Mitet dhe realitetet e diplomacisë së pingpongut

Mitet dhe realitetet e diplomacisë së pingpongut

34
0
NDAJ

Kur kombëtarja e pingpongut e Shteteve të Bashkuara u ftua në Kinë në vitin 1971, udhëtimi për atje qe shumë në tepër se një përballje sportive. E quajtur “diplomacia e pingpongut”, përballja shënoi një shkrirje në marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve.

Në prillin e vitit 1971 një seri ndeshjesh pingpongu midis ekipit kombëtar amerikan dhe kampionëve të botës së Kinës hyri në histori. Në atë kohë të renditur të 28-ët në botë, ekipi amerikan përbëhej nga lojtarë amatorë, bile duke paguar me shpenzimet e tyre për të shkuar në Kampionatin Botëror të Pingpongut Botëror që mbahej në Nagoya të Japonisë ku u takuan me kundërshtarët e tyre kinezë. Superioriteti i ekipit kinez ishte i qartë: në 7 garat e Kampionatit, ata fituan 4 medalje ari, 3 medalje argjendi dhe 2 medalje bronzi. Amerikanët mbetën duarbosh. Pas kampionatit, ekipi amerikan u ftua në Kinë për një tur të shkurtër, ku patën shansin të vizitonin Murin e Madh. Me urdhër të kryeministrit Çu En Lait, kinezët i dhanë prioritet idesë “miqësia e para, konkurrenca e dyta”, duke bërë disa ndeshje. Turi, i mbiquajtur me shpejtësi “diplomacia e pingpongut” nga shtypi amerikan, ishte historik prej pasojave historike më shumë sesa prej atyre sportive.

Pas dy dekadash armiqësie midis qeverive të të dyja vendeve, e ushqyer nga ideologjia e Luftës së Ftohtë dhe kujtimet e luftës së Koresë, diplomacia e ndërmjetësuar nga pingpongu shpejt çoi në vizita të amerikanëve të të tjerë, më të shquar, në Kinë. Ata përfshinin Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Henry Kissinger tre muaj pas turit dhe Presidentin Richard Nixon më pak se një vit më vonë, si edhe të basketbollistëve, fizikanëve dhe Philadelphia Orchestra. Kurse Kina dërgoi një numër delegacionesh sportive dhe kulturore në Shtetet e Bashkuara, duke filluar me pingpongistët e tyre.

Një prej miteve e përsëritura më shpesh që rrethojnë vizitën e ekipit amerikan në Kinë është se shënoi herën e parë që amerikanët shkelnin në Republikën Popullore të Kinës qysh nga themelimi i saj në vitin 1949. Jo vetëm që amerikanët e kishën vizituar Kinën komuniste, por disa edhe kishin jetuar atje. Sidney Rittenberg, një ish ushtar dhe komunist i lindur në South Carolina, u bë një prej “miqve të huaj” amerikanë më të shquar dhe më kontradiktorë që jetonin në Kinë. Këta udhëtarë që anonin nga e majta përfitonin favore nga qeveria e Kryetarit Mao Ce Dun në shkëmbim të besnikërisë vokale të tyre ndaj regjimit. Gjatë Revoluconit Kulturor, Rittenberg qe një prej individëve më influentë të Radio Pekinit, atëbotë ekuivalenti kinez i BBC World Service, dhe fjalimet e tij transmetoheshin anembanë Kinës. Megjithatë influenca e tij shpejt tërhoqi dyshime, përfshi edhe ato të Çian Çinit, gruas së Map Ce Dunit. I akuzuar se ishte spiun amerikan, Rittenberg u burgos në vitin 1967 për më shumë se një dekadë.

Nganjëherë “diplomacia e pingpongut” referohet nganjëherë si hera e parë që një grup amerikanësh vizitoi Republikën Popullore të Kinës. Edhe kjo nuk është tamam kështu: 41 prej 160 të rinjve amerikanë që shkuan në Festivalin e VI Botëror të Rinisë dhe Studentëve, i mbajtur në Moskë në vitin 1957, vazhduan më pas drejt Kinës, ku Çu En Lai i priti si “pionierë në çeljen e kontakteve midis popujve të të dyja vendeve”. Vizita mori vëmendje mbarëbotërore shtypi, më së paku pse të rinjtë amerikanë, shumë prej tyre adoleshentë, vetëdijshëm po shkelnin një ndalim të qeverisë amerikane ndaj të gjitha udhëtimeve në Kinë të vendosur në vitin 1952. Por udhëtimi i tyre pati efekt të pakët ndaj marrëdhënieve diplomatike: Departamenti i Shtetit e mbajti premtimin për t’ua konfiskuar pashaportat pjesëmarrësve dhe kërcënoi të burgoste çdo amerikan tjetër që do të treoghej aq kurajoz sa të ndiqte gjurmët e tyre.

Atëhere, çfarë qe ndryshe më 1971? Ndërsa një tjetër mit sugjeron se qe vetë udhëtimi i pingpongut që vendosi komunikimet midis të dy qeverive, në realitet dialogu kishte vazhduar gjatë gjithë Luftës së Ftohtë. Një seri negociatash në nivel ambasadorësh midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara u zhvillua nga 1955 deri më 1970 në Gjenevë e Varshavë, me 136 takime gjithësej të mbajtura. Shpesh këto bisedime arrinin një pikë të vdekur. Ky kishte qenë rasti më 1957, kur presidenti Eisenhower kishte interes të kufizuar ndaj një dialogu serioz me Kryetarin Mao, duke pasur frikën se mos ndonjë iniciativë publike ndaj Kinës do të përballej me histerinë e antikomunistëve në Kongres.

Në vitin 1971 situata kishte ndryshuar. Nixon, i cili kishte qenë zëvendës i Eisenhower, e kishte bërë të qartë në një artikull të vitit 1967 në Foreign Affairs se nuk e mbështeste më një politikë izolimi të Kinës. Një lloj kontakti me një vend me 1 miliard banorë duhej të vendosej, argumentonte ai në artikull. Megjithatë, ashtu si Eisenhower, edhe Nixon i frikësohej një përplasjeje publike ndaj çdo përpjekjeje për të negociiuar me Pekinin. Kur ai dhe Kissinger hapën një kanal tejet sekret me Mao Ce Dunin dhe Çu En Lain më 1970, ata e shmangën përdorimin e logos së Shtëpisë së Bardhë në letrat komunikuese prej frikës se mos Pekini e zbulonte korrespondencën e tyre.

Mao e miratoi personalisht ftesën për pingpongistët amerikanë, duke i anashkaluar ata në Ministrinë e Jashtme të tij, bile edhe vetë Çu En Lain, që ishin për maturi. Dokumentat kineze zbulojnë se vendimi i Kryetarit Mao nuk qe i paprecedent: dy muaj më herët, ai kishte urdhëruar që dhjetëra amerikanë duhej të ftoheshin në Kinë gjatë vitit 1971 dhe, më kryesorja, ata duhet të merreshin nga i gjithë spektri politik

Ashtu si Nixon, edhe Mao ishte i hapur ndaj bisedimeve diplomatike. Ai kërkonte një afrim me Shtetet e Bashkuara, pjesërisht me qëllim që frenonte një pushtim të Kinës nga Bashkimi Sovjetik, me sa duket një mundësi e afërt pas përplasjeve të mëdha kufitare kino – sovjetike më 1969. Gjithashtu, Mao donte të negociionte një përfundim të pranisë ushtarake amerikane në Tajvan, e cila e kishte mbrojtur ishullin qysh nga hyrja e Republikës Popullore të Kinës në luftën e Koresë në anën e asaj të Veriut më 1950. Duke qenë se e kishte lënë kanalin sekret të bisedimeve me Uashingtonin më 1971 në shenjë proteste ndaj vendimit të Nixon për të bombarduar Kamboxhian, Mao e përdori ftesën për pingpongistët për të sinjalizuar se nuk kishte hequr dorë nga Shtetet e Bashkuara.

Nixon ishte më pak i përfshirë sesa Mao në “diplomacinë e pingpongut”. Personalisht ai e mbështeti Departamentin e Shtetit në dhënien e lejes ekipit amerikan për të udhëtuar në Kinë nga Japonia, ama vetëm me kushtin që qeveria amerikane nuk do të kishte asnjë përfshirje të mëtejshme në udhëtim. Në Uashington, Kissinger frikësohej se mos pingpongistët amatorë mund t’i ndërlikonin veprimet delikate të tij dhe të Nixon ndaj Pekinit. Të dy qenë në ankth lidhur me reagimin e publikut ndaj udhëtimin të ekipit amerikan në Kinë; reagimi dërrmues pozitiv i shumicës së amerikanëve të thjeshtë i inkurajoi hapjet diplomatike e Shtëpisë së Bardhë ndaj Pekinit.

“Diplomacia e pingpongut” qe larg nga të qënit spontan. Pjesëmarrja e ekipit kinet në Kampionatin Botëror qe hera e parë që vendi merrte pjesë në turne ndërkombëtar sportiv qysh nga fillimi i Revolucionit Kulturor më 1966. Pekini kishte qenë i ndarë për faktin nëse duhek ta dërgonte apo jo ekipin e tij në Japoni, me hezitimin e lojtarëve dhe të Ministrisë së Jashtme të anashkaluar nga urdhërat e drejtpërdrejtë nga Çu En Lai dhe Mao Ce Duni. Një arësye pas sikletit ishte frika: me të drejtë zyrtarët kinezë parashikuan se atletët e Republikës Popullore të Kinës do të përballeshin me protesta të fuqishme antikomuniste në Japoni. Mao u tha atyre që të ishin “gati për të vdekur” në udhëtimin e tyre kurajoz.

Megjithatë, një moment i rëndësishëm në Kampionat ndodhi rastësisht. Lojtarët dhe arbitrat kinezë dhe amerikanë tashmë kishin biseduar ne margjinat e lojërave në Japoni. Graham Steenhoven, presidenti i Shoqatës Amerikane të Pingpongut, tërthorazi i tha homologut të tij kinez Song Zhong se Nixon e kishte hequr kohët e fundit ndalimin për të udhëtuar në Republikën Popullore të Kinës e shkelur nga delegacioni i rinisë i vitit 1957. Por zhvillimi i rëndësishëm ndodhu kur lojtari amerikan Glenn Cowan hipi në autobusin e ekipit kinez. Një heshtje e sikletshme u prish nga kapiteni i ekipit kinez Zhuan Ce Duni Zedong. Teksa zbritën, Zhuan e paraqiti Cowan me një shall mëndafshi me një pamje të maleve Huangshan në të përpara shkrepjeve të shpeshta të kamerave të shtypit të mbledhur aty. Ndoshta Zhuan e kishte sjellë dhuratën për japonezët që t’ia jepnin një amerikani; ndoshta qe mjeti që kinezët mbanin me vete për të ndërvepruar miqësisht me ekipet rivale. Gjithësesi, gjesti qe një surprizë për Maon në Pekin. Kur mësoi për incidentin nëpërmjet përmbledhjes së tij të gazetave perëndimore, ai komentoi pozitivisht: “Zhuan Ce Duni është jo vetëm shumë i mirë në pingpong, por edhe shumë diplomatik”. Shpejt, Mao dërgoi fjalë që Cowan dhe bashkëlojtarët e tij të ftoheshin në Kinë.

Amerikanët nuk qenë ekipi i vetëm që e morën një ftesë të tillë. Ekipet nga Kolumbia, Kanadaja, Nigeria dhe Mbretëria e Bashkuara po udhëtonin njëkohësisht në Kinë në prillin e 1971. Prapëseprap, rëndësia e marrëdhënieve ameirkano – kineze nënkuptonte se Çu En Lai u tha ndihmësave të tij më të ngushtë se amerikanët do të ishin prioriteti kryesor i Kinës teksa vizitonin vendin.

“Diplomacia e pingpongut” nuk përfundoi në vitin 1971. Thuajse saktësisht një vit më vonë, ekipi kinet arriti në një tur të dytë reciprok në Shtetet e Bashkuara. Anipse kjo nuk qe e hera e parë që qytetarë nga Republika Popullore e Kinës vizitonin Shtetet e Bashkuara, ai qe delegacioni i parë zyrtar nga Kina komuniste.

Ekipi kinez luajti pingpong për 10000 spektatorët në Nassau Coliseum të Long Island dhe në sallat hijerënda e Kombeve të Bashkuara. Ata vizituan Disneyland dhe Hollywood, ashtu si edhe një kishë afroamerikane në Memphis dhe një fabrikë automobilash në Detroit. Zhuang Zedong u tha punëtorëve të kësaj fabrike se lojtarët kinezë “përshëndesnin klasën punëtore amerikane” dhe se kishin “ardhur të mësonin nga ju”. Ndërsa amerikanët kishin qenë mysafirë të qeverisë kinete, ekipi kinez u prit nga dy organizata joqeveritare amerikane: Shoqata Amerikane e Pingpongut dhe Komiteti Kombëtar i Marrëdhënieve Amerikano – Kineze. Nixon i priti atletët kinezë në një pritje të organizuar në Rose Garden e Shtëpisë së Bardhë.

Në prillin e 2021 Kina e përdori prëvjetorin e 50-të e vizitës së ekipit amerikan për të nxitur një rikthim në shpirtin që karakterizoi atë vizitët. “Diplomacia e pingpongut” është bërë një shembull i fuqishëm i bashkëpunimit duke i tejkaluar armiqësitë, por duhet të kujdesemi që t’i ndajmë mitet nga realiteti teksa përmendim kujtimin e saj. Zhvillimi i rëndësishëm i vitit 1971 në marrëdhëniet amerikano – kineze nuk ndodhën rastësisht. Nuk duhet ta mbajmë frymën për një tjetër “moment pingpongu” spontan.

(Pete Millwood po shkruan një histori sesi vizitat e atletëve, muzikantëve dhe shkencëtarëve ndihmuan që të rivendoeshin marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në vitet ‘70, e cila do të botohet nga Cambridge University Press)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY