelb gjeopolitike. Në Mesdhe, ashtu si në Balltik, Rusia ka uruar gjithmonë që të mund të disponojë një akses të lirë në detet e ngrohëta, të lirë nga akujt dhe me tregëti të madhe ndërkombëtare. Në këtë kontekst, “ëndërra greke” e Careshës Katerina e II, që ua merr osmanëve dhe ja jep Rusisë Krimenë dhe jugun e Ukrainës aktuale, korrespondon në mënyrë spekulare me luftën e Veriut e Pjetrit të Madh për të siguruar një dalje ruse në Balltik. Shesmé, lokalitet turk përballë ishullit Kios (5 korrik 1770), Patra (6 – 8 nëntor 1872), Navarin (20 tetor 1827) përëbëjnë episode ku flota ruse ka arritur fitoret e saj më të bukura kundër turqve në Mesdhe. Por suksese që ngjallin menjëherë shqetësime midis fuqive perëndimore. I shoqëruar me britanikët në operacionet kundër Republikës Franceze, admirali Fedor Fedoroviç Ushakov fut në dorë Korfuzin më 1799, përzë francezët nga Ishujt Jonianë, sulmon me sukses Napolin dhe i propozon ndihmën e tij admiralit Horacion Nelson në rastin e një takimi të tyre për sulmin ndaj Maltës. Por fshehurazi admirali anglez e paralajmëron Londrën lidhur me Rusinë, pasi i frikësohet fakti se mos Shën Petërsburgu mund të instalohet për gjatë në Mesdhe, në rrugën drejt Indive. Frikërat e tij nuk janë të pabazuara: nga 1770 deri më 1900 flota ruse disponon një pikë mbështetjeje në ishullin Poros të Peloponezit. Një bazë e çmuar kundër Perandorisë Osmane, që Rusia planifikon mundë për të arritur në Kostandinopojë, qytetin e shenjtë e ortodoksisë, dhe mbi të gjitha çelësi i Ngushticave turke dhe i aksesit të drejtpërdrejtë në Detin Egje. Kostandinopoja përbën objektivin e Luftës së Krimesë, e shpërthyer zyrtarisht për primatin ortodoks mbi vendet e shenjta të Jeruzalemit. I njëjti qytet është akoma objektivi i fushatës së vitit 1878, gjatë së cilës ushtria ruse është e detyruar që ta ndërpresë ofensivën e saj nën presionin e Anglisë, pikërisht kur ushtria osmane është tashmë e thyer dhe rruga drejt Ngushticave tashmë e hapur. Objektivi i Marrëveshjes së Racconigi (1909) e sheh Shën Petërsbugrun të impenjohet që të mbështesë pretendimet italiane ndaj Tripolit, me kusht që Roma të mbështesë ato ruse ndaj Ngushticave. Ëndërra për Kostandinopojën do të zgjasë deri në Luftën e Parë Botërore, e konkretizuar me një marrëveshje midis Parisit dhe Londrës ku qyteti i Ngushticave i premtohet Rusisë, në rast se ajo do të arrijë një paqe të veçuar me Gjermaninë. Kjo marrëveshje do të bëhet letër e vdekur me revolucionin rus e vitit 1917 dhe kapitullimin pasues rus në frontin lindor.
Frika e një frenimi të NATO
Kjo përplasje ruso – turke, shumëshekullore, duhet të e jetë e mirëpranishme në kujtesë pikërisht sot. Në momentin ku Moska dhe Ankaraja luhaten midis bahskëpunimit rrethanor dhe tensioneve të forta, edhe pse objektivat ruse në Mesdhe sot duken të ndryshuara. Për Rusinë, rruga e Ngushticave nuk përbën më një rrugë tregëtare me rëndësi strategjike. Nëse Novorossisk përfaqëson portin e parë rus për trafikun e konteinerëve, pjesa më e madhe e shkëmbimeve ruse tranziton sot nëpër Balltik. Për sa u përket porteve të tjera ruse në Detin e Zi, aktiviteti i tyre rezulton me intensitet të ulët dhe kapacitetet magazinuese dhe të pranimit të tyre duken të kufizuara. Për sa paraprijnë, sot nuk janë faktorët ekonomikë ata që përcaktojnë strategjinë ruse në mesdheun lindor, por më shumë problematika e terrorizmit nga njëra anë dhe atjo e frenimit të NATO nga ana tjetër.
Vladimir Putini ka vendosur të ndërhyjë në Siri sepse Rusi nuk mund të toleronte krijimin e një shteti islamik në zonë dhe sidomos nuk mund të humbiste impiantet detare, gjithmonë të gëzuara në Siri. Praktikisht, nga një pikëpamje sigurie, janë vetëm 800 kilometra midis kufirit verior të Sirisë dhe kreshtave të Kaukazit. E vetëdijshme për mbështetjen turke ndaj islamistëve, Moska kishte hipotezuar me një saktësi të caktuar dhe kishte çasur frikën se etapa e ardhshme e këtyre fanatikëve, në kundërshtim me deklaratat e tyre zyrtare, do të kishte qenë Grozni në Çeçeni dhe jo Jeruzalemi. Në vitin 2015 në radhët e Shtetit Islamik dhe midis atyre të Frontit Al Nusra rezultonin nga 4000 në 7000 shtetas ruse dhe nga ish shtetet sovjetike. Në mënyrë të veçantë, foreign fighters rusë kanë siguruar në mënyrë të shpeshtl një kontribut të madh për Frontin Al Nusra, me përvojën e tyre luftarake të siguruar pikërisht kundër rusëve në Çeçeni. Këto luftëtarl nuk do të përtonin më pas të merrnin rrugën e Çeçenisë, me bekimin e shefit ambig të shtetit turk Tayiip Recep Erdogan duke e përdorur këtë mish për top për të konsoliduar influencën e tij në Tranakaukazi, në Ciskaukazi ndoshta nesër, me ndonjë devijim në … Tripolitani. Praktikisht, sipas një logjike të tillë, goditjet e dhëna nga rusët në vjeshtën e 2015 në Siri kanë pasur në mënyrë prioritare rëndësi dhe interes të madh për forcat e Al Nusra, formacionit me prani më të madhe të islamistëve me origjinë nga hapësira passovjetike. Ndërhyrja buron nga një strategji klasike mbrojtjeje në frontin e jashtëm, që tenton ta shkatërrojë kundërshtarin larg nga territori kombëtar.
Aneksimi i Krimesë
Duke ndjekur të njëjtin parim aneksimi i Krimesë i mundëson sot Kremlinit që t’i mbajë forcat e NATO në largësinë e duhur nga bregdeti jugor i tij. Me rikthminin e gadishullit në kuadrin e saj territorial, Rusia disponon nj aeroplanmbajtëse të pambytshme në Detin e Zi që mundëson kontrollin e të gjithë basenit të Pontus Euksinus. Përtej infrastrukturave detare të Sevastopoliit, flota e Detit të Zi mund të mbështetet tashmë mbi bazat dhe kantieret detare të Eupatorisë, Feodosisë dhe Kerçit, të shoqëruara me bazën portuale të Novorossisk. Duke disponuar sot skuadrën më të fuqishme të rajonit – me 1 kryqëzor, 5 fregata, 4 korveta, 7 nëndetëse Kilo, nga të cilat 6 të gjeneratës së fundit, anije që do progresivisht do të disponojnë raketa 3M54/ 3M14-Kalibr dhe 3M55 Oniks – Rusia është në gjendje që të dominojë dhe të shkatërrojë të gjitha forcat detare në veri të Bosforit. Megjithatë, potencialit të kësaj flote i duhet shtuar sistemi mobil detar KP-300 Bastion-P antidetare (në funksion antiaeroplanmbajtëse), i bazuar në tokë, me një rreze prej 300 kilometrash dhe avionë luftarakë, të dislokuar kryesisht në Krime, të pajisur edhe ato me raketat e ngjashme me të sipërcituarat.
Faktikisht, Deti i Zi rezulton i ndaluar për anijet kundërshtare. Ai është i mbushur me baza raketore të mbrojtjes ajrore me një rreze veprimi nga 300 deri në 400 kilometra në funksion të sistemeve të instaluara, që e kanë e transformuar hapësirën pontike, falë këtyre dispozitivëve shtesë dhe të pasur, në një zonë përjashtimi për avionët armiq në rast krizash të rëndësishme. Në Krime Moska ka dislokuar sisteme mbrojtjej kundërajrore të zgjeruar që fillojnë të pajisen me raketa (raketa interceptore të gjeneratës së fundit të sistemit S – 400) 40N6 me rreze prej 400 kilometrash, që i korrespondon largësisë që ndan Sevastopolin nga Ngushtica e Bosforit. Këtyre sistemeve u duhen shtuar S – 300 e bazave të Gaoudautës në Abkhazi, të Gyumri në Armeni dhe S – 400 Triumph e bazës së Hmeimimit në Siri që mbulojnë Detin e Zi dhe pjesën më të madhe e hapësirës ajrore turke. Komplesivisht, bëhet fjalë për një bastion vështirë të tejkalueshëm apo të përshkueshëm.
Megjithatë, përtej Ngushticave turke, për rusët raporti i forcave përmbyset. Të bllokuar nga turqit – që do të provonin tël mbyllnin kalimin e Ngushticave në rast lufte, flota ruse disponon në Mesdhe pikën e vetme mbështetëse të Tartous/Latakias: kjo, megjithëse e përforcuar dhe në rrugë fuqizimi, nuk mund të jetë e krahasueshme me një Gjibraltar. Baza ruse në Siri nuk mund ta sfidojë gjatë superioritetin aerodetar të NATO në zonë. Megjithatë është e vërtetë se kohët e fundit Moska rezulton gjithnjë e më shumë e pranishme në Afrikën Veriore. Pavarësisht kësaj, as Egjipti, as Algjeria – klientë besnikë të industrisë mbrojtëse ruse – nuk janë për t’u konsideruar si aleatë të sigurtë, në gjendje që t’i mundësojnë Kremlinit të disponojë liri maksimale veprimi në rast të një konflikti të rëndësishëm. Përfundimisht, nëse Rusia në Mesdheun lindor gjithësesi nuk mund të nënvlerësohet për shak të fuqisë dhe prej aftësive projektuese të saj, strategjia e saj në zonë gjithsesi mbetet thelbësisht mbrojtëse.
(nga Storica)
Përgatiti
ARMIN TIRANA