1917: Loja e madhe amerikane

1917: Loja e madhe amerikane

559
0
NDAJ

Hyrja në luftë e Shteteve të Bashkuara në 1917 prodhoi ndryshime rrënjësore në fatet ushtarake (dhe jo vetëm) europiane. Si çdo lëvizje strategjike e madhe midis fuqive të mëdha, prapa ndërhyrjes fshiheshin interesa gjeopolitike dhe financiare.

 

Fundi i 1916 përcakton për europianët përfundimin e një procesi evolutiv që konkludon me humbjen e kontrollit e fateve të tyre. Kjo “humbje” ndodh për tri arsye kryesore. Në radhë të parë, premtimet e bëra nga ndërluftuesit e të dy blloqeve fuqive të rangut të dytë, për t’i bindur që të hynin në luftë përkrah tyre, e kanë transformuar përfundimin e konfliktit në një çështje mbijetese për shtete të ndryshme shumëkombëshe (Perandoria Austro – Hungareze, Osmane dhe Ruse). Në radhë të dytë, konfigurimi i blloqeve kundërshtare kompromenton tashmë çdo mundësi paqeje të veçuar. E fundit, çdo kombinacion i ri i brendshëm i Europës duket i ezauruar: një prishje e ekuilibrit të forcave nuk mund të çojë në një avantazh vendimtar për asnjë prej dy rreshtimeve. Për pasojë, është duke filluar nga viti 1916 që faktorët e jashtëm e Europës fitojnë avantazh ndaj faktorëve të brendshëm; një fakt ky që do të përcaktojë ndërhyrjen amerikane.

Shkaqet e hyrjes në luftë e Shteteve të Bashkuara përkrah Antantës janë të njohura. Me 1 shkurt 1917 Gjermania nis luftën nëndetare të fortë me qëllimin që ta zhysë Anglinë në mjerim e në krizë ekonomike dhe ta detyrojë që të kërkojë paqen. Me 24 shkurt anglezët u komunikojnë amerikanëve një telegram të shifruar që ata thonë se e kanë interceptuar me 19 janar. Në këtë telegram drejtuar ambasadës gjermane në Meksikë, Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme, Zimmerman, shpreh synimin e tij që të propozojë «një aleancë me Meksikën, që në këtë mënyrë do të mund të rifitojë territoret e humbura të New Mexico, të Texas dhe të Arizona». Me 1 mars 1917 Presidenti Wilson bën publik telegramin, duke shkaktuar një indinjatë të thellë. Në këtë mënyrë ai arrin që të modifikojë qëndrimin e opinionit publik amerikan, deri më atëherë në pjesën më të madhe kundër hipotezës së luftës. Me 2 prill 1917 Kongresi voton hyrjen në luftë kundër Gjermanisë dhe perandorive të Boshtit. Por për shkak të padisponueshmërisë së një ushtrie të përshtatshme me nevojat dhe të një flote për ta transportuar dhe furnizuar, efektet ushtarake e një vendimi të tillë nuk do të mund të ndjeheshin përpara një viti.

Gjatë këtij harku kohor, në lindje, Gjermania mund të gëzohej nga destabilizimi i armikut rus. Me 8 mars 1917 (shkurt sipas kalendarit rus) shpërthen një revolucion i parë që përfundon me abdikimin e shpejtë (me 15 të të njëjtit muaj) të Carit. Midis pranverës 1917 dhe 1918 gjermanët nuk kanë asnjëherë kaq afër fitores. Në prillin e 1917, Admirali britanik Jennicoe informon Admiralin amerikan W. Sims, i dërguar në Europë, që ka frikë se nuk mund ta pengojë triumfin e luftës nëndetare. Por ajo që është më keq, tërheqja ruse gjatë dimrit të 1917, pasojë e fitores bolshevike, u jep gjermanëve një superioritet numerik prej 20% në Frontin Perëndimor.

Në momentin ku në skenën e historisë masa të pafundme njerëzore vetëshkatërrohen, një numër i vogël njerëzish të mbledhur rreth Presidentit amerikan Ëilson dhe qeverisë angleze kontribuon në orientimin e vendimeve. Bashkë me motivacionet ideale, fuqia e financës së lartë do të luajë një rol të rëndësishëm në futjen e Shteteve të Bashkuara në luftë. Tri banka të New York përqëndrojnë pjesën më të madhe e interesave financiare amerikane: Kuhn Loeb & Company, banka e parë botërore; J.P. Morgan (dega amerikane e Rothschild londinez); National City Bank (banka e dinastisë Rockfeller). Drejtuesit e tyre janë Benjamin Strong për Morgan, Frank A. Vanderlip dhe Cleveland H. Dodge për National City Bank, Salomon Loeb dhe vëllezërit Warburg e Schiff për Khun. Disave prej tyre Presidenti Wilson u detyron gjithçka: postin e Guvernatorit të New Jersey në 1910 dhe “shkatërrimin mediatik” e kundërshtarit të tij republikan William Taft në garën presidenciale. Është edhe falë tyre që këshilltari kryesor i Wilson, Koloneli House, ka mundur të organizojë si degë amerikane e Tryezës së Rrumbullakët (shoqëri iniciatike angleze me ide botëroriste, e afërt me interesat e Rothschild në Londër, e themeluar, veç të tjerëve, nga Sër Cecil Rhodes dhe Lord Alfred Milner ), Council for Foreign Relations (një prej think tank të vjetra amerikane), të cilit i përket një tjetër këshilltar me influencë i Wilson, Gjykatësi Louis Brandeis, President i Komitetit të Përkohshëm Sionist.

Nëpërmjet Federal Reserve Act të 1913, Wilson u ka dhënë këtyre njerëzve atë që prisnin prej shumë kohësh: një bankë qendrore për të bashkuar kryeqytetin amerikan. Por projekti i “njerëzve të presidentit” shkon përtej unitetit të kapitalizmit amerikan. Praktikisht bëhet fjalë për ta bërë Amerikën motorin e një botërorizmi të ri, fakt që implikon nevojën e prishjes me rregullin e ekuilibrit të vjetër të forcës dhe për të favorizuar një riorganizim të gjeopolitikës botërore rreth financës anglo – amerikane. Për disa bëhet fjalë që të ndëshkohen autokratët rusë dhe t’i jepet fund aristokracisë austro – gjermane që thekson në çdo rrethanë supremacinë e “luftëtarit” ndaj “tregëtarit”. Me 22 gusht 1914 Koloneli House kishte lënë që të nënkuptoheshin zhvillimet e mundshme: «Nëqoftëse aleatët triumfojnë, atëhere kemi hegjemoninë ruse mbi kontinentin europian. Nëqoftëse, në të kundërt, Gjermania del fitimtare, do të jemi për shumë vite nën zgjedhën e ashpër e militarizmit gjerman». Kështu që duheshin siluruar nga njëra anë fuqia ruse dhe nga tjetra fuqia gjermane.

Akti i parë i kësaj politike konsiston në lidhjen financiarisht të Amerikës me aleatët perëndimorë. Sigurisht, në gushtin e 1914 qeveria amerikane kishte pohuar se dhënia e kredive palëve ndërlufutuese ishte e papajtueshme me neutralitetin. Por ky qëndrim nuk do të zgjasë më shumë se 3 muaj. Midis nëntorit 1914 dhe nëntorit 1916, nën formën e çeljes së kredive apo të huave, vendet e Antantës marrin rreth 1930 miliard dollarë, ndërsa Gjermania merr më pak se 5 miliard. E vetme, Banka Morgan përqëndron 85% të urdhërimeve angleze e franceze, që ndan midis prodhuesve, duke dhënë edhe kredi të nevojshme për pagesat. Akti i dytë i të njëjtës politikë ka të bëjë me shkatërrimin e carizmit rus nëpërmjet financimit të revolucionit bolshevik. Nuk arrihet të kuptohet plotësisht kjo zgjedhje nëse nuk kihet parasysh armiqësia që disa emigrantë dhe lëvizja sioniste manifestojnë ndaj Rusisë. Kjo armiqësi e gjen themelin e saj në situatën e hebrenjve rusë, të shtrënguar që të jetojnë në geto, të nënshtruar ndaj një regjimi diskriminues dhe ndaj masakrave periodike (pogrome) të shkaktuara nga turmat. Duka Ernest i Coburg tregon në kujtimet e tij se në momentin e Luftës së Krimesë (1854 – 1855) Lordi Rothschild i kishte rrëfyer se në atë moment ai ishte gati që të derdhte çdo lloj shume në luftën kundër Rusisë.

Revolucioni rus ndahet në dy faza. E para është Revolucioni i Shkurtit (i marsit me kalendarin tonë) që çon në abdikimin e Carit Nikolla i II-të Romanov (atë ditë kursi i rublës dhe vlerat ruse ngrihen në Bursën e Parisit) dhe në një qeveri revolucionare demokratike, që bashkon në pushtet liberalë dhe menshevikë. Anglezë dhe francezë mbështesin demokratët dhe u japin atyre fondet e nevojshme. Ata kanë të gjithë interesin që ta mbajnë Rusinë në konflikt, objektiv i arritur në prill. Miliukov, Ministër i Punëve të Jashtmë i Qeverisë së Përkohshme, siguron se lufta do të kryhet deri në fitore. Ky sigurim preokupon njerëzit e Presidentit Wilson. Në rast se Rusia ndan fitoren me anglezët, atëhere ushtria fitimtare ruse nuk do të tundohej më pas që të restauronte carizmin? Nga këtu buron fazë e dytë e revolucionit, marrja e pushtetit nga bolshevikët me 25 tetor 1917 (7 nëntor), e mbështetur nën dorë nga Gjermania dhe nga financa njujorkeze, që dukshëm pa rënë dakord kishin interesin e përbashkët që ta shikonin Rusinë jashtë loje.

Me 16 prill 1917 Lenini dhe Zinonievi, të ardhur nga Zvicra, mbrrijnë në Shën Petërsburg, pas kalimit të Gjermanisë dhe të Suedisë në një “vagon të dyllosur” nën mbrojtjen e kombinuar të Komandës së Lartë Gjermane dhe të Max Warburg, një nga vëllezërit e Paul Warburg (i Khun Loeb & Company në New York), që rezulton pronar në Hamburg i Bankës Warburg & Company. Me 17 maj 1917, Trotski, i ardhur nga territori amerikan, arrin Leninin. Pasi është imbarkuar me 27 mars me më shumë se 250 shokë ai qëndron për disa kohë në Halifax me fonde të mëdha. Por falë ndërhyrjes së përbashkët të Kolonelit House e të Sër William Wiseman (Khun Loeb & Company), ai mund të riniset drejt Rusisë me një pasaportë amerikane.

Burimi i fondeve të përfituara nga bolshevikët është i dyfishtë. Një pjesë vjen nga qeveria e Berlinit (njihet sot numri i llogarive të hapura pranë Reichbank me 2 mars 1917 me emrat e Leninit, Trockit dhe Kozlovskit). Një tjetër vjen nga Khun dhe Loeb. Edhe qarqet e përdorura nga këto fonde janë njëlloj të njohura. Atëhere kur Lenini është në mërgim në Zvicër, nëpërmjet Deutsche Bank, fluksi i parave shkon nga Gjermania në Zyrih. Më pas, paraja tranziton nga Berlino (Disconto Gelleschaft dhe Reichbank), nga Oslo (DEN Norske Handelsbank) apo nga Stokholmi (NYA Banken, VIA Banken), drejt Bankës Siberiane të Shën Petërsburgut.

Në vitin 1917 financieri më i impenjuar në mbështetje të revolucionarëve është Jacob Schiff, dhëndërr i Salomon Loeb, që mburret nga faqet e “New York Times” të 5 qershorit 1916 se i ka zhvatur Presidentit Taft në 1911 dhe pas një fushate të dhunshme shtypi denoncimin e marrëveshjeve tregtare me Rusinë: «Kush tjetër veç meje ka vënë në lëvizje agjitacionin që ka shtrënguar pastaj Presidentin e Shteteve të Bashkuara që të denoncojë traktatin tonë me Rusinë?». Të shumtë janë dokumentat që provojnë implikimin e financës njujorkeze në rënien e carizmit. Me 19 mars 1917 Jacob Schiff i drejton një telegram Ministrit të Jashtëm të Qeverisë së Përkohshme ruse (Miliukov): «Në cilësinë e armikut të papajtueshëm të autokracisë tiranike që ndjek pa mëshirë bashkëfetarët tanë, më lejoni që të përshëndes nëpërmjet Jush popullin rus për aksionin që sapo ka përfunduar në mënyrë të shkëlqyeshme dhe t’u uroj sukses kolegëve tuaj të qeverisë dhe vetë Ju!».

Shumat e vëna në dispozicion të revolucionarëve rusë, menshevikë, por edhe bolshevikë, kanë qenë të konsiderueshme. Me 3 shkurt të 1949, në kulm të Luftës së Ftohtë, Jacob Schiff, nip i financierit me të njëjtin emër, do të pranojë në faqet e “New York Journal” se gjyshi i tij u kishye derdhur personalisht bolshevikëve 20 milion dollarë. Ishte midis viteve 1918 dhe 1922, në fakt që Lenini, mirënjohës, disponon rimbursimin nëpërmjet shtetit rus të shumës prej 450 milion dollarëve në favor të Khun, Loeb & Company. Me 21 korrik 1917, disa javë pasi ka futur vendin e tij në Luftën e Madhe, Presidenti Wilson i shkruan këshilltarit dhe konfidantit të tij, Kolonelit House: «Franca dhe Anglia nuk kanë për paqen të njëjtat pikëpamje me ne. Kur lufta do të ketë përfunduar, ne do t’i sjellim tek mënyra jonë e të menduarit, pasi në atë moment, midis gjërave të tjera, ato do të jenë financiarisht në duart tona!».

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY