Lufta në Afganistan: Pse shkuam dhe çfarë kemi mësuar

Lufta në Afganistan: Pse shkuam dhe çfarë kemi mësuar

36
0
NDAJ

Një intervistë me gjeneralin Giorgio Cuzzelli

Më 30 qershor ministri i Mbrojtjes italiane Lorenzo Guerini ka njoftuar tërheqjen e ushtarit të fundit italian nga Afganistani. Ka përfunduar kështu një impenjim 20 vjeçar për Italinë, që i ka parë forcat tona të armatosura të impenjohen masivisht në luftime në kuadër të koalicionit ndërkombëtar veprues nën ombrellën e NATO. Me rastin e kësaj ngjarjeje kemi kontaktuar Giorgio Cuzzelli, Gjeneral Brigade në lirim i Ushtrisë Italiane dhe docent i Sigurisë Ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij gjeneral Cuzzelli ka shërbyer në Afganistan, ku ka komanduar një njësi shumëkombëshe të NATO kushtuar formimit dhe asistencës në operacione të forcave lokale të sigurisë. Kemi diskutuar me të për konfliktin shumë të gjatë afganas, duke i analizuar shkaqet, zhvillimet dhe përfundimin, nga një perspektivë amerikane dhe, sigurisht, italiane.

 

Më 14 prill presidenti Joe Biden ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do ta lënë Afganistanin brenda 11 shtatorit të këtij viti. Për Uashingtonin përfundon kështu impenjimi ushtarak më i gjatë i historisë amerikane. Pse ka zgjatur kaq shumë kjo luftë? Çfarë ka ndyshuar me Biden?  

Kjo pyetje na mundëson të kuptojmë pozicionin e Shteteve të Baashkuara, që dimë se kanë qenë frymëzuesit e parë e kësaj ndërhyrjeje të komunitetit ndërkombëtar në Afganistan në vijim të sulmeve ndaj Kullave Binjake të 11 shtatorit 2001. Nga këndvështrimi amerikan kjo është sigurisht lufta më e gjatë që vendi ka bërë ndonjëherë në historisë e tyre, një luftë me rezultat jashtëzakonisht të paqartë, në mos deri totalisht negativ, sipas mendimit të disa komentatorëve. Parasëgjithash, një luftë që duhej përfunduar në një mënyrë apo në një tjetër.

Në vitin 2003, me fillimin e operacioneve në Irak, u kuptua menjëherë se Afganistani do të dilte nga fokusi i përpjekjeve amerikane jashtë vendit, pasi ky teatër i ri do të pretendonte dhe tërhiqte vëmendje më të madhe. Ndërhyrja në Afganistan në një farë mënyre është zvarritur në kohë. Qysh më 2008 gjenerali Carleton-Smith, komandant i një brigade britanike në provincën Helmand, deklaronte për “Sunday Times” se lufta nuk mund të fitohej ushtarakisht. Praktikisht, një konflikt i këtij lloji parasëgjithash duhet të fitohet politikisht. Në një farë mënyre Obama e ka provuar. Presidenti demokrat është zgjedhur me një platformë elektorale shumë të qartë për këtë luftë, ashtu si edhe për atë irakene, ku në të dyja rastet dëshironte një çimpenjim. Ndërsa çimpenjimi nga Iraku ka ndodhur pa shumë zhurmë dhe me pasojat që kemi mundur t’i shikojmë, gjërat në Afganistan kanë shkuar ndryshe, ka mundësi sepse presionet e aleatëve, sidomos të NATO, që në Afganistan ishte impenjuar masivisht, në një farë mënnyre kanë bërë që të ndiqej këshilla e një pjese të caktuar të establishmentit politiko – ushtarak amerikan, ende e bindur se lufta mund të fitohej. Obama ka provuar surge, që ka arritur rezultate të caktuara, por që nuk kanë zgjatur prej motivit të thjeshtë pasi surge e ka pasuar një tërheqje e cila ka pasur efekte shumë të pafavorshme lidhur me ecurinë e fushatës në tërësinë e saj.

Ajo në Afganistan është transformuar kështu një luftë e vazhduar pa qejf, që ka peshuar rëndë mbi opinionin publik, mbi ekonominë dhe mbi instrumentin ushtarak. Jam i bindur se pikërisht establishmenti politiko – ushtarak e ka kapur kësaj radhe në ajër topin e ndryshimit të presidencës – edhe Trump kishte deklaruar se dëshironte të tërhiqej dhe kishte vepruar për t’ia arritur, edhe pse në mënyrë jashtëzakonisht të vrullshme, duke i bashkuar traktativave talibanët dhe duke e përjashtuar qeverinë legjitime afganase – për t’i dhënë fund kësaj lufte.

Biden ka përqafuar teorinë e kundërvënies midis fuqive të mëdha, e cila bën që këto konflikte ndërkombëtare të mos jenë më pjesë e fjalorit politiko – ushtarak amerikan. Në thelb, Shtetet e Bashkuara, që vuajnë shumë nga kriza pandemike, tani duhet të ngrenë kurrizin dhe të preokupohen për një kontekst gjeopolitik global ku të ashtuquajturat “fuqi revizioniste” janë bërë nga njëra anë bashkëbiseduesit dhe nga ana tjetër opozitarët kryesorë. Me pak fjalë, nuk ka më kohë për të bërë counterinsurgency: duhet preokupuar për Kinën dhe duhet preokupuar për Rusinë, në pritje të një të ardhmjeje që është jashtëzakonisht e paqartë.

 

Nga shumë anë, me rastin e tërheqjes perëndimore nga Afganistan, është parashikuar humbja e qeverisë së Ashraf Ghani dhe rikthimi i talibanëve. Krahasimi më i shpeshtë përmendur nga media dhe komentatorë edhe të kualifikuar është me Sajgonin në vitin 1975. Është ky rreziku me të cilin përballemi? Vërtet bëhet fjalë për humbje? Nëse për humbje bëhet fjalë, ajo do të jetë politike, ushtarake apo të dyja: dhe çfarë mund të bëhej për ta shmangur?

Këtu problemi themelor është i dyfishtë: nga njëra anë ai i legjitimitetit dhe i arësyeve të thella të kësaj ndërhyrjeje, nga ana tjetër ajo e zhvillimeve dhe i artikulimit të saj. Nga pikëpamja doktrinare dhe akademike, kur studiojmë një ndërhyrje ndërkombëtare, paraqesim 4 kushte për suksesin. I pari është ai i kauzës së drejtë: ndërhyj sepse është e drejtë ta bëj, sepse ka një arësye të rendit sippëror që  e legjitimon ndërhyrjen time. I dyti është ai i modaliteteve me të cilat ndërhyhet: nëqoftëse duhet të ndërhyj, duhet ta bëj me vendosmëri. Vendosmëria është mënyra më e mirë për të shmangur gabime dhe zgjidhur problemin, përndryshe situata gangrenizohet. Kushti i tretë ësht prania e përpjekjes kolektive: duhet sjellë me të komuniteti ndërkombëtar. I katërti është ai i exit strategy: në mungesë të një strategjie daljeje efikase, domethënë pa njohur kushtet që do të më mundësojnë të tërhiqem, vështirë se do të arrij ta bëj. Unë do të shtoja një kusht të pestë, të lidhur me të parin, domethënë vendosmërinë e qartë për një end state, domethënë për një rezultat final, për një objektiv që dua ta arrij.

Nuk jam aspak i sigurtë nëse në Afganistan këto kushte janë respektuar të gjitha. Ndoshta Perëndimi është impenjuar pa pasur idetë e qarta as për atë që donte të arrinte, as sesi do të dilte prej aty. Ky është aspekti themelor: është shkuar me premisa pak të qarta. Fillimisht, Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë për ta goditur ashpër al Qaeda dhe vetë më pas janë përqëndruar mbi nation building, ama në këtë fazë do të duhej të ishin Kombet e Bashkuara ato që do të duhej të ndërhynin. Qasja që kjo organizatë ka në nation building është absolutisht ndryshe nga ajo e NATO, një organizatë ndërkombëtare, që edhe pse ka mundësi se përfaqëson atë më të suksesshme të pasluftës, lindi si një aleancë ushtarake, domethënë nuk ka në vetëvete instrumentat për të bërë nation building siç di dhe siç mund të bëjnë Kombet e Bashkuara. Çka ka rezultuar ka qenë një përpjekje koalicioni tejet e improvizuar. Kemi synuar të shtyjmë  NATO të bëjë një punë për të cilën kjo organizatë nuk është krijuar, duke qenë një aleancë ushtarake me qëllime mbrojtëse. Përpjekja kryesore nuk duhet të ishte ajo ushtarake, por ajo e rindërtimit shtetëror. Kjo është prëballuar pa dyshim nga komuniteti ndërkombëtar me përpjekje të mëdha, jo vetëm ekonomike – të kihen parasysh këtu ato italiane nga pikëpamja juridike, për t’u dhënë afganasve një korpus të ri ligjesh – por jo nga Kombet e Bashkuara. As nuk vlen si justifikim evokimi i nevojës së rivendosjes të kushteve minimale të sigurisë për të nisur procesin politik, pasi nuk mund të pritet përjetësisht. Aq sa procesi politik i nation building gjithësesi është filluar, por – duhet pranuar – nuk duket se e ka bindur plotësisht destinatarin kryesor, domethënë popullin afganas. Është e kotë të fshihet, nuk ka sesi shpjegohet ndryshe as konsensusi të cilin kanë vazhduar ta gëzojnë në këto vite talibanët, as favori i dukshëm që kanë sot pranë popullsisë.

Le të vijmë tek mossukesi ushtarak. Sot talibanët duken se janë të papërmbajtshëm dhe praktikisht duket se po e marrin kontrollin e njërës krahinë pas tjetrës. Siç e theksova më parë, kjo ndodh ka mundësi pse qeveria nuk është krejtësisht legjitime para syve të qytetarëve afganas. Kush ka luftuar deri më tani nga ana e institucioneve nga njëra anë nuk ndjehet i mbështetur nga Perëndimi, nga ana tjetër nuk është i bindur 100% se kjo qeveri e përfaqëson dhe kjo duhet të bëjë të reflektohet.

Megjithatë, ndërkohë nuk jam i bindur se loja është mbyllur, me kush që të më nxjerrin bllof faktet. Kam parasysh këtu ndërhyrjen sovjetike, e dështuar parasëgjithash pse nuk arriti të sigurojë konsensusin e popullit afganas, duke qenë se i mungonte një klasë punëtore që të mbështeste teoritë marksiste e propozuara nga sovjetikët. Me pushimin e luftimeve dhe tërheqjen e trupave sovjetike, ajo që  të gjithë prisnin, domethënë rënia imediate e Kabulit, nuk ndodhi. Kur muxhahedinët kaluan në kundërsulm konvencional ndaj forcave komuniste afganase, ata u shpartalluan me turp. Pavarësisht se qenë nën rrethim forcat e regjimit nuk ceduan dhe ranë vetëm kur, me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, Jelcini vendosi t’ua mbyllë rubinetat, domethënë të ndërpresë asistencën e drejtpërdrejtë dhe financimet në favor të qeverisë afganase. Kjo flet shumë për atë që po ndodh dhe që mund të ndodhë në të ardhmen.

Praktikisht nuk besooj se qeveria aktuale afganase është e shpërfytyruar. Shumë afganas dhe afganase i refuzojnë talibanët dhe janë të gatshëm të luftojnë për një vend të lirë. Është mbi këta që duhet  synuar, pa i braktisur. Ajo që nuk duhet të bëjmë është të heqim prizën. Perëndimi është tërhequr ushtarakisht, por duhet të vazhdojë të bëjë të ndjeshme ndihmën e tij konkrete.

 

Pentagoni po vlerëson opsionet më të mira që t’i paraqiten presidentit për të shmangur se mos Afganistani, pas tërheqjes së forcave amerikane, të mund të bëhet bazë nisjeje për kryerjen e aksioneve terroriste nga ana e organizatave të tilla si al Qaeda dhe ISIS. Uashingtoni po kërkon të sigurojnë konsensusin nga ana e vendeve fqinje për të ndërtuar një bazë ushtarake nga ku të realizojë operacione antiterroriste. Efikasiteti i këtyre operacioneve ndaj grupeve të armatosura terroriste është demonstruar shumë herë, si në  rastin e fushatës së sulmeve ajrore kundër al Qaeda të kryer nga Shtetet  e Bashkuara në Pakistan. Është e mundur të kryhen me efikasitet operacione antiterrorizmi në  Afganistan, duke e frenuar al Qaeda, pa praninë e një kontigjenti të madh të rreshtuar në  terren?

Këtu po flaasim për  dy gjëra shumë të  ndryshme. NATO kishte vënë në zbatim një përpjekje antirebeluese për të garantuar kushtet minimale të sigurisë brenda të cilave të ndërtohej një shtet demokratik afganas. Ishte një përpjekje që synonte t’i mundësonte qeverisë ta zgjeronte progresivisht sferën e saj të veprimit deri në përfshirjen e të gjithë qytetarëve afganas, një  punë counterinsurgency. Ajo për çka flisni ju është një diskutim shumë ndryshe. Një diskutim kompleks, pasi nuk ka të bëjë në realitet me praninë e trupave në terren, gjë absolutisht themelore për counterinsurgency, por me disponueshmërinë e informacioneve që mundësojnë të goditen me aksione parandaluese formacionet terroriste. Aksioni i antiterrorizmit është një aksion parandalues, jo represiv. Ai mund të kryhet nga largësia, por ka nevojë për asete në terren. Duke aplikuar një politikë të ngjashme me atë të kanonierave e fillimviteve ‘900, mund të kryhen operacione nga jashtë kundër kundërshtarësh eventualë, ama për t’i kryer në radhë të parë duhen poseduar asete informative që të individualizojnë me siguri objektivat. Në këtë rast, flasim parasëgjithash për asete humint, elint dhe imint. Pastaj, kur flitet për terroristë, pjesa më e madhe e informacioneve vjen nga burime njerëzore, që  grumbullohen në nivel lokal. Që të mund të godasësh me siguri, nevojitet të kesh njerëz në terren. Le të marrim rastin e bin Laden. Lideri i al Qaeda është eliminuar vetëm kur amerikanët kanë arritur të sigurojnë konfirmimin fizik e pranisë së tiij në Pakistan. Që të mmund të zbatohet kjo politikë, veç të tjerash duhet vepruar në një kuadër legjitimiteti ndërkombëtar, që është shumë i vështirë të sigurohet kur  veprohet në shtëpinë e të tjerëve.

Por dua të nënvizoj një aspekt tjetër. Jemi tamam të sigurtë se talibanët e duan al Qaeda dhe ISIS në Afganistan? Talibanët luftojnë për dy motive: për pushtet dhe për të  pasur sovranitet në vend. Nuk janë të interesuar që të kenë konkurrentë në vend. Edhe aleanca me al Qaeda ishte një gjë e sfumuar, shumë e mjegullt. Për shembull, raporti midis bin Laden dhe Mullah Omar nuk ishte tamam transparent dhe miqësor. Pas 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara fillimisht kanë negociuar me Omar dhe për një periudhë të caktuar u duk sikur lideri taliban donte ta dorëzonte bin Laden. Kështu që unë besoj se ka një përputhje të madhe objektivash midis këtyre dy aktorëve. Sidomos tani, talibanët kanë nevojë për paqe sociale, qetësi, t’u japë siguri njerëzve të vet, të ndërtojë dhe të ruajë konsensusin.

Po shtoj edhe një parantezë të vogël që ju nuk e keni cituar. Ekziston një zgjidhje shumë inteligjente që jam i sigurtë se amerikanët do ta përdorin ose të paktën do të tentojnë ta përdorin. Kam parasysh të ashtuquajturën “war by proxy”, domethënë luftën me prokurë. Tendenca është tashmë ajo e shmangies së përdorimit të forcave tua, përveçse me funksione mbështetje, dhe përdorimit të milicive lokale apo të contractors. Për shembull, besoj se komuniteti ndërkombëtar, përveçse të mbështesë qeverinë legjitime, ka gjithçka për të fituar nga shfrytëzimi i milicive lokale. Kurse Turqia tashmë flet për contractors.

 

Italia ka marrë pjesë menjëherë në operacionet e NATO n Afganistan. Kemi marrë pjesë në Enduring Freedom, në ISAF dhe në Resolute Support. Kemi dërguar deri 5000 trupa në Afganistan dhe kemi humbur 53, duke pësuar qindra të plagosur. Jo të gjithë aleatët janë impenjuar në këtë masë. Për shembull, francezët janë tërhequr më 2013. Çfarë na ka shtyrë të kontribuojmë në mënyrë kaq të konsiderueshme në ndërhyrjen amerikane?

Parasëgjithash le të kujtojmë se ndërhyrja e NATO në Afganistan nuk është tamam një ndërhyrje amerikane, por një operacion nën egjidën e komunitetit ndërkombëtar. Nuk është as Kosovë, as Libi dhe aq më pak as Irak. Nga pikëpamja politike ndërkombëtare janë respektuar të gjitha aspektet e ndërhyrjes.

Besoj se arësyeja e pjesëmarrjes së jashtëzakonshme të Italisë nga pikëpamja politike duhet parë në tentativën e kërkimit të kundërshpërblimi të vendit në këmbim të një roli të miërpërcaktuar në kuadër të Aleancës Atlantike. Në një moment ku NATO, por sidomos Shtetet e Bashkuara, i kërkonin shumë Italisë në terma të burden sharing. Në thelb kemi shkëmbyer impenjimin tonë në operacione për atë shpërblim politik që mendonim se na takonte pavarësisht që kontributi ynë ekonomik në fatet e Aleancës Atlantike të mos ishte ai që dëshironin aleatët tanë. Ky diskutim është bërë në shumë raste në nivel politik. Shumë herë Trump ka theksuar se nuk bëhej mjaft në Aleancë në terma ekonomikë, një diskutim të cilit ne italianët shpesh i jemi përgjigjur se kontributi i vendit duhej matur edhe në termat e ndarjes së qëllimeve dhe pjesëmarrjes në misione dhe jo vetëm me para.

 

Si janë sjellë forcat tona të armatosura në Afganistan në 20 vite konflikt të armtosur? Sa kemi ndryshuar karshi ditës në të cilën kemi shkelur për të parë në vend?

Për forcat tona të armatosura, sidomos komponenten tokësore dhe atë ajrore, kjo ka qenë një mundësi për t’u përballur në terren me instrumentat ushtarakë më modernë dhe më të stërvitur në botë, si ai britanik dhe ai francez, përveç atij amerikan. Gjithçka në kuadër të një ndërhyrjeje që nuk është amerikane, por e komunitetit ndërkombëtar.

Sjellja jon ka qenë sjellje me një profesionalizëm të lartë. Nuk duhet mohuar se, të paktën në fillim, forcat tona janë gjendur në vështirësi të mëdha, pasi ju është dashur të ndeshen me kushte luftimi eshe shumë intensive, atëhere kur në fillim të ndërhyrjes situata nuk ishte aq e kompromentuar si ajo e viteve 2008 – 2012.

Ushtarët italianë kanë luftuar dhe e kanë bërë mirë, si çdo ushtar i mirëkomanduar, dhe në Afganistan kemi rreshtuar komandantë me spaleta. Jemi sjellë mirë sidomos sepse në një kontekst shumë të veçantë, ai antirebelim, ku gjithçka luhet për favorin e popullsisë, tanët kanë arritur të vlerësohen nga afganasit, njëherazi duke çuar përpara narrativën e qeverisë së Kabulit.

Për forcat e armatosura italiane përvoja afganase ka qenë e jashtëzakonshme. Kemi hyrë se dinim të bënim peacekeeping dhe kemi dalë me përvojë të madhe në counterinsurgency. Ajo që ka lënë Afganistanin është një ushtri që do ta quaja të “klasit të parë”, si nga pikëpamja e stërvitjes, ashtu edhe nga ajo e pajimit. Na është hapur një botë që e njihnim vetëm teorikisht. Pastaj, pjesa e forcave speciale e ka shfrytëzuar plotësisht mundësinë, duke përfituar shumë në terma kapacitetesh dhe prestigji.

Fatkeqësisht, nuk është e gjitha flori ajo që shkëlqen dhe ka një tjetër aspekt për ta marrë në konsideratë, në të vërtetë më pak pozitiv. Impenjimi afganas, me rreziqet që ka sjellë, ka promovuaar në instrumentin tonë të ushtarak – siç edhe tek të tjerët, padiskutim – një mentalitet që do ta quaja “të koracuar”, që nganjëherë bën të parapëlqehet mbrojtja e forcave në kurriz të efikasitetit në operacione. Paradoksalisht kjo ndodh në një vend, i yni, i cili çdo herë që janë manifestuar humbje ka reaguar pozitivisht, duke u shtrënguar rreth forcave të armatosura të tij.

Një refleksion i fundit. Aktiviteti ushtarak i instrumentit tonë luftarak në Afganistan ka qenë i llojit counterinsurgency. Kjo padyshim na ka mësuar sshumë, ama na ka bërë të nxjerrim në plan të dytë operacionet konvencionale. Këtë dinamikë e ka kuptuar edhe NATO, sidomos në momentin ku është shfaqur agresiviteti rus në Europën Lindore. Aleanca Atlantike ka rifilluar aktivitetet konvencionale dhe kështu po bën edhe Italia, ama procesi i ripërshtatjes do të jetë i gjatë.

 

Impenjimi italian në Afghanistan duket kështu i mbyllur. Megjithatë në Irak duket se Roma po vepron në kahje të kundërt. Aty italianët do të marrin komandën e operacioneve të NATO, një impenjim i rëndësishëm parasëgjithash sepse në muajt e ardhshëm ky operacion do të shtrihet në në gjithë irakun dhe do të arrijë të përfshijë më shumë se 4000 njerëz. Mund të na e shpjegoni motivin e kësaj zgjedhjeje? Tanët do ta rrisin praninë e tyre në Irak pasi interesat për t’u ruajtur aty janë tejet të rëndësishme për Romën?

Praktikisht, politika që po ndjek Roma në këtë zonë të botës nuk kuptohet menjëherë. E vërteta është se diskutimi është mjaft kompleks. Besoj se impenjimi në Irak është frut i një strategjie që mbështetet mby dy arësyetime. Në radhë të parë, Iraku është vazhdimi i natyrshëm i përpjekjes në Afganistan. Nga një pikëpamje ushtarake, ashtu siç jemi impenjuar në Afganistan, duke demonstruar aftësi të mëdha nga pikëpamja strëvitore dhe e afërsisë me popullatën, jemi të bindur se mund të veprojmë njëlloj në Irak. Në të kaluarën pjesërisht e kemi bërë tashmë dhe jemi duke e bërë akoma, me stërvitjen ne favor të kurdëve, në kohën e saj me NATO Training Mission Iraq dhe më vonë me kontributin në Koalicionin antiISIL. Por tani ka ndryshuar diçka. Tami kemi një kapital për të shpenzuar, kapacitete të mëdha, përveçse pozicione të dobishme në NATO në kuptimin e besueshmërisë së maturuar kundrejt aleatëve. E gjitha kjo na mundëson sot të marrim përsipër drejtimin e një misioni, edhe një herë akoma duke kontribuar në burden sharing e Aleancës me savoir faire e ushtarëve tanë.

Pastaj, Iraku është një bast. Në këtë teatër luftarak diskutimi i vërtetë është ai i rinddërtimit. Shumë i pasur në resurse energjitike, vendi herët a vonë do të rindërtohet. Italia e di shumë mirë, siç e di edhe se pasja një lidershipi në mision do ta favirozonte shumë Romën në rindërtimin e infrastrukturave, shërbimeve etj. Kjo është pjesë e sinergjisë efikase të inciativës diplomatike, politike, ekonomike dhe ushtarake, që më së fundi, ndoshta për herë të parë, duket se po afirmohet në këtë vend.

(nga Geopoliticus)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY