Lufta e klasave e 1877 që Shtetet e Bashkuara e kanë zhdukur

Lufta e klasave e 1877 që Shtetet e Bashkuara e kanë zhdukur

43
0
NDAJ

Në verën e 1877, 1 milion punëtorë bënë grevë dhe u ndeshëm me policinë në qytete të ndryshme amerikane. Qe thuajse një luftë e dytë civile, por kësaj radhe të kundërvëna krahu i punës dhe kapitali. Megjithatë është harruar.

 

Greva e parë kombëtare në historinë e Shteteve të Bashkuara ka pasur një origjinë mjaft të thjeshtë. Më 16 korrik 1877, 40 punëtorë të hekurudhave jo përgjigjën lajmit të një shkurtimi të rrogave duke ndërprerë punën dhe duke ndaluar trafikun hekurudhor në Martinsburg të shtetit West Virginia. Kjo ngjarje e vetme gjeneroi një efekt domino, duke e përhapur revoltën si zjarri në të gjithë klasën punëtore amerikane. Brenda fundit të muajit, 1 milion punëtorë kishin pushuar së punuari në qytetet industriale të 14 shteteve, nga New York City në San Francisco. Duke i shkruar Friedrich Engels më 24 korrik të atij viti, Karl Marx e quajti «kryengritjen e parë kundër oligarkisë së kapitalit që është zhvilluar nga Lufta Civile», që do të mund ta çonte në «një parti punëtore serioze në Shtetet e Bashkuara». Nuk qe rastësi që parashikimi i Marx nuk u vlerësua krejtësisht. Në përgjigje të grevave, kapitali nisi një luftë klasore kundër punëtorëve në një demonstrim force të dhunshëm dhe të organizuar që nuk shikohej qysh nga Lufta Civile.

 

Një luftë e dytë civile?

Vera e 1877 nuk qe një periudhë e mirë për kë punonte në hekurudhat nga mëngjesi deri në mbrëmje. Ishte Epoka e Artë, një lojë sarkastike fjalësh e krijuar nga Mark Twain për të përshkruar falimentimin moral të elitës politike dhe financiare që po bëhej pafundësisht e pasur mbi shpatullat e punëtorëve falë kapitalizmit të parregulluar. E ashtuquajtura çështje e punës kishte zëvendësuar skllavërinë në rolin e krizës morale dominuese të Amerikës së Rindërtimit. Sindikatat qenë një forcë marxhinale në qytetet e veriut në industrializim të plotë dhe punëtorët duhej të duronin orare të gjata dhe rroga urie, me shumë pak të drejta pune. Krerët e tyre, baronë brigantë, vazhdonin t’i ulnin rrogat e punëtorëve, qysh nga «Paniku i vitit 1873», depresioni më i rëndë financiar në historinë amerikane deri në atë moment. «Ndoshta nuk është e vërtetë që punëtorët e hekurudhave […] durojnë një tirani nga ku krahasimi taksat britanike në periudhën koloniale nuk qenë asgjë dhe që ndodhet në të njëjtin nivel të fishkëllimës së kamzhikut skllavërues?», botonte Journal of the Brotherhood of Locomotive Engineers [Zhurnali i Vëllazërisë së Inxhinierëve të Lokomotivave] më 1873.

Situata arriti pikën e prishjes më 1877, kur manjatët e hekurudhave konspiruan dy herë për ta ulur rrogën e punëtorëve, megjithëse patën akumular fitime të mëdha. Aksionistë dhe menaxherë nuk patën probleme, por paga e punëtorëve të thjeshtë u reduktua deri në gjysëm. Tashmë të përmendurit punëtorë të hekurudhave të Martinsburg, që në mënyrë të pavullnetshme i dhanë fillim Rebelimit të Madh, hynë në verpim më 16 korrik në përgjigje të reduktimit të tretë të rrogave atë vit. Përkundrazi, kërkuan një rritje prej 10% dhe filluan të shkëpusnin vagonat për t’i detyruar trenat të ndaleshin. Greva emigroi nga lindja në perëndim përgjatë disa rrugëve hekurudhore të rëndësishme të veriut. Ata që bënë grevë nuk qenë vetëm punëtorët e hekurudhave. Të tjerë e ndërprenë punën në solidaritet, midis të cilëve minatorët dhe marinarët e West Virginia, prodhuesit e kutiave në Baltimora dhe kasapët në Chicago.  Në Pittsburgh, trena dhe magazina ju vu flaka dhe në St Louis një koalicion grevistësh të organizuar – Komuna e St Luis – mori pushtetin për rreth 24 orë. Klasa kapitaliste ishte si e vdekur. Biznesmenët qenë të terrorizuar nga perspektiva e një versioni amerikan të Komunës së Parisit, që kishte shokuar Europën vetëm 6 vite më parë. Qenë vërtetë të preokupuar se mos ndodhte një luftë e dytë civile – kësaj radhe me socialistë dhe komunistë me origjinë të huaj në krye të një lufte kundër oligarkisë.

Përmbledhje zyrtare dhe gazetash përdorën shumë terma për ta përshkruar Rebelimin e Madh: Kryengritje! Rebelim! Revoltë! Allan Pinkerton e quajti «revoltë të përbindshme» në librin e tij të vitit 1878 Strikers, Communists, Tramps, and Detectives [Grevistë, Komunistë, Vagabondë dhe Detektivë]. Në krye të një skuadre spiunazhi të shekullit të XIX; agjencia e dedektivëve e Pinkerton, e prirur për shkatërrimin e sindikatave, u vë në shërbim të biznesmenëve të pasur në kërkim të mbrojtjes pas verës së 1877. Kur industrialistët nuk mundën të ushtronin presion për t’i kthyer punonjësit e tyre në vendet e punës, ju drejtuan politikanëve që të përdornin levën e dhunës shtetërore të mundshme: policinë, Gardën Kombëtare, trupat federale. Guvernatori i shtetit West Virginia qe i pari të thirri trupat. Një grevist i Martinsburg u vra pas një shkëmbimi të shtënash me një ushtar, paralajmërues i vdekjes dhe i kaosit që do të vinin.

Më 20 korrik 1877, një turmë u vendos përpara armatimit të Regjimentit të VI në Baltimora dhe nisi të lëshojë gurë ndaj milicisë. Trupat u përgjigjën duke qëlluar ndaj njerëzve me mushketa dhe duke i qëlluar me bajoneta. Të paktën 10 njerëz u vranë, midis të cilëve «një djalë i gazetave me këmbët e zbathura dhe me këmishë, një nxënës 16 vjeçar i fotografisë dhe një bukëpjekës 19 vjeçar», sipas Baltimore Sun. Të nesërmen, milicia hapi zjarr mbi një mbëedhje të grevistëve dhe familjeve të tyre, duke vrarë 20 persona. Midis grevistëve kishte gra dhe fëmijë, gjë që rezultoi problematike për ushtarakët që kishin urdhër ta mbysnin kundërshtimin. «Problemi i vërtetë», ankohej New York Times, «është se njerëzit në anët e rrugëve janë totalisht të lidhur me grevistët dhe nuk mund të besohet mbi aftësinë e ushtarakëve për të vepruar kundër tyre në këtë emergjencë».

 

Beteja e Ujësjellësit të Chicago

Më 23 korrik 1877, natën përpara se vala e grevave të godiste Chicago, Albert Parsons mbajti një diskutim të ashpër përpara rreth 30000 punëtorëve emigrantë të gatshëm të kalonin në veprim. Socialisti radikal sapo kishte humbur në tentativën për të siguruar një vend në këshillin qytetar si anëtar i ri një partie punëtorësh të përqëndruar mbi krahun e punës. «Jemi mbledhur si një ushtri e madhe e urisë», tha Parsons. «Ju takon juve të vendosni nëse do t’i lejojmë kapitalistët të vazhdojnë të na shfrytëzojnë. Do të organizoheni?». Të nesërmen, mijëra punëtorë të dëshpëruar e braktisën punën dhe marshuan rrugëve të Chicago, në disa raste vandalizuan vendet e tyre të punës apo duke prerë fijet e trameve. Shtypi vendor u kushtoi atyre fjalë të hidhura, të ngjyrosura me ksenofobi dhe paragjykime klasore. Një shkrim i përshkruante «hordhi mashturesish, vagabondësh, të humburish dhe në përgjithësi mbeturinat e shoqërisë». Klasa punëtore e Chicago i shikonte stereotipet me mëri. «Shikomëni, shikojini duart e mia. Ju duken si të një përtaci apo të një punëtori?», esklamoi një marinar irlandez përpara një turme të vogël. «E dijmë se për çfarë luftojmë dhe çfarë po bëjmë. Po luftojmë kundër atyre kapitalistëve të mallkuar. Nuk është kështu?».

Kryebashkiaku i Chicago Monroe Heath i mbylli baret e qytetit, mblodhi policinë dhe emëroi civilë që të vepronin si mbrojtje. Këshilltarë të shumtë formuan milicitë e tyre, të drejtuara nga punëtorë dhe menaxherë të klasës së mesme, përfshi një bandë të vogël kalorësie në rrethin e katërt. Fillimisht Heath i kishte urdhëruar zyrtarët që të qëllonin sipër kokave të turmave të axhituara, për të shmangur përsëritjen e masakrës së Pittsburgh, por kur kaosi filloi të krijohej, policia i uli armët dhe synoi direkt ndaj grevistëve, duke vrarë 3 prej tyre dhe duke plagosur më shumë. Shpesh policia vepronte si agresore. Disa qindra artizanësh gjermanë duhej të ndesheshin me punonjësit tyre për të diskutuar për ditën e punës 8 orëshe në West Loop të Chicago kur oficerë të shumtë ndërhynë, vranë një ebanist 28 vjeçar të çarmatosur dhe plagosën njerëz të tjerë. Dhuna në Chicago e arriti kulmin më 26 korrik, me atë që është quajtur «Beteja e Ujësjellësit». Policia e Chicago dhe një regjiment i Gardës Kombëtare të Illinois qëlluan me mushketa ndaj më shumë se 10000 njerëzve të mbledhur në në ujësjellës afër anës jugperëndimore. Trupat nuk qëlluan vetëm ndaj grevistëve, por edhe ndaj «spektatorëve», rrëfeu Parsons, «duke vrarë njerëz të ndryshëm, asnjëri prej të cilëve nuk po protestonte».

500 emigrantë irlandezë marshuan në kolonë përgjatë Halsted Street në Chicago – disa prej tyre qenë kasapë që vishnin akoma uniformat me thikat në dorë. Dy djem që marshonin në krye të kolonës mbanin një banderolë me shkrimin «Të drejta të punëtorëve». Pas kishin refuzuar të tërhiqeshin nga një urë, irlandezët u përleshën me policinë për kontrollin e urës për rreth 1 orë. Një grua irlandeze, Mollie Cook, u arrestua pse kishte qëlluar policinë nga dritarja e katit të dytë e shtëpisë së saj në Halsted. Gazetarët u përqëndruan shumë mbi origjinën e huaj të manifestuesve. «Valë amazonash boheme!», ulërinte titulli i faqes së parë të një gazete, duke folur për grevat e emigrantëve gjermane dhe nga Europa Qendrore, duke përmendur gra me «krahë muskuloze dhe të zeshkëta që tundnin çelsa». Dy regjimente të ushtrisë amerikane, të ardhura kohët e fundit nga territori i Dakota, ku po luftonin kundër Sioux, morën pozicione në ujësjellës me mitralozët Gatling për të mbështetur policinë dhe milicinë. Përpara perspektivës për të përballuar 3000 ushtarë dhe ushtarakë të mirëpajisur – një forcë më e rëndësishme se ajo e Betejës së Demit të Ulur – banorët rebelë të Chicago përfunduan për t’u tërhequr. Në thelb, gurë dhe shkopinj të forcuara nuk mund të konkurronin me pistoletat. Nga 30 njerëzit e vrarë në luftime në Chicago, rreth gjysma qenë djem nën 18 vjeç, dhe rreth 200 grevistë u plagosën. Asnjë polic nuk u vra.

 

Një trashëgimi pak e vlerësuar

Skena të ngjashme ndodhën në të gjithë vendin dhe hasën të njëjtën rezistencë të organizuar. Qysh më 1 gusht 1877 Rebelimi i Madh praktikisht ishte qetësuar dhe thuajse të gjithë trenat kishin rifilluar të udhëtonin. Në shtojcë të policisë vendore e shtetërore dhe milicive informale, presidenti Rutherford B. Hayes kishte thirrur në detyrë rreth 60000 trupa federale në 10 shtete. Më shumë se 100 njerëz u vranë dhe mijëra u plagosën. Baltimore & Ohio Railroad pushoi nga puna punonjësit që bënë grevë dhe refuzoi t’u anullonte shkurtimet e rrogave të tjerëve, duke i lënë grevistët krejtësisht të mundur dhe të demoralizuar.

Në Chicago, anëtarët e elitës ekonomike organizuan një sindikatë të tyren në javët që pasuan grevën e madhe: Commercial Club. Më vonë, Commercial Club bleu 600 akra tokën në veri të qytetit për të ndërtuar Fort Sheridan, një bazë – kështjellë për ushtrinë amerikane. U projektua për t’i dhënë Gardës Kombëtare të Illinois dhe ushtrisë amerikane një akses më të lehtë në rast se do të duhej të vepronte sërish si personel force policie i klasës dominuese me detyrën e shtypjes së agjitimit të krahut të punës. I bindur se edhe policia kishte nevojë për më shumë armë dhe më të rënda, njeriu më i pasur i Chicago, Marshall Field, dhuroi mijëra dollarë për mitralozët Gatling dhe topat e qytetit. Por jo gjithçka qe e humbur për lëvizjen punëtore. Greva shënoi fillimin e ndryshimit të kuptimit publik të situatës së punëtorëve. Brenda dy vitesh, kompanitë hekurudhore filluan të bëjnë reforma dhe sindikatat filluan të sigurojnë një khezion dhe shtytje të caktuar, duke filluar me Kalorësit e Punës. «Ngjarjet e 1877 i dhanë një impuls dhe aktivitet të madh lëvizjes punëtore në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe, në realitet, në të gjithë botën», vërejti Parsons.

Nëntë vjet pas Betejës së Halsted, Albert dhe Lucy Parsons udhëhoqën një marshim prej dhjetëramijëra njerëzish gjatë Michigan Avenue në manifestimin e parë të 1 Majit, duke kërkuar një ditë pune universale 8 orëshe. 1 Maji është ai që tani njihet si rasti i Haymarket – ku çifti Parsons qe njëri nga të 4 të dënuarit me varje për rolin jo të konfirmuar në bombën me dinamit të lëshuar ndaj policisë më 4 maj 1886 – janë pika të njohura kryesore të historisë punëtore, por pak kanë kuptuar për përvjetorin e 145 të Rebelimit të Madh. Kjo revoltë kombëtare në pjesën më të madhe ka dalë nga kujtesa historike amerikane. Qe gjëja më e afërt me një Luftë të Dytë Civile me të cilën kanë arritur Shtetet e Bashkuara dhe janë pak shënimet historike të shpërndara në Pennsylvania, Baltimora dhe Martinsburg të West Virginia që e përkujtojnë.

(nga Jacobin Magazine)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY