Ja se çfarë është vërtet BlackRock

Ja se çfarë është vërtet BlackRock

134
0
NDAJ

Një kompani investimesh virtualisht jo e rregulluar ka sot më shumë influencë politike dhe financiare se Federal Reserve dhe pjesa më e madhe e qeverive të këtij planeti. Kjo kompani është BlackRock Inc., menaxhuesi më i madh pasuror i botës, me 9000 miliard dollarë të mira në fonde investimesh në nivel global, një shifër më shumë se dyfishi i PBB vjetor të Republikës Federale Gjermane. Ky kolos ndodhet në majën e piramidës së pronësisë korporative botërore [perëndimore], dhe kohët e fundit edhe të asaj kineze. Nga viti 1988 kompania është faktikisht në gjendje të kontrollojë Federal Reserve, pjesën më të madhe e megabankave të Wall Street, përfshi Goldman Sachs, Grande Reset e Forumit Ekonomik Botëror të davosit, administratën Biden dhe, nëqoftëse nuk do t’i vihet ndonjë fre, të gjithë të ardhmen ekonomike e planetit tonë. BlackRock është epitoma e atij që Mussolini e quante Korporativizëm, ku një kastë biznesore jo e zgjedhur vendos fatin e popullsive të tëra.

Si “banka hije” më e madhe e botës e ushtron këtë pushtet të jashtëzakonshëm mbi të gjithë planetin është një fakt që duhet të na preokupojë. Qysh kur ishte themeluar nga Larry Fink në vitin 1988, BlackRock ka arritur të bëjë bashkë një softuer të veçantë financiar dhe një sasi pronash të paposeduara ndonjënjerë nga asnjë entitet tjetër. Sistemi Aladdin i tij i menaxhimit të rriskut është një instrument softuer në gjendje të gjurmojë, analizojë e monitorojë operacione trading për më shumë se 18 trilion dollarë të 200 kompanive financiare, midis të cilave Federal Reserve dhe bankat qendrore europiane. “Monitorim”, siç mund ta imagjinojmë fare mirë, do të thotë edhe dije. BlackRock është quajtur “biçaku zviceran” financiar: investitor intitucional, menaxhues kapitalesh, kompani private equity dhe partner qeverisës global në një produkt të vetëm. Megjithatë, mediat kryesore e trajtojnë kompaninë si një kompani normale financiare të Wall Street. Ka një ndërfaqe pa zgjidhje vijueshmërie që lidh Agenda 2030 e Kombeve të Bashkuara, Grande Reset e Forumit Ekonomik të Davosit dhe politikave ekonomike që po lindin të administratës Biden. Kjo ndërfaqe quhet BlackRock.

 

Ekipi Biden dhe BlackRock

Tashmë duhet të jetë e qartë për këdo që ka dëshirë të shikojë se njeriu që është president i Shteteve të Bashkuara. 78 vjeçari Joe Biden, nuk është ai që vendos. Ka deri vështirësi të lexojë një teleprompter apo t’u përgjigjet pyetjeve të përgatitura nga media mike pa ngatërruar Sirinë me Libinë apo nëse është ai presidenti. Mikromenaxhohet nga një grup mbikëqyrësish për të ruajtur “imazhin” e koreografuar të një presidenti, ndërsa politika shtyhet përpara nga aktorë të tjerë prapa kuintave. Të kujton në mënyrë të sikletshme personazhin e kopshtarit Chance, i interpretuar nga Peter Sellers në filmin e vitit 1979, Përtej kopshtit.

Ata që janë më shumë në hije janë personazhet kyç që menaxhojnë politikën ekonomike për Biden Inc. Janë të gjithë pjesë e BlackRock. Ashtu si Goldman Sachs ka menaxhuar politikën ekonomike në administratat Obama e Trump, sot ky rol kyç mbulohet nga BlackRock. Marrëveshja ishte nënshkruar haptazi në janarin e 2019, kur Joe Biden, atëbotë kandidat për presidencën dhe me mundësi të pakta që ta mundte Trump, kishte shkuar në New York për të takuar Larry Fink, që do t’i thoshte Joe aq të dashur nga klasa punëtore: “Jam këtu për të ndihmuar”. Sapo është zgjedhur president, në një prej akteve të tij të para legjislative, Biden ka emëruar Brian Deese si drejtor të Këshillit Ekonomik Kombëtar, post që i takon këshilltarit kryesor të presidentit për politikën ekonomike. Një prej urdhërave të parë ekzekutivë presidenciale kishte të bënte me ekonominë dhe politikën klimaterike. Kjo nuk duhet të habisë, duke qenë se Deese vjen nga BlackRock i Fink, ku ka drejtuar sektorin e investimeve të mbështetshme. Përpara se të shkonte tek BlackRock, Deese ka pasur poste të rëndësishme ekonomike nën Obama dhe, veç të tjerash, ka zëvendësuar John Podesta si këshilltar i lartë i presidentit, duke punuar përkrah Valerie Jarrett. Nën Obama, Deese ka pasur një rol kyç në negociimin e Marrëveshjes së Parisit për Ngrohjen Globale.

Në një vend kyç të politikës, si nënsekretar i Thesarit nën varësinë direkte e Janet Yellen, gjejmë Adewale “Wally” Adeyemo, i lindur në Nigeri. Edhe Adeyemo vjen nga BlackRock, ku nga 2017 deri më 2019, pasi ka lënë administratën  Obama, ka qenë këshilltar i lartë dhe shef stafi i Larry Fink, CEO i BlackRock. Lidhjet personale të tij me Obama janë forta. Në fakt, ka qenë vetë Obama ai që më 2019 e ka emëruar si presidentin e parë e Obama Foundation. Pastaj është edhe një person i tretë i ardhur nga BlackRock, në disa aspekte mjaft i pazakontë, që menaxhon politikën ekonomike e administratës Biden. Michael Pyle është këshilltar i lartë ekonomik i zëvendëspresidentes Kamala Harris. Ka ardhur në Uashington nga posti si Global Chief Investment Strategist të BlackRock, nga ku mbikëqyrte strategji investimi fondesh për rreth 9000 miliard dollarë. Përpara se të ngjitej në nivelet më të larta të BlackRock, ai ka qenë në administratën Obama si këshilltar i lartë për çështjet ndërkombëtare i nënsekretarit të Thesarit dhe, më 2015, është bërë këshilltar i kandidates së atëhershme për presidencën, Hillary Clinton. Fakti që tre prej këshilltarëve ekonomikë më influentë të administratës Biden vijnë të gjithë nga BlackRock dhe, më parë akoma, nga administratës Obama është i denjë për t’u nënvizuar. Ekziston në skemë shumë e saktë, që lë të kuptohet sesi në Uashington roli i BlackRock është shumë më i madh nga ai që na thuhet.

 

Çfarë është BlackRock?

Kurrë më parë një kompani financiare me kaq shumë influencë mbi tregjet botërore nuk ka qenë kaq e fshehur ndaj kontrollit publik. Nuk është rastësi. Duke qenë se teknikisht nuk është bankë që jep hua bankare apo pranon depozita, nuk bie nën mbikëqyrjen normale e Federal Reserve, edhe pse, si pjesa më e madhe e megabankave si HSBC o JP MorganChase, blen dhe shet tituj për përfitim. Kur pas krizës financiare të 2008 ka pasur presione nga ana e Kongresit për t’i përfshirë menaxhuesit pasurorë si BlackRock dhe Vanguard Funds në ligjin Dodd – Frank si “institucione financiare me rëndësi sistemike” apo SIFI, një përpjekje e jashtëzakonshme lobuese e BlackRock i ka dhënë fund kërcënimit. Praktikisht BlackRock i shkruan ligjet e veta. Është “sistemikisht e rëndësishme” si asnjë tjetër, me përjashtimin e mundshëm e Vanguard, që thuhet se është një aksioner i rëndësishëm i BlackRock.

Larry Fink, themeluesi dhe CEO i BlackRock, qartazi që është i interesuar të akaparojë favore në nivel global. Kishte vendosur Friederich Merz, ish deputetin gjerman të CDU, në krye të BlackRock gjerman kur dukej se po përgatitej të pasonte kancelaren Merkel dhe kishte punësuar George Osborne, ish kancelar i Skakierës britanik, si “këshilltar politik”. Fink ka dërguar Cheryl Mills, ish drejtore e stafit të Hillary Clinton, në këshillin administrativ të BlackRock kur dukej e qartë se Hillary do të ulej në Shtëpinë e Bardhë. Ka futur ish bankierë qendrorë në këshillin e tij administrativ dhe la siguruar kontrata fitimprurëse me institucionet e drejtuara më parë prej tyre. Stanley Fisher, ish kreu i Bankës së Izraelit, dhe më pas zëvendëspresident i Federal Reserve, është tani këshilltar i lartë i BlackRock. Philipp Hildebrand, ish president i Bankës Kombëtare të Zvicrës, është zëvendëspresident i BlackRock, ku mbikëqyr BlackRock Investment Institute. Jean Boivin, ish zëvendësguvernator i Bankës së Kanadasë, është kreu në nivel global i kërkimit pranë institutit të investimeve të BlackRock.

 

BlackRock dhe FED

Në marsin e 2019 ka qenë ky ish ekip i bankës qendrore të BlackRock ai që ka zhvilluar një plan “emergjent” shpëtimi për Jerome Powell, presidentin e FED, ndërsa tregjet financiare dukeshin në pragun e një rënieje tjetër në stilin “krizë Lehman” të 2008. Si “falenderim”, Jerome Powell ka emëruar BlackRock si menaxhuesin e vetëm e të gjitha programeve të blerjes së obligacioneve korporative të FED, përfshi obligacionet e nxjerra nga vetë BlackRock. Konflikt interesi? Një grup prej rreth 30 OJF i ka shkruar presidentit të FED, Powell: “Duke qenë se i shkoi BlackRock kontrolli i plotë i programit të blerjes së borxhit, FED… e bën BlackRock edhe më të rëndësishëm në nivel sistemin për sistemin financiar. Megjithatë, BlackRock nuk është subjekt i kontrollit normativ të cilit i nënshtrohen institucionet financiare me rëndësi sistemike edhe më të vogël”. Në një raport të detajuar të 2019, një grup hulumtues pa qëllim fitimi nga Uashingtoni, Campaign for Accountability, kishte vërejtur se “BlackRock, menaxhuesi më i madh pasuror i botës, ka implementuar një strategji lobizmi, kontribute ndaj fushatave elektorale dhe punësime të pilotuara të prirura që të luftojnë rregullimet qeveritare, deri sa të bëhet një prej kompanive financiare më të fuqishme të botës”.

Në marsin e 2019, FED i New York ia ka besuar BlackRock menaxhimin e titujve të garantuar nga hipoteka tregëtare dhe të blerjeve të tij parësore e dytësore, me një vlerë prej 750 miliard dollarësh, të obligacioneve të kompanive dhe të ETF në kontrata pa ofertë. Në vitin 2019, gazetarët financiarë amerikanë Pam dhe Russ Martens, duke kritikuar shpëtimin e turbullt të Wall Street nga ana e FED, kishin vërejtur: “Për herë të parë në histori, FED ka pajtuar BlackRock për “të shkuar direkt” dhe blerë 750 miliard dollarë në obligacione kompanishë, si parësore, ashtu edhe dytësore, dhe fonde obligacionesh ETF (Exchange Traded Funds), një produkt i të cilit BlackRock është një prej furnitorëve më të mëdhenj në botë”. Më tej vazhdonin: “Si e papritur e mëtejshme, programi i menaxhuar nga BlackRock do të mund të përdorë 75 miliard dollarë prej 454 miliardëve tl kontribuesve për të shëndoshur humbje lidhur me blerjet e veta të obligacioneve të kompanive, që dë to përfshijnë po ato ETF të cilave FED po u lejon blerjen...”.

Presidenti i FED Jerome Powell dhe Larry Fink me sa duket njihen mirë. Edhe pasi ka dhënë ekskluzivitetin BlackRock për marrëveshjen tejet fitimprurëse për të “shkuar direkt”, Powell ka vazhduar që ta lejojë BlackRock të menaxhojë rreth 25 milion dollarë investime në tituj privatë e personalë. Regjistrat publikë tregojnë se gjatë kësaj periudhe Powell ka pasur telefonata konfidenciale të drejtpërdrejta me CEO e BlackRock Larry Fink. Sipaa dokumentash të bëra publike, BlackRock ka arritur në një vit ta dyifshojë vlerën e investimeve të Powell! Asnjë konflikt interesi?

 

BlackRock i vërtetë është në Meksikë

Historia e trazuar e BlackRock në Meksikë tregon se konfliktet e interesit dhe konsolidimi i lidhjeve me agjencitë kryesore qeveritare nuk janë të kufizuara vetëm në Shtetet e Bashkuara. Në nëntorin e 2011, gjatë fushatës së tij elektorale, kandidati i PRI [Partisë Revolucionare Institucionale], Peña Nieto ka shkuar në Wall Street, ku është takuar me Larry Fink. Pas fitores së tij në zgjedhjet e 2012, ishte konsoliduar një marrëdhënie e ngushtë midis Fink dhe vetë Nieto, e karakterizuar nga konflikte interesi, klientelizmi dhe korrupsioni. Për të siguruar që BlackRock të ishte nga ana fituese e regjimit të ri e të korruptuar të Nieto, Fink kishte futur në këshillin administrativ e BlackRock 52 vjeçarin Marcos Antonio Slim Domit, djali i miliarderit Carlos Slim, njeriu më i pasur dhe ka mundësi më i korruptuar i Meksikës. Bashkë me vëllain Carlos Slim Domit, Marcos Antonio menaxhon sot perandorinë e pafundme tregëtare e të atit. Carlos Slim Domit, djali i madh, në vitin 2015 ka qenë bashkëpresident i World Economic Forum Latin America dhe aktualisht shërben si president i këshillit administrativ të America Movil, i të cilit BlackRock është një investitor i rëndësishëm. Bota është vërtet shumë e vogël. I ati, Carlos Slim, në atë kohë i nominuar nga “Forbes” si personi më i pasur i botës, kishte ndërtuar një perandori të bazuar mbi blerjen e kompanisë favorite të tij, Telemex (më pas America Movil). Në vitin 1989 presidenti i atëhershëm Carlos Salinas de Gortari praktikisht ja kishte dhuruar Slim perandorinë e telekomunikacioneve. Më pas Salinas ishte arratisur nga Meksika me akuzën se kishte vjedhur më shumë se 10 miliard dollarë nga arkat e shtetit.

Nga vitet ’80, si për thuajse të gjitha aktivitetet në Meksikë, paraja e drogës duket se është shumë e rëndësishme për plakushin Carlos Slim, babai i Marcos Slim, drejtorit të BlackRock. Në vitin 2015 WikiLeaks ka shpërndarë disa emaila të brendshëm të kompanisë private të inteligjencës Stratfor. Kjo e fundit kishte shkruar në një email të prillit 2011, periudha në të cilën BlackRock po përfundonte planet e tij në Meksikë, se William F. Dionne, një agjent i DEA amerikane, kishte konfirmuar lidhjet e Carlos Slim makartelet meksikane të drogës. Stratfor e kishte pyetur Dionne: “Billy, miliarderi MX (meksikan) Carlos Slim është i lidhur me narcosët?”. Dionne i ishte përgjigjur: “Në përgjigje të pyetjes tuaj, miliarderi i telekomunikacioneve MX është i lidhur”. Në një vend ku 44% e popullsisë jeton në varfëri nuk bëhesh njeriu më i pasur i botës në vetëm 20 vjet duke shitur biskotat Boy Scout.

 

Fink dhe PPP meksikane

Me Marcos Slim në këshillin administrativ të BlackRock dhe presidentin e ri Enrique Nieto Peña si partner meksikan të Larry Fink në aleancën PublicPrivatePartnership (PPP) prej 590 miliard dollarësh, BlackRock ishte gati të korrte frutet. Në vitin 2013, për të koordinuar operacionet e shumta meksikane, Fink kishte emëruar Gerardo Rodriguez Regordosa, ish nënsekretar i Financave meksikane, në drejtimin e BlackRock Emerging Market Strategy. Më pas, më 2016, Peña Nieto kishte emëruar Isaac Volin, atëbotë kreu i BlackRock Meksika, si numrin 2 të PEMEX dhe këtu Volin kishte kontribuar në korrupsionin, në skandalet dhe në humbjen më të madhe në historinë e PEMEX prej 38 miliard dollarësh.

Peña Nieto ja ka hapur monopolin e madh shtetëror të naftës PEMEX investitorëve privatë për herë të parë nga shtetëzimi i kompanisë i ndodhur në vitet ’30. I pari që ka përfituar ka qenë BlackRock i Fink. Në harkun e 7 muajve, BlackRock kishte siguruar 1 miliard dollarë në projekte energjitike të PEMEX, shumë si ofruesi i vetëm. Gjatë mandatit të Peña Nieto, një prej presidentëve më kontraversë dhe më pak popullorë, BlackRock ka lulëzuar falë këtyre lidhjeve të ngushta. Ishte impenjuar në projekte infrastrukturore tejet fitimprurëse (dhe të korruptuara), midis të cilëve jo vetëm naftësjellës, por edhe rrugë me pagesë, spitale, gazsjellës dhe deri edhe burgje. Në mënyrë të veçantë, “miku” meksikan i BlackRock, Peña Nieto, ishte “mik” jo vetëm i Carlos Slim, por edhe i kreut të kartelit famëkeq të Sinaloas, “El Chapo” Guzman. Në vitin 2019, gjatë një dëshmie në një gjykatë të New York, Alex Cifuentes, një bos i drogës kolumbiane që vetëquhej “krahu i djathtë i El Chapo”, ka deklaruar se në 2012, menjëherë pas zgjedhjes së tij, Peña Nieto i kishte kërkuar 250 milion dollarë kartelit të Sinaloas, për t’u kënaqur më pas me 100 milion. Mund ta imagjinojmë për çfarë.

 

Larry Fink dhe Grand Reset i WEF

Në vitin 2019 Larry Fink ka hyrë në këshillin e World Economic Forum të Davosit, organizatës me seli në Zvicër, e cila për rreth 40 vjet shtyn përpara një program globalizimi ekonomik. Fink, i cili është i afërt me Klaus Schwab, kreun teknokrat të WEF, idhtar i të famshmit Grande Reset, ka tani mundësinë që të përdorë pushtetin e jashtëzakonshëm të BlackRock për të krijuar atë që mund të bëhet, nëqoftëse më parë nuk bie, skema më e madhe Ponzi në botë: investimet korporative ESG [Environmental Social and Governance]. Fink, me 9000 miliard dollarët si levë financiare, po punon për transformimin më të madh të kapitaleve të historisë në një mashtrim të njohur si ESG Investing. Axhenda për “ekonominë e mbështetshme” e Kombeve të Bashkuara avancohet në heshtje nga vetë bankat globale që kanë krijuar krizën financiare të 2008. Kësaj radhe po përgatisin Grande Reset e Klaus Schwab dhe të WEF duke ridrejtuar qindra miliardë dhe shpejt triliona investime drejt kompanive të tyre “woke”, të zgjedhura me kujdes, duke ua hequr atyre “jo ende të zgjuara”, si kompanitë e fushës së naftës, gazit dhe qymyrit. Prej vitit 2018 BlackRock është në vijën e parë për krijimin e një infrastrukture të re investimesh që zgjedh “fitimtarët” dhe “humbësit” për investimet në bazë të kriterit sesa seriozisht është kompania e impenjuar lidhur me ESG – mjedis, vlera sociale dhe governance.

Për shembull, një kompani do të mund të sigurojë vlerësime pozitive në bazë të impenjimit të saj për të punësuar menaxherë dhe punonjës të diversifikuar nga pikëpamja gjinore soi të marrë masa për eliminimin e “gjurmës” së saj të qymyrit, duke u kapur pas burimesh të gjelbëra apo të mbështetshme, po të përdorim termin e Kombeve të Bashkuara. Mënyra sesi kompanitë mund të kontribuojnë në një governance globale të mbështetshme është më e vagullta e ESG dhe mund të përfshijë çdo gjë, nga donacionet e kompanive për Black Lives Matter tek mbështetja ndaj agjencive të Kombeve të Bashkuara, si OMS. Kompanitë petrolifere si ExxonMobil apo ato të qymyrit – dhe kjo është e qartë – janë të dënuara, ndërsa Fink dhe të tijët promovojnë tani Grande Reset e tyre të financiar ose Green New Deal.ky është motivi për të cilin në vitin 2019 Fink kishte bërë një pakt me presidentin e ardhshëm Biden. Gjithmonë duhen ndjekur paratë dhe mund edhe të presim që “New York Times” të bëjë tifozllëk për BlackRock dhe për tronditjen e strukturave financiare botërore. Nga viti 2017, BlackRock është aksioneri më i madh i gazetës. Carlos Slim ishte në vendin e dytë. Carl Icahn, një blerës i pamëshirshëm asetesh të Wall Street, duke folur një herë për BlackRock, ka thënë: “Një kompani jashtëzakonisht e rrezikshme… E kishte zakon të thoshte, e dini djema, mafia ka një kod etik më të mirë se i juaji”.

(F. William Engdahl për Journal-Neo)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY