A i ka mbuluar përgjegjësitë e Pekinit Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i...

A i ka mbuluar përgjegjësitë e Pekinit Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OMS-it?

248
0
NDAJ

Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OMS-it, e ka siguruar postin e tij falë Kinës, e cila e ka mbështetur në zgjedhjet e majit 2017. Tani Tedros po drejton OMS-in, një organ i Kombeve të Bashkuara, duke i siguruar mbuleim regjiimit kinez, teksa tenton që t’i shmanget përgjegjësisë së pandemisë globale të Covid-19. Autoritetet kineze po hartojnë një kundërnarrativë false, ku Kina do të ishte viktimë e një virusi të huaj që do të kërkonte me shpejtësi ta frenonte. Edhe OMS-i është në mbështetje të kësaj teze. Në fakt, Partia Komuniste Kineze po ushqen disa teori, sipas të cilave koronavirusi e ka pasur origjinën në Shtetet e Bashkuara, dhe se qeveria amerikane po mbulon mijëra të vdekur. Ka të ngjarë që Shtetet e Bashkuara po i fshehin të vdekurit nga Covid-19, duke i klasifikuar si vdekje normale prej gripit, rreth 60000 në vit sipas “Washington Post”, por të njëjtin qëndrim fshehës e kanë pasur edhe shtete të tjera, në radhë të parë pikërisht Kina. Më 30 dhjetor Li Weinlang, një mjek 34 vjeçar, kishte lëshuar alarmin në grupin e tij e ish studentëve të Mjekësisë: 7 pacientëve i ishte diagnostikuar një sëmundje e ngjashme me SARS-in dhe vetë ai ishte vendosur në karantinë në spitalin e tij. Sipas një testimi, Li kishte shpjeguar se sëmundja ishte një koronavirus që i përkiste një kategorie virusësh e cila përfshinte sindromin respirator akut e SARS-it, pandeminë e 2003, e cila kishte shkaktuar 800 të vdekur.

Por nuk u dëgjua nga autoritetet, bile u akuzua për shpifje nga ana e policisë së Wuhan, dhe vdekja e tij u transformua në një krizë besimi ndaj regjimit të Xi Jinping, duke qenë se midis hashtagëve më të përhapur në Weibo ishte #dualirinëefjalës. Sipas një kronologjie të CDC-së, të nesërmen u individualizua pacienti i parë amerikan me Covid-19, i kthyer në Shtetet e Bashkuara pasi kishte qenë në Wuhan. Në fakt Tedros e ka lavdëruar “transparencën” e Kinës, i paraqitur si një vend model, pavarësisht se regjimi e ka mbuluar për 43 muaj rëndësnë e epidemisë (infektimet e para i përkasin nëntorit  2019). Komiteti i Emergjencës i OMS-it lidhur me virusin u mblodh vetëm më 23 janar, por organizata mendoi se ishte “shumë shpejt” sa për të deklaruar një emergjencë të shëndetit publik në nivel ndërkombëtar, duke parë se “ekziston një transmetim nga njeriu tek njeriu në Kinë, por për momentin duket i kufizuar në grupe familjare dhe operatorë shëndetësie. Për momentin, nuk ka prova të transmetimit nga njeriu tek njeriu jashtë Kinës”. Pastaj, më 26 janar u regjistrua rasti i parë “jo i importuar” në Vietnam, me 44000 raste në Wuhan, ndaj të cilit OMS-i deklaroi se rreziku global ishte “i lartë”, duke pranuar se kishte referuar “gabimisht” se rreziku ishte “i moderuar”. Së fundmi, më 30 janar Drejtori i Përgjithshëm vendosi të shpallë emergjencën globale, por pavarësisht kësaj “nuk rekomandon kufizimin e udhëtimeve, tregëtisë e lëvizjes (së popullsisë) dhe i kundërvihen çdo kufizimi të udhëtimeve”. Më 1 shkurt, kur virusi ishte shfaqur zyrtarisht në 24 vende, OMS-i shkruante se “mjeti kryesor i transmetimit janë rastet simptomatike. Transmetimi nga raste asimptomatike nuk është një prej mënyrave kryesore të transmetimit. Informacion që më pas rezultoi fals, kur Tedros u detyrua ta pranojë se “ka pasur disa raste preokupuese lidhur me përhapjen e Covid-19 nga njerëz që nuk kanë bërë udhëtime në Kinë” dhe, për pasojë, rastet jashtë vendit mund të jenë vetëm “maja e ajsbergut” (!?).

Më 4 shkurt, kur sëmundja ishte shfaqur tashmë në 24 shtete, OMS-i deklaroi se nuk kishte elementë të mjaftueshëm sa për të shpallur pandeminë, por veçse një “epidemi me vatra të shumta”. E njëjta gjë më 24 shkurt, kur rastet jashtë Kinës qenë mbi 2000, vendet e pprekura 28 dhe të vdekurit jashtë shtetit aziatik 23. Virusi po përhapej, por pandemia globale u shppall vetëm më 11 mars, kur me mbi 100000 raste të regjistruara, 100 vende të prekura dhe 4000 të vdekur, vjen njoftimi: “Koronavirusi është një pandemi globale”. Bile më 16 mars Tedros arrin të thotë se bëhet fjalë për “një sëmundje të rëndë. Edhe pse  provat që kemi sugjerojnë se mbi 60 vjeçarët janë me rrezik më të lartë, kanë vdekur edhe të rinj, përfshi fëmijët”. Ashtu si vetëm më 1 prill  OMS-i ka konsideruar të nevojshme të komunikojë se kishtte ardhur momenti të “kontrolloheshin edhe asimptomatikët”. Dhe ndërsa Bruce Aylward, shefi i misionit të OMS-it në Kinë, më 25 shkurt thoshte se “bota nuk është e  gatshme të përballet me koronavirusin”, Walter Ricciardi, edhe ky funksionar i OMS-it, në një konferencë shtypi në Romë thoshte se ishte e nevojshme “të  ridimensionohej ky alarm i madh, që është e drejtë të mos nënvlerësohet, por sëmundja duhet paraqitur në termat e duhura: nga 100 persona të sëmurë, 80 shërohen spontanisht, 15 kanë probleme serioze, por të menaxhueshme, në mjedisin shëndetësor, vetëm 5% vdes, ppër më tepër duhet të dini se të gjithë të vdekurit kishin tashmë kushte të rënda shëndetësore”. Vetëm të nesërmen u regjistruan më shumë raste jashtë Kine sesa brenda saj. “Maskat? Të shëndoshëve nuk u shërbejnë”, thoshte Walter Ricciardi, tezë e ritheksuar edhe nga funksionarë të ndryshëm të OMS-it, kur tashmë pandemia ishte përhapur dhe metodat e infektimit gjithnjë e më evidente: “Maskat u shërbejnë vetëm kujt punon në vijën e parë. Nëse nuk keni nevojë, ju lutemi mos i mbani”. Por Tedros më 28 janar ishte takuar me Presidentin Xi Jinping në Pekin dhe e kishte lavdëruar për “shpejtësinë në identifikimin e virusit dhe hapjen në ndarjen e informacioneve me OMS-in dhe vende të tjera”. Në konfirmim që OMS-i më 28 janar nuk kishte kuptuar ende shumë nga virusi apo ndoshta  nuk donte të kuptonte… ndërsa një doktor i thjeshtë  34  vjeçar më 30 dhjetor 2019 kishte  kuptur tashmë gjithçka.

“The Times” referon se laboratorët kinezë kishin identifikuar një patogjen të ri tejet infektues në fundin e dhjetorit, por Kina nuk e njihte ekzistencën e transmetimit nga njeriu tek njeriu edhe pas 3 javësh, duke harxhuar një kohë që do të kishte qenë e çmuar për frenimin e infektimit. Zbulimet e detajuara e Caixin Global japin provën më të qartë të shkallës së mbulimit në javët e para kryesore kur u humb mundësia e kontrollimit  të epidemisë. Veç kësaj, regjimi kinez do t’i ndëshkonte mjekët që kishin kërkuar ta alarmonin popullsinë në fazën e parë të epidemisë, duke i detyruar që të hiqnin informacionet që kishin përhapur online. Rreth 7 milion persona e kishin lënë Wuhan në janar, duke e përhapur virusin në të gjithë Kinën e në të gjithë botën, përpara se Kina të kufizonte udhëtimet më 22 janar. Një studim ka provuar se “sikur ndërhyrjet në Kinë të qenë aktivizuar 1, 2 apo 3 javë më parë, rastet do të kishin mundur të reduktoheshin nga 66% deri më 95%, duke e kufizuar në mënyrë të ndjeshme përhapjen globale të sëmundjes”. Megjithatë, OMS-i u ka bërë jehonë diskutimeve false të Kinës, edhe mbi potencialin e infektimit nga njeriu në njeri gjatë fazës së parë të epidemisë. “Hetimet paraprake të  kryera nga autoritetet kineze nuk kanë gjetur prova të qarta të transmetimit nga njeriu tek njeriu i koronavirusit (2019-nCoV) i identifikuar në #Wuhan, #Cina”, nga një tweet i 14 janarit.

Disa deklarata të Bradley A. Thayer, Profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Texas-San Antonio, bashkë me Lianchao Han, Zëvendëspresident i Citizen Poëer Initiative for China: “Javën e kaluar OMS-i ka shpallur “pandemi” koronavirusin kinez që është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën. Tani, me mbi 150000 raste të konfirmuara në nivel global dhe me mbi 5700 të vdekur, pyetja është pse OMS-it i është dashur kaq shumë kohë për të kuptuar atë që shumë funksionarë shëndetësie dhe qeverisë e kishin individualizuar shumë kohë më parë. Mendojmë se Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OMS-it, ashtu si edhe Presidenti Xi Jinping, duhet të bëhen përgjegjës për menaxhimi e shkujdesut e këssaj pandemie vdekjeprurëse. Tedros duket se pikërisht ka mbyllur sytë ndaj gjithë asaj që ndodhte në Ëuhan e në pjesën tjetër të Kinës, bile pas takimit të janarit me  Xi e ka ndihmuar Kinën që ta minimiyojë rëndësinë dhe shkallën e epidemisë së Covid-19.

Ndërsa do të duhej të përqëndrohej mbi përpjekjet globale kundër pandemisë, Tedros po e politizonte krizën dhe po e ndihmonte Xi që t’i shmangej përgjegjësisë së tij për një seri shkeljesh në përballimin e epidemisë. Më pas ka përdorur platformën e OMS-it për të mbrojtur shkeljen e rëndë e të drejtave të njeriut nga ana e qeverisë kineze. Për shembull, nga rasti parë ië shpërthyer në nëntor tek bllokimi i Wuhan dhe deri më sot Kina ka qenë e pandershme lidhur me origjinën dhe ashpërsinë e Covid-19. Personat që kanë kërkuar ta zbulojnë janë arrestuar ose zhdukur, raportet dhe postimet e tyre online janë fshirë. Kina ka keqinformuar e mashtruar botën dhe Tedros i është bashkuar kësaj përpjekjeje duke e lavdëruar publikisht “transparencën” e Pekinit në luftën kundër përhapjes së sëmundjes”. Dhe akoma: “Kohët e fundit Kina ka premtuar 20 milion dollarë për ta ndihmuar OMS-in që të luftojë epideminë e Covid-19, për të cilat Tedros e ka falenderuar. Por janë të njohura interesat e Kinës në atdheun e tij, Etiopinë, të cilën Tedros e quan tani “Kina e vogël” e Afrikës Lindore, pasi është bërë bastioni i Pekinit për të shfrytëzuar Afrikën dhe për Belt and Road Initiative. Faktikisht, Kina ka investuar fuqishëm në Etiopi.

Tedros është zgjedhur më 2017, megjithëse nuk kishte asnjë përvojë si mjek dhe në menaxhimin e shëndetit në nivel global. Ish Ministër i Shëndetësisë dhe ish Ministër i Jashtëm i Etiopisë, ka qenë anëtar ekzekutiv i partisë politike të Tigray People’s Liberation Front (TPLF), që është ngjitur në pushtet më 1991. Pasi është bërë shef i OMS-it, shumë kritika kanë hedhur dyshime të mëdha mbi emërimin e diktatorit të Zimbabves Robert Mugabe si “Ambasador i Vullnetit të Mirë i Kombeve të Bashkuara”. Pandemia e koronnavirusit ka demonstruar se Tedros nuk është i përshtatshëm që ta drejtojë OMS-in. Për shkak të lidershipit të tij, bota mund të ketë humbur një mundësi reale për frenimin e epidemisë apo për t’ia zbutur efektet. Bota po lufton tani shpërndarjen e shpejtë të infektimeve dhe shumë vende kanë vendosur kufizime. Si udhëheqës i OMS-it, Tedros duhet të konsiderohet përgjegjës për rolin e tij në menaxhimin e keq për të kontrolluar përhapjen e virusit”. OMS-i po konfirmon tani deklarimet e Kinës se ka zeruar numrin e të infektuarve të rinj në Wuhan. Por dëshmia e një mjeku që punon në një strukturë spitalore ka thënë se deklarimi i qeverisë “nuk mund të jetë i besueshëm”, pasi numri i pacientëve aktualisht nën kurim reduktohet qëllimisht në tentativën për të demonstruar suksesin në luftën kundër epidemisë.

Edhe raportet e ngushta e Tedros me Kinën nuk do të ishin të reja, në fakt Tedros i ka fituar zgjedhjet pavarësisht pse ka mbuluar 3 epidemi kolere, ndërkohë që ishte  Ministër Shëndetësie i Etiopisë, pikërisht falë mbështetjes së Kinës. Vetëm në përgjigje të indinjatës botërore ia revokoi emërimin Robert Mugabes. Më 2008 “Physician for Human Rights”, OJF për të drejtat e njeriut, kishte emetuar një dënim ndaj regjimit diktatorial dhe represiv të Mugabes, duke pohuar se kriza në rritje e shëndetësisë në vend ishte prodhuar tërësisht nga një qeveri e mefshtë dhe e paaftë: “Qeveria e Robert Mugabes ka penguar aksesin e popullsisë në ushqim, ujin e pijshëm, shërbimet higjeno – sanitare bazike dhe në kurat shëndetësore”, kanë thënë mjekët, duke shtuar se rezultati ka qenë “mbyllja e spitaleve dhe e klinikave, mbyllja e asistencës mjekësore, e shkollave dhe kontributet e operatorëve shëndetësorë”. Përkundrazi, Tedros e kishte përshkruar Mugaben dhe qeverinë e tij në terma shumë të ndryshëm, duke pohuar se Zimbabve ishte “një vend që e vendos mbulesën shëndetësore universale dhe promovimin e shëndetin në qendër të politikave të tij për t’u siguruar asistencë shëndetësore të gjithëve”. Në të vërtetë, Mugabe ishte një mik i vjetër dhe kishte kontribuar në emërimin e tij.

Frida Ghitis e “Washington Post” ka pohuar se edhe Pekini “ka punuar pa u lodhur në prapaskenë për ta ndihmuar Tedros, duke e mundur kështu David Nabarro, kandidatin e Mbretërisë së Bashkuar. Fitorja e Tedros ka qenë edhe një fitore për Pekinin, tek e cila Xi Jinping ka gjetur kështu një mbështetje publike ndaj objektivit të tij për t’ia treguar botës muskujt e Kinës”.  Ndërsa Tedros ka mbuluar kështu regjimin kinez gjatë landemisë së Covid-19 në zhvillim, ama nuk ka hezituar të kritikojë Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kundërshtare të Kinës për reagimin e tyre ndaj koronavirusit. Ka ftuar shtetet që të mos kufizojnë udhëtimet në Kinë dhe ka akuzuar “rekriminimin apo politizimin” e epidemisë. “Nuk ka motiv të merren masa që ndërhyjnë më kot me udhëtimet dhe shkëmbimet ndërkombëtare. U kërkojmë të gjitha vendeve që të marrin vendime të bazuara mbi dëshmi koherente”, kishte pohuar ai. Për shembull, qysh kur Kina ka aderuar më 1971 në Kombet e Bashkuara, e ka bllokuar periodikisht hyrjen e Tajvanit në OMS mbi bazën e faktit se ishulli “është pjesë e Kinës”. Nga 2009 deri më 2016, Kina e ka lejuar hyrjen e Tajvanit në OMS me cilësinë e vëzhguesit nën emrin e Taipeit kinez. Pas zgjedhjes si Presidente e Tsai Ing-wen më 2016, raportet midis dy anëve të Ngushticës janë ftohur më tej, duke shkaktuar bllokimin e pjesëmarrjes së re të Tajvanit. Përjashtimi i këtij të fundit ka pasur pasoja shumë reale gjatë emergjencave shëndetësore globale. Mbi të gjitha, OMS-i duhet të jetë një burim i domosdoshëm informacione për departamentet shëndetësore e vendeve. Pa pjesëmarrje, Tajvani duhet t’i besojë departamentit shëndetësor kinez për informacione lidhur me epidemitë. Nga ana e tij, Tajvani i ka dënuar edhe akuzat e “pabaza” e Drejtorit të Përgjithshëm të OMS-it.

Papërshtatshmëria e Tedros është dukur pastaj edhe në kontrast të plotë me veprimet që OMS-i ka bërë gjatë shpërthimit të SARS-it në Kinë më 2003. Gro Harlem Brundtland, Drejtori i atëhershëm i OMS-it, e kishte kritikuar publikisht Kinën për paaftësinë e saj në dhënien e informacioneve të shpejta lidhur me rastet e para të SARS-it. Kishte kritikuar edhe mungesën e bashkëpunimit të Kinës me bashkësinë ndërkombëtare në fazat e para e epidemisë, që kishte vrarë mbi 90 njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve në Kinë apo në Hong Kong, duke theksuar se gjatë 5 viteve të tij në drejtimin e OMS-it kjo ishte hera e parë që një sëmundje ishte përhapur në nivel ndërkombëtar në atë mënyrë (801 të vdekurit e vërtetuar në botë, pasi SARS-i u zhduk në korrikun e 2003). Nga ana tjetër, pista më e mirë mbetet gjithmonë ajo e follow the money. Qysh nga themelimi i saj, OMS-i ka kërkuar kontribute vullnetare bilanci. Më pas, ndër vite, kontributet e vendeve janë rritur vetëm me 3% (nga 2014), ndërsa kontributet vullnetare ekstrabilanc janë rritur me 18% në 2018 – 2019. Kjo varësi nga kontributet vullnetare e bën OMS-in tejet të hapur për influencën e vendeve apo organizatave të veçanta.

OMS-i ka një rol qendror në planifikimin e strategjive vaksinore dhe ka dituar linjat drejtuese për shpërblimin e dëmeve nga vaksinimi. Prej disa vitesh, OMS-i sheh midis financuesve më të mëdhenj të saj jo aq shtetet anëtare, por ente private, financimet e të cilëve përbëjnë ¾ e buxhetit. Midis tyre spikasin komppanitë kryesore farmaceutike prodhuese të vaksinave dhe organizata të tilla si, për shembull, Fondacioni Gates dhe GAVI Alliance. Por edhe kontributet kineze për OMS-in janë rritur me 52% nga viti 2014, të arritur deri në rreth 86 milion dollarë, ka mundësi në raport me influencën e saj më të madhe mbi Kombet e Bashkuara. Faktikisht, teksa vitet e fundit Trump shpesh i ka akuzuar Kombet e Bashkuara për paaftësi dhe keqmenaxhim, përkundrazi lidershipi kinez i ka parë ato si një mjet të rëndësishëm për zgjerimin e rolit të tij ekonomik dhe strategjik global, sidomos në vendet në rrugën e zhvillimit që varen më shumë nga shërbimet e Kombeve të Bashkuara. Ja pse Pekini është tani kontribuesi i dytë më i madh i bilancit të Kombeve të Bashkuara, duke përfaqësuar 12% të financimeve, respektivisht 1% të 20 viteve më parë, pas Shteteve të Bashkuara me 22%. Kina ka arritur edhe të zgjedhë apo të emërojë funksionarët e vet në një seri pozicionesh të rëndësishme që mbikëqyrin çështje ekonomike, teknologjike dhe klimaterike globale.

Pekini ka qenë edhe një aleat i rëndësishëm i Tedros në zgjedhjet e 2017, pasi muaj më parë ishte ftuar të fliste në Universitetin e Pekinit, ku kishte kërkuar një bashkëpunim më të ngushtë midis Kinës dhe jugut të botës në lëmin e shëndetit. Të nesërmen e fitores elektorale të tij, Tedros u ka konfirmuar mediaave kineze dhe se ai dhe OMS-i do të vazhdonin ta mbështesnin parimin “One China”, që njeh qeverinë e Pekinit si qeverinë legjitime kineze. Ende sot duket sikur Tedros po paguan dividendë. Është e qartë se:

 

  • Drejtori i Përgjithshëm i OMS-it i ka fituar zgjedhjet me mbështetjen e Pekinit.
  • Tedros siguron mbulesë për fushatën propagandistike kineze, që po e mohon përgjegjësinë e saj në epidemi.
  • Tedros ka lavdëruar “transparencën” e Kinës dhe ka pohuar se reagimi i saj ndaj virusit ka qenë një model për vendet e tjera, anipse Pekini ka kërkuar ka mbulojë shpejtësinë e infektimit dhe t’u mbyllë gojën informuesve.
  • Tedros është kreu i parë i OMS-it që nuk është mjek dhe që është akuzuar se ka mbuluar 3 epidemi të ndryshme kolere kur ishte Ministër Shëndetësie i Etiopisë.

 

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY