A donte Gorbaçiovi ta shkatërronte Bashkimin Sovjetik? A mund të ekzistonte akoma...

A donte Gorbaçiovi ta shkatërronte Bashkimin Sovjetik? A mund të ekzistonte akoma sot Bashkimi Sovjetik?

27
0
NDAJ

A mund t’i përfundojë putinizmi reformat?

Pyetje rreth perestroikës që ngurronit t’i bënit, edhe kaq vite më pas

 

Më 25 prill të vitit 1985, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik mbajti një seancë plenare që tani konsiderohet si fillimi i perestroikës. Këto transformime qenë të lidhura drejtpërsëdrejti me Mikhail Gorbaçiovin, Sekretari e Përgjithshëm i ri popullor i partisë. Po pse perestorika përfundoi me kolapsin e Bashkimit Sovjetik? A mund të ishte reformuar vendi në ndonjë mënyrë tjetër? Çfarë roli luajtën policia sekrete dhe amerikanët në gjithë këtë? Për përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve për perestroikën dhe më gjerë, Meduza ju drejtua Andrei Kolesnikov, anëtar i lartë dhe Kryetar i Programit të Politikave të Brendshme dhe Institucioneve Politike Ruse në Carnegie Moscow Center.

 

A kishte realisht nevojë Bashkimi Sovjetik për perestroikë?

Procesi me të cilin Bashkimi Sovjetik braktisi socializmin mund të ishte quaajtur diçka tjetër, por ky transformim në vetvete që i pashmangshëm. (Rastësisht, fjala perestroika ose “rishikim” u përdor nga shumë, përfshi Pyotr Stolypin, për të përshkruar reformat e mëdha të Rusisë në vitet 1860s). Stanjacioni nuk ishte vetëm metaforë, por gjendja aktuale e Bashkimi Sovjetik, kur kontrata sociale kombëtare ishte katandisur në “Ne pretendojmë të punojmë dhe ju pretendoni të na paguani”. Shteti sovjetik ishte bërë një imitim i madh i të gjithë gjërave. Cinizmi kishte përmbytur shoqërinë dhe strukturat e “mëdha” pushuan se mobilizuari njerëzit në mbështetje të regjimit. Thënia “hajde vizito Rust Belt, që do të ulë të ndenjurat e mia” e kap sesa seriozisht njerëzit e merrni zellin e përpjekjeve publike sovjetike.

E dimë faktorin kryesor që e dobësoi Bashkimin Sovjetik: çmimet e larta e lëndëve të para. Kjo e ardhur e bëri të mundur të shmangeshin reformat dhe të mbylleshin me importe vrimat në furnizimin ushqimor: mishi nga Zelanda e Re ishte më i lirë sesa po të sigurohej brenda. Për pasojë, Bashkimi Sovjetik u bë importuesi më i madh i ushqimit në botë. Në fillimin e viteve ’80, importet i kalonin eksportet me më shumë se 15 miliard dollarë. Për shembull, në vitin 1984 blerjet e grurit arritën 46 milion tonët, nga vetëm 2.2 milion tonët e 1970.

Por kishte probleme edhe më të thella me sistemin sovjetik, praktikisht joefikasiteti total i ekonomisë së komanduar të jotregut. Ky problem ishte se prodhonte mallra për të cilat, në shumicën e rasteve, mund të kishte vetëm kërkesë artificiale – një prej tipareve kryesore e një ekonomie të planifikuar. Si rezultat, kjo e ashtuquajtur kërkesë e paplotësuar rritej, duke nënkuptuar se pak mund të blihej me paratë në xhepat dhe në kursimet e njerëzve. Nga fillimi i perestroikës, koeficenti i rritjes vjetore e kërkesës së paplotësuar kishte arritur 16%.

Në mesin e viteve ’80 një kërkues i nivelit të ulët i quajtur Vitaly Naishul në Komisionin e Planit të Shtetit të Bashkimit Sovjetik shkroi një libër të titulluar “Another Life”, ku përshkruante bëmat e një lloji të paprecedent ekonomie ku prodhimi aktualisht përfaqëson atë që njerëzit kanë nevojë. Rezultoi se kjo nuk qe aspak fantazi! Një tjetër tipar fatal i ekonomisë sovjetike qe militarizimi ekstrem i saj. Shumica e ekonomisë i përkushtohej luftës. Rënia kolosale në prodhim që ndodhi më pas, në fillimet e viteve ‘90, qe kryesisht për shkak të kolapsit të kompleksit ushtarako – industrial sovjetik. Shkalla e shpenzimeve mbrojtëse dhe pjesa e tyre në PBB qenë të klasifikuara gjatë epokës sovjetike, por edhe dëshmitë rastësore sugjerojnë deformime të panatyrshme: në vitet ’70, Bashkimi Sovjetik prodhonte 20 herë më shumë tanke se Shtetet  e Bashkuara. Në një masë të madhe, kjo diktohej jo nga nevoja ushtarake, por nga nevoja për të ruajtur punësimin në vendet e prodhimit. Një vend që shpenzon të gjithë ekzistencën e tij duke u përgatitur për luftë u shkatërrua në një garë armatimesh dhe u gjunjëzua prej mbështetjes së tij për shtete satelite dhe parti komuniste “simotra”.

Retorika lidhur me nevojën për NTP — nauchno-tekhnicheskii progress (progres shkencor dhe teknologjik) — rezultoi në asgjë. Në praktikë, kjo përfundoi në kopjimin e  teknologjive dhe prodhimin perëndimor e raketave më të avancuara në vend të këpucëve të përparuara dhe armëve më të mira në vend të gjalpit. Por edhe më i rëndësishme qe e ashtuquajtura “mbretëri shpirtërore”. Askush nuk besonte më tek komunizmi. Shoqëria ishte e demotivuar dhe hajnia e korruppioni qenë bërë mënyra ristrukturimi të jetës së përditshme, që korrespondonte me logjikën e prodhimit jotreg dhe mungesën e lëndëve të para (rrushfete kur vinte puna tek shitjet me shumicë dhe folja sovjetike “dostat’” — “të alokosh”). Më saktësisht, ky qe një treg i ashtuquajtur admnistrativ: zyrtarë të shumtë prokurimi udhëtonin nëpër vendin e pafund, duke i pajisur ndërmarrjet e tyre me komponentët e nevojshme bazuar mbi logjikën “ti kruaj shpinën time; unë kruaj shpinën tënde”.

Lëvizja disidente që u formësua midis viteve 1965 dhe 1966 qe nën kontroll të rreptë, por rezultoi të ishte me goxha influencë – të paktën për grupe sociale progresiste dhe klasën e mesme e arsimuar të konsoliduar — pavarësishht valës së represioneve dhe shktërrimit fizik të saj në gjysmën e parë e viteve ‘70. Kurse grupet klandestine antishtetërore nuk ëndërronin më për “socializëm real”, si në vitet ’50 dhe fillimvitet ’60: ato donin tani që regjimi sovjetik të zhdukej një herë e mirë. Në periudha të ndryshme gjatë ekzistencës së Bashkimit Sovjetik, midis 8 dhe 30 milion njerëzve dëgjonin radio perëndimore dhe kjo nuk qe e kufizuar vetëm tek inteligjenca e rafinuar. KGB-ja ishte sidomos e frikësuar nga fakti  që shpesh studentë dhe nxënës shkollash i kishin veshët tek radioja.

Në fundin e viteve ’70 dhe fillimin e viteve ’80, Bashkimi Sovjetik u godit nga trazira që nuk qenë aspak intelektule: trazira në Novomoskovsk, demonstrime antipolicore në Ordzhonikidze (Vladikavkaz i sotëm), përplasje etnike në Dushanbe dhe bile edhe një revoltë nga rekrutët në një karvan trupash. Sigurisht, kjo vështirë se është një listë e hollësishme e të gjithë turbulencës së protestave të atëhershme. Hapi final i Byrosë Politike drejt e në humnerë qe lufta sovjeto – afganase. Askush nuk donte që ushtarët sovjetikë të vdisnin në territor të huaj për hatër të pak gerntokratëve dhe aleatëve të tyre. Bashkimi Sovjetik u shkatërrua moralisht në luftën afganase, sikur të kishte rënë në një fushë të madhe plot me mina antipersonel, që është diçka të cilën shumë njerëz tani e harrojnë. Tjetra, në fillimvitet ’80 patëm një “garë predhash artilerie” me vdekjet e njëpasnjëshme e sekretarëve të përgjithshëm Brezhjnev, Andropov dhe Chernenko. Nuk e kujtojmë më këtë, por sipas kujtimeve të shumë punonjësve të partisë dhe të vetë Gorbaçiovit, e gjithë elita e partisë – “gjaku dhe mishi” i saj, sekretarët e komiteteve rajonale – dhe i gjithë vendi do të donin  ndryshim dhe lidership të ri. Partia e mirëpriti faktin që një Sekretar i Përgjithshëm relativisht i ri si Mikhail Gorbaçiovi arriti t’i manipulojë të vjetrit. Fitorja e tij qe një lehtësim i madh për vendin dhe shokimi i parë qe se Gorbaçiovi fliste pa një skenar paraprak.

 

Çfarë donin saktësisht të “ristrukturonin”? A donin të ndërtonin kapitalizmin në vend të socializmit?

Gorbaçiovi nuk donte absolutisht që t’i rindërtonte themelet socialiste e shtetit e tëë shoqërisë. Ai ndershmërisht besonte se socializmi sërish dispononte ende rezerva të jashtëzakonshme të brendshme dhe se ia vlente të shfrytëzoheshin ato, ashtu sikur patën zbuluar vendburimin e naftës Samotlor në vitet ‘60 (që e dërgoi vendin në një gjallërim stanjant të pezulluar) dhe se gjithçka do të kthehej menjëherë  në jetë. Midis fjalimshkruesve dhe miqve të tij në Byronë Politike, Gorbaçiovi ndante shpesh mendimiet e tij lidhur me shkrimet e Leninit teksa rilexonte tekstet. Ai besonte sinqerisht tek socializmi. “Më shummë demokraci, më shumë socializëm”: ky ishte  slogani i tij.

Ideologjikisht, ai synonte që t’i dobësonte ffrerët dogmatikë dhe rizbulonte “Leninin e mirë” si të kundërvënë me “Stalinin e keq”. Në politikën e jashtme, ai donte t’i jepte fund përplasjes me Perëndimin, sidomos kur vinte puna tek armët bërthamore. Me ekonominë, ai donte rritje të përshpejtuar. Në fakt, “përshpejtimi” qe fjala e kyçe e perestroikës fillestare. Dukshëm rezultoi që të ishte një gabim serioz. Në vend të që të minimizohej çlirimi i forcave të tregut dhe t’u jepej pavarësi relative ndërmarrjeve të paktën brenda kornizës së reformës Kosygin të pezullur më parë, pati një injektim të pakontrolluar të investimeve në mjaft sektorë, sidomos në inxhinierinë mekanike. Rritja u përshpejtua, përveçse ajo që u rrit qe prodhim produktesh për të cilën konsumatorët nuk kishin nevojë. Keni dëgjuar për art për hir të artit? Hëm, ky qe prodhimi për hir të prodhimit. Me sa duket, Gorbaçiovi u kthjellua pas disa kohësh dhe Plenumin i Komitetit Qendror i qershorit 1987 shënoi fillimin e një orvatjeve për të futur reforma reale ekonomike. Me sa duket edhe këto reforma qenë shumë të matura dhe jo tamam të orientuara nga tregu; në thelb ato i siguronin pavarësi më të madhe ndërmarrjeve shtetërore.

Pas këtij fillimi të shpejtë, siç pritej, reformat shpejt ngecën: projekti ishte i kufizuar prej caqeve të ekonomisë socialiste. Që të lançonte një treg real, Bashkimit Sovjetik i duhej që të hiqte kontrollin e çmimeve, të pastronte fiinancat, t’i jepte fund deficitit buxhetor dhe të pushonte së akumuluari borxh të jashtëm. Nuk kishte vullnet të mjaftueshëm politik për t’i ndërmarrë këto reforma dhe jetës së ekonomisë socialiste gjithsesi po i vinte fundi: mallrat po zhdukeshin nga raftet dhe inflacioni po rritej në mënyrë të pandalshme. Askush nuk guxonte ta çante këtë abses deri në ardhjen e Yegor Gaidar, Kryeministrit të parë të Rusisë, pasi Bashkimi Sovjetik tashmë ishte shembur.

 

A donte Gorbaçiovi ta shkatërronte Bashkimin Sovjetik?

Nëse Gorbaçiovi donte diçka, ajo ishte ruajtja e socializmit dhe e Bashkimit Sovjetik. Pas 1990, ai qe në fakt President i Bashkimi Sovjetik dhe donte të qëndronte në këtë post. Ai i rezistoi separatizmit të republikave sovjetike dhe nisi një luftë kundër Boris Jelcinit, i cili ishte i interesuar në sovranizimin e Rusisë. Gorbaçiovi lançoi Procesin Novo-Ogaryovo, në tentativën e ruajtjes së Bashkimit pa shtetet balltike e larguara. 20 gushti i 1991 supozohej të shënonte kulmimin e këtyre përpjekjeve: nënshkrimin e një Traktati Bashkimi të ri. Megjithatë, këto plane u ndërprenë pappritmas më 19 gusht nga një tentativë grushti shteti. Puçi i Gushtit certifikoi vdekjen e Bashkimit Sovjetik disa muaj përpara Marrëveshjes Belavezha dhe, më 25 dhjetor 1991, flamuri sovjetik u ul më së fundi në Kremlin.

Gorbaçiovi donte të jepte më miri, por vështirë se e imagjinonte se dobësimi i marksizëm – leninizmit dhe i frenave administrative do të fillonte të shkatërronte barrierë pas barriere: pengesat e censurës ranë, vendi filloi të përthithë libra që nuk i kishte lexuar gjatë dekadave të sundimit sovjetik dhe pati një emergjencë për organizata, lëvizje dhe klube të reja informalë. Procesi i emancipimit politik u shndërrua në ortek dhe Gorbaçiovi mund të vraponte që të dilte përpara masës së akullt, në orvatjen e shpëtimit të fytyrës së tij. Bashkimi Sovjetik, siç qenë mësuar të thonin, mund të ekzistonte vetëm mbi një “themel të qëndrueshëm marksist – leninist”. Pa të, mbeteshin vetëm thërmijat e perandorisë. Për më tepër, gjithçka mund të kishte  rënë shuummë më shpejt sikur të mos ishte për perestroikën e Gorbaçiovit. Glaznosti dhe përpjekjet e tij për t’u dhënë ndërmarrjeve, bizneseve individuale të ligjëruara dhe kooperativave shansin për të fituar para ndihmmooi që të vonohej momenti i kolapsit politik dhe ekonomik.

Gjithashtu, Bashkkimi Sovjetik qe i dënuar për shkak se demokratizimi zgjoi lëvizjet kombëtare në republikat kombëtare e Bashkimit Sovjetik. Për më tepër, pranimi i protokolleve sekrete të Paktit Molotov – Ribbentrop e përshpejtuan shkëutjen praktike e vendeve balltike nga Bashkimi Sovjetik, një proces që më së pari ishte emocional dhe psikologjik. Kaukazi, një rajon strehë lëvizjesh të fuqishme dhe pasionante që u zhytën në luftëra etnike, gjithashtu po shkëputeshin. Bashkimi Sovjetik mund ta përballonte një tjetër luftim në llogore dhee qe thuajse e pamundur të ruhej Bashkimii Sovjetik pa Ukrainën. Nga fundi i mbretërimiit të tij, Gorbaçiovi mbeti vetëm me Rusinë dhe republikat qendroaziatike. Çfarë dreq Bashkimi Sovjetik ishte ky? Edhe Rusia ishte nisur në udhëtimin e saj sovran, që kënaqte jo vetëm demokratët, por edhe të kundërshtarëve ideologjikë të tyre, patriotët – nacionalistë rusë, që tani mbajnë zi për humbjen e “Pushtetit të Madh” të tyre.

 

Jelcini ishte pro apo kundër perestroikës?

Boris Jelcini ishte një sekretar komiteti rajonal i talentuar me një nuhatje të shkëlqyer të situatës politike. Ai kishte instinkte demokratike dhe një ambicje të fortë për pushtet, duke mishëruar kështu saktësisht llojin e personelit që kërkonte ajo kohë. Vështirë se mund ta kishte imagjinuat që do të bëhej një emblemë e epokës. Jashtëzakonisht i përshtatshëm për momentin, Jelcini nuk mund të rrinte pa e kapur atë. Kishte ardhur një pikë ku shoqëria kishte nevojë për një lider më radikal se Gorbaçiovi. Perestroika e bëri Jelcinin këtë lloj lideri dhe më pas ai i bashkangjiti statusin zyrtar e Presidentit të Rusisë. Tamamm tamam, perestroika është një ide që i përket epokës së Gorbaçovitt. Epoka e Jelcinit është Pas-perestroika e Rusisë, periudhë e pavarur jashtë Bashkimit Sovjetik. Gjithsesi, Jelcini e ruajti trashëgiminë kryesore e kundërshtarit kryesor politik të tij. Perestroika nënkuptonte liri dhe emancipim të shoqërisë nga shteti për herë të parë në të gjithë historinë e Rusisë, përpara dhe gjatë Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, gjeneratat e mëpasme e politikanëve rusë e kanë braktisur këtë.

 

Sikur të mos ishte për perestroikën, a mund të ekzistonte akoma sot Bashkimi Sovjetik?

Kohë përpara perestroikës, Bashkimi Sovjetik ishte një tigër gjigand prej letre. Duke ju frikësuar pasojave të ndrzshimit, liderët sovjetikë qenë të vonuar me reformat. Sa më gjatë që prisnin për të bërë ndryshime ekonomike pas orvatjeve të dështuara midis viteve 1965 dhe 1968, aq më shumë rritej vit pas viti kostoja e transformimeve të mundshme, e cila do t’i bënte ato të dukeshin edhe më shokuese. Sa më gjatë zvarritej stanjacioni ekonomik, aq më i madh shpërthimi i pakënaqësisë masive të akumuluar dhe dëshira për reforma. Në librin e tij “Collapse of an Empire: Lessons for Modern Russia”, Yegor Gaidar renditi në mënyrë shumë të detajuar mekanikat e kolapsit të ekonomisë socialiste, duke pëdorur informacion statistikor të bazuar tek materialet arkivore dhe korrespondencën ndërministrore. Gorbaçiovi pati fatin e keq që erdhi në pushtet kur çmimet e naftës ranë. Gaidar konkludon: “Nga 1985 deri më 1986, çmimet ranë disa fish mbi resurset që ushqenin buxhetin sovjetik, mbështesnin balancën e tregëtisë së jashtme, mundësonin blerjen e dhjetëra milion tonëve grurë çdo vit, i shërbenin borxhit të jashtëm dhe financonin ushtrinë e industrinë mbrojtëse të tij”. Më 1991, kursimet e që qytetarët sovjetikë kishin nëpër banka nuk qenë aspak para e vërtetë por vetëm shifra në letër – shteti kishte arritur t’i thithe të gjitha këto resurse. Të gjitha perandoritë bien, nga ajo Osmane tek ajo britanike. Ishte e pamundur të ndalohej shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Kjo është logjika e historisë.

 

Ndoshta Bashkimi Sovjetik duhej të ishte reformuar sipas modelit kinez? Fillimisht ekonomia dhe më pas politika?

Në vitet e para e eppokës Gorbaçiov, Anatoly Chernyaev (zëvendësdrejtori i Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror dhe më pas këshilltar i Gorbaçovit) shkroi në ditarin e tij: “[…] Ata presin shumë nga Gorbaçovi, ashtu siç kishin pritur nga Andropovi… Po ajo çka nevojitet realisht është asgjë më pak se një “revolucion nga lart”. Përndryshe asgjë nuk do të funksionojë. E kupton këtë Gorbaçovi?”. Transformimet e Mikhail Gorbaçovit qenë në fund graduale, jo ndryshe nga reformat në Kinë, por kinezët kishin kohë kurse Gorbaçovi jo. Kina në vitin 1979 ishte si Bashkimi Sovjetik në vitin 1929. Përpara reformave të saj, Kina ishte një vend agrar me resurse punë jashtëzakonisht të lira dhe transformimi ekonomik i saj u shoqërua nga urbanizimi. Bashkimi Sovjetik ishte tashmë një vend i urbanizuar: qysh nga fundi i viteve ’50, popullsia urbane e kalonte atë rurale. Rezervat e punës së lirë qenë mbaruar. Si mund ta aplikoni qasjen kineze përpara një krize financiare dhe deficiti buxhetor kolosal? Si mund ta aplikoni qasjen kineze në një ekonomi që mbijeton tërësisht me varësinë e saj nga nafta dhe që nuk mund t’i rezistojë një goditjeje të jashtem  të rënies së çmimit të lënndëve të para?

Reformat ekonomike në Bashkimin Sovjetik pashmangshmërisht u përplasën me politikën. Ekonomia e mungesës (sipas János Kornai) mund të bëhej ekonomia e bollëkut (term i Kornai për mekanizmat e tregut të lirë) vetëm nëpërmjet lançimit të një tregu absolutisht të lirë me çmime të lira. Por kjo qe e papajtueshme me idenë e ruajtjes së dogmës socialiste dhe sundimin monopartiak. Në vitet ’60, Bashkimi Sovjetik e pati një shans që të fuste butësisht elementë të tregut të lirë pa e humbur kontrollin e Partisë Komuniste, ashtu si në Kinë, por mundësia u shpërdorua në djegien rentave të naftës. Kur Gaidar erdhi si shef kabineti pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik, ai nuk e kishte as edhe një sekondë të vete në dispozicion për ta futur vendin në rrugën kineze dhe i mungonte çdo instrument kontrolli si Partia Komuniste. Më pas Gaidar shkroi: “Është e kotë t’i ulërish një turme që po shkon të sulmojë Bastijën: “Prisni! A jeni të sigurtë se Franca ka të gjitha institucionet [e nevojshme] për një demokraci efektive? Le të ndalemi dhe të analizojmë parakushtet e kësaj”. Revolucionet kanë logjikën dhe forcat shtytëse të tyre”.

 

A ishte prohibicioni i nevojshëm? Është e vërtetë se qe goditja fatale që shkatërroi Bashkimin Sovjetik?

Në dhjetorin e 1969, Brezhnjevi mbajti një fjalim në seancën plenare e Komitetit Qendror që nuk u botua në gazeta appo në koleksionin shumëvëllimësh e “veprave” të tij me titullin “Duke ndjekur kursin e Leninit”. Përveç diskutimit të pproblemeve lidhur me rendimentin në punë, harxhimin e resurseve të punës dhe prapambetjes teknologjike, Brezhnjevi adresoi gjithashtu “alkoolizimin” total të popullsisë sovjetike. Dhe ky qe vetëm fillimi: konsumi i alkoolit në vitet ’70 qe 2 herë më i parë se në vitet ‘60. Vetëm në vitin 1978, rreth 9 milion pijanecë ju dërguan policisë. Gorbaçiovi besonte se ky nivel i konsumit të alkoolit qe thjesht i papranueshëm. Nga ana tjetër, kur erdhi puna vetë ligji i të qënit esull dhe mënyrën sesi u zbatua (për shembulll, me prerjen e vreshtave), autoritetet shkuan goxha përtej. Politika pjesërisht i preku të ardhurat e buxhetit dhe opinionin publik rreth Gorbaçovit. Por vodka nuk është lëngu i vetëm që i dha fund Bashkimit Sovjetik: edhe nafta luajti një rol gjithashtu.

 

Pse e plotfuqishmja KGB nuk e ndaloi perestroikën? Sipas një teorie, vetë agjencia i orkestroi reformaat me qëllim që të sundonte në vend të Partisë Komuniste.

Ekzistojnë shembuj për KGB-në që qe me të dyja anët – kohë për u përpoq ta modelojë perestroikën sipas qejfit të saj dhe kohë kur u përpoq ta ndalojë atë. Politikat e frymëzuara  nga ish shefi i KGB-së Yuri Andropov dukeshin kështu: fuqizo disiplinën, ashpërso përndjekjen penale dhe ndërmerr një luftë publike dhe ilustruese kundër korrupsionit – sidomos në tregëti – deri në pikën e ekzekutimeve. Ai besonte fuqimisht se këto masa do ta rindiznin ekonominë dhe forconin disiplinën shoqërore.  Nuk ishte asgjë trannsformuese në këto “reforma”, anipse trashëgimia e Andropovit si reformator i madh është mitologjizuar. Në fund të mbretërimit të Gorbaçiovit, KGB-ja nën Vladimir Kryçkovin bëri saktësisht të kundërtën, duke u orvatur të bëjë “kundër-reforma” dhe një komplot kundër perestroikës në grushtin e shtetit të gushtit. Kjo përpjekje dështoi krejtësisht, duke demonstruar edhe një herë akoma shkallën e efektivitetit e komunitetit të inteligjencës kur vendos të manipulojë popullin.

Në të dyja rastet, KGB-ja qe e paaftë ta manipulojë historinë. Agjencia luftonte disidentët, lëvizjet nacionaliste dhe jokonformistët jashtë rretheve disidente. Zakonisht, agjentët qenë të pamëshirshëm dhe të suksesshëm, por qenë të paaftë të  luftonin kundër diçkaje aq të pakuptueshme për ta si populli sovjetik, përfaqësuesit e të cilit pappritmas po fillonin të ndjeheshin si qytetarë të vërtetë. Sigurisht, vetë KGB-ja qe e bindur se ambasada amerikane dhe/ose një kabalë globale qëndronte e fshehur pas çdo revolucioni dhe ngjarjeje të madhe botërore. Komuniteti i inteligjencës i Rusisë dështoi dhe ende dështon që të kupptojë se ekziston diçka e tillë si subjekti i historisë, si populli, masa rebele apo lideri i fuqishëm e qartazi popullor dhe se nuk ka asgjë prapa tyre. As masonët dhe as ndonjë forcë antisovjetike.

 

Pse ish liderë të partive komuniste të ardhur në pushtet në Rusi pas perestroikës u pasuan nga ish punonjës të inteligjencës?

Ai që u zhvillua në Rusi në vitet ’90 u quajt me të drejtë kapitalizëm nomenklature e burokratik (dhe më pas oligarkik). Ka mbetur i tillë deri në ditët e sotme me disa ndryshime në përbërjen e individeve (dh profesioneve) që janë shkrirë suksesshëm me autoritetet. Por një gjë e tillë qëllimisht nuk u përkthye as në pperestroikë, as në reformat e ndërmarra më pas nga ekipi i Gaidarit. Krejt e kundërta, i gjithë problemi është se reformat e vërteta liberale nuk zgjatën shumë gjatë – nga nëntori i 1991 deri në dhjetorin e 1992. Nomenklatura arriti që t’u rezistojë me sukses ndryshimeve, sidomos kur erdhi puna tek privatizimi, që më pas u realizua bazuar mbi kompromise. Pavarësisht faktit qëë qeveria u orvat ta fusë privatizimin brenda një kornize ligjore, pushteti dhe influenca politike reale mbeti me drejtorët e ndërmarrjeve (që u quajtën gjithashtu “të kuqtë”) dhe lobistët e industrisë.

Më pas këto grupe u zëvendësuan nga oligarkë të cilër shteti praktikisht i “emëroi” nëpërmjet sistemit “hua për aksione” për të kundërbalancuar drejtorët e kuq. Vetë sistemi mbeti njëlloj: ata me pushtet zotëronin nivelet komanduese të ekonomisë dhe ata me prona që ushtronin influencë vendimtare ndaj autoriteteve. Në fillimin e viteve 2000, ish agjentë të KGB-së raportuan për rolet e tyre të reja si oligarkë shtetërorë.

 

Çfarë mendonin amerikanët për perestroikën? Në fund të fundit, ata gjithmonë donin ta shkatërronin Bashkimin Sovjetik…

Ashtu si Perëndimi në tërësi, amerikanët qenë fillimisht shumë të matur ndaj “Gorbimanisë”. Ata thjesht nuk besonin se Bashkimi Sovjetik ishte i aftë të ndryshonte apo i gatshëm t’i jepte fund Luftës së Ftohtë dh dyshonin se Gorbaçiovi po i mashtronte duke i tërhequr në një lloj loje. Në vitin 1984, përpaara se të bëhej Sekretar i Përgjithshëm, Gorbaçiovi e kishte impresionuuar Margaret Thatcher me aftësitë e tij negociuese. Ronald Reagan ishte i ndrojtur ndaj liderit të ri sovjetik, deri kur u bind se ai ishte serioz rreth fillimit të bisedimeve të çarmatimit me Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, Reagan luftoi që të besonte se ai donte ta demokratizonte Bashkimin Sovjetik dhe, për pasojë, të gjithë Bllokun Lindor, që ishte ende nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik brenda kornizës të vjetrës “Doktrinë Brezhnjev”, e cila përcaktonte se kudo që kishte shkelur këmba e një ushtari sojetikk i përkiste Moskës.

Presidenti George H. W. Bush qe një partner i mirë për Gorbaçiovin. Pasuesi i Reagan nuk deshi kurrë ta dobësojë apo kolapsojë për një arsye të thjeshtë: Bashkimi Sovjetik kishte armë bërthamore dhe kaosi në Moskë mund të nënkuptonte luftë në shkallë lokale apo globale. Amerikanët i frikësoheshin shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Për një kohë, ata nuk e kuptuan se kush ishte Jelcinii dhe i besuan vetëm Gorbaçiovit. Rastësisht, këto rezerva e komplikuan shumë “lindjen”  e një Rusie të pavarur.

 

A do të përfundojë regjimi i Putinit me një perestroikë tjetër?

Të flasësh rreth një “perestroike 2.0” nuk është asgjë e re. Gjatë presidencës së tij, Dmitry Medvedev shpesh krahasohej me Gorbaçiovin. Krahasimi është tejet qesharaak. Gorbaçiovi ishte një figurë politike krejtësisht e pavarur. Nuk kishte asnjë “plak” prapa vetes, si Putini prapa Medvedevit. Me fjalë të tjera, sipass kapitalizmit shtetëror dhe autoritarizmit të sotëm alla Putin, nuk do të ketë asnjë perestroikë 2.0. Trashëgimia e rrëzimit të Gorbaçiovit i frikëson akoma bosat e sotëm të Rusisë dhe kurrë nuk do ta harrojnë këshillën e Princit Tancredi Falconeri nga “Il Gattopardo” i Giuseppe Tomasi di Lampedusa: “Që gjithçka të qëndrojë njëlloj, gjithçka duhet të ndryshojë”. Politika në Rusi është pandryshueshmërisht e personifikuar. Stalini pati një dalje natyrale dhee bile triumvirati i përbërë nga Malenkovi, Hrushovi dhe Beria ndërmorën menjëherë një liberalizim megjithëse të dobët. Gorbaçiovi u përzgjodh pas tri Sekretarësh të Përgjithshëm të vdekur brenda 2 vitesh e gjysmë dhe politikat u kthyen me shpejtësi drejt liberalizimit. Jelcini u largua dhe Putini filloi ta dridhë Rusinë pothuajse menjëherë dhe bile akoma më shumë pas vitit 2003.

Përpara se të fillojnë reformat, lideri dhe rrethi i tij i afërt duhet të largohen. Për aq kohë sa Rusia është vendii i logjikës së “zerimit” të mandateve presidenciale të Putinit, modernizimi, demokratizimi dhe liberalizimi do të mbesin të ppamundura. Ashtu si Gorbaçiovi kërkoi resurse të reja në socializëm, edhe Putini do ta përdorë energjinë e mbetur e kapitalizmit shtetëror në ekonomi dhe autoritarizmin më strikt në politike, deri në shfaqjen e një Gorbaçiovi të ri. Por mos prisni që ky person të shkatërrojë gjithçka; gjithçka do të kolapsohet përpara bile edhe se të vijë ai.

(nga Meduza)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY