40 netë luftë e padukshme

40 netë luftë e padukshme

48
0
NDAJ

Nga shpërthimet në Mesdhe tek sulmet ajrore ndaj koshereve të dronëve kundër rafinerive të naftës, konflikti në përshpejtim midis Iranit dhe Izraelit (dhe aleatëve të tyre) nuk ka zënë ndonjë vend kushedi se çfarë në lajme.

Nga një pikëpamje teknike, Irani dhe Izraeli nuk janë dy vende në luftë. Nga pikëpamja e realitetit, janë në krye dy rreshtimesh të mëdha që lufotjnë çdo ditë përgjatë një fronti që përfshin shumë vende si Libani, Siria, Iraku e Jemeni dhe kalon edhe nëpër Mesdheun lindor, Detin e Kuq dhe Gjirin e Omanit. Është një luftë pa heronj, pa monumente, pa beteja, por me shumë të vdekur dhe rrezikon çdo ditë të shndërrohet në një konflikt më të madh në një zonë strategjike të botës. Mbyllja aksidentale e Kanalit të Suezit krahasuar me të ka qenë një shaka. Është një luftë e kamufluar nga luftëra të tjera: Ansar Allah kundër sauditëve dhe milicitë irakene kundër amerikanëve janë pjesë edhe ato të kontestimit të madh për të vendosur se kush e kontrollon atë rajon dhe në fund polet që duan të anullohen reciprokisht janë dy: Izraeli dhe Irani i pasdaranëve. Ama të dy polet janë bërë dy blloqe të mëdhenj dhe përfshijnë shumë aleatë: Arabinë Saudite, regjimin sirian, Shtetet e Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe, Libanin, Jemenin dhe të tjerë.

Është një luftë inteligjence, me shumë aksion, por që nuk perceptohet. Nuk ka një rrëfim të unifikuar, prej saj kemi vetëm një sekuencë të pafundme copëzash, lajmesh të vogla, komunikatash, copëza gazetash. Kemi provuar që të mbledhim copëzat e 40 ditëve të fundit, është një kampion absolutisht i rastësishëm, por që e jep idenë se çfarë po ndodh atje. Ka pasur periudha të tjera shumë më të këqija, por është pikërisht fluksi i rastësishëm i lajmeve ai që ngjall frikë. Kemi përjashtuar tema të mëdha, si sulmi tokësor në Marib të Jemenit apo arrestimin e vrasësve iranianë në Etiopi – të dërguar për të goditur diplomatë të Emirateve të Bashkuara Arabe. Është lufta e copëzave të gazetave dhe nganjëherë nuk janë as ato (kurse nganjëherë një jam i vetëm vjedh të gjithë skenën: shiko bombardimin e urdhëruar nga Joe Biden). Në ndonjë rast i kemi zgjeruar pak për të dhënë më shumë informacione.

Është e enjte, 25 shkurt, komandot iranianë sulmojnë anijen transportuese “Helios Ray” në Gjirin e Omanit. Dikush ka verifikuar se ngarkesa është me pronësi izraeliane e britanike dhe kjo e bën një shënjestër në luftën detare midis Izraelit dhe Iranit. Nuk është e qartë sesi komandot arrijnë kaq afër “Helios Ray”, ndoshta dalin nga një nëndetëse e vogël klasi “Ghadir” – që bëhet e padukshme kur lëviz në ujërat e cekta në atë zonë – ose ndoshta prdorin në prej atyre mjeteve akoma edhe më të vegjël që sabotatorët mund të lëvizin nën ujë. Është një version me teknologji të azhurnuar të misioneve që bënte “Decima Mas” italiane kundër abijeve angleze 80 vjet më parë dhe funksionon akoma sepse Gjiri Persik është një ngushticë e populluar, është sikur t’i afrohesh pa u ndjerë dikujt në bankinën e metropolitanes në orën e pikut. Rregulli i padeklaruar i këtyre raprezaljeve të kryqëzuara midis iranianëve e izraelianëve thotë se për momentin anijet duhet të dëmtohen, por jo të mbyten, kështu që minat magnetike vendosen mbi vijën e lundrimit. Kjo ua redukton shumë fuqinë, pasi një pjesë e madhe e forcës shpërthyese harxhohet për jashtë – në rast se do të shpërthenin nën vijën e lundrimit do të ndodhte e kundërta dhe forca shpërthyese e kompresuar nga uji do të shfrynte më shumë kundër faqes. Koncepti është: të detyrohen anijet të kthehen në portin më të afërt me skafe të shpuara dhe ta ndërpresin udhëtimin e tyre, pa vrarë kë ndodhet në bord.

Dy ditë më pas një ekip izraelianësh i dërguar në Dubai (në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, një udhëtim që është i mundur vetëm falë marrëveshjes së gushtit 2020) shkruhet në një raport se sabotatorët kanë vendosur 4 mina, dy për anë, dhe ndoshta e kanë bërë kur anija izraeliane ishte ende në portin e Dubait pak ditë më parë. Pas orë më pas disa avionë amerikanë futen në hapësirën ajrore siriane dhe lëshojnë 7 bomba 230 kilogramëshe kundër bazës Imam Alì të milicive irakene proiraniane. Milicitë janë irakene dhe tolerohen në Irak, por shpesh e përdorin këtë bazë në shkretëtirën siriane pak përtej kufirit – që disponin hangarë të mëdhenj nëntokësorë dhe zmadhohet gjithnjë e më shumë – për të mos e vënë shumë në siklet qeverinë e Irakut, që kështu nuk është detyruar të justifikohet me amerikanët (qeveria amerikanshpenzon ende shumë para për të mbështetut forcat e armatosura irakene në fushatën e sigurisë kundër Shtetit Islamik).

Është e premte 26 shkurt dhe është sulmi i parë ajror i administratës Biden. Presidenti amerikan e ka autorizuar si raprezalje për një bombardim me 24 raketa nga ana  milicive kundlr qytetit Erbil, në veri të Irakut, i ndodhur 2 javë më parë.

E dielë 28 shkurt, dy ditë më pas. Në Jemen ka një milici të armatosur dhe të stërvitur nga Irani që quhet Ansar Allah, në arabisht do të thotë “partizanët e Zotit”. Motoja e tyre në 5 pjesë është: “Zoti është më i madhi, vdekje Amerikës, vdekje Izraelit, mallkuar hebrenjtë, fitore për Islamin”. Shpesh mediat i quajnë “rebelë Houthi”  në vend që të përdorin emrin që i kanë vënë vetes, por është tashmë qysh nga 2015 që kontrollojnë kryeqytetin e Jemeni dhe me siguri nuk janë më “rebelë”. Ulen në godinat qeveritare dhe kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit. Michael Knights, një ekspert i zonës, i quan “Hizballahu jugor” dhe ky përkufizim tregon dy gjëra: Jemeni është ana jugore e një lufte të vetme të madhe që përshkon shumë vende të ndryshme të rajonit dhe Ansar Allah është një grup i armatosur që varet nga Irani, si Hizballahu në Iran. Armiku i drejtpërdrejtë i Ansar Allah në këtë front janë sauditët. E njohim mizorinë e Princit Trashëgimtar të fronit saudit Mohammed bin Salman – që konsiderohet si porositësi i vrasjes së Jamal Khashoggi dhe është i impenjuar në një fushatë PR dhe rehabilitimi të përhershëm, por kjo nuk i bën më të mirë ushtarët e Ansar Allah, që akuzohen për ekzekutime, për kidnapime dhe tortura masive kundër civilëve nga raportet e pavarura e Amnesty International. Atë të dielë Ansar Allah qëllon me një raketë Zulfiqar (si shpata e Muhamedit) kundër kryeqyttit saudit Riad dhe lëshon edhe 9 dronë shpërthyes Sammad-3.

Veç kësaj, dërgon 6 dronë shpërthyes Qasef-2k kundër qyteteve të tjera. Bombat fluturojnë midis 1000 dhe 1500 kilometrave përpara se të arrijnë me saktësi shënjestrat e tyre. Zakonisht sauditët arrijnë t’i interceptojnë këto objekte fluturuese me bateritë e tyre të raketave, por është një survejim shumë i kushtueshëm dhe ka sulme çdo javë. Vitet e fundit në gazeta janë shfaqur artikuj sugjestionues lidhur me “kosheret e dronëve”, flitej si një stratagjemë për të çorientuar dhe bllokuar mbrojtjet armike. Midis sauditëve dhe jemenasve kjë hipotezë futuriste është normaliteti i përditshëm.

Gjithmonë e dielë 28 shkurt. Avionët izraelianë bombardojnë natën iranianët në Siri, afër kryeqytetit Damask. E bëjnë për të bllokuar transferimet e raketave nga Irani, e gjithë zona jugore e kryeqytetit është një pikë e madhe kalimi në duart e iraninëve që flenë në godina civile dhe kontrollojnë baza anonime, ndërsa merren me spostimin e armëve afër kufirit me Izraelin në pritje të një konflikti të hapur të mundshëm. Këtu distanca është më e vogël, midis Damaskut dhe Jeruzalemit janë 200 kilometra. Është sulmi i pestë ajror nga fillimi i vitit.

E hënë 1 mars. Avionët izraelianë bombardojnë sërish iranianët në Siri, afër kryeqytetit Damas. Për ta bërë nuk ju duhet as të futen brenda hapësirës ajrore të Sirisë. Fluturojnë mbi det drejt veriut, i afrohen Libanit, ngjiten në kuotë dhe, kur janë ende mbi kufirin malor midis Libanit dhe Sirisë, hedhin bomba që fluturojnë në ajër për dhjetëra kilometra me një sistem drejtues që i çon tek objektivat ndërsa avionët janë duke u kthyer tek bazat. Bombat janë shumë të vegjël dhe, për pasojë, janë shumë të vështirë për t’u interceptuar.

E mërkurë 3 mars. Milicitë iraniane lështojnë raketa kundër bazës amerikane al Asad në irak. Në dhjetorin e 2018 presidenti amerikan Trump e kishte vizituar për t’i uruar ushtarët, konsiderohej më e sigurta e pjesës tjetër të vendit.

E enjte 4 mars. Jemenasit e Ansar Allah lëshojnë një raketë Quds-2 (“Jeruzalem”) kundër një impianti të kompanisë Aramco, kompanisë petrolifere saudite, në bregun verior të Jedda. Rrjeti i naftës është një shënjestër e natyrshme e bombardimeve, pasi është resursi i vetëm i sauditëve. Kanë kaluar 4 ditë nga sulmi i fundit.

E dielë 7 mars. Ansar Allah lëshon një dron shpërthyes kundër terminalit petrolifer të Ras Tanura në Arabinë Saudite, nga ku kalon çdo ditë 7% e kërkesës së naftës e të gjithë botës. Sauditët shkruajnë një komunikatë për të thënë se kanë interceptuar 18 dronë shpërthyes në 48 orët e fundit. Në aeroportin ndërkombëtar të Riadit vonesat dhe ndërprerjet e fluturimeve civile në pritje që të kenë rrugën e lirë midis një alarmi dhe tjetri janë një gjë normale. Bombarduesit sauditë bombardojnë Sana’a, kryeqytetin e Jemenit.

E mërkurë 10 mars. Komandot izraelianë sulmojnë anijen iraniane “Shar e Kord” përpara bregut të Sirisë. Sipas burimeve të dëgjuara nga “New York Times” njësia ushtarake e ngarkuar me këto operacione është Shayetet 13, grupi i sabotatorëve të Marinës izraeliane, dhe duke filluar nga 2019 ka sulmuar “të paktën 10 anije, por numri i vërtetë mund të jetë 20”. Vendos mina magnetike nëpër anijet iraniane që transportojnë naftë, armë dhe teknologji ushtarake drejt Sirisë në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare. rregulli, siç u përmend më parë, është që të ndalet trafiku, jo të mbyten kargot – për të shmangur akuza dhe pasoja ndërkombëtare. “Jemi në luftë me drita të fikura”, thotë Hossein Dalirian, një analist ushtarak i Iranit. Në njërën prej anijeve të goditura kishte një mishelator për karburant solid që shërben për të prodhuar shtytësin e përdorur në raketa dhe ishte i destinuar për Hizballahun që kështu do të mund të prodhonte karburantin për raketat e tij – mishelatori që kishte ishte shkatërruar nga një bombardim izraelian mbi Bejrut në vitin 2018. Karburanti solid ka shumë avatazhe ndaj atij likuid, është një gjë që e duan të gjithë. Është e qartë se këto sulme në det dhe sulmet ajrore në Siri kundër objektivave të përcaktuara tokësorë janë vetëm akti final i një grumbullimi informacionesh që eceën përpara pandërprerë nga ana e izraelianëve. Për ta zbutur problemin, tani anijet iraniane vihen në karvan prapa një anijeje ruse që i pret dhe me praninë e saj garanton mbrojtje. Është një marifet që shihet me qartësi kur anijet kalojnë në radhë Kanalin e Suezit. Edhe “Shar e Kord” kishte vepruar kështu, por kur ka arritur nën bregun sirian dhe anije eskortë ruse është larguar, një ngarkesë eksplozive e vendosur në një farë mënyre në bord ka shpërthyer njëlloj.

E martë 16 mars. Bombardues izraelianë bombardojnë natën iranianët në Siri, afër kryeqytetit Damask, është sulmi i shtatë nga fillimi i vitit. Bombardues sauditë hedhin në erë një Rc-Wbied të lëshuar në det nga jemenasit e Ansar Allah, videoja e operacionit publikohet. Sigla do të thotë: remote controlled water born improvised explosive device, praktikisht është një skaf me motor jashtë bordit dhe ngarkesë eksplozive të drejtuar nga larg. Është një motoskaf – dron. Mund të sulmojnë anijet armike që kalojnë nëpër Detin e Kuq në rast se nuk individualizohet dhe hidhet në erë më parë siç ndodh në këtë rast. Kur i bëjnë këto manovra Ansar Allah marrin informacione nga anija ushtarake iraniane “Saviz”, që e maskuar si anije tregëtare qëndron gjithmonë nga ana e kundërt e trafikut që kalon përpara brigjeve të Jemenit. Është zbuluar më 2017, por vazhdon që lundrojë thuajse gjithmonë në të njëjtin pozicion për të mbajtur nën vëzhgim këdo që kalon. “Saviz” është një emër që do të dalë më pas.

E premte 19 mars. Numri i dronëve dhe i raketave të lëshuara nga Ansar Allah kundër sauditëve gjatë 2 javëve të fundit arrin në 52.

E enjte 25 mars. Milicia irakene Raballah parakalon nëpër rrugët e Bagdadit me automjetet, kapuçët në kokë dhe armët e saj. Kërcënon qeverinë dëshiron të përzejë amerikanët. Është një krijesë e Iranit dhe merr urdhëra nga Irani, por nuk do të flitet në raundin e ri të negociata lidhur me programin atomik iranian që është në zhvillim këtyre javëve në dy hotele të Vjenës në Austri. Është sikur programi atomik të ishte një ushtrim diplomatiko – shkencor, jo i lidhur me atë që ndodh në pjesën tjetër të rajonit. Raballahu dëshiron t’u shpallë luftë ushtarëve amerikanë në Irak, por kohërat e pushtimit të 2003 janë shumë të largëta, amerikanët janë vetëm 2500 dhe merren me grumbullimin e informacioneve dhe drejtimin e sulmeve ajrore kundër Shtetit Islamik. Qeveria irakene e ka thënë shumë herë se ushtarakët amerikanë janë esencialë në fushatën kundër terrorizmit.

E shtunë 27 mars. Dy motoskafë – dronë të lëshuar nga Ansar Allah interceptohen në det nga sauditët.

E martë 30 mars. Për herë të parë milicitë izraelianl përdorin një bombë magnetike kundër karvanit që shkonte për të furnizuar një bazë amerikane. Është i njëjti koncept i përdorur tashmë kundër anijeve, shmang sabotatorët që u duhet ta presin në pritë karvanin.

E mërkurë 31 mars. Bombë kundër një karvani furnizimesh të destinuar për amerikanët në Irak.

E premte 1 prill. Bombë kundër një karvani furnizimesh të destinuar për amerikanët në Irak.

E dielë 4 prill, Pashkë. 5 bomba kundër 5 karvanesh furnizimesh të destinuar për amerikanët në Irak. 2 raketa kundër një baze amerikane në veri të Bagdadit.

E martë 6 prill. Komandot izraelianë vendosin mina magnetike kundër anijes ushtarake iraniane “Saviz”, e përmendur më parë, që prej vitesh shtiret sikur është një anije tregëtare në Detin e Kuq për të mbajtur në survejim se kush kalon aty dhe të mbledhë informacione. Fotot e bordit tzregojnë sallën e makinerive të përmbytur, “Saviz” është goditur në vijën e lundrimit dhe, siç e kemi parë, është një devijim nga rregulli i heshtur që ishte respektuar prej dy vitesh. Ekspertët e fotografive satelitore zbulojnë se një nëndetëse izraeliane e klasit Dolphin lundronte pikërisht në këtë zonë dhe spostimet e saj janë në përputhje me sulmin. Mund të mbante një skuadër të Shayetet 13 në bord. Në një artikull të New York Times” ndodh e padëgjuara: burime ushtarake amerikane thonë se janë paralajmëruar nga burime izraeliane për sulmin, që do të ndodhte në orën 7 e 20 minuta lokale dhe shumë vërejnë se aeroplanmbajtësja amerikane “Eisenhower” ishte ne zonë deri pak kohë më parë, por ishte larguar me shpejtësi, sikur të mos donte të ishte e pranishme në skenë.

E mërkura 7 prill. Bombardues izraelianë bombardojnë natën iranianët në Siri, afër kryeqytetit Damask.

(nga Il Foglio)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY