Hije gjermane

Hije gjermane

44
0
NDAJ

Ku ka përfunduar Gjermania? Konflikte, kriza dhe skandale (njëri ka prekur edhe Merkel) prishin imazhin e të parit të klasës.

 

Was ist mit Deutschland los? Çfarë ndodh me Gjermaninë? Brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë janë shumë që pyesin prej shumë kohësh. Një seri e gjatë kontradiktash, konfliktesh, kriza dhe skandale gëlojnë vendin dhe e bëjnë për shumë aspekte të panjohshëm për sytë e kujt, jashtë vendit, ishte mësuar ta njihte si kuintesenca e besueshmërisë, efikasitetit dhe stabilitetit. Që ngrenë edhe brenda pikëpyetje në rritje dhe frikëra mbi ku po e çon navigimi. Pas një letargjie të flashkët ku gjigandi në qendër të Europës – fillimisht me 16 vitet e qeverisjes së Helmut Kohl, pastaj po aq të Angela Merkel dhe në mes 7 vitet e Gerhard Schröder, koalicioni kuqjeshil i të cilit nuk e kishte difekt vetëvlerësimin, por gëlonte në mos nga mendjemadhësia identitare – i siguronte partnerët me besueshmërinë shembullore të saj, sot Gjermania ofron një imazh distopik. Shembuj të shumtë pasqyrojnë një kuadër jokoherent dhe të hutuar: tundimet fillestare kundrejt Rusisë pas agresionit të 24 shkurtit ndaj Ukrainës; politika energjitike, varësia nga Moska që e ka shtyrë Berlinin ta shesë deri në fund gazsjellësin Nord Stream 2 si një projekt thjesht ekonomik (i ndaluar momentet e fundit në vigjilje të pushtimit); furnizimet me armë për Kievin të nisura me këmbën e gabuar; politika ndaj Kinës e diktuar nga interesa ekonomike; Europa – alfa dhe omega me Kohl e politikës së jashtme – e orientuar ndaj llogarive kombëtare (shiko 200 miliard eurot në ndihmë të ekonomisë së saj, pavarësisht pasojave për industritë e shteteve të tjera të Bashkimit Europian, si Italia, financat e së cilës nuk lejojnë hapësira) dhe aksi franko – gjerman që shpërbëhet për shkak të kësaj politike egoiste. Këto dhe shumë sinjale të tjera se Gjermania nuk duket e njëjta. Shiko kontrastet midis qeverië dhe opozitës, zërat e kundërt në mazhorancë apo grindjet, rivalitetet dhe skandalet që kërcejnë në nderin e kronikave: lëndë me konflikte potenciale në shoqëri dhe zvjerdhjeje të qytetarëve. Që peshojnë janë mospërputhjet e një koalicioni të përçarë nga interesa dhe klientela pjesërisht në antiopde: nga njëra anë socialdemokratët e Olaf Scholz (SPD) dhe të Gjelbërit e zëvendëskancelarit dhe ministrit të Ekonomisë Robert Habeck e të ministres së Jashtme Annalena Baerbock dhe nga ana tjetër liberalët e ministrit të Financave dhe liderit liberal Christian Lindner (FDP), platforma programatike e të cilit do të kishte në realitet më shumë afërsi me opozitën kristandemokrate CDU-CSU.

Jo vetëm kaq, tensionet manifestohen edhe midis SPD dhe të Gjelbërve, për shembull mbi mjedisin, Kinën dhe Ukrainën. Mbi bërthamoren dhe klimën të Gjelbërit janë më radikalë se socialdemokratët dhe në politikën e jashtme më të prirur që t’i vënë më përpara të drejtat e njeriut dhe vlerat ndaj interesave ekonomike. Veç kësaj, brenda të Gjelbërve profilohen fërkime midis drejtuesve dhe bazës, siç është parë në kongresin e fundit ku ka kaluar një mocion për rihapjen e dy centraleve të vetme bërthamore, ndërsa në fund kancelari Scholz, i nxitur nga opozita  CDU-CSI, por edhe nga aleati liberal, ka vendosur të rihapë tre dhe duket se Habeck ishte në korrent qysh përpara kongresit dhe kështu mocioni i dy centraleve i nënshtruar bazës do të ishte një “konfuzion”. Veç kësaj, midis dy të mëdhenjve Habeck dhe Baerbock duket se ka rivalitet: mediat flasin për një konflikt të nëndheshëm për primatin e popullaritetit.

Nëse përpara legjislativeve dhe deri në krizën energjitike ylli i vërtetë i Grünen ishte Habeck, i fortë edhe nga “beau geste” për t’ia ceduar Baerbock imprimatur për kandidaturën në Kancelari pasi një serie hapash false, si rrëmuja e Gasumlage – një mbitaksë në ngarkim të qytetarëve për të shpëtuar industritë që ka shkaktuar ferrin dhe që është dashur të tërhiqen – rekordi i popullaritetit është i Baerbock. Minstrja, që thotë se dëshiron të ndjekë një politikë të jashtme “feministe” dhe të bazuar mbi vleratë, merr shumë liri duke i rënë gozhdës mbi të drejtat e njeriut, duke kritikuar diktatorë dhe autokraci, shpesh duke tejkaluar dhe refuzuar politikën e matur të kancelarit Scholz. Ndonjë rrëshqitje e ka bërë edhe ai, por deri më tani i janë falur, si largimi nga G7 e fundit në Münster i një kryqi historik nga salla e konferencave të samitit. Largim për të cilin më pas është kërkuar falje duke thënë se e kishte vendosur ministri i tij për arësye hapësire. Kurse për Iranin Baerbock dhe Scholz janë në unison. Ministrja është rreshtuar menjëherë me protestën e grave duke dënuar represionet e regjimit dhe kancelari ka përdorur fjalë të pazakonta të ashpra: “Çfarë dreq qeverie është ajo që qëllon mbi qytetarët e saj?”, “Faji i shpërthimit të dhunës është vetëm i qeverisë iraniane”. Midis çudive, edhe vendimi i fundit i Bundestagut që ju desh të anullojë vendimin e politikeve të shtatorit 2021 në disa distrikte të Berlinit ku qenë regjistruar parregullsi të mëdha (vonesa, radhë me orë të tëra të votuesve dhe qendra votimi të hapura pas mbylljes së rregullt të qendrave të votimit) dhe ku do të duhet të rivotohet: fakt i paprecedent që nuk deponohet në favor të saktësisë prusiane.

Që kompleton kuadratin, një copëz e vogël, por që ka befasuar: deri Merkel, kancelarja pa njollë mbi të cilën nuk është gjetur kurrë një presje për t’u kritikuar, është thirrur nga qeveria semafor për shpenzimet e zyrës së saj në Bundestag. Kosto të ekzagjeruara, shumë bashkëpunëtorë (9) dhe paralajmërimi se rimbursimet për shpenzime dhe udhëtime private, por vetëm për misionet me detyrën e qeverisë dhe në interesin kombëtar. Një inerci hiçi, mbi të cilën hetohet për më tepër nga cili podium është nisur, por domethënëse për një vend që e kishte vërë rregullin flamurin e tij. I pyetur për këtë ndryshim hapi, Henryk Broder, opinonist i hollë i famshëm për gjykimet e tij të hidhura dhe të mprehta, nuk bën llogari. “Pas 16 vitesh të Merkel do të duhen po aq për periudhën pas: gjermanët janë totalisht të paaftë që të improvizojnë, duan gjithmonë të kenë të drejtë dhe t’i mësojnë të tjerët si të parët e klasës”. Politikanët i fillojnë gjithmonë diskutimet me “pikërisht ne si gjermanë…”, një pafytyrësi. Lars Klingbeil (lider i SPD) ka thënë kohët e fundit se “nëse nuk do t’ia arrijmë në kthesën energjitike, të gjithë të tjerët do të na pasojnë”: me fjalë të tjera “ju bëj ta shikoni sesi bëhet”, mani e pastër madhështie. Kur ka filluar e gjitha kjo?

Me Kohl nuk ishte kështu dhe ndoshta as me Merkel? “Nuk e kam një datë të saktë, por nga 2015 (viti rekord i refugjatëve) Gjermaniës i ka hipur në kokë, qeveria nuk i njeh limitet e saj, bota na admiron dhe vendi është në një gjendje vetëadmirimi fantastik”, vazhdon Broder. Gjermania është “një demokraci e kohës së bukur, jo krizë – rezistente. Italia, ekonomia e dytë europiane, mund të tejkalojë çdo krizë, kurse Gjermania jo, është e paaftë të imprivizojë. Mirëqenien e saj ia detyron prej dekadash mbrojtjes amerikane dhe shkurtimit pasues të shpenzimeve. Pastaj ka kaluar në apelimin “ami go home” përveç se për t’u dëshpëruar më pas kur amerikanët janë kthyer vërtet në shtëpi”. Për Gjermaninë ka pasur gjithmonë rregulla speciale, nga borxhet tek Maastricht, të maskuara duke ua veshur fajin amerikanëve, “i ka vënë gjithmonë interesat kombëtare në vendin parë: Germany first saktësisht si America first”.

Për ta shpjeguar manipulimin politik të gjuhës, Broder citon filologun gjerman Viktor Klemperer, vëllai i drejtorit të famshëm të orkestrës Otto Klemperer, që e analizoi procesin nga ana e regjimit nazist në librin Lingua Tertii Imperii (nga latinisht gjuha e Rajhut të Tretë): përdorim fjalësh të larta apo të zbutura, sigla dhe shkurtime në vend të intestimeve apo koncepteve. Një shembull janë 200 miliardët e alokuara nga qeveria Scholz për të zbutur çmimet energjitike, të quajtura “Sondervermögen” (e ardhur e jashtëzakonshme): “Për herën e parë në historinë ekonomike borxhet quhen të ardhura, nëse arrihet në këtë mund t’u bëhet gjithçka njerëzve, edhe të flasësh për të ardhurat e borxheve, ose ligji “Inflationsausgleichsgesetz” mbi barazimin e inflacionit: absurd, ekonomistët e dinë mirë se nuk mund të bëhet një ligj mbi inflacionin, është si të bësh një ligj për kohën e mirë në pushime”.

Një paradoks tjetër është njoftimi i “ministres së tmerrshme të Ndërtimtarisë” Klara Geywitz (SPD) se dëshiron të ndërtojë 400000 shtëpi në vit, prej të cilave 100000 popullore: tani ka parë që nuk bëhen, jemi nën 300000, dhe thotë: “Nuk e arrijmë objektivi, por e konfirmojmë njëlloj”: “Mrekulli, emri im është Ikarus, jemi në imagjinatë, në mbretërinë e ëndërrave, e shumë fshatrave Potemkin” (false, me fasada gipsi të dëshiruara nga princi Potemkin për ta impresionuar perandoren Katerina e II gjatë një vizite). “Mistifikime gjuhësore të stilit RDGJ që e quante Murin e “mbrojtjes antifashiste”, sikur të donin ta gërmonin të kishin qenë gjermanët e Perëndimit ndaj atyre të Lindjes dhe jo anasjelltas”. Sipas Broder, tendenca ka filluar me shprehjen e famshme “wir schaffen das”, do t’ia dalim, e shqiptuar nga Merkel gjatë krizës migratore të periudhës 2015 – 2016: “Ka qenë hyrja në politikë e mbretërisë së fantastikes”.

Arësyet? Faktorë të jashtëm si lufta në Ukrainë dhe kriza energjitike? Apo kontradikta të brendshme dhe mosgjetja akoma e vendit të saj në botë? “Mendoj për këtë arësye të fundit: Gjermania akoma nuk e di nëse dëshiron të bëhet një fuqi rajonale apo një Großmacht”, një fuqi e madhe. Në një përvjetor të ndërtimit të Memorialit të Holokaustit në Berlin, “kujtoj diskutimin e një historiani që thoshte se “popujt na kanë zili për këtë monument”! Por është edhe  Holokausti, më vinte t’i shtoja (Broder mund t’ia lejojë vetes duke qenë hebre me origjinë nga Katovica e Polonisë, me prindër të mbijetuar shoahut). Është saktësisht ajo që ndodh në Gjermani: kërkon të dalo gjithmonë në vendin e parë, por është në majë vetëm nga retorika, në thelb ka mbetur prapa”. Në listën e mospërputhjeve nuk mungojnë skandalet: si ai i mashtrimit bankar CUM-EX që ka prekur Scholz kur ishte burgomastër i Hamburgut apo ai Wirecard, skandali më i madh financiar i Bundesrepublikës, për të mos folur për aeroportin e ri të Berlinit BER që ka kushtuar trefishi i parashikimit, 6 miliard euro, dhe është hapur me 9 vite vonesë në 2020.

Opozita CDU-CSU, pavarësisht se janë prej një viti në krye të sondazheve, sulmon ekzekutivin siç mundet, por duke mos qenë në qeveri, është e pafuqishme: Unioni është i akredituar në 28% (SPD në 19, të Gjelbërit në 21, FDP në 6) dhe 7 në 10 gjermanë (68%) janë të pakënaqur nga qeveria. Lideri i CDU Friedrich Merz nuk humbet rast për ta kritikuar Scholz që kufizohet të bëjë njoftime pa i pasuar me faktet, nga 100 miliardët e caktuarapër ristrukturimin e forcave të armatosura tek disa qindra miliardat e ndryshme për ta tamponuar krizën energjitike dhe inflacionin: qeveria i quan ndihma, por janë borxhe mbi shpatullat e gjeneratave të ardhshme, sulmon. Tullën e fundit Bashkimi Europian ia ka vënë Bundesratit, dhomës së Landeve, duke ndaluar ligjin mbi shtetësinë (ish reforma e punës Hartz IV e vendosur nga Schröder në vitin 2003 që ka traumatizuar SPD, por ka ringritur në këmbë Gjermaninë). CDU-CSU është në favor të rritjes së pekut nga 449 në 502 euro, por e gjen impiantin e ri tepër të dobët dhe nuk e stimulon kërkimin e punës (asnjë sanksion kush e refuzon një ofertë dhe jo më sqarime mbi të ardhurat dhe kufizime të ndryshme, në favor të kurseve, të kushtueshme, të formimit). Për ta tejkaluar ngërçin, fjala i kalon tani një komisioni ndërmjetësues bilateral dhe, në rast se nuk arrihet një mirëkuptim, lamtumirë hyrje në fuqi e ligjit në janar siç do të shpresonte qeveria.

Episodi i Merkel është qesharak, por simptomatik, “sa më i madh të jetë skandali dhe aq më e madhe disponueshmëria për të mos u marrë me të, kurse komplet e kundërta është për skandalet e vogla”, si ai i të supozuarës Merkel dorëlëshuar, ku për më tepër duhet sqaruar se e kujt është dora prapa, por “janë hiçmosgjë, është një klimë kikirikësh: është rezultati i manisë së madhështisë dhe i paaftësisë”. Pastaj është edhe tema aktuale e “frikës”, një ndjenjë aktuale që evokon shoqërime të shëmtuara…. “Sigurisht, “the german Angst”, lidhur me këtë ka një shprehje shumë të bukur e Tucholsky: “Kurrë gjermanët dalin shumë nga vetëvetja sikur gjejnë vetëveten” dhe tani jemi në fazën e gjetjes së vetëvetes”.

“Besoj se gjermanët, sidomos pas vitit 2015, po degjenerojnë në vitet pas1945, janë zgjuar shumë shpejt pas urës ajrore të 1948, janë risocializuar me ngut dhe kanë frikë, ndjenjat e fajit mund të trashëgohen dhe ata është që nga 1948 që presin të ndëshkohen dhe askush nuk i ndëshkon”. Por, pavarësisht gabimeve, duke pasur parasysh si Gjermania gëzon një ekonomi të qëndrueshme, bilance në rregull dhe besueshmëri për t’u pasur zili, shumë do ta bënin me dëshirë në këmbim dhe e mendojnë si motoja e famshme gjermane: “deine Sorgen möchte ich haben”, më pëlqen t’i kem unë problemet e tua.

(nga Il Foglio)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY