Kisha e së keqes

Kisha e së keqes

69
0
NDAJ

Vrasja e Shinzo Abe dhe lidhjet e tij me Moonies. Midis pushtetit financiar dhe influencës politike, prej vitesh në Azi sekte dhe kulte ngjallin frikë.

Në uebsajtet e thuajse të gjitha universiteteve ndërkombëtare ka një seksion që u shpjegon studentëve jetën nëpër kampuse, gjërat për të ditur nëse vjen nga jashtë, rregullat dhe mundësitë. Në uebsajtin e Universitetin të Osaka, në seksionin e jetës në kampus, ka edhe një vademekum për të mos rënë në kurthin e sekteve dhe të rekrutuesve të tyre. “Metodat e rekrutimit janë të sofistikuara, dhe aktivitetet e vërteta të organizatave mbahen sekret”, lexohet në të. “Fillimisht ndërtohen marrëdhënie me ju dhe më pas ju detyrojnë në situata nga të cilat nuk mund të dilni më”. E shkruar kështu duket një gjë mjaft shqetësuese dhe praktikisht është. Si gjë e parë, studentëve u këshillohet që të njohin disa sinjale në modus operandi i rekrutuesve: zakonisht teknika e rekrutimit është e pastër, por bazohet mbi një kanovaçio të axhustuar dhe të perfeksionuar nga vite përvojash në fushë. Nëse dikush duket vetmitar dhe melankolik, i ofrohet një grup miqësie. Nëse dikush duket në vështirësi ekonomike, i ofrohet një mundësi pune. Nëse dikush ka nevojë për kredite ekstra, ja si stimulues aktivitete vullnetarizmi. Në dukje janë aktivitete të padëmshme – bëhet fjalë për të marrë pjesë në seminare, në shitje portë më portë, deri në festa – por “në realitet përfundoni brenda kultesh destruktive dhe antisocialë të ndërtuar mbi një raport varësie me sens unik ndaj një lideri”. Qendra për mbrojtjen e studentëve e Universitetit të Osaka nënvizon sidomos objektivat e sektit: “Të minojë mendërisht, fizikisht de financiarisht viktimat, duke shkatërruar rininë e tyre”.

Njeriu që ka vrarë ish kryeministrin japonez Shinzo Abe, pak më shumë se një javë më parë, quhej Tetsuya Yamagami. Të premten e kaluar e ka arritur jashtë nga një stacion i qytetit Nara, ku Abe sapo kishte filluar të mbante një miting elektoral. Është larguar nga turma prapa krahëve të tij, ka marrë në dorë pistoletën e tij rudimentale, të bërë në shtëpi dhe të ngjitur me skotç me njolla të zeza për ta dukur si aparat fotografik, ka zgjatur krahun dhe ka qëlluar dy goditje. E ka kapur Shinzo Abe në qafë dhe në gjoks. Ish kryeministri është shembur përtokë, i gjakosur. Pas disa ore, nga spitali i Nara, mjekët kanë njoftuar vdekjen e tij. Tetsuya Yamagami i ka thënë policisë se kishte një “mëri” kundrejt një “grupi të caktuar fetar” që Shinzo Abe e shoqëronte dhe e mbështeste (jo që e frekuentonte: të gjithë e dinë se Shinzo Abe ishte shintoist, besimi fetar tradicional japonez). Yamagami do të donte të vriste liderin e lëvizjes, por “ishte tejet e vështirë”. Kurse Abe në fakt ka rezultuar një objektiv i lehtë, deri shumë i lehtë, dhe në fakt është hapur një investigim mbi protokollin që duhej ta mbante të sigurtë. Atentatori i ka shpjeguar policisë se grupi fetar në fjalë i kishte shkatërruar jetën nënës dhe familjes së tij, duke e falimentuar. Për ditë me radhë mediat japoneze kanë kërkuar t’i interpretojnë këto fjalë dhe të gjitha vëmendjet kanë përfunduar mbi një grup të veçantë, bile mbi kishë, bile: një sekt. Një ndër më të fuqishmit në botë. Atë që dikur quhej Kisha e Unifikimit, e themeluar nga reverendo Sun Myung Moon në vitin 1954.

Në Azinë Lindore ai i sekteve, i kulteve, i religjioneve të reja është një problem i madh dhe i studiuar gjatë. Sektet fetare janë dhjetëra mijëra, nganjëherë mbesin të kufizuara aty ku liderët e tyre operojnë, nganjëherë i kalojnë kufijtë kombëtarë. Nganjëherë, si në rastin e Kishës së Unifikimit, kur themeluesi vdes shumëfishohen, lindin liderë të rinj që marrin rrugë të ndryshme dhe të mundimshme: think tanke, qendra kërkimore, shoqata vullnetarizmi, ente fitimprurëse, sidomos ato themelore: kontrolli i anëtarëve, manipulimi i mendjeve që prodhon pasuri edhe financiare, pushteti i dorëzuar në duart e liderit sipas një akti feje të kompletuar dhe akritik. Në Korenë e Jugut, ashtu si në Japoni, është shumë e shpeshtë të takohen edhe nëpër rrugë rekrutues të dërguar nga sektet për gjetur anëtarë të rinj. Ndodh shumë me tepër se në Perëndim, ku rekrutimi “portë më portë” dhe vepra e përhapjes sl doktrinës është tashmë prerogativë e pak grupeve, si Dëshmitarët e Jehovait. Sipas specialistëve, motivi qëndron në natyrën e shoqërive aziatike të caktuara më të zhvilluara: hiperkompetitive, ku vetmia është një plagë sociale që çon edhe në përqindje shumë të larta të vetëvrasjes, por ku shëndeti mendor është ende një tabù dhe tradita fetare nuk është shumë e qartë apo e rrënjosur. Në Japoni thuhet se “lindet shintoist, jetohet si kristian dhe vdiset si budist”. Në Korenë e Jugut religjioni tradicional është shamanizmi, një miksturë midis në konfucianizmi, budizmi, taoizmi. Por në të dyja vendet krishtërimi – sidomos katolicizmi – në të kaluarën ka pasur meritën e të qënit religjioni i eruditëve dhe i klasave intelektuale.

Misionarët e parë themeluan shkolla, universitete dhe kështu sot shumë prej shenjtorëve të mëdhenj, të vetëdeklaruar mesia, shpikën doktrinën e tyre duke u frymëzuar shpesh nga krishtërimi. Nuk është rastësi nëse sidomos në Kore ato që mbajnë në regjistër të gjitha kishat dhe kultet që lindin apo transformohen në sekte heretike, përtej forcave të rendit, janë sidomos qendra studimore dhe kërkimore të krishtera. Periodikisht problemi rishfaqet nëpër gazeta aziatike: një sekt religjioz në Korenë e Jugut, me bazë në qytetin Daegu, u konsiderua përgjegjës pse kishte përhapur koronavirusin në vend. Shincheonji, e themeluar në vitet ’80 nga karizmatiku Lee Man-hee (tani në burg), kishte deklaruar se virusi mund të luftohej duke u lutur të gjithë bashkë, të gjithë afër dhe se, nëse sëmurej, nuk duhej denoncuar gjëja tek autoritetet. Dhjetëra anëtarë sapo qenë kthyer nga një lutje kolektive në filialen kineze të Wuhan. Në 2019 një gjykatë jugkoreane ka dënuar Shin Ok-ju, themeluese e shumë të pasurës Grace Road Church, me 6 vite burg pse kishte shtrënguar 400 anëtarë të sektit të saj në 2014 të tranferoheshin në Ishujt Fixhi, ku jetonin “në një gjendje gjysmëskllavërie”, të nënshtruar “dhunës së përditshme dhe ritualëve barbarë” për ta “shtypur djallin”. Autoritet japoneze i gjurmojnë ethshëm dhe sidomos online të gjitha sektet dhe kultet që frymëzohen nga Aum Shinrikyo – që sot quhet Aleph. E themeluar në 1987 nga Shoko Asahara, Aum Shinrikyo qe përgjegjësja e masakrës me gazin sarin në metropolitanen e Tokios më 20 mars 1995. Disa ditë më parë Tomihiro Tanaka, president i degës japoneze të Federatës së Familjes për Paqen dhe Bashkimin e Botës, emri i fraksionit më të rëndësishëm që ka lindur pas transformimit të Kishës së Unifikimit që ka pasuar vdekjen e Moon, është paraqitur përpara telekamerave për një konferencë shtypi në Tokio. Ka thënë se megjithëse Tetsuya Yamagami, atentatori i Abe, nuk ishtë një anëtar i ztyre, nëna e tij ishte qysh nga fundi i viteve ’90 dhe se kohët e fundit kishte rifilluar të frekuentonte mbëedhjet e grupit të paktën për një herë në muaj: “Të kërkosh të kuptosh sesi një urrejtje e tillë mund të ketë çuar tek vrasja është shqetësuese”, ka thënë Tanaka.

Kur dikush i ka kërkuar llogari për donacionet që do të kishin mundur ta falimentonin familjen e Tetsuya Yamagami, lideri religjioz ka thënë se bëhet fjalë për “spekulime shtypi” dhe se megjithatë të kërkohet të identifikohet shuma e donacioneve eventuale të kryera nga zonja Yamagami – që sipas policisë ka deklaruar falimentimin në 2002 – është praktikisht e pamundur. “Sasia e donacioneve varet nga çdo individ i veçantë”, ka thënë ai. “U jemi mirënjohës atyre që bëjnë donacione të mëdha, por në realitet nuk u kërkohet asgjë atyre”. Ka qenë “Yomiuri”, e përditshmja më e rëndësishme japoneze, ajo që ka investiguar dhe gjetur shifrën: ekuivalentin e 1 milion dollarëve, të mbledhur midis ‘98 dhe ’99 duke shitur fillimisht trojet e trashëguara nga gjyshi i atentatorit, aktivitete të ndryshme dhe më pas shtëpinë e familjes në Nara. Megjithëse është themeluar në Kore, sot Kisha e Unifikimit ka më shumë anëtarë në Japoni (rreth 300000) sesa në Korenë e Jugut (150000) dhe është e famshme paksa kudo sidomos prej riteve të martesave masive: dikur qenë Moon dhe e shoqja, “prindërit e vërtetë”, që martonin çiftet në ato evente gjiganteske të ngjashme me festivalet e rrokut. Por përtej estetikës dhe ritualit paksa të puditshëm, siç ndodh shpesh nëpër sekte, një prej metodave më të lehta të kontrollit ka të bëjë me zgjedhjen e bashkimit të familjeve. Në zgjedhjen e çifteve të reja nuk janë fëmijët, por prindërit dhe shpesh kish martohet në Kishën e Unifikimit njihet vetëm ditën e dasmës. Por nuk është vetëm kjo.

Në vitet e kundërshtive të lidhura me kishën kanë qenë të shumta dhe disa ditë më parë ka ndërhyrë në debat edhe shoqata japoneze e avokatëve që prej vitesh merret me mbrojtjen e viktimave të sektit. Kisha e Unifikimit është ende nën shqyrtimin nga ana e autoritetit gjyqësor për raste të ndryshme shtrëngimi ekonomik, ka thënë Hiroshi Yamaguchi, një prej përfaqësuesve ligjorë. Disa vite më parë një ish anëtar bëri një çështje kundër kishës, që u dënua ta shpërblejë për donacionet e bëra. Rreth 34000 dollarë, që i qenë marrë me forcë “me një metodë të pandershme që mund të ngjallte ankth dhe frikë”, sipas gjykatës. Vitin e kaluar e njëjta shoqatë e avokatëve i kishte dërguar një letër të gjatë ish kryeministrit Shinzo Abe, me qëllim që të mos e dërgonte videomesazhin e tij në eventin më ndërkombëtar të Kishës së Unifikimit, pasi do të dukej si “një endorsement”. Fuqia e sektit të themeluar nga reverendo Sun Myung Moon dhe nga gruaja e tij – që është ende gjallë dhe që quhet mesia grua, “nëna e vërtetë”, Hak Ja Han Moon – ka qenë pikërisht kjo: të arrijë të futet në dinamikat politike, duke shfrytëzuar edhe influencën e madhe ekonomike që në vite Kisha ka ndërtuar. Sikur të mos kishte qenë një figurë shqetësuese, me ide të çuditshme në luftën midis të Mirës dhe të Keqes, e njëjta midis Kapitalizmit dhe Komunizmit, do të konsiderohej një gjeni e biznesit. Moon lindi shumë i varfër, në atë që ishte Koreja e Veriut më rurale. U burgos në një kamp pune sepse i dyshuar që bahskëpunonte me Korenë e Jugut. U arratis vetëm kur e liruan forcat aleate në 1950. Katër vite më pas themeloi një kishë me frymëzim të krishterë. 15 vite më vonë ishte në Amerikë me dhjetëramjëra ndjekës.

Shkoi deri tek presidenti Nixon dhe ka dokumenta që provojnë përfshirjen e Kishës së Unifikimit në tentativën për të minimizuar efektet e Watergate. Në ndërkohë reverendo e bashkonte religjionin me ndërtimin e një strukture financiare shumë rë qëndrueshme: investime në imobiliare, në shpërndarjen e ushqimit (një artikull i gjatë i Daniel Fromson në “New York Times” vitin e kaluar tregonte rolin e Kishës së Unifikimit në shpërndarjen e sushit të Amerikë), në botime. Në 1982 News World Communications, shoqëri editoriale në pronësi të Moon, themeloi “Washington Times”, një prej gazetave konservatore më influente në politikën amerikane. Në të njëjtat vite, shumë asete financiare dhe shuma të mëdha parashë nga Kisha vinin në Amerikë nga Japonia, ku lëvizja e Moon kishte hedhur rrënjët e saj financiarisht. Moon i jepte substancë fetare asaj që atëhere ishte lufta më e rëndësishme: asaj kundër komunizmit. Është edhe për këtë që gjeti të çara në zemrat e djathta të epokës. Nobusuke Kishi, gjyshi kontradiktor i Shinzo Abe, qe kryeministër i Japonisë nga 1957 deri më 1960 dhe mbështeti kauzën antikomuniste të kishës jugkoreane. Gentaro Kajikuri, ish president i Kishës së Unifikimit japoneze, thoshte se kishte punuar në kontakt me Kishi mbi çështje politike dhe legjislative, por nuk e shpërfillte dialogun, që sipas deklaratave të tij, duhet të ishte një lloj rituali nënshtrimi. Në 1991 Moon udhëtoi në Phenian, kryeqytetin e Koresë së Veriut, për të takuar liderin Kim Ir Sen: një përplasje midis titanësh, të lider supremë të gatshëm që të bënin më të mirën për gadishullin (rezultoi shumë pak, përveç ndonjë projekti bashkëpunimi). Në 1994 Mikhail Gorbaçiovi i prit në shtëpinë e reverendo Moon në Seul (në kronikat e kishës, Gpbaçiovi qau gjatë vizitës) dhe tashmë prej vitesh Kisha dhuronte dhe bënte propagandë brenda kufijve rusë, duke ofruar ndihma ekonomike dhe kurse anglishteje.

Si organizatë e madhe që lëviz fijet e politikës ndërkombëtare, me vitet e lëvizjes në Amerikë, është bërë shumë e afërt me të djathtën komplotiste. Shpesh moonies, siç quhen (në mënyrë paksa përçmuese) ndjekësit e Moon, janë mbrojtës të zjarrtë të ekstremizmit nacionalist dhe të armëve të zjarrit. Idhulli i tyre është Donald Trump. Qëfaktikisht vitin e kaluar qe i ftuari i nderuar i konventës së Kishë së Unifikimit (bashkë me Abe, kryeministrin kamboxhian Hun Sen dhe ish presidentin e Komisionit Europian, José Manuel Barroso). Sean Moon, njëri prej djemve të reverendo Moon, pas vdekjes së babait në 2012, bëhet një prej liderëve të sektit në Amerikë, bën fotografi me në dorë armë fjysmëautomatike dhe në 2013 themelon Kishën e Santuarit të Paqes dhe të Unifikimit të Botës, me seli në Pennsylvania, e njohur edhe si Rod of Iron Ministries. Në predikimet/mitingjet merr pjesë e gjithë e djathta ekstreme amerikane, nga Steve Bannon tek Joey Gibson, dhe flet me kanovaçon e mirënjohur të lëvizjes MaGa: ka një komplot kundër Amerikës të orkestruar nga Big Tech, nga Bill Gates dhe George Soros, nga kompanitë e mëdhja farmaceutike që prodhojnë vaksinat kundër kovidit, që duan të na heqin lirinë. Përtej komplotizmit, antishkencërizmit, lobit opak, transparencës së pakët financiare, midis pasojave të përhapjes së kishave të së keqes, mund të futet edhe vrasja e Shinzo Abe. Procesi kundër Tetsuya Yamagami mund të transformohet në një proces kundër Kishës së Unifikimit.

(nga Il Foglio)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY