Ditët e fundit e Diego Armando Maradonës

Ditët e fundit e Diego Armando Maradonës

102
0
NDAJ

Leopoldo dhe Agustina

Vrasje e qëllimshme. Për kodin penal argjentinas rrezikojnë deri 5 vite burg, por gjërat ndryshojnë për keq nëse demonstrohet qëllimi i keq eventual. Ekziston edhe një hipotezë e braktisjes së personit. Leopoldo qan në konferencën për shtyp të improvizuar ditën kur Prokuroria e San Isidro do ta hetojë, pikërisht, për qëllim të keq dhe jo akoma për faj. Dridhet si një kalama i sapo ngelur në provim. «Kam bërë maksimumin, Diego ishte miku im i dashur, jo vetëm një pacient dhe ka vdekur prej infarktit, shkaku më i rëndomtë në botë». E thotë Leopoldo, sikur kjo mund t’i ndodhte kujtdo dhe është e vërtetë, ama Diego ishte një kardiopatik i rëndë. Doktori e mohon dëshminë, atë që autopsia do të konfirmojë: zemra e Maradonës peshonte 503 gram, rreth dyfishi i normales. Miokardit të fryrë, është diagnoza, por në ekografinë e fundit nuk ekzistonte: e mundur? Jo, thonë specialistët. Muskuli kardiak nuk është si topi që fryhet për një minutë. Atëhere? «Babai i ka qepallat e fryra, edhe kaviljet dhe barkun», shkruajnë të bijat në WhatsApp. Edhe doktori Luque e përdor atë chat për të folur me Agustina, më e ftohtë në menaxhimin e emergjencës, por jo percipitimin e ngjarjeve: do të jetë mjeku i parë që do të shkojë në ndihmë të Maradonës që po jep shpirt më 25 nëntor dhe infermierja do ta përshkruajë «të paralizuar, nuk dinte se çfarë të bënte, bënte ecejake: në fund, kam qenë unë që kam tentuar manovrat e para me zotin Maradona e shtrirë në krevat». Tashmë në gjendje arresti kardiak, ajo zemër që sipas doktorit Luque mund të ndalej si çdo zemër tjetër. Çfarë mund të bëhej, si mund të imagjinohej?

Avokatët kanë frikë nga prangat. Për këtë, paraqesin një kërkesë për të shmangur burgun në rast inkriminimi: i asistuari i tyre bashkëpunon. Orlando Diaz, kreu i Prokurorisë së San Isidro, e pranon kërkesën pasi nuk konsiderohet se ekziston rrezik arratie. Por pozicioni i doktorit Leopoldo Luque bëhet gjithnjë e më delikat. «Pakujdesi i rëndë, çorganizim total në terapi dhe në asistencë», shkruajnë prokurorët. Bukuroshi Leopoldo mendonte më shumë të promovonte vetëveten sesa të shpëtonte më të shquarin e pacientëve të tij, një pashaportë për publicitetin profesional e social, por edhe një bumerang. Ngutet që të kalohet nga mjeku i cili ka shpëtuar Maradonën në atë që e ka vrarë ose, të paktën, që na ka ditur t’i shmangë vdekjen. Nuk mungojnë sinjalet: Diego Maradona po vdiste, po e humbnin, ndoshta ishte braktisur dhe nuk luftonte më. Nuk u përgjigjej mesazheve, nuk ishte i arritshëm. Edhe pse nuk kishte as një celular siç duhej, vetëm një aparat me numër të karikueshëm, si ato që u jepen fëmijëve për t’u kontrolluar pak më mirë trafikun dhe shpenzimet. Duhet imagjinuar se Diegos nuk ja bënin as mbushjet e kartës me rregullshmëri. Në fund, i lodhur dhe i dekurajuar – çfarë i intereson tashmë? – Maradona nuk karikon më as baterinë e celularit. Kufizohet në ndonjë mesazh zanor.

Si ai, mallëngjyes, i dërguar të fejuarit të së dashurës së tij të fundit Veronica Ojeda, ku Diego rekomandon që të merret me të dhe me djalin e tyre, vogëlushin Dieguito Fernando, «Engjëlli im, askush nuk është si ai, do të jetë ai që do të më heq flokun e fundit të thinjur». Dhe më pas asgjë. Vetmi totale dhe pa shpresë. Nganjëherë, Maradona i bënte videothirrje Veronica dhe i kërkonte që t’i tregonte djalin teksa flinte. Në panoramën djallëzore humane që rrethon Diegon, një figurë e rëndësishme është ajo e Matias Morla. “Padroni i tij”, e kanë quajtur gazetat argjentinase. Minimumi, avokati i tij. Një lloj homologu ligjor i doktorit Luque. Edhe Morla është i ri, agresiv, shumë mirë i futur në jet set e Buenos Airesit. Edhe atij, Diego i beson si një vëllai më të vogël, thuajse si djalë. I beson deri në atë pikë sa t’i lërë kontrollin thuajse total të pasurisë së tij.

Por në fazën e fundit e jetës së kampionit – mikut të tij, pulës së tij që bënte vezë të arta – Matias Morla nuk ndikon siç do të donte. Claudia dhe vajzat e mbajnë larg, vullneti i Diegos është i dobët, Morla duhet të asistojë në vendimet e të tjerëve. Domethënë të atyre që me përfundimet e funeraleve (nuk e kanë lënë të futet as në përgjimin e të vdekurit), do t’i quajë “sharlatanë kriminelë”. Nuk është një betejë për simpati, antipati apo gjendje shpirtërore, por për para. Morla është ai që në 2015 ka regjistruar 56 marka tregtare të referueshme tek Maradona. Lojëra fjalësh, akronime dhe sigla. “Diegol”, “El Diez”, “Maragol”, “El Diego”, “La mano de Dios”: janë vetëm disa mënyra të thëni të hyra në imagjinatë, por edhe në xhiron e biznesit të një personazhi që është si kompani dhe mund të jetë shumë më tepër. Për këto mendon Morla: mëkat që e bën më shumë për vete sesa për llogari të Diegos. Praktikisht, avokati i tij i merr pjesë të parave të mundshme të lidhura me markat, domethënë pak nga emri i tij i akaparuar për të bërë para, pa mundur Diego Maradona të jetë pjesë e kompanive të krijuara nga avokati: quhet Sattvica. Në sanskritisht “sattva” do të thotë dritë. Dritën e parave, ka mundësi, që Morla e dëshiron për vete dhe për zëvendësin e tij, atë Max Pomargo që ishte sekretari zyrtar i Maradonës, asistenti personal i tij, dhe që ndodhej në shtëpinë në Tigre kur Diego ndërroi jetë. Në atë shtëpi nuk mund të hynte Morla, ama Pomargo po. Një lloj avamposti që Claudia, Dalma, Gianinna dhe Jana, vajza tjetër e njohur më pas nga Maradona, e urrenin. Lufta e markave është vetëm një prej të shumtave midis Matias Morla dhe familjes Maradona.

Por është një pjesë e kësaj familjeje, e formuar nga 4 motrat e kampionit, që përkundrazi e vlerëson shumë Morla, aq sa të përfaqësohen prej tij në çështjen për suksesionin e trashëgimisë. Por nuk është e thënë se Morla mund t’i ndjekë në muajt e ardhshëm në gjykatë: është nën hetim dhe rrezikon një proceedim nga Urdhëri i Avokatëve të Buenos Airesit. Në rast se akuzat do të provoheshin, do të rrezikonte pezullimin dhe deri përzënien nga Urdhëri. «Nuk do ta harroj kurrë që më keni penguar të vigjëloj mikun tim më të mirë», i ka thënë Morla Dalma Maradonës. Avokati thekson se mund të demonstrojë atësi të tjera të kampionit (është ai që asiston disa fëmijë aspirues të Diegos) dhe kjo do ta bënte ende më të ngatërruar lëmshin e trashëgimisë. Megjithatë, në ditët e fundit të jetës të Maradonësa, “padroni i Diegos” është menjëanuar, vepron në hije, duhet të rikuperojë pozicionin e rëndësishëm që në zemrën e Diegos tani i takon Leopoldo Luque.

Në dukje Diego është një tiran që vendos gjithçka, që kafshon edhe kur është thuajse i vdekur, por janë vetëm shfryrje. I lejojnë të poshtërojë një inferimere, sigurisht jo që të presë tentakulat e dinakëve profesionistëve. Morla është më shumë se Luque, nuk është aq emotiv dhe di të presë. Nuk shfaqet, por kërkon të kapitalizojë gjithnjë e më mirë. Nëse është e vërtetë, siç mendohet, se ekzistojnë llogari sekrete të Maradonës në bankat e Makaos, Dubait, Sinaloas, Minskut dhe Havanës, regjisori i këtyre operacioneve quhet Matias Morla. Dhe do të duheshin vite për të ndjekur gjurmët e këtyre parave, mbi cilët trashëgimtarë të tashëm e të ardhshëm do të donin të vinin dorë, por duket e ditur që Matias Morla qëndronte shumë me atë video të Diegos të 2019, atë të bamirësisë së kërcënuar. «Vajzat e mia? Janë hajdute. Nuk kanë ftuar as motrat e mia në martesën e Dalma, megjithëse at halla të dashura kanë gatuar për to 25 milion herë, pa kërkuar asgjë në shkëmbim. Atëhere as unë nuk do të shkoj në dasëm». Lufta e madhe e parave tashmë kishte filluar, Diego e e vuante dhe dihej. I dëshpëruar, në pikën sa të hiqte Claudia, Dalma dhe Gianinna nga testamenti i rishkruar në Dubai më 2016, dhe për të caktuar motrat e veta si trashëgimtare universale. Nëse dy personazhe si Luque dhe Morla hyjnë e dalin nga skena me një vrill të paprashikueshëm, dy gra të tjera jetojnë në hije të dukshme ditët e epilogut. Janë Agustina Cosachov dhe Gisela Madrid, doktoresha dhe infermierja. Komunikimet e tyre online janë pjesë e materialit të sekuestruar nga prokurorët.

Psikiatrja informohet, pyet nëse Maradona i merr rregullisht ilaçet, të paktën ditët e para gjithçka duket se është nën kontroll edhe pse asgjë nuk është. Por me kalimin e kohës, jo shumë për hir të së vërtetës, jo më shumë se një javë, infermierja do t’i tregojë doktoreshës se pacienti është i shqetësuar, fle pak edhe pse qëndron thuajse gjithmonë i shtrirë në krevat dhe është subjekt i luhatjeve të forta të gjendjes shpirtërore. Kjo është pjesë e kuadrit klinik të Diegos, për këtë arësye doktoresha Agustin e mbush me psikoilaçe. Asnjëherë të vetme që të dyja gratë t’i referohen presionit arterial apo gjendjes së zemrës. Maradona është tejet i tendosur, por Gisela Madrid ka mundur t’ia verifikojë një herë të vetme. Pas asaj dite nuk  është lënë të afrohet më nga infermierja, bile e ka përzënë. Ajo vigjëlon në hije, kontrollon në largësi atë që mundet. Nuk ja çon ilaçet direkt Maradonës, por ja dorëzon Max Pomargo, sekretarit: mendon ai.

Dhe është kështu që ndodh: shëndeti shumë i brishtë i Diego Armando Maradonës i besohet zëvendësdrejtorit të një kompanie hije që shfrytëzon markat tregtare pa dijeninë e kampionit. Infermierja Gisela, megjithëse e menjëanuar, duket se është një prej personave të paktë për të cilën shëndeti i Maradonës ka rëndësi. Vajzat? Gianinna ka ardhur në Tigre një herë të vetme, Dalma dhe Jana shihen pak më shumë, por babai i tyre nuk çmendet nga gëzimi kur i paraqiten. «Nganjëherë as nuk i priste fare», do të provojë të mbrohet doktor Luque. «E ftonin të ngrihej nga krevati, të rruhej, të mos e lëshonte veten, por me Diegon gjithçka ishte shumë e vështirë». Duhet bërë gjithmonë siç do ai. Por kur një i sëmurë rëndë nuk dëshiron të kurohet apo nuk bashkëpunon, duhet të kurohet me forcë, edhe kundër vullnetit të tij, sidomos nëse bëhet fjalë për një person me shqetësime psikike dhe varësi nga substanca. Mbi këtë do të këmbëngulin gjykatësit: duhet të jenë mjekët ata që përcaktojnë procedurat, jo pacienti kapriçoz. «Zoti Maradona nuk arrin të flejë. Po sikur t’i jepnim një placebo, disa karamele, duke e bërë të besojë se po merr ilaç gjumi?», e pyet infermierja psikiatren në WhatsApp. «Shumë mirë, ide e goditur!», përgjigjet doktoresha. E kurojnë kështu: me karamele.

 

Dinastia

Por sa fëmijë ka Diego Armando Maradona? Zyrtarisht, 5. Por dikush thekson se janë 9 apo ndoshta 11. 11: një ekip futbolli. Diego është martuar vetëm një herë, me Claudia Villafañe të cilën e njeh qysh kur ishte fëmijë. Coco Villafane, vjehërrin, në lagjen Paternal e kujtojnë të gjithë. Është lagjia me stadiumin e Argentinos Juniors të ndrydhur midis pallateve. Argentinos, skuadra e parë e Maradonës. Si fëmijë ishte tashmë fenomen në kategorinë cebollitas, qepukjave, ato që në i quajmë fëmijë. Në intervalin e ndeshjeve të të rriturve, merrnin Diegon – që e thërrisnin Pelusa, bile Pelu: domethënë kapeloni – dhe e çonin në qendër të fushës ku ai përdorte topin si një fokë. Kur mbaron pushimi, publiki mërmërin: do të donte që kalamani që të mos pushonte kurrë. Vjehërri i tij i ardhshëm gjendet çdo pasdite për të luajtur letra me shokët. I pëlqen të pijë dhe herëpasëhere i fut një të thithur koke. Në lagje jo pak mendojnë se ka qenë pikërisht ai që ja ka dhënë për herë të parë Diegos. Nuk është e demonstruar. Thuajse asgjë nga kjo histori është.

Në Paternal kujtojnë një djalë të vogël plot me flokë, shumë i edukuar, që nuk ka lekë për autobus të vijë e të stërvitet duke u nisur nga barakat e Villa Fiorito, ku jeton në një zgiq pa ujë të rrjedhshëm. Shpejt, Argentinos Juniors do t’i gjejë një shtëpi të vërtetë afër stadiumit, modeste, por afër, dhe me banjo. Me kovidin është mbyllur, por një lloj rojtari dashamirës ta hap derën në këmbim të 50 dollarëve. Është akoma krevati ku thonë se flinte kampioni dhe janë edhe disqet e tij, fotografia më Papën Wojtyla dhe këpucët e para të futbollit. Jo të gjithë betohen për autenticitetin e gjërave: pak në këtë histori është, por thuajse gjithçka është e vërtetë. Ka një riprodhim të Kupës së Botës, që natyrisht do ta kenë sjellë prapa, është afresku mural i pamungueshëm i Diego në hyrje, ekziston atmosfera religjioze dhe leckamane që i jep sharm origjinës së njeriut që është bërë Zoti mbi tokë dhe ka vdekur si i fundit i të braktisurve.

 

Një lamtumirë

Tani Diego fle për orë të tëra ose provon që të flejë, mbi një dyshek të vendosur përdhe, pa çaraçaf e ça batanije. Është pranverë. Maradona është i sëmurë, i tronditur dhe konfuz. Të dashurit të ri të Veronica Ojeda, gruas që i ka dhënë Dieguito Fernando, kampioni i rrëfen se do të donte të blinte një avion. Diego rri shtrirë në dyshek thuajse gjithë kohën, është apatik, i cfilitur, nuk ka më dëshirë për asgjë. Është dita e parafundit e jetës së tij. Guvernantja Monona e ndihmon të lahet, në katin përdhe ka një banjë, por nuk është e përshtatshme, Diego duhet mbajtur, nuk arrin të përdorë tasin dhe për këtë i gjejnë një wc kimike të lëvizshme. Ja sistemojnë afër dyshekut, mbuluar me një karton. Është kështu që legjendari  Diego Armando Maradona kalon orët e fundit e jetës së tij tokësore, përkrah një wc-je, e ndodhur një hap larg nevojave të tij. Thonë se një javë përpara se të vdiste, të mërkurën 18 nëntor, është rrëzuar sërish duke përplasur kokën. Por kësaj radhe nuk e çojnë as edhe në spital. Nëse ja propozojnë, ai ulërin: «Doni të më internoni!». Një ditë më parë ka kërkuar picë. Si gjithmonë, ja kanë plotësuar dëshirëm. Por thuajse nuk e ka prekur. Kurse mbrëmjen e fundit Monona i përgatit një sanduiç, asgjë e veçantë, por ndoshta e ha një çikë.

Diego as i hedh sytë. Ndjehet gjithnjë e më keq, nuk reagon, nuk flet, flet shumë pak. Doktor Luque nuk duket, Gianinna jo e jo. Dalma dhe Jana kalojnë për ta përshëndetur dhe e gjejnë si gjithmonë, domethënë shumë keq. E kanë vendosur: kësaj radhe do të kërkojnë vërtet një mjek tjetër, një që mund të merret me çdo gjë. Thonë se do ta bëjnë, por deri më atëhere nuk e kanë bërë. Infermierja Gisela i shkruan doktoreshës Agustina se pacienti ndjehet gjithnjë e më i lodhur, por ende nuk arrin të pushojë. Nuk mund t’mjaftojnë një grusht karamelesh. Pçërveç ilaçeve, ndoshta do t’i shërbete ndonjë që ta donte pak më shumë Diegon dhe ta largonte prej aty. Qoftë edhe me forcë: në 2004 e bënë, kur e shtruan në spital për t’i shpëtuar jetën nga droga, nga alkooli dhe nga ai stomak tashmë i stërmadh që gllabëronte çdo lloj gjëje dhe trashej. Në vend që ta ndihmonin vërtet, i prenë një copë zorrë. Praktikisht Diego u dobësuar, por qe vetëm një prej vdekjeve të tij të vogla të ndryshme. Çdo herë, një copë më pak nga vetëvetja. Infermierja mban një ditar kurimi, që në fund do të bëhet një regjistër terapishë të munguara dhe rastesh të humbura. Dhe neglizhencash.

Ora 6 e 30 minuta e së mërkurës 25 nëntor: zoti Diego Armando Maradona po lëviz, pasi nga dhoma vijnë zhurma. Ndoshta po kërkon të përdorë wc-në. Ndoshta është zgjuar për të pirë ndonjë gjë apo ndoshta nuk e ka zënë fare gjum. Ndoshta, ka më shumë të ngjarë, agonia e tij sapo ka filluar. Më pas, Gisela Madrid regjistron se deri në orën 11 nuk vijnë sinjale të tjera nga ajo dhomë. Ajo nuk ka parë kurrë një pacient të asistuar në shtëpi në këtë mënyrë. Pastaj, asistuar pse? E kanë vendosur në një magazinë si të jetë mall, e kanë mbyllur në një dhomë si një dollap të vjetër, si një tavolinë që nuk e përdor më asnjeri. Mungesa e çfarëdolloj zhurme e alarmon infermieren, e cila ja shfaq preokupimin e saj 3 personave të tjerë të pranishëm në shtëpi: Johnny Esposito, nip i kampionit; Max Pomargo, sekretar, dhe kuzhinieres Monona, e cila i përgjigjet alarmit në mënyrë të vrullshme, por për të mbrojtëse: «Zotëria po fle dhe nuk zgjohet luani që fle». Gisela Madrid nuk është e bindur dhe i telefonon doktoreshës Cosachov, e cila arrin me shpejtë në vilën e vogël. Në këtë pikë, vendosin të futen në dhomë. Infermierja do të shënojë në ditar se Diego Maradona është në dyshek dhe nuk përgjigjet, me pulsin e dobët, por ende të pranishëm. Bëhet fjalë për një pacient të privuar nga vetëdija, ka mundësi në koma. Ajo që shkruan Gisela Madrid është shqetësuese. Thotë se psikiatrja “është e ngurosur”. E pabesueshme për një mjek të cilit i duhet të menaxhojë një emergjencë. Në shtëpi askush nuk di çfarë të bëjë. “Vërdallisen të gjithë tutje tëhu”. Atëhere Gisela vendos ta rianimojë Maradonën, i bën një masazh kardiak dhe frymëmarrje gojë më gojë. Gjithçka e kotë. Doktoresha Cosuchov i telefononin kolegut Luque: do të jetë ai, jo i pranishëm, qo do të kërkojë ambulancën.

Është ora 12 e 16 minuta. Regjistrimi i telefonatës ndodhet në dokumenta nga prokurorët. Doktor Luque duket mjaft i qetë, ai që zakonisht është aq emotiv. Në lidhje me centralin e ndihmës së shpejtë, ai flet për një ndalim kardioqarkullues të në pacienti 60 vjeçar. Nuk e përmend asnjëherë emrin e Maradonës, kufizohet të japë vetëm adresën. Ai i doktor Luque është zëri i një njeriu që po kërkon ndihmë për një të vdekur. Teksa zhvillohet telefonata, Gisela Madrid kujtohet se një fqinj është mjek. Vrapon ta thërrasë. Burri i quajtur Collin Rigoyen Cambell vrapon menjëherë dhe tenton të njëjtat manovra të provuara nga infermierja: masazh kardiak dhe frymëmarrje gojë më gojë. Por Diego nuk merr më frymë. Në orën 12 e 23 minuta vjen ambulanca dhe sërish tentohet një reanimaim. Më kot.

Futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, Diego Armando Maradona, njeriu më i vetmuar në botë, deklarohet i vdekur në orën 13 e 16 minuta të 25 nëntorit 2020. Në artë çast nuk i ndodhet askush pranë që ta qajë. Askush nuk i ka mbajtur dorën. Asnjë djalë, asnjë vajzë, asnjë prej grave të shumta, as një vëlla e asnjë motër. Brenda dhomës gjysmë të mbyllur me penele druri – nuk ka as perde e as tenda – hyn nga dritaret pak diell që mezi ndriçon muret, dyshekun, çarçafët e bërë shuk, një trup njerëzor i palëvizshëm. Para dritares ndodhet një vazo me lule false.

(nga La Repubblica)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY