48 orët e sulmit të beftë kundër Super Ligës

48 orët e sulmit të beftë kundër Super Ligës

35
0
NDAJ

Lufta e futbollit europian ka përdorur një format që e njohim mirë, atë të “popullit kundër elitave”. Dhe rezultati nuk është ai që duket.

Ka zgjatur 48 orë sulmi i beftë i liderëve europianë – Europës së kombeve, përfshi Britaninë e Madhe ikanake – kundër Super Ligës së futbollit, 48 orë gjatë të cilave kemi harruar vaksinat, maskat, rusët e grumbulluar përgjatë Ukrainës, pashaportat e gjelbëra; 48 orë gjatë të vilave kemi rikuperuar një klasik të madh të narrativës europiane dhe perëndimore: populli kundër elitave. Për këtë deri ne që, na falni, nuk e njohim dhe nuk e kuptojmë romanticizmin e tifozllëkut dhe të tifozit, jemi apasionuar pas këtyre 48 orëve furtune. Ndoshta pse tifozllëku dhe futbolli janë vetëm një pjesë e historisë. Tek “Condition of England”, ishte viti 1981, shkrimtari Lincoln Allison shkruante: “Futbolli është i rëndësishëm. Është pjesë e indit të jetës angleze në shumë mënyra të ndryshme. Ka një impakt ndaj shpresave, ndaj ëndërrave dhe ndaj ndjenjës së identitetit personal të miliona njerëzve që e ndjekin dhe që qindramijëra njerëzve që e luajnë dhe e shohin live”.

Alexander Stubb, ish kryeministër liberal finlandez, e ka komentuar kështu njoftimin e Super Ligës: “Mendoj se diskutimi do të jetë shumëngjyrësh. Ka të gjithë përbërsit kyç: identitetin, sportin, paratë, traditën, dimensionin, pushtetin, shpërbërjen, egon, politikën. Do të jetë një diskutim i ashpër”. I tillë ka qenë: një debat i shkurtër si një sulm i beftë, tronditës si furtunat e fuqishme. 15 skuadrat ndër më të mëdhatë e botës (në futboll, kufiri europian është ai botëror: quhet ekselencë) kanë kërkuar të revolucionarizojnë – të reformojnë ose të vrasin: varet shumë nga tifozllëku, termi që ju rezulton më i përshtatshëm – sistemin futbollistik europian dhe janë refuzuar vetëm brenda dy ditëve. Në fakt është shpërbërë aleanca e të 15. Prej presionit të tifozëve dhe të politikanëve që e kanë interceptuar, ndoshta pse shumë të ndjeshëm ndaj temës, zemërimit të tifozëve, si edhe pse aleanca e të 15 nuk ishte e qëndrueshme: nuk ishte ndërtuar mirë, është komunikuar akoma më keq dhe interesat në lojë qenë të ndryshme. Kështu që ka fituar populli, ama me mbështetjen e elitës, asaj ekzistuese dhe jo të asaj që ka tentuar shpërbërjen. Ka fituar statuskuoja, siç thuhet, që në këtë rast mban emrin e një institucioni, UEFA, që në realitet nuk i pëlqen as popullit, as elitës së re. Kjo është ndoshta më e madhja e hipokrizive të kësaj historie me lufta dhe revolta në 48 orë.

 

Falangat europiane. Një kor me jo kaq unanim nuk e kishim dëgjuar kurrë nga ana e liderëve europiane dhe thuajse i kemi thënë vetes: sikur i njëjti unitet të aplikohej në politikën e jashtme, Bashkimi Europian do të ishte një kolos. Jemi sjellë rreth gjithë këtyre jo-ve dhe, duke parë mirë, kemi kuptuar se kaq shumë unitet nuk ishte gjë tjetër veçse një shumatore rënie këmbanash. Në një lidhje thuajse sublime, për herë të parë në vite ndjenjat e të 27, bile të 28, janë bërë një. Nga Mbretëria e Bashkuar, Boris Johnson e ka quajtur Super Ligën një plan të dëmshëm për futbollin dhe ka dhënë menjëherë miratimin e tij ndaj masave ndëshkimore të njoftuara nga UEFA (vatër e statuskuosë institucionale, që i ka quajtur ata që donin të shkëputeshin “gjarpërinj” dhe “gënjehtarë”). Më pas kori ka ardhur nga të gjitha anët. Super Liga është refuzuar në Francë nga Emmanuel Macron, por edhe nga rivalja (dhe antieuropeistja) Marine Le Pen. Në Itali një lidhje e çuditshme partishë politike ka formuar një mur të fortë e të pappenetrueshëm kundër turneut të ri. Në Spanjë Pedro Sánchez, më i heshturi i të gjithëve, në fund e ka hedhur poshtë projektin, duket i shtyrë nga kolegu i koalicionit Podemos.

Kundër edhe hungarezi Viktor Orbán, për arsëye thuajse surreale të thëna prej tij: Super Liga përçan Europën dhe është kundër solidaritetit europian. Ndoshta pikërisht kundërshtimi hungarez ai që ka treguar shumë fytyrat e falangës europiane: jo aq unitetin sesa një shumatore interesash kombëtare. Ankesat kombëtare gjithësesi kanë mbrritur shumë shpejt në Bruksel, ku fjala më e përdorur ka qenë “vlera”. Margaritis Schinas, Komisionieri i shumë të përfolurës European Way of Life, ka thënë se duhet mbrojtur “një model sporti europian që është i bazuar mbi vlerat”. Fjalë të tjera shumë të cituara kanë qenë “diversitet e përfshirje” dhe David Sassoli, presidenti i Parlamentit Europian, ka thënë se “sporti duhet të jetë i të gjithëve”. Mariya Gabriel, Komisionere për Arësimin dhe Kulturën, ka shkruar në Twitter se dëmet e Super Ligës mund të jenë të “pakthyeshme” dhe që bukuria e futbollit është se “përrallat mund të bëhen të vërteta”.

 

Falangat britanike. Qeveria e Boris Johnson ka mbledhur menjëherë Big Six, 6 skuadrat angleze e hyra në Super Ligë: Chelsea, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham. Kur presidentët janë paraqitur përpara Johnson, maksimumi tashmë ishte bërë: gazetat e të gjitha partive politike dhe tifozët kishin filluar kundërrevolucionin e tyre. Na e thotë Simon Kuper, editorialist i “Financial Times”, midis shumë gjërave edhe ekspert i sportit, se Johnson “nuk e njeh futbollin dhe nuk di asgjë për të”, i duhej vetëm të vendoste nga cila anë të qëndronte, me elitën e re apo me popullin. “Johnson nuk e ka udhëhequr revoltën, thotë Kuper, e ka ndjekur. Këshilltarët e tij duhet t’i kenë thënë: të gjitha mediat janë kundër Super Ligës, të gjithë tifozët janë kundër Super Ligës, thuaj edhe ti dçka kundër. Ishte një revoltë popullore dhe instinkti i Johnson është shkrepur”.

Andrea Agnelli, president i Juventusit që do të duhej të ishte zëvendëspresident i Super Ligës, ka thënë për Reuters se kishte dëgjuar “spekulime” lidhur me faktin që “në rast se 6 skuadra do të largoheshin dhe do ta kishin kërcënuar ecurinë e Premier League britanike, politikanët anglezë do ta kishin parë këtë fakt si një sulm ndaj Brexit dhe skemës së tyre politike”. Tashmë fitimtare, qeveria anglete e ka refuzuar leximin e Agnelli: motivi i ndërhyrjes së qeverisë, i kërcënimit të “një bombe legjislative” kundër Big Six, është “rëndësia që futbolli ka në zemrën e komuniteteve tona”. Domethënë qeveria ka ndjekur popullin.

 

Sulmi amerikan. Gazetat angleze kanë qenë edhe më egrat ndaj “sulmit amerikan”, por kontinenti ka qenë një terren shumë pjellor. Simon Kuper e shpjegon këtë “ndjenjë antiamerikane” në terma kulturorë: “Kush investon në sport në Amerikë bën para. Sporti është biznes. Në Europë shumë pronarë klubesh edhe të forta nuk kanë bërë kurrë para të madhe me sportin, ka arësye të ndryshme që i kanë çuar të “kenë një skuadër”. Kjo është një diferencë kulturore e madhe dhe, për pasojë, nëse Super Liga bëhet shprehje e një logjike amerikane, atëhere instinkti është ai i refuzimit”. Futbolli europian është i ankoruar pas gjeografisë e historisë dhe është për këtë që elementi kombëtar – dhe devijimi nacionalist i tij – është kaq i fuqishëm. Uniteti europian kundër Super Ligës, ky popull kundër elitës së re, ka pak nga komunitarja dhe shumë nga lokalja dhe nuk është rastësi që nacionalizmi më i fuqishëm që ndodhet në Europë, domethënë ai angley, ka qenë më i fuqishmi.

 

Sulmi ndaj neoliberizmit. Kuper thotë se ndoshta jemi ndodhur përballë revoltës më të madhe popullore kundër neoliberizmit kurrrë të eksperimentuar kohët e fundit. Projekti i Super Ligës “është jashtëzakonisht elitar, është si të ndërtosh një pallat luksoz ku praktikisht nuk hyn askush”, thotë ai, “dhe e kemi parë edhe në politikë në 10 vitet e fundit që ka pasur një asociim midis elitës e neoliberizmit dhe, natyrisht, me fitimin”. Kështu, nëse Super Liga ngrihet një premisë fitimi, atëhere vjen refuzimi i popullit pasi “futbolli është komunitet, histori familjare, një referim që nuk ndryshon kurrë”. Kur thuhet “identitet”, nënkuptohet pikërisht ky. Pastaj, nëse kjo ndjenjë kaq e fortë bashkohet me konceptin e fitimit, në një kulturë europiane është parë gjithmonë me dyshim, siç e demonstron polemika e vazhdueshme me Big Pharma kur diskutohet për vendosmërinë europiane lidhur me vaksinat, ja që rezultati është i pashmangshëm: të gjithë kundër. Në emër të kujt? Të një forme tjetër oligarkie, asaj që ekziston tashmë, por që tashmë është statuskuo.

 

Oligarkë përballë oligarkëve. “Çfarë fitoreje e football business ndaj super football business!”, ka “cicëruar” të martën në mbrlmje Pierre Maturana, kryeredaktor i revistës sportive më cool të Francës, “So Foot”. Megjithëse duke qenë armiqësor, rrënjësisht armiqësor, ndaj idesë së një Super Lige elitare, Maturana nuk përton të shigjetojë Aleksander Ceferin, bosin e UEFA, si “bablokun e mirë” që ka shpëtuar futbollin nga pasanikët e ligj. “Duke parë atë që donin të 12 klubet në fillesën e Super Ligës e kemi thënë pak të gjithë se e keqja më e vogël ishte qëndrimi në UEFA. Megjithatë, ajo që më bezdis dhe më lë një shije të hidhur tek fitorja e momentit është se tani jemi të detyruar të bëjmë tifozllëk për të, por njëkohësisht jemi instrumentalizuar”, na thotë kryeredaktori i “So Foot”. “Tifozët nuk janë budallenj. E dimë mirë se Champions League e re do t’i ngjajë shumë një Super Lige, me vende të rezervuara ndaj një shtrese të caktuar skuadrash dhe ndaj kujt ka një renditje UEFA më të lartë. Dhe, si me magji, UEFA ka gjetur në 2 – 3 ditë një investitor privat që hedh në tavolinë më shumë se 4 miliard euro. Jemi përballë një oligarike që i përgjigjet një oligarkie tjetër.

Super Liga është kritikuar pse prapa kishte financimet e JP Morgan, por UEFA që thërret një investitor britanik për të hedhur në tavolinë disa miliarda nuk është më pak. Jemi në të njëjtin lloj futbolli: football business”. Pas jo-së të Paris Saint-Germain ndaj Super Ligës dhe retorikës “futbolli është i të gjithëve” të padronit kataras Nasser al Khelaifi, sipas kryeredaktorit të “So Foot”, ka një dozë hipokrizie: “Le të themi se i tyri është një pozicion i lehtë. Kur je PSG dhe mund t’i lejosh vetes të bëesh lojtarë 200 milion euro, duke u paguar atyre një rrogë 40 milionëshe në vit, është më e lehtë të indinjohesh. Sikur PSG të kishte pasur probleme parashë, nuk jam aq i sigurtë se pozicioni i Super Ligës do të kishte qenë i njëjti. Domethënë t’i quash shpëtimtarët e mëdhenj e futbollit europian më duket pak si shumë”. Megjithatë, Maturana kërkon anën pozitive, në fund të fundit ai qëndronte me popullin dhe populli ka fituar. “Ka pasur një zgjim të tifozëve të të gjithë Europës dhe një bashkim të rigjetur midis europianëve dhe angëezëve, thotë ai. Kanë penguar një grusht shteti, siç ka thënë Roberto De Zerbi, traineri i Sassuolo. Futbolli është i tifozëve, i popullit. Shpresoj se klubet e kanë kuptuar një herë e përgjithmonë”.

Super Liga ka jetuar vetëm 48 orë dhe është shkrirë. Secili ka idenë e vet lidhur me pse-në e dështimit: shumë thonë se është një çështje komunikimi, gjë që ne na kupton diskutimet mbi protokollin europian, divanin dhe karrigen në oborrin e Erdoganit. Nuk është vetëm formë, nuk është vetëm futboll.

(nga Il Foglio)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY