“Nuk ekziston një term i tillë si ish agjent i inteligjencës”, thonë në Rusi dhe Vladimir Putini, që ka punuar për shërbimet sekrete sovjetike nga viti 1975 deri më 1991, duket se demonstron që thënia është e saktë. Sigurisht, nuk shkon duke u mburrur lart e poshtë për karrierën e tij në KBG, që përfshin vitet e kaluara në Drezden (1985 – 1989) në degën e KGB-së në Republikën Demokratike Gjermane. Dhe thuajse asgjë nuk dihet për operacionet në të cilat ka marrë pjesë apo agjentët sekretë me të cilët ka punuar. Megjithatë, disa informacione janë të njohura dhe i kemi përmbledhur më poshtë.
“Një punë rutinë”
Putin ishte një agjent i ri (33 vjeçar) kur u dërgua në Gjermaninë Lindore nga eprorët e tij të KGB-së. Në atë kohë ishte tashmë i martuar me bashkëshorten Ljudmila dhe kishin në vajzë, Maria (e vogla, Ekaterina, ka lindur gjatë qëndrimit në Drezden, në vitin 1986). Pasi ka kompletuar arsimimin e tij në Akademinë e Inteligjencës së Jashtme të Moskës, Putin, që flet shkëlqyeshëm gjermanisht, mund të zgjidhte. Mund të kishte pritur disa vite para se të dërgohej në Gjermaninë Perëndimore ose të shkonte menjëherë në atë Lindore. Zgjodhi opsionin e dytë.
Në librin intervistë të vitit 2000, i botuar në anglisht me titull “Në vetë të parë”, Putini kujton se agjentëtë e KGB-së qenë të impenjuar në grumbullimin e informacioneve lidhur me kundërshtarin e tyre strategjik. Domethënë NATO-n. Modestisht e ka quajtur punën e tij si “punë rutinë” dhe ka listuar gjërat që bënte: rekrutim informatorësh, mbledhje informacionesh dhe transferim të të gjitha të dhënave të marra në Moskë.
Në vitin 2017, gjatë një interviste për Rossija 24, një kanal televiziv all-news me pronësi shtetërore, Putini ka deklaruar se e gjithë puna e tij në inteligjencën e jashtme ishte ngushtësisht e lidhur me inteligjencën nën koperturë. Duke pasur parasysh se Putini ishte në realitet një punonjës zyrtar i KGB-së, kjo nënkupton se mbante raportet me agjentët nën koperturë dhe i ndihmonte të rrinin në kontakt me “qendrën”.
Si President i Rusisë, Putni duket se i kujton me afeksion të madh vitet e tij në Gjermani dhe nuk i harron kolegët e tij të vjetër. Për shembull, në 2017 i ka bërë vizitë në shtëpi ish shefit të tij Lazar Moiseev, që ishte ish Përfaqësuesi i KGB-së nën Ministrinë e Sigurisë së Republikës Demokratike Gjermane, për t’i uruar ditëlindjen e tij të 90-të.
Birra dhe komshinjtë e STASI-t
Bashkëshortja e Putinit (tani ish) Ljudmila ka deklaruar në një intervistë se familja e tyre ka mbetur e goditur nga pastërtia dhe nga organizimi gjerman. Për sa i përket Putinit, ka rrëfyer se teksa ishte në Gjermani, ka shtuar rreth 12 kilogram, të gjitha falë birrës gjermane që e përdorte si mënyrë për t’u relaksuar në fundin e atyre ditëve të vështira të punës. Pasi është kthyer në Rusi, është dobësuar, ka mundësi sepse birra ruse e viteve ’90 nuk ishte shumë e mirë.
Sipas Ljudmilas, darkonin bashkë në familje, shpesh duke ftuar kolegët e punës e Putinit, midis të cilëve shumë gjermanë. Sigurisht që kishte agjentë të nmdryshëm të STASI-t midis tyre, pasi Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania Lindore qenë aleatë, dhe disa funksionarë të policisë sekrete të Gjermanisë Lindore jetonin pikërisht ngjitur me Putinin.
Familja e tij nuk ka bërë jetë luksore, thotë Putini. Gjëja e vetme që arritën të blejnë me paratë e kursyera qe një makinë, gjë jo e lehtë në vendet socialiste. Ljudmila ka thënë gjatë një intevriste edhe se punpnjësit e STASI-t dukej se paguheshin më mirë se kolegët e tyre të KGB-së.
Putini dhe turma e gjermanëve të zemëruar
Por gjërat ndryshuan për STASI-n në vitin 1989, kur Muri i Berlinit ra dhe nisi procesi i ribashkimit gjerman. Më 5 dhjetor 1989, Putini pa një turmë qytetarësh të egërsuar që rrethuan zyrën vendore të Ministrisë së Sigurisë të Shtetit, e ndodhur në të njëjtën rrugë me selinë qendrore të KGB-së dhe e kuptoi se shpejt edhe godiane tij do të sulmohej. Kërkoi të kontaktojë selinë qendrore të KGB-së në Moskë, por askush nuk ju përgjigj. Ksëthu që bëri vetë një lëvizje vendimtare.
Siç kujton Siegfrid Dannat, i cili ishte pjesë e turmës, një zyrtar rus e la godinën dhe ju afrua portave të mbyllura. Tha se njerëzit duhej të largoheshin sa më larg nga godina, pasi ishte territor sovjetik dhe se rojet e armatosura qenë gati të qëllonin në rast se ndokush do të provonte të futej. Dannat dëshmon se zyrtari ishte i sjellshëm dhe se e fliste mirë gjermanishten. Fjalët e tij e qetësuan turmën (askush nuk donte gjakderdhje) dhe njerëzit u larguan nga selia e KGB-së.
Putini (që ishte pikërisht zyrtari në fjalë) nuk pati shumë kohë ta gëzonte triumfin. Për disa ditë, ai dhe kolegët e tij u impenjuan në shkatërrimin e të gjitha materialeve lidhur me aktivitetin e KGB-së në Gjermaninë Lindore. Ato më të rëndësishmet u transferuan në Moskë, kurse pjesa tjetër u dogj. “I kemi djegur ditë e natë”, ka rrëfyer Putini. “Kemi vazhduar kështu kaq gjatë derisa sa soba është prishur”. Pak kohë më pas, Putini dhe familja e tij u larguan nga Drezdeni. Misioni i tij kishte mbaruar, ashtu si edhe prania e KGB-së në Gjermani.
Kush janë miqtë e vërtetë e Vladimir Putinit?
Natyrisht që Presidenti ka shumë të njohur e miq dhe shumë mburren se e njohin. Ama janë të paktë personat me të cilët ka një raport besimi të pathyer, që zgjat prej dekadash. Ja kush janë:
Sergej Roldugin
Solist dhe Drejtor Orkestre i teatrit “Marinskiij” të Shën Petërsburgut, biznesmen në fushën e muzikës, mecenat, violonçelist virtuoz i njohur në të gjithë botën: janë të shumtë definicionet për ta përshkruar Sergej Roldugin. Midis tyre, “miku më i mirë i Vladimir Putinit” për shumë vite nuk ka qenë kryesori. Pavarësisht se nuk e ka fshehur kurrë miqësinë e gjatë me Presidentin, nuk e ka vënë kurrë një theks të veçantë mbi gjënë. Për qënin e tij “miku më i mirë” janë kujtuar në vitin 2016, kur Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ) ka kërkuar që ta tërheqë brenda për çështjen Panama Papers.
Në biografinë e Putinit të vitit 2000, “Në vetë të parë”, Roldugin rrëfen sesi unjoh me Presidentin e ardhshëm në vitin 1977 dhe sesi, qysh atëhere, nuk janë ndarë ndonjëherë. “Për mua është tamam si vëlla. Kur nuk dija ku ta përplasja kokën, shkoja tek ai dhe ay flija e haja”. Në atë kohë Rodulgin ishte pak më shumë se 25 vjeçar (ka lindur në Ishujt Sakhalin më 28 shtator të vitit 1951). Putini, që është një vit më i vogël se ai, kishte mbaruar Juridikun dhe po punonte tashmë në radhët e KGB-së. “Volodja (shkurtim i Vladimirit, shënimi im.) studionte me vëëlain tim. Qe ai që më foli i pari kur shkova një herë në Leningrad”.
Rodulgin është i vetmi ndër miqtë e Putinit që në publik jo vetëm i referohet Presidentit duke e quajtur me emrin e tij të pagëzimit, por përdor deri forma konfidenciale dhe të përzemërta të shkurtimit dhe të përkëdheljes: Volodja dhe Vovka. Kur ishin të rinj dilnin katërshe bashkë me vajzat e tyre, kanë përfunduar edhe në ndonjë zënie në rrugë, kanë bërë gara me makina rrangalle natën nëpër rrugët e qytetit dhe bashkë shkuan edhe në spital, kur lindi Masha, vajza e Putinit, i së cilës Rodulgin është nuni. Krahasuar me Putinin, në atë kohë violonçelisti ishte shumë më i pasur. Kishte mbaruar Konservatorin e Lenigradit dhe kishte qenë tashmë në turne në Japoni: “Kisha më shumë para se Vovka. Edhe nga udhëtimi në Lindje i solla disa suvenire, më duket t-shirte, po nuk e pata gabim”.
Tikhon Shevkunov
Tashmë prej rreth mbi 25 vjetësh peshkop me influencë (i lindur më 2 korrik të 1958) konsiderohet nga mediat dhe nga disa politikanë si guida shpirtërore e Putinit, megjithëse At Tikhoni nuk e ka pranuar kurrë publikisht një gjë të tillë (asnjë konfirmim nuk është dhënë edhe nga Kremlini). I atribuojnë një miqësi të ngushtë me Presidentin dhe thuhet se askush nuk e njeh Putinin nga afër më mirë se ai. “Unë mezi e njoh Vladimir Vladimiroviç Putinin”, replikon në fakt kleriku, në mënyrë serafike, duke perifrazuar Ungjillin: “Dhe kush është i gatshëm të thotë se e njeh shumë mirë Presidentin tonë, le të hedhë kundër meje gurin e parë”.
Konsiderohet se miqsia e tyre ka lindur pasi që në vitin 1993 ish bashkëshortja e Putinit, Ljudmila, për pak sa nuk ndërroi jetë në një incident rrugor dhe ai nisi ta shikojë ndryshe jetën. “Një herë erdhi tek ne, pasi manastiri jonë ndodhej pranë vendit të tij të atëhershëm të punës”, thotë Tikhon. Qysh përpara njohjes me Putinin, ky klerik gëzonte famën e “priftit të Lubjankas”, nga emri i selisë së KGB-së; në fakt do të ishin jo pak agjentët e shërbimeve që do t’i drejtoheshin atij për këshilla shpirtërore.
Thonë edhe se Tikhon Shevnukov ka një influencë të fortë mbi Putinin, por ai e ka mohuar më shumë se një herë: “Nuk jam eminenca gri e Richelieu”; “Një njeri në gjendje të influencojë Putinin nuk ekziston në natyrë”; “Edhe pse Presidenti nuk e duron atë që, në mënyrë direkte apo rrugë të tërthorta, kërkon ka kushtëzojë”. Shevnukov, i cili ka studiuar në VGIK, një prej instituteve më të famshëm kinematografikë të vendit, bën filmime të jetës së manastirit, një lloj kronike video, ku merr pjesë personalisht. Veç kësaj, shkruan libra dhe kujtime, por as edhe një herë nuk e ka cituar Presidentin në veprat e tij.
Viktor Medvedchuk
Në fillimvitet ‘2000 ishte “si një jashtëtokësor”. “Krejtësisht si europian, aspak i ngjashëm me të tjerët, i kulturuar, i edukuar dhe shumë efikas”: kështu e përshkruajnë Viktor Medvedchuk politologët moskovitë në librin e Mikhail Zygar. Të titulluar “Ushtria e Kremlinit. Histori e shkurtër e Rusisë bashkëkohore”. Tani njeriu “absolutisht europian” është praktikisht i paarritshëm. Të provosh të flasësh me të duhet të kalosh nëpër dhjetëra adjutantë, zëdhënës e këshilltarë.
Miqësia e tij me Putinin është gjerësisht e njohur: e pati fillimin kur Medvedchuk ishte Shefi i Stafit të Presidentit ukrainas Leonid Kuchma, midis viteve 2002 e 2005. Putini është nuni i vajzës së Medvedchuk, Darija, dhe ka qenël mysafir në daçën e tij. Sipas Putinit, Medvedchuk është një nacionalist ukrainas, fjalë që atij nuk i pëlqejnë, pasi preferon që ta quajne patriot iluminist. “Por nuk përbën aspak sekret fakti që babai i tij ka qenë aktiv në radhët e OUN-it (Organizata e Nacionalistëve Ukrainas) dhe i dënuar nga një gjykatë sovjetike me burh dhe është deportuar në Siberi, në Territorin e Krasnojarskut, ku Medvedchuk edhe ka lindur” (në fshatin Pocet, më 7 gusht të vitit 1954), ka kujtuar një herë Putini, pa dhënë asnjë vlerësim për faktin.
Gjatë gjitjhë kësaj kohe, Medvedchuk ka qenë gjithmonë një ndërmjetës aktiv midis Moskës dhe Kievit, siç edhe konfirmohet zyrtarisht nga Kremlini. Siç ka shkruar Zygar, në kohën e Revolucionit Portokalli të 2004 – 2005, Vladimir Putini i besonte vetëm një njeriu në Kiev: mikut të tij Viktor Medvedchuk.
Lazar Matveev dhe Sergej Chemezov
Ka edhe që janë të bindur se Putini u beson vetëm “atyre të Drezdenit”, domethënë kolegëve të KGB-së që punuan me të në Gjermaninë Lindore nga viti 1985 deri më 1990. Këta “miq për kokë” janë Sergej Chemezov (i lindur më 20 gusht 1952 në rajonin Irkutsk), aktualisht kreu i korporatës së madhe “Rostec” dhe “mentori i jetës” i Putinit, shefi i tij në Drezden, Lazar Matveev. Në largësinë e viteve, ka qëndruar në kontakt me të. Kur ka mbushur të 90-at në 2017, bashkë me Chemezov, Presidenti ka shkuar ta takojë në apartamentin e tij të thjeshtë në një lagje moskovite për t’i uruar ditëlindjen, për t’i dhuruar nj orë dore dhe një kopje të gazetës “Pravda” të ditës së tij të lindjes. “Pse ta mohoj atë që ka qenë? Është e vërtetë. Kemi punuar të dy në Republikën Demokratike Gjermane në atë kohë. Jetonim në të njëjton pallat dhe takoheshin si për punë, ashtu edhe në kohën e lirë”, ka rrëfyer Chemezov. Në atë kohë të dy qenë të martuar, kështu që edhe gratë kishin lidhur miqësi.
Përgatiti
ARMIN TIRANA