200 vjetori i pavarësisë greke

200 vjetori i pavarësisë greke

51
0
NDAJ

Më 25 mars festohet 200 vjetori i revolucionit grek të vitit 1821 që çoi në pavarësinë e vendit nga Perandoria Osmane. Bëhet fjalë për një përvjetor shumë të rëndësishëm të historisë helene, pasi Greqia e pësoi pushtimin turk për rreth 400 vjet, nga rënia e Kostandinopojës në vitin1453 e deri më 1821.

Pavarësisht se lufta për pavarësi është zvarritur deri më 1827, Greqia e feston çdo vit ditën e 25 marsit, pasi qe pikërisht në këtë datë të 200 viteve më parë, më 1821, që në Patras shpërtheu revolucioni i cili do të influenconte në mënyrë përcaktuese ngjarjet, falë edhe mbështetjes së luftëtarëve të shumtë, që duke përqafuar kauzën e pavarësisë, në vazhdën e idealeve të lirisë e të patriotizmit të përhapura me lëvizjet revolucionare të periudhës 1820 – 1821, shkuan në Greqi që të jepnin kontributin e tyre për revolucionin.

Janë të shumtë tiparet dalluese e revolucionit, që në distancën e 200 viteve vazhdojnë të ofrojnë spunto interesante refleksioni, duke mundësuar të individualizohen elementë të përbashkët me histori të ndryshme të luftës për liri të popujve të shtypur.

Në veçanti, midis këtyre figurojnë devocioni për atdheun, vullneti i afirmimit të identitetit kombëtar, aftësia për të besuar fuqimisht në domosdoshmërinë e luftës për pavarësi, lindjen e shoqatave sekrete të prirura për të luftuar shtypësin dhe respresionin e ushtruar ndaj shoqrisë, krijimin e një rrjeti me organizata të ngjashme për ndarjen e idealeve dhe mbështetjen reciproke, festimin e heronjve kombëtarë, përpunimin e një strategjie të përshtatshme ushtarake, rëndësinë e fesë si ngjitës social e kulturor, rolin aktiv të grave në organizatë dhe në kryerjen e aktiviteteve ushtarake, tradicionalisht të besuar vetëm burrave.

E shtrirë nga Anadolli në Ballkan, në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Afërt, Perandoria Osmane qe një prej perandorive më të shtrira të historisë. Pas rrethimit dhe pushtimit të Konstandinopojës prej Sulltan Mehmetit të II në vitin 1453, turqit osmanllinj pushtuan pjesën më të madhe të territoreve që më parë i përkisnin Bizantit, me kulturë kryesisht helene, midis të cilave Greqinë aktuale.

Gjatë 400 viteve të dominimit turk, grekët arritën të ruajnë kulturën, gjuhën dhe tiparet karakteristike të qytetërimit helen fale klerit ortodoks, që nëpërmjet shkollës sekrete, “Krifò Scholìo”, u mor me arsimimin dhe edukimin e fëmijëve grekë, me qëllim përcjelljen në gjeneratat e ardhshme të gjuhës, traditave dhe vlerave të klerit ortodoks, të cilit osmanët kërkuan që t’i fshijnë çdo gjurmë.

Nëse nga njëra anë shkolla sekrete mundëso të mbahej i gjallë identiteti kombëtar grek, nga ana tjetër Revolucioni Francez kontribuoi në përhapjen e idealeve të lirisë, pavarësisë dhe vëllazërimit karakteristike të iluminizmit të ri grek. Nëpërmjet aktivitetit konspirativ të shoqërive sekrete dhe mbështetjes së intelektualëve të shumtë, këto ideale çuan në zhvillimin e revoltave q, në vende të ndryshme do të shpaloseshin në lëvizjet revolucionare të periudhës 1820 – 1821.

Në këtë kornizë futen revolucioni grek i 1821 dhe lufta e mëpasme për pavarësi, në kuadër të të cilave rezultoi themelor roli i shoqërisë sekrete Filikì Eterìa, e themeluar në vitin 1814 në Odesë. Motoja e saj, që shoqëroi edhe luftëtarët gjatë luftës dhe që vazhdoi edhe më pas të frymëzojë patriotizmin helen, ishte “Liri a vdekje”. Anëtarët e Filikì Eterìa qenë të organizuar sipas nmjë hierarkie të mirëpërcaktuar dhe çdonjëri prej tyre, në momentin e hyrjes brenda shoqërisë sekrete, duhet të ndiqte një ritual anëtarësimi, që konsistonte në betimin e përkushtimit ndaj atdheut mbi fenë ortodokse. Organizata vetëmbahej me anë të kontributeve të derdhura në të nga anëtarët e shoqatës. Fillimisht Filiki Eterìa rritej me ngadalë, por me kalimin e viteve anëtarët filluan të rriteshin ndjeshëm, me aderime përveçe nga Greqia, edhe nga Rusia, principatat e Moldavisë dhe Vllahisë, nga Italia, nga Egjipti dhe nga Siria.

Sigurisht, mbështetja e Carit Aleksandri i I, e Patriarkut të Konstandinopojës Gregori i V, e Jani Kapodistriar, dhe e Ali Pashë Tepelenës që përcaktuese për zhvillimin e ngjarjeve. Ali Pashë Tepelena qe një personazh kontradiktor. Politikan dhe ushtarak shqiptar, qe Guvernator i Janinës, duke qenë se kontrollonte një rajon të gjerë që përfshinte Epirin, Shqipërinë jugore dhe Maqedoninë perëndimore. Ruajti gjithmonë raporte të mira me Sulltanin osman, por disa vite përpara shpërthimit të luftës greke për pavarësi nisi të lidhë raporte politike, tregëtare dhe diplomatike me aktorë të tjerë të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare, sidomos me eksponentë të Perandorisë Britanike e të Rusisë Cariste, duke maturuar idenë e shkëputjes nga Porta e Lartë. Qe kështu që në vitin 1820 ja dha mbështetjen e tij Filikì Eterìa, duke marrë në konsideratë edhe mbështetjen e supozuar të Perandorisë Cariste ndaj kësaj të fundit, duke u shfaqur si çlirimtar i grekëve.

Në tetorin e 1820, Filiki Eterìa nisi të projektojë kryengritjen e Peloponezit, të cilën do të duhej ta shoqëronin paralelisht revoltat në principatat e Moldavisë dhe Vllahisë me qëllim që t’i mobilizonin trupat osmane në shumë fronte dhe, për pasojë, t’i bënin më të dobëta. Megjithatë, në janarin e 1821 Ali Pasha e tradhëtoi Filiki Eterìa, duke e denoncuar tek Sulltani aktivitetin konspirativ të organizatës, duke e përshpejtuar kështu rrjedhën natyrale të ngjarjeve. Revolucioni shpërtheu më 25 mars të 1821, kur kryengritësit, me bekimin e Germanosit, Mitropolitit të Patrasit, nisën luftën greke për pavarësi. Në krye të Filiki Eterìa ishte Aleksandër Ipsilanti, ndërsa në drejtimin e kryengritësve ishte Teodor Kollokotroni. Heroizmat e luftëtarëve si Ipsilanti dhe Kollokotroni kanë bërë që emrat e tyre të mbeten të pashlyera në kujtesën historike greke. Megjithatë, luftëtarët e revolucionit grek nuk qenë vetëm burra. Laskarina Bubulina, armatore dhe gruaja e vetme anëteare e Filiki Eterìa, i vuri naijet e saj në disozicion të kryengritësve dhe financoi ndërtimin e Agamemnonit, anijes më të madhe luftarake të cilën mund të shfrytëzonin në atë kohë, të cilës vetë ajo i mori komandën, duke kryer me sukses operacione të shumta. Adamantia Mavrogenus, bijë e një mecenati dhe bijë diaspore, investoi pasurinë e familjes së saj për të blerë anije, pajisje dhe armë për luftëtarët grekë dhe u bë protagoniste e një shkëmbimi të rëndësishëm korrespondence me qarqet prohelene dhe liberale europiane për promovimin e kauzës së pavarësisë. Qe pikërisht nga ambientet liberale të Europës, që në vijim të një represioni të ashpër nga ana e trupave osmane në Kios dhe në Konstandinopojë intelektualë të shumtë u nisën për të përkrahur patriotët grekë. Midis këtyre kujtohen veçanërisht anglezi George Gordon Byron, historia e të cilit frymëzoi idenë e heroit bajronian, dhe italianët Santorre di Santarosa dhe Cesare Rosaroll.

Më 15 janar 1822 Asambleja Kombëtare shpalli pavarësinë, por lufta vazhdoi edhe për shumë kohë. Për të mundur turqit dhe pët ta përfunduar pavarësinë e Greqisë rezultoi vendimtare ndërhyrja e Mehmet Aliut, Pashait të Egjiptit, dhe më pas i Francës, Britanisë së Madhe dhe Rusisë së Carit Nikolla i I. Në mënyrë të veçantë ky i fundit ishte i interesuar që të frenonte ekspansionin e Perandorisë osmane dhe të kërkonte një rrugëdalje në Mesdhe. Me Traktatin e Adrianopojës e vitit 1829, fillimisht Greqia u bë protektorat i Francës, Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Në vijim, me Protokollin e Londrës e vitit 1830, siguroi njohjen e paravarësisë së saj. Megjithatë, vendit ju desh ta pranonte ndërhyrjen e fuqive të tjera, që në vitin 1832 zgjodhën Oton e Bavarisë si mbret të Greqisë. Në largësinë e 200 viteve, ajo e pavarësisë greke është një histori që jo vetëm përmbledh në vetëvete tiparet e përbashkëta e luftërave për liri të popujve të shtypur, por ofron edhe një vështrim mbi dinamikat gjeopolitike e një të kaluare jo shumë të largët, që pasqyrohen tek skenarët e tashëm. Qysh atëhere, kufijtë dhe format e qeverisë kanë ndryshuar. Diplomacia dhe bashkëpunimi kanë njohur një zhvillim të madh dhe dinamikat e marrëdhënieve ndërkombëtare kanë pësuar ndryshime domethënëse. Fatkeqësisht, largësia midis disa popujve fqinj në Mesdhe shpesh ka mbetur e pandryshuar.

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY