Historia e vërtetë e 11 shtatorit 2001

Historia e vërtetë e 11 shtatorit 2001

464
0
NDAJ

Mund ta quani fiksion apo si të doni, por e gjitha kjo që do të lexoni më poshtë ka baza të sakta dhe qindra verifikime të bazuara mbi shoshitjen e hetimeve, analizave, raporteve dhe gjithçka tjetër që është aktualisht e disponueshme lidhur me ngjarjen. E paraqesim në këtë formë për t’ua bërë më të lehtë dhe më të pëlqyeshëm leximin.

Shkurt 2001, Zyra e Dick Chenney në Shtëpinë e Bardhë: Bisedë midis Dick Cheney dhe Robert Mueller, kreu i FBI-së.

 

C: Përshëndetje Robert!

M: Përshëndetje Dick, doje të flisnim?

C: Po, dua të të flas për diçka.

M: Më thuaj.

C: Dëgjo, al Qaeda po përgatit një aksion terrorist këti në Shtetet e Bashkuara.

M: Kam dëgjuar edhe unë diçka, është zë që qarkullon, Clarke është i bindur.

C: Unë, George dhe Donald e kemi një ide lidhur me këtë.

M: Që do të ishte?

C: Atëhere, këtë aksion ndoshta nuk do të mund ta shmangnim, por do të donim ta menaxhonim drejtpërsëdrejti me ushtarakët, të paktën për sa u përket hetimeve lidhur me të.

M: Në çfarë përkthehet kjo?

C: Thjesht që të gjithë elementët e provës do të duhet të mblidhen më parë nga ushtarakët sesa nga kushdo tjetër.

M: Domethënë po më kërkon që të mos përziej njerëzit e mi?

C: Pikërisht, më tepër të bashkëpunojnë.

M: Ma sqaro më mirë.

C: Me pak fjalë, kemi informacione për al Qaedan, por administrate mendon se do të ishte e kotë të përdoreshin në këtë mënyrë. Do të digjnim informatorët dhe nuk do të siguronim asgjë. Është im dhe i Presidentit se do të ishte oportune që të shkonim t’i godisnim drejt e në shtëpinë e tyre.

M: Me një aksion ushtarak? Çfarë mendon se do të thoshte Kongresi?

C: Nëqoftëse aksioni i al Qaedas zhvillohet ashtu siç kanë ndërmend të bëjnë në Shtetet e Bashkuara,, Kongresi do të lëvizë dhe do të mund të veprojmë lidhur me këtë aspekt.

M: Pakashumë po më thua se dëshiron t’i mbash nën kontroll terroristët dhe ta përdorësh aksionin e tyre për ta zgjidhur përfundimisht problemin.

C: Pjesërisht. Nuk e dimë saktë se çfarë mund të bëjnë, por ndoshta do të mësojnë se kur mund të na sulmojnë.

M: Po Colin nuk po bën traktativa?

C: Po dhe do të vazhdojë që ta bëjë, por gjithsesi duhet të parapërgatitemi.

M: Që domethënë?

C: Ka zëra se synojnë të përdorin avionë apo diçka të ngjashme. Gjëja e vetme që të lutem është se çfarëdo gjëje që të ndodhë, dua që çdo element prove përpara se t’i kalojë shtypit apo kujtdo tjetër të kalojë nën këqyrjen e ushtarakëve. Pra, rregulli referues mbi elementët e provës, tip kuti e zezë, komunikime shtypi apo gjithçka tjetër për çdo rast apo ngjarje që të ndodhë, e referueshme për sulme terroriste është ky. Eventualisht të rrethohen zonat, por askush të mos prekë asgjë deri në ardhjen e ekspertëve ushtarakë të antiterrorizmit. Mbi të gjitha do të doja që njerëzit e tut ë vazhdonin që të qëndronin larg vëllezërve bin Laden në Virginia.

M: Edhe unë e kam degën e Antiterrorizmit, mund të jepja një dorë, ndonjë informacion e kemi.

C: Është një rast i veçantë, terrorizëm ndërkombëtar, do të preferoja që të qëndronit jashtë. Ka brenda element si bin Laden që mund të vënë në siklet Presidentin, preferoj që ta menaxhoj gjënë nga brenda.

M: Tenet?

C: Çfarë do që të dijë ai idiot? Nuk na është i dobishëm në këtë moment.

M: Ok, si të duash ti. Do ta rregulloj këtë problem. Kush është referimi të cilit t’i dorëzohen elementët e provës?

C: Richard Armitage.

M: Hmm… e shoh keq… pikërisht Richard?

C: Po.

M: Ok ok, e kuptova. Nuk është gjë që mund ta mbajmë në dorë.

C: Po, e ke kuptuar mrekullisht. As ti, aq më pak as Tenet. Natyrisht që kjo bisedë nuk ka ndodhur.

M: Natyrisht.

 

Shkurt 2001, Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë e Shtëpisë së Bardhë: Bisedë midis Dick Cheney dhe Richard Armitage.

 

C: Përshëndetje Richard.

A: Përshëndetje Dick.

C: Dëgjo, Colin, Rocca dhe Helms këmbëngulin për të bërë traktativa me talibanët. Mbi të gjitha, FBI-ja, por edhe NSA-ja, vazhdojnë që të fusin hundët në të gjithë çështjen. Do të doja që në maj të shkoje në Indi, dua të kuptoj se çfarë dinë, maksimumi njofto ISI-n dhe Mahmood që të ndryshojnë metodë komunikimi për shmangur që këtu të vazhdojnë të fusin hundët dhe të dëgjojnë Tenet që shkon në Pakistan. Nuk dua që të dijë asgjë, e dërgojmë për paratë. Colin këmbëngul që t’i financojmë, thotë se është metoda më e mirë dhe se janë të disponueshëm. Paul nuk është i të njëjtit mendim dhe qesh, bile edhe unë, por le ta lëmë ta bëjë.

A: Ok Dick, no problem. Do të mbaj të informuar.

 

Mars 2001

Laila Helms, afgane e natyralizuar amerikanë, përfaqësuese e talebanëve dhe gruaja e nipit të ish shefit të dikurshëm të CIA-s, Richard Helms, organizon një takim midis Sayed Rahmatulah Hasimi, këshilltar personal i kreut të talibanëve Mullah Omar, dhe disa zyrtarëve të Pentagonit.

 

Maj 2001

Sekretari i Shtetit Colin Powell vendos alokimin e 43 milion dollarëve në favor të regjimit taliban, si masë asistence për fshatarët që kanë shkatërruar të mbjellat e opiumit.

 

Qershor 2001

BND-ja, shërbimi sekret gjerman, paralajmëron CIA-n dhe Izraelin se territoristë nga Lindja e Mesme po “planifikojnë kidnapime avionësh tregëtare për t’i përdorur si armë sulmi ndaj simboleve të rëndësishme të kulturës amerikane dhe izraeliane”.

 

Qershor 2001: Bisedë midis Colin Powell e Condoleeza Rice.

 

P: E ke dëgjuar çfarë thonë gjermanët?

R: Po, e kam dëgjuar. Më ka ardhur në grykë me këta talibanët. U japim para dhe ata projektojnë atentate e bomba. Ka ardhur momenti që t’u japim një mësim. Do të dërgoj dike tek Vendrell në OKB, është në raporte të mira me ta, por sikur po e luajnë shumë bishtin.

P: Shiko, dëgjo Dick, Rocca e Helms. Të shohim që të dërgojmë ike të flasë me bin Laden dhe të kërkojmë të kuptojmë se çfarë hapësirash ekzistojnë.

R: Për mua është ok, por nëse do do mendimin tim, vetëm po humbasim kohë.
Korrik 2001

Usama bin Laden kurohet për një sëmundje të veshkave në spitalin amerikan të Dubait dhe takon një zyrtar të CIA-s, I cili do të kthehet në selinë qendrore të saj më 15 korrik.

 

Korrik 2001. Zyra e Dick Cheney në Shtëpinë e Bardhë: Bisedë midis Cheney e Paul Wolfowitz.

 

C: Paul, bin Laden bën indianin dhe thotë se nuk di asgjë për atentatet, flet për Allahu dhe bën “paralajmërime”. Gjithsesi, është momenti që ta avancojmë të gjithë çështjen dhe t’i mbulojmë me bomba. Colin i ka mbushur me dollar ata qelbanikë, kemi bërë “traktativa”, gjithsesi arrijnë drejtpërsëdrejti talibanët këti, të shikojë t’u flasë dhe t’u japë ultimatumin “zyrtar” bashkë me Rocca dhe referoja Colin. Kështu e kënaqim atë, Tenet dhe e mbyllim këtë dreq muhabeti. Mund të bllokojmë gjithmonë gjithçka nëse nuk ecën.

W: Ok Dick, do të shikojmë që t’u japim një ultimatum, por nuk nxjerrim asgjë, e di sesi e mendoj. Richard është gati?

C: Po, ai është “gjithmonë” gati.

 

Korrik 2001. Uashington

Laila Helms organizon një takim tjetër në Uashington. Kësaj radhe, Departamenti i Shtetit ka nisur traktativa me përfaqësuesin në Pakistan të Jamaa Islamiya, një lëvizje egjiptiane shumë e afërt me bin Laden.

 

Korrik 2001. Pakistan

Christina Rocca, ndihmëse e Sekretarit të Shtetit Colin Powell dhe funksionare e vjetër e drejtimit operativ të CIA-s, sërish në Pakistan për të takuar ambasadorin e talibanëve Adbus Salam Zaeef.

 

Korrik 2001. Kombet e Bashkuara

Mbledhje midis Condoleeza Rice, diplomatëve rusë, pakistanezë (Niaz Naik) dhe iranianë, drejtuar nga ambasadori spanjoll Vendrell, lidhur me konçensionet pë naftësjellësin UNOCAL dhe çështjen bin Laden

 

R: Tani më dëgjoni mirë. Kemi jashtëzakonisht nevojë që ky naftësjellës të vihet në funksionim, ju kemi ndihmuar, tani shikoni të na ndihmoni ju ne.

P: Nuk dimë çfarë t’ju themi. Talibanët janë absolutisht kundër.

R: Dëgjoni mirë, thuajuni se e dimë mirë që Afganistani është plot me kampe stërvitore terroriste që nuk bëjnë gjë tjetër vetëm që të kërkojnë shkatërrimin e Shteteve të Bashkuara dhe himnizojnë islamin. Thuajuni që të mos e tërheqin shumë litarin. Nëqoftëse do të bashkëpunojnë do të keni fitim, por nuk kemi ndërmend që të tërhiqemi prej hunde. Thuajuni që të mos sfidojnë Shtetet e Bashkuara, pasi zemërimi ynë do të përplaset mbi ta!

P: Do t’ua themi, por me këto tone nuk shkoni asgjëkundi.

R: (ulërin) Tani hapini veshët mirë: Thuajuni që të zgjedhin, përndryshe do të kenë një tapet të artë ose të tapet me bomba!

P: (i zemëruar) Nuk keni kuptuar asgjë. Dollarët tuaj nuk do të vlejnë. Dërgoni të gjithë dollarët që doni, nuk do të ndryshojë asgjë.

R: (duke shkumëzuar) Ok, si të dëshironi. Ama ta dinë se SHBA-të do t’i shtypin si mizat!

(vijon)

 

LEAVE A REPLY