Ngjitja dhe rënia e Pepsi Cola në Bashkimin Sovjetik

Ngjitja dhe rënia e Pepsi Cola në Bashkimin Sovjetik

41
0
NDAJ

Në 1989 PepsiCo Inc., kompania që prodhon Pepsi-Cola, bleu në Bashkimin Sovjetik 17 nëndetëse, 1 kryqëzor, 1 fregatë dhe 1 kaçatorpedinier. Në vitet e fundit rreth këtij transanksioni ka lindur një legjendë sipas së cilës, për një periudhë të shkurtër, Pepsi do të ishte pronare e Flotës së VI më të madhe të botës. Teknikisht, pohimi nuk është kaq larg realitetit: sipas asaj që lexohet në revistën e specializuar “Jane’s Fighting Ships”, në 1989 një vend me 17 nëndetëse aktive do të gëzonte famën Flotës së VII sulmuese më të madhe të botës, baraz me Indinë. Por në aktin praktik është një gënjeshtër. Ato të blera nga PepsiCo qenë mjete detare të prapambetura dhe u shitën menjëherë në një kantier norvegjez për t’u zhbërë. Edhe interpretimet e kësaj historie në pjesën më të madhe të rasteve ia anashkalojnë domethënien. Flota e Pepsi shpesh përshkruhet si një motiv shqetësimi për Bashkimin Sovjetik, por nuk kishte asgjë. Shumëkombëshja amerikane dhe vendi i themeluar nga Lenini qenë ortakë në biznes dhe në 1989 drejtuesit e Pepsi qenë shumë optimistë lidhur me perspektivat e tyre në Bashkimin Sovjetik. PepsiCo bleu flotën e vjetër dhe të shkatërruar me një bast multimiliardësh mbi stabilitetin afatgjatë të Bashkimit Sovjetik, një treg i madh që në periudhën e menjëhershme nuk kishte asgjë për të shkëmbyer përveç lëndëve të para dhe premtimit të fitimeve të ardhshme. Ajo e flotës detare të Pepsi nuk është kështu një histori e epokës së rënies sovjetike, por e fazës së mëparshme, kur Bashkimi Sovjetik duket i destinuar që të mbijetonte pavarësisht fundit të Luftës së Ftohtë. Liderët politikë amerikane shpresonin që kontakti me sipërmarrjet perëndimore do ta transfornomin Bashkimin Sovjetik në një vend të ngjashëm me të tyrin. Drejtuesit e Pepsi donin të siguronin një avantazh vendimtar në rivalitetin e tyre historik me Coca-Cola dhe Kremlini e donte marrëveshjen si pjesë të një strategjie tregëtare më të gjerë që do të duhej të rilançonte ekonominë e shkërmoqur sovjetike. Në fund, thuajse askush nuk e siguroi atë që donte. Historia e flotës detare të Pepsi niset nga një njeri që ëndërronte t’u shiste pije të gazuara sovjetikëve.

I hajthëm, ekspansiv dhe ndërmarrës, Donald Kendall kishte filluar si punëtor në një impiant botilimi të Pepsi-Cola, por i kishte ngjitur me shpejtësi hierarkitë dhe në 1957, pak më shumë se 30 vjeçar, ishte promovuar si kreu i degës ndërkombëtare të kompanisë. Kendall do të luante një rol shpesh të nënvlerësuar nga studiuesit. Këta tentojnë t’i përshkruajnë marrëdhëniet ndërkombëtare si diçka shumë të largët nga përvoja e përditshme: strategji bërthamore, negociata mbi traktatet, diskutime parimore mbi të drejtat e njeriut. Por ndërveprimet formale midis qeverine në realitet janë vetëm një pjesë e vogël e marrëdhënieve ndërkombëtare. Pjesë e madhe e asaj që ndodh midis vendeve ka të bëjë me diçka shumë më të thjeshtë e të drejtpërdrejtë: bizneset. Përgjegjësit e aktiviteteve ndërkombëtare të kompanive dhe bashkëpunëtorët ligjorë, administrativë dhe operativë të tyre menaxhojnë kompleksitetin e tregëtisë dhe të investimeve transkufitare, por këto marrëveshje të komplikuara kanë një objektiv të thjeshtë: të bëjnë para. Nuk ka asnjë sharm në këtë ambicie, gjë që shpjegon se pse shkruhet gjithnjë e më pak respektivisht aktivitetit të politikanëve dhe të diplomatëve. Por në aktin praktik ata që influencojnë pjesën e madhe ndërkombëtare janë Donald Kendall, jo Henry Kissinger. Presioni konstant i ushtruar nga drejtuesit e kompanisë mund të bëjë të lëkundet themeli më i fortë i politikës kombëtare. Nëse gara e fitimit rezulton e pajtueshme me objektivat zyrtare, aq më mirë; përndryshe, drejtuesit të provojnë të ndërtojnë mundësi për të ndjekur interesat e tyre. Këto presionet manifestohen në mënyra të papritura.

Në fundin e viteve ‘50, ndërsa Kendall promovohej drejtues, presidenti i Shteteve të Bashkuara Dwight D. Eisenhower kërkonte ta përdorte propagandën për të kundërshtuar avantazhin fillestar të Bashkimit Sovjetik në Luftën e Ftohtë. Sovjetikët mund të gëzonin taksat e tyre marramendëse të pasluftës, që i tejkalonin njëlloj ato amerikane që deri manualet kryesore të ekonomisë e jepnin për të mirëqenë se shpejt Bashkimi Sovjetik do t’i kalonte Shtetet e Bashkuara. Triumfet sovjetike në hapësirë, midis të cilëve lëshimi i satelitit të parë artificial, Sputnik, qenë dëshmia e një bote komuniste të projektuar nga e ardhmja, ndërsa aparteidi racial i jugut të Shteteve të Bashkuara i bënte të dukeshin si idhtarët e një të kaluare imperialiste. Pjesë e kundërsulmeve të Eisenhower qe organizimi i Ekspozitës Kombëtare Amerikane i 1959 në Moskë. Basti ishte që konfrontimi me pasurinë e përditshme të jetës amerikane e thjeshtëzuar nga produktet e markave të mëdha si Kodak, General Electric dhe Pepsi-Cola, do t’i bindnin sovjetikët se paqja ishte një objektiv i dëshirueshëm dhe, gjë akoma më e rëndësishme, se do të kishin qenë më mirë nën kapitalizëm. Momenti kulmor i ekspozitës qe vizita e zëvendësit të Eisenhower, antikomunistit të zjarrtë Richard Nixon, që e shoqëri liderin sovjetik Nikita Hrushov në një xhiro të ekspozitës. Të dy diskutuan mbi meritat e sistemeve respektive përballë një delegacioni gazetarësh.

Ideja e Eisenhower për të organizuar një ekspozitë për të lëkundur themelet e komunizmit rezultoi një fiasko. Ama 3 njerëz e siguruan atë që shpresonin nga manifestimi. Hrushovi i demonstroi publikut të brendshëm të tij se Bashkimi Sovjetik mund të ishte i pari në një konkurrencë paqësore. Nixon pati një kulm popullariteti dhe fitoi lavdërimet e gazetave dhe televizioneve pse kishte mbrojtur sistemin amerikan. I treti që përfitoi qe Donald Kendall. Në 1999 rrëfeu se mbrëmjen e parë të vizitës i kishte thënë Nixon se drejtuesit e Pepsi-Cola e konsideronin pjesëmarrjen në ekspozitë një shpenzim të kotë parashë. Të nesërmen, Nixon e udhëhoqi mjeshtërisht liderin sovjetik drejt seksionit të Pepsi. Fotografët e kompanisë e pavdekësuan Nixon dhe Hrushovin teksa pinin sëbashku. Gjykimi i Hrushovit mbi Pepsi qe i vakët (“Time” e përshkroi reagumin e tij si “skeptik”), por lëvizja publicitare e përshpejtoi karrierën e Kendall, që në 1963 u emërua president dhe administrator i deleguar i kompanisë. Tani Kendall ishte në pozicionin që t’ia kthente favorin Nixon. Ky i fundit kishte patjetër nevojë: në atë kohë ishte i famshëm sidomos për humbjet e tij, të parën në 1960 një presidencialet kundër John F. Kennedy dhe të dytën, edhe më poshtëruese, në 1962, kur kishte kandiduar si guvernator i California. Kendall i ofroi Nixon një lloj pensioni: çdo studio ligjore që do ta pranonte si ortak do të kuronte interesat ligjore të Pepsi. Studioja e madhe Mudge, Stern, Baldwin & Todd e New York e kapi në ajër mundësinë. Marrëveshja e pasuroi Nixon dhe i dha pretekstin për të shëtitur botën si përfaqësues i Pepsi. Kështu, falë Kendall, u bë i pasur dhe përgatiti terrenin për kthimin e tij në politikë.

Roli i protektorit politik të Kendall nisi t’i jap frytet e tij më 1968, kur Nixon u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara. Më i qarti qe kur Kendall shfrytëzoi marrëdhëniet e mira e Shtëpisë së Bardhë për të përfunduar një prej marrëveshjeve të para midis Bashkimit Sovjetik dhe një kompanie veriamerikane gjatë Luftës së Ftohtë. Qysh në vitet ’20 biznese të ndryshme amerikane, si Ford, kishin pasur një rol të dorës së parë në Bashkimin Sovjetik, por qenë tërhequr nga tregu pak përpara shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Në 1972 Kendall dhe autoritetet sovjetike njoftuan një marrëveshje shkëmbimi të barabartë midis Pepsi dhe vodkës sovjetike të prodhuar nga Stolichnaya dhe nga Sovetskaya. Në këtë mënyrë Pepsi do të bëhej jo vetëm pija e parë joalkolike amerikane e shitur në Bashkimin Sovjetik, por do ta nxirrte Coca-Cola nga ai treg. Në 1975, gjatë një takimi në Gjenevë, ministri i Jashtëm sovjetik Andrej Gromyko pyeti e pse sovjetikët kishin Pepsi, por jo Coca-Cola. Ambasadori Anatolij Dobrynin vërejti dipolmatikisht se “presidenti saj ishte më energjik”. Henry Kissinger, sekretar Shteti i Uashingtonit, tha pa doreza se ishte pasi Donald Kendall “ishte një mik”. Kissinger nuk ishte gjithmonë kaq shpirtmadh. Në 1973, gjatë një takimi me konsulentin për çështjet e jashtme të sindikatës si madhe AFL – CIO, kishte falenderuar organizatën e punëtorëve për mbështetjen e tyre ndaj politikës së jashtme të presidentit dhe kishte theksuar: “Biznesmenët e këtij vendi janë turp. Shikoni Kendall e Pepsi, do ta shiste vendin për një kontratë”.

Shkëmbimi i barabartë Pepsi – vodka qe sigurisht funksional për politikën nixoniane të çtensionimit midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, por qe sidomos një triumf për Kendall. Në relacionin vjetor për 1972 të Pepsio spikaste një foto në të gjithë faqen e parë me katedralen e pangatërrueshme të Shën Vasilit në Sheshin e Kuq të Moskës, shoqëruar nga një citim i një shtetari më shumë se drejtuesi kompanie: “Kam besuar gjithmonë se tregëtia midis kombeve mund të kontribuojë të afrohen kultura dhe sisteme ekonomike të ndryshme”. Bindja e Kendall ishte biznesi pribat mund të arrinte atje ku Kissingerët e botës qenë destinuar të dështonin. Por marrëveshja hasi pengesa të ndryshme. Shkëmbimi konfuz midis Stolichnaya dhe Pepsi ishte një pasojë e trajtimit me kë nuk ndiqte rregullat normale tregëtare të botës kapitaliste. Pasi monedha sovjetike, rubla, nuk mund të shkëmbehej në tregjet ndërkombëtare dhe Bashkimi Sovjetik i thesaronte rezervat e tij në valutë të huaj të çmuar, çdo marrëveshje bazohej mbi shkëmbime të komplikuara, të gjata dhe të rrezikshme të mirash materiale, pa avantazhet e monedhës. Por pengesat qenë edhe politike. Disa grupe hebreje në Bashkimin Sovjetik e bojkotuan Pepsi, duke akuzuar marrëveshjen se bënte fitime përpara të drejtave të qytetarëve sovjetikë me origjinë hebreje brenda kufijve të tij (Bashkimi Sovjetik u impononte hebrenjve që donin të emigronin një taksë marramendëse). Në Shtetet e Bashkuara, parlamenti i kufizoi shkëmbimet tregëtare me Bashkimin Sovjetik dhe respektimin e të drejtave të njeriut, duke bllokuar një propozim redutimi me 75% të tarifave mbi importimet, midis të cilave ato të vodkës Stolichnaya.

Nganjëherë vështirësitë ekonomike i mbivendoseshin, sidomos në fundin e viteve ‘70, kur çtensionimi nisi të hyjë në krizë. PepsiCo promovonte Stolichnaya si një vodkë autentike sovjetike, duke ju ekspozuar kështu bojkotimeve në momentin e tensionit maksimal, siç kur Bashkimi Sovjetik pushtoi Afganistanin më 1979 apo në 1983, kur një gjuajtës sovjetik rrëzoi një avion linje jugkorean. Pavarësisht gjithçkaje, për Pepsi në Bashkimin Sovjetik ishte në rritje dhe në 1985, kur Mikhail Gorbaçiovi mori pushtetin, mund të gëzonte 16 impiante imbotilimi në territorin sovjetik. Çfarë fitonte Moska? Për liderët sovjetike e ardhur në pushtet pas Stalinit, tregëtia me Perëndimin ofronte shumë avantazhe. Eksportimet e lëndëve të para si ari dhe nafta i jepte Bashkimit Sovjetik mundësinë që të arkëtonte valutë të çmuar që mund të shpenzohej për të blerë makineri pararojë (apo, kur të korrat lëngonin, dearrata ushqimore) në tregjet ndërkombëtare. Por sovjetikët, të vetëdijshëm për vonesën e tyre karshi shteteve kapitaliste teknologjikisht të avancuar, shihnin në marrëveshjet tregëtare edhe një strategji për të importuar teknologji më të mira. Për shembull, në 1966 shtëpia automobilistike italiane FIAT kishte nënshkruar një marrëveshje për të ndërtuar një fabrikë të madhe në bashkëpunim me industrinë sovjetike, një investim në terma reale qe shumë më i madh se ai i Pepsi.

Në fillimin e viteve ’70 sovjetikët shpresonin që ajo me Pepsi të ishte vetëm e para e një serie marrëveshjesh të të njëjtit tip me Shtetet e Bashkuara, Europën Perëndimore dhe Japoninë. Sipas teknikëve të orientimit reformist, në Moskë pragmatizmi i administratë Nixon ishte një mundësi për ta përshpejtuar rritjen sovjetike. Kur Kongresi i Shteteve të Bashkuara e kushtëzoi marrëveshjen mbi tregëtinë me respektimin e të drejtave të njeriut, e dobësoi aq shumë pozicionin e këtyre reformistëve sa politika e çtensionimit, që mori një goditje të fortë me zgjedhjen në Shtëpinë e Bardhë të antikomunistit kokëfortë Ronald Reagan. Ngjitja e Gorbaçiovit shënoi një rikthim të politikës sovjetike në çtensionimin ndërkombëtar, bashkëpunimin ekonomik dhe reformizmin e brendshëm. Por rrethanat kishin ndryshuar. Kompanitë perëndimore qenë bërë më mosbesuese mbi shkëmbimet tregëtare me shtetet komuniste dhe sidomos kishin provuar vështirësi konkrete të bërjes së biznesit në Bashkimin Sovjetik: ngecje doganore, shkelje të kontratave, punëtorë gjithmonë në pragun e luftës, një sistem financiar rudimental dhe një logjistikë e pabesueshme. Pavarësisht këtyre vështirësive, markat amerilkane si McDonald’s dhe Pizza Hut (në atë kohë edhe ajo pronësi e PepsiCo) u shfaqën në një treg sovjetik që po u hapej liberalizimeve. Deri Coca-Cola hyri në Bashkimin Sovjetik (me shumë kufizime: në fillim pija ishte e disponueshme vetëm në dyqanet me valutë të huaj të hapura për turistët) kur skadoi kontrata e ekskluzivitetit me Pepsi.

Hyrja në tregun sovjetik kishte edhe avantazhe indirekte: spotet pubblicitare të Pepsi në Shtetet e Bashkuara linin të kuptohej se pijet e kompanisë do të favorizonin glaznostin e Gorbaçiovit. Por basti më i rëndësishëm ishte ai aafatgjatë. Kendall dhe menaxherët e tjerë qenë ende të bindur se, pavarësisht vështirësive, ia vlente barra qiranë të ndërtohej një biznes që do t’i jepte frutet e tij kur ekonomia sovjetike të niste fluturimin. Kompanitë e tyre do të ishin në një pozicion ideal: do ta shkarkononin konkurrencën modeste e bizneseve sovjetike dhe shfrytëzuar influencën e tyre për të shmangur rivalët perëndimorë. 1989 rezultoi një vit vendimtar. Në qershor në Pekin erdhën tanket në Sheshin Tienanmen. Në nëndor ra Muri i Berlinit. Një ngjarje po aq e rëndësishme qe që në Bashkimin Sovjetik në zgjedhjet për rinovimin e organit legjislativ të vendit, Kongresin e Deputetëve të Popullit, fitoi Gorbaçiovi, një rezultat që u duk se konfirmoi pushtetin e reformistëve. Ky ishte konteksti në të cilën PepsiCo finalizoi marrëveshjen e flotës të tij detare. Vlera e rublës në tregjet ndërkombëtare ishte nul dhe perspektivat e rritjes së vodkës Stolichnaya qenë më të kufizuar respektivisht me 1972, domethënë rritja e shitjeve të Pepsi në Bashkimin Sovjetik nënkutpote të kapeshin pas burimeve të reja të të ardhurave.

Këto qenë rrethanat që e çuan PepsiCo të blinte 17 nëndetëset dhe pjesën tjetër të flotës. Lajmi përfundoi në faqet e para të gazetave, por në realitet kompania nuk ja doli as në koho që të merrte posedimin e anijeve. Siç shkroi Associated Press në korrikun e 1989, Pepsi qe thjesht një ndërmjetëse për zhbërjen e flotës, që përfundoi në duart e një kompanie shkatërruese norvegjeze. Me llogaritë e bëra, kishte pak për të thënë lidhur me shitjen e nëndetëseve përveç faktit që ishte përfshirë Pepsi. Qysh nga gjysma e dytë e viteve ’80 Marina sovjetike kishte nisur ta zhbënte flotën e saj, të prapambetur dhe jo më e përshtatshme për lundrim: ishte një pikë në një det zhbërjesh të ardhura nga Bashkimi Sovjetik dhe nga Europa e Lindjes. Në 1990 “The Economist” shkruante se tepria e ofertës kishte kontribuar që të binte çmimi i zhbërjeve nga 70 paund (rreth 125 dollarë të epokës) për ton në më pak se 40 në pak muaj. Në atë kohë mund të blihej një nëndetëse sovjetike për 50000 dollarë ose një kaçatorpedinier për 400000 dollarë. Por pavarësisht çmimeve të lira, anijet sovjetike vlenin mezi koston e zhbërjes, pasi përmbanin sasi të mëdha amianti. Kritikët perëndimorë më jofleksibël theksonin se duke vepruar kështu financohej vetë modernizimi detar i Bashkimit Sovjetik me rrezikun e transformimit të marinës së saj në një armik akoma më formidabël. Zhbërja e flotës detare të Pepsi solli disa miliona dollarë, duke çuar në arkat e marinës sovjetike valutën e fortë për të cilën kishte dëshpërueshmërisht nevojë. Por në realitet qe një aktivitet kolateral: marrëveshja e vërtetë parashikonte blerjen e anijeve funksionale.

Fillimisht, PepsiCo përfshiu në marrëveshjen e shkëmbimit për vodkën 2 petroliera sovjetike prej 28000 tonësh, të blera në bashkëpunim me një kompani transportesh detare norvegjeze e drejtuar nga një mik i Kendall. Në prillin 1989, sipas “Financial Times”, PepsiCo lidhi një marrëveshje të ngjashme, por më të madhe, me vlerë prej rreth 2.6 miliard dollarësh, me një organizatë tregëtare sovjetike dhe dy kompani norvegjeze për prodhimin e 85 anijeve të prodhimit sovjetik në 10 vjet (vlerësimi i vlerës së marrëveshjes ndryshon sipas burimit, ka mundësi sepse kompanitë amerikane e përfshira në shkëmbim nënvlerësuan vlerën e tyre reale për të shmangur tatime dhe taksa). Pepsi njoftoi se marrëveshja dyfishoi shitjen e pijeve të gazuara në Bashkimin Sovjetik në 10 vite duke mundësuar kështu kompanisë që të hapë edhe një zinxhir të Pizza Hut. Partnerët norvegjezë do të merreshin të vinin në tregun e anijeve sovjetike, duke marrë kështu edhe rreziqet e shitjes. Nga ana e tij, Bashkimi Sovjetik siguronte jo vetëm të vinte në treg për anijet e saj, por edhe një financim për ristrukturimin e kantierëve ku do të ndërtoheshin anijet. Me një qeveri reformiste në Moskë, Kendall dhe drejtues të tjerë të kompanisë qenë të bindur se perspektivat e investimeve të tyre në Bashkimin Sovjetik qenë më shumë sesa rozë. Një prej pasojave të liberalizimit qe megjithatë një valë e re kritikash. Anatolij Sobçak, kryebashkiaku demokrat i Leningradit (sot Shën Petrësburg), e denoncoi marrëveshjen e zgjeruar me Pepsi si një ushtrim “gjigantomanie” që do ta destabilizonte tregun. Në fillimin e 1991 Kendall vërejti i pangushëlluar se përpara Gorbaçiovit ishte më lehtë të bëhej biznes me një ekonomi të centralizuar, por që “të operonte në një demokraci në Bashkimin Sovjetik të sotëm është shumë më e vështirë”.

Vetë fakti që këto objeksione mund të shpreheshin publikisht, megjithatë duket një konfirmim i mëtejshëm se reformat qenë reale dhe se demokratizimi ishte i mundur. Më 30 korrik 1991 presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush njoftoi hapa të mëdhenj drejt një normalizimi të plotë të shkëmbineve tregëtare. “Vendi im është gati të jap kontributin e tij ndaj këtij revolucioni sovjetik”, tha ai. Por “qeveritë perëndimore, duke parë disponueshmërinë e paktë të resurse, kanë një pushtet ndërhyrës të kuifzuar. Prandaj duhet të bindim biznesmenët në Europë dhe në Shtetet e Bashkuar dhe partnerët e tyre në të gjithë Bashkimin Sovjetik”. Vizioni i Kendall më së fundi do të realizohej: kapitalizmi perëndimor jo vetëm që do t’i jepte fund Luftës së Ftohtë, por do të bëhej edhe më i pasur. Më pak se 3 javë më pas, disa fraksione luftarake të qeverisë dhe të shërbimeve sekrete organizuan një grusht shteti kundër Gorbaçiovit. Në harkun e pak muajve, liderët e republikave kryesore sovjetike e shkrinë bashkimin. Më 25 dhjetor 1991 Gorbaçiovi dha dorëheqjen si president i Bashkimit Sovjetik, që e organizoi me një lëvizje të penës së tij. Sot interesat e Pepsi në Rusi nuk janë zhdukur. Më 2020 PepsiCo ka regjistruar 2 miliard dollarë të ardhura në vend, tregu i saj i tretë më i madh pas Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara. Në 2004 Kendall ka marrë nga presidenti rus Vladimir Putin nderimin e Urdhërit për Miqësinë për kontributin e tij në tregëtinë ruse. Por sharmi i vjetër është sfumuar. Rusia sot është vetëm një treg konkurrues në rrugën e zhvillimit si shumë të tjerë.

Ndodhia e flotës detare të Pepsi tregohet si një shenjë e pashmangshmërisë së rënies sovjetike, një histori thuajse e pabesueshme mbi një triumf amerikan në kurriz të një armiku në gjendjen terminale të sëmundjes. Është një rindërtim që puthitet mirë me kaosin që pasoi, me shpërbërjen e ekonomisë sovjetike, plaçkitjen e industrive dhe të resurseve nga ana e oligarkëve dhe shitjen e arsenaleve ushtarake – armë funksionale, jo nëndetëse të ndryshkura – në tregun e zi. Por teza e tregëtisë dhe e investimeve ndërkombëtare si faktorë tranformimi të një ekonomie të mbaruar komuniste u eksperimentua në të njëjtat vite edhe në Republikën Popullore të Kinës, ashtu si sovjetikët, teknokratët kinezë synuan mbi bizneset ndërkombëtare për të përngjarë në teknikat dhe në përvojat dhe po ashtu si sovjetikët i kishin garantuar Pepsi monopolin në këmbim të këyter privilegjeve, në 1978 Kina i dha Coca-Cola aksesin ekskluziv në tregun e saj. Ndoshta rezultatet e siguruara nga Kina nuk qenë strukturalisht në anën e Bashkimit Sovjetik. Por në atë kohë ideja se një vetëm prej kolosëve komunistë mund të kishte sukses nuk ishte aspak e sanksionuar. Sikur gjërat të kishin ecur siç shpresonte Kendall dhe siç imagjinonte Gorbaçiovi, vitet ’90 do të kishin qenë një dekadë dmeokratizuese dhe rritjeje në një Bashkim Sovjetik më të fortë. Dhe historia ses Pepsi zhbëri 17 nëndetëse për të konsoliduar dominimin e saj mbi tregun sovjetik do të kishte qenë shembulli i radhës sesi investimet amerikane kishin ndihmuar një ish armik të bëhej një konkurrent ekonomik.

(Paul Musgrave është Profesor i Shkencave Politike në University of Massachusetts Amherst, në Shtetet e Bashkuara. Ky artikull ka dalë në “Foreign Policy” me titullin The doomed voyage of Pepsi’s soviet navy.)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY