Bashkimi Europian Perëndimor: Nga organizatë ekskluzive në organizatë të kotë (1948 –...

Bashkimi Europian Perëndimor: Nga organizatë ekskluzive në organizatë të kotë (1948 – 2011)

809
0
NDAJ
Hyrje. Një subjekt i ri mbrojtjeje europiane, i nevojshëm.Cka që thonë se Lufta e Ftohtë ka mbaruar me 9 nëntor të 1989, me rënien e Murit të Berlinit; ka që thonë se përfundoi me shkrirjen e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike. Pak e dinë se sfida midis superfuqive ka përfunduar me 1 korrik të vitit 2011 me shkrirjen e Bashkimit Europiano Perëndimor, për të mos u ngatërruar absolutisht me Bashkimin Europian.E krijuar me 17 mars të vitit 1948, kjo organizatë ndërqeveritare ka përfaqësuar modelin e parë të mbrojtjes kolektive europiane, pikërisht në ditët në të cilat filloi Lufta e Ftohtë. Ajo bazohej mbi një bashkëpunim ushtarak të mbrojtjes rajonale e finalizuar në sigurinë dhe në politikat e mbrojtjes në Europën Perëndimore, e cila ishte nën egjidën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Atë ditë Franca Anglia dhe vendet e Beneluksit (Belgjikë, Hollandë, Luksemburg) vendosën t’i bashkonin kapacitetet ushtarake të tyre, duke krijuar një traktat mbrojtjeje ushtarake në prizmin antigjerman: lufta kishte përfunduar prej pothuajse 3 vitesh dhe vetëm e folura për një riarmatim të mundshëm gjerman shkaktonte rrënqethje. Traktati u nënshkrua në një qytet – simbol të Luftës së Dytë Botërore, Dunkirk, qytet francez në Kanalin e La Manshit, teatër në fund të pranverës 1940 i një beteje historike që pa ushtrinë anglo – franceze të rezistonte kundër nazistëve, duke i penguar ata që të pushtonin Anglinë. Me 4 mars 1947 u nënshkrua Traktati i Dunkirkut në prizmin antigjerman. Ky është embrioni i Bashkimit Europiano Perëndimor të ardhshëm. Por a ishte kaq i nevojshëm roli i tij?

 

Nga ëndrra e Komunitetit Europian të Mbrojtjes në lindjen e paktit të Brukselit të “modifikuar”

Në vitin 1952, pas hyrjes në fuqi të traktatit që krijonte Komunitetin Ekonomik të Qymyrit dhe të Çelikut, dështoi përvoja e Komunitetit Europian të Mbrojtjes, embrioni i asaj që do të jetë Politika Europiane e Sigurisë dhe e Mbrojtjes, e dëshiruar me qëllim që të shmangte një pushtim perëndimor të Moskës tashmë i shtruar menjëherë pas vitit 1945, të cilit i shtohet shpërthimi i Luftës së Koresë dhe mundësia që të mund të rindërtohej një ushtri gjermane.

Në shtator të 1950 u fol për një “Plan Acheson” (nga mbiemri i Sekretarit të Shtetit amerikan të atëhershëm, Dean Acheson) për t’i dhënë Gjermanisë Perëndimore një ushtri të veten bë brendësi të kontekstit atlantik. Franca ishte totalisht kundër, duke u kundërpërgjigjur me “Planin Pleven” (nga mbiemri i Kryeministrit të atëhershëm francez René Pleven) duke krijuar një ushtri europiane unike të ndarë në 6 njësi, secila e koordinuar nga çdo vend i veçantë anëtar i Komunitetit Ekonomik të Qymyrit dhe të Çelikut (përfshi Gjermaninë Perëndimore), dhe krijimin e një Ministrie Mbrojtjeje të përbashkët, pse jo dhe një bilanc të sajin.

Nga ana tjetër e Atlantikut, me 4 prill të 1949 ishte krijuar NATO: Europa perëndimore antikomuniste kishte një krah mbrojtës të fortë. Dyvjeçari 1952 – 1954 pa projektin të rrëzohej për shkak të Francës, sepse Asambleja Kombëtare e hodhi poshtë me 30 gusht të 1954 lindjen e Komunitetit Europian të Mbrojtjes për motive të ndryshme: fundi i Luftës në Kore me nënshkrimin e armëpushimit që e ndau vendin në dy shtete të pavarura të ndara nga Paraleli i 38-të; vdekja e Stalinit ( e ndodhur me 5 mars 1953); vështirësia e francezëve në Indokinë, të ngecur në një luftë që zgjaste nga viti 1946 dhe grindja e brendshme midis disa politikanëve të “djathtë”. Kohët patën ndryshuar rrënjësisht në pothuajse 2 vjet dhe një mbrojtje europiane kalonte në plan të dytë, ndërsa bëhej imperative lindja e Tregut të Përbashkët Europian. Bëhej e nevojshme kështu lindja e një institucioni ad hoc. Organizata e re do të duhej të krijohej midis pjesëmarrësve edhe dy vendet e mundura, Gjermaninë dhe Italinë, siç kishte ndodhur tashmë me Komunitetin Europian e Qymyrit dhe Çelikut, përderisa një Europë e bashkuar do të ishte shumë më e fortë dhe do të ndalonte një pushtim sovjetik eventual në bllokun perëndimor.

Me traktatin e Brukselit të “modifikuar”, me 23 tetor 1954 lindi Bashkimi Europiano Perëndimor. I “modifikuar” për faktin se korrigjonte një traktat që mendohej, të paktën në momentin e nënshkrimit të tij, unik dhe ekskluziv. Bashkimi Europiano Perëndimor ka qenë një model i mirë bashkëpunimi mbrojtës midis vendeve të Europës perëndimore, duke i dhënë një impuls të fortë procesit të mëpasëm të integrimit europuan, që i mundësoi për shembull Bonit të mund të integrohej në aleancën atlantike, duke zgjidhur çështjen e vështirë të Saarës, pse jo dhe të premtonte një kontroll reciprok të armatimeve.

 

Organet qeverisëse të Bashkimit Europiano Perëndimor: fotookopje e Tregut të Përbashkët Europian.

Organet politike e Bashkimit Europiano Perëndimor përfaqësoheshin në radhë të parë nga Këshilli Ministror, i përbërë nga ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes, që mblidheshin si rregull dy herë në vit në vendin që mbante Presidencën për një kohëzgjatje 6 mujore në bazë të rendit alfabetik anglez. Këshilli i Përhershëm mblidhej çdo javë pranë selisë së Sekretarit të Përgjithshëm në Bruksel. Sekretariati i Përgjithshëm kishte në krye një Sekretar të emëruar nga shtetet anëtare për një periudhë 3 vjeçare dhe Asambleja Parlamentare, anëtarët e së cilës qenë parlamentarë të emëruar nga parlamentet e shteteve anëtare, mblidhej në seancë penale në mënyrë semestrale në Paris. U krijua edhe një Agjenci për Kontrollin e Armatimeve.

 

30 vjet heshtje, rigjallërimi i diskutimit të mbrojtjes dhe zgjerimi i parë

Pas zgjerimeve të NATO-s në Republikën Federale Gjermane me 9 maj të 1955 dhe të Tregut të Përbashkët Europian me 1 janar të 1973, roli i Bashkimit Europiano Perëndimor erdhi dora dorës duke rëndë për shkak të fillimit të fazës së dytë të “çtensionimit” (1975 – 1979), ku Tregu i Përbashkët Europian dhe Këshilli i Europës morën posedimin e rolit ekonomiko – socialo – kulturor të situatës, ndërsa NATO mori posedimin e mbrojtjes europiane, duke i dhënë Bashkimit Europiano Perëndimor vetëm kontrollin e politikave kombëtare të mbrojtjes.

Në vitin 1984 rëndësia e Bashkimit Europiano Perëndimor mori një përshpejtim të papritur nëpërmjet “Deklaratës së Romës”, falë impulsit franko – belg, ku organizata synoi mbi identitetin e mbrojtjes europiane dhe hapjen graduale të saj ndaj gjithë atyre shteteve që donin t’i bashkoheshin projektit, në veçanti tri vendeve të fundit që midis viteve 1974 dhe 1975 dolën nga diktaturat autoritare: Portugalia dhe Spanja aderuan në Bashkimin Europiano Perëndimor në 1990, Greqia në 1995. Jo rastësisht, në bazë të Nenit të 11-të të organizatës ishte i mundshëm një zgjerim në vende të tjera europiane, në bazë të Traktatit të Brukselit të “modifikuar”, duke mos e bërë më një klub ekskluziv.

 

Bashkimi Europiano Perëndimor në veprim: “misionet e Petersbergut” dhe motivet e rënies

Megjithëse Bashkimit Europiano Perëndimor i takoi një rol burokratik ekskluziv me mungesën e aktivitetit, ai i dha jetë “marrëveshjeve të Petersbergut”, një tërësi operacionesh të përqëndruara mbi peacekeeping dhe ndihmën humanitare, me një kujdes të veçantë ndaj projektit të paqendërtimit. Me 19 qershor 1992 samiti i nivelit të lartë europian në qytetin gjerman Petersberg, në afërsi të Bonit, hartoi një listë detyrash të sakta që i takonin Bashkimit Europiano Perëndimor, të quajtura edhe “misione”: misionet humanitare dhe të ndihmës së qytetarëve, misionet e ruajtjes së paqes, misionet me njësi luftarake në menaxhimin e krizave, përfshi këtu apo për rivendosjen e paqes. Kryesoret qenë në Gjirin Persik (Cleansweep, 1988 – 1990), “Operacioni Danub” i vitit 1989, në ish Jugosllavi (Sharp Guard, 1992 – 1996), në Mostar dhe menaxhimi i operacioneve të krizës në Shqipëri (1997 – 2001). Ama operacione me profil të ulët që nuk i siguruan Bashkimit Europiano Perëndimor hopin cilësor të nevojshëm, duke qenë se nuk veproi vetëm, por me mbështetjen e NATO-s dhe të Bashkimit Europian. Profili i ulët i detyrohej faktit se kishte një burokraci të rëndë dhe një kompleksitet në nivel pjesëmarrjeje në organizatë, duke qenë e përbërë nga vende anëtare, vende të asociiuara, anëtarë vëzhgues dhe partnerë të asociiuar. “Vendet anëtare” qenë 10 vendet që ishin pjesë deri në vitin 1995, ndërsa “vendet e asociiuara” qenë Islanda, Norvegjia, Turqia, Republika Çeke, Polonia dhe Hungaria. Në veçanti qenë anëtarë të Bashkimit Europian e të NATO-s dhe merrnin pjesë në vendime përveçse lidhur me disa tematika dhe mund të përjashtoheshin me mazhorancën e vendeve me tagra të plota.

“Vendet vëzhguese” qenë Austria, Danimarka, Finlanda, Irlanda dhe Suedia, domethënë të gjitha vende të Bashkimit Europian me përjashtim të Danimarkës që është anëtare e NATO-s. Këto vende merrnin pjesë në mbledhje, por vetëm kohët e fundit merrnin pjesë në mbledhjet ushtarake, të gjitha vende neutrale, përjashto Danimarkën. Kurse 7 shtetet “partnere të asociiuara” qenë Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia, të gjitha vende aderuese në Bashkimit Europian, por vetëm nga viti 1994 të konsideruara të tilla, kur dolën nga orbita komuniste.

Shkak tjetër kotësie i dedikohet edhe zgjerimeve të ndryshme të kryera si nga Aleanca Atlantike, ashtu edhe nga Bashkimi Europian, sidomos duke penguar një dialog të vërtetë me vendet  anëtare të NATO-s gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, përqëndruar mbi ekzekutimin e një plani të ri ushtarak. Roli në rritje i NATO-s dhe i Tregut të Përbashkët Europian/Bashkimit Europian në Europën Perëndimore e ka bërë gjithnjë e më marxhinal rolin e Bashkimit Europiano Perëndimor, që i detyrohet edhe faktit që çdo shtet dërgonte një numër të lartë parlamentarësh në bazë të peshës demografike të tij, për një total prej 230 të tillë, të cilët takoheshin në mbledhje të çdo lloji pa konkluduar kushedi se çfarë. Selia e Brukselit qe selia definitive e tij nga viti 1993 dhe u soll në Belgjikë nga Londra.

 

1999 – 2009: 10 vite kotësi dhe fund i projektit të mbrojtjes

Në vitin 1999 praktikisht aktiviteti i Bashkimit Europiano Perëndimor përfundoi, pasi u inkorporua në Politikën Europiane të Mbrojtjes dhe të Sigurisë të krijuar me Traktatin e Maastrihtit (nënshkruar me 7 shkurt 1992) dhe organizata u përfshi në Bashkimin Europian. Me 25 shkurt 2001, dita e firmosjes së Traktatit të Nicës, hynë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian “Celula e Planifikimit” e Brukselit, Qendra Kërkimore për Sigurinë e Parisit dhe Qendra Satelitare e Torrehonit në Spanjë. Me Traktatin e Nicës, Bashkimi Europiano Perëndimor ka parë që t’i “vidhet” mbrojtja kolektive e përbashkët nga NATO. Nga organizatë ekskluzive, Bashkimi Europiano Perëndimor ishte bërë një fantazmë politiko – ushtarake në pragun e shkrirjes.

Më 30 mars të 2009, Britania e Madhe dhe Gjermania vendosën që ta tërheqin delegacionin e tyre në Bashkimin Europiano Perëndimor dhe Presidenca semestrale spanjolle (që përkon rastësisht me semestrin e Presidencës së Bashkimit Europian) shpalli vendimin kolektiv për të shkrirë definitivisht traktatin e Brukselit. Motivi ishte i thjeshtë: Traktati i ri i Lisbonës, i hyrë në fuqi me 1 janar të 2009, parashikonte në brendësi të tij një pjesë kushtuar sigurisë dhe mbrojtjes së Europës dhe të vendeve anëtare. Vendimi nuk prodhoi protesta nga ana e 10 vendeve me të drejtë vote, pothuajse sikur të qenë çliruar nga një barrë e rëndë. Me 1 korrik 2011, Bashkimi Europiano Perëndimor u shkri përfundimisht.

 

Shkrirje dhe e ardhmja e sigurisë europiane

Tani që Lufta e Ftohtë ka vdekur dhe është varrosur, frikërat në botë nuk kanë përfunduar, kërcënimet janë rritur në mënyrë eksponenciale. Armiku nuk vjen më përtej Perdes së Hekurt, por frika është globale. E ardhmja e paqes në botë dhe e sigurisë së saj është në duart e vetë Bashkimit Europian dhe NATO-s, të mbijetuara rënies së blloqeve. Duke shpresuar se ajo që bëri bëri Bashkimi Europiano Perëndimor të mos bjerë në koshin e plehërave të  historisë, ashtu si ekzistenca dhe roli që ka luajtur si tutor i sigurisë dhe i mbrojtjes europiane.

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY