Viktor Orbán dhe të djathtat e reja europiane

Viktor Orbán dhe të djathtat e reja europiane

69
0
NDAJ

Shpesh Hungaria e Viktor Orbán pasqyrohet nga shtypi ndërkombëtar dhe nga analistët e radikalizmit politik bashkëkohor si “zemra e zezë” e Europës, që merr, ripërpunon dhe rilëshon ideologji dhe ndjenja ekstreme. Ato janë pjesërisht endogjene, të gjeneruar në Hungari dhe nga historia e saj, dhe pjesërisht ekzogjene, refleks mesazhesh propagandistike dhe dizinformimi të markës ruse. Si funksionon ky sistem dhe mbi cilët vektorë ideologjikë ushqehet?

Në vitet e fundit kriza e qeverisjes demokratike dhe e konsensusit liberal ka dalë si një fenomen global, duke shkelur jo vetëm Europën Qendro – Lindore dhe hapësirën passovjetike, por edhe Shtetet e Bashkuara, Amerikën Latine, Turqinë apo vetë Europën Perëndimore. Hungarezi Viktor Orbán ndan faqet e para të kushtuara “populistëve globalë” dhe me të djathtën sovraniste transkombëtare me Trump, Bolsonaro, Erdogan dhe Putin e ndryshëm. Hungaria ka megjithatë një peshë ekonomike, gjeostrategjike dhe ushtarake të parëndësishme respektivisht me fuqitë e sapocituara. Është një vend i vogël, i banuar nga më pak se 10 milion banorë, i privuar nga dalje në det dhe nga resurse natyrore. Kapaciteti i saj për ta influencuar politikën ndërkombëtare nuk i detyrohet faktorëve objektivë, por ekskluzivisht me këmbënglujen agresive e liderit karizmatik të saj.

 

Përjashtimi hungarez

Komentatorët e çështjeve qendro – europiane vazhdojnë që t’i shpëtojnë veçantisë së rastit hungarez respektivisht rasteve të tjera të “rrëshqitjes demokratike” të pjesshme apo të shtruar – nga Polonia tek Sllovakia, nga Kroacia tek Bullgaria. Në asnjë vend të Europës Lindore anëtar tashmë i datës së vjetër të Bashkimit Europian dhe të NATO, si në Hungari, trazira politiko – sociale të brendshme dhe kriza të përgjithshme të konsensusit liberal – demokratik kanë gjeneruar një lidership autoritar i qëndrueshëm (përkundrazi, në ekspansion të vazhdueshëm në kurriz të opozitarëve dhe të trupave të ndërmjetëm).

Jashtë nga Bashkimi Europian regjistrohet rasti i Rusisë, ku inversioni antidemokratik i dhënë nga fundi i viteve ’90, duke i paraprirë një dekade trendesh globale, dhe Serbisë së Alexandar Vuçiç, në pushtet nga 2014 dhe tashmë padron absolut i vendit falë partisë – shtet të tij. Në këtë triptik evidentohet megjithatë pozicioni special i Hungarisë. Serbia me Sllobodan Millosheviçin dhe Rusia me Vladimir Putinin kanë reaguar me dhunë në kohë të ndryshme ndaj shpërbërjes së kuadrit statutor/perandorak referues (Jugosllavia socialiste dhe Bashkimi Sovjetik) dhe me humbjen e pashmangshme të statusit të vendeve suksesore, duke nisur luftëra sulmuese dhe genocodiare të motivuara nga ndjenja pasigurie.

Në të kundërt, Hungaria paskomuniste nuk ka pësuar gjymtime territoriale apo deklasime gjeopolitike, as nuk ka njohur kurrë konflikte të brendshme apo ndërkombëtare të karakterizuara nga përdorimi i forcës. Hungaria ka rikuperuar sovranitetin efektiv të saj dhe është integruar lehtësisht në botën euroatlantike: ka hyrë në NATO në 1999 dhe në Bashkimin Europian në 2004. Kështu që nuk është një traumë gjeopolitike e fundit që ka shkaktuar kthesën neo – autoritare të 2010, e thelluar në vitet e fundit deri sa ta transformojë Hungarinë në vendin e vetëm të Bashkimit Europian të përcaktuar nga Freedom House si pjesërisht i lirë (nga 2019) dhe një autokraci elektorale që kërcënon vlerat e ndara të vendeve të Bashkimit Europian.

Në origjinë e gjithçkaje janë dy shtretër të pakënaqësisë dhe të shqetësimit kolektiv, një potencial eksploziv që Viktor Orbán dhe spin doctor e tij e kanë përzier me urtësi për ta rritur konsensusin ndaj politikave iliberale. Nga njëra anë plaga, asnjëherë e shëruar, nga traktati i paqes së Trianon (1920), i humbjes së dimensionit perandorak dhe i mbi gjysmës së popullsisë së paraluftës. Në këtë Hungaria e Orbán paraqet aspekte djallëzore ngjashmërie me Rusinë e Putinit dhe Serbinë e Vuçiçit: vendet e triptikut janë të gjitha ish fuqi (apo ish shtete multikombëtare) dimensionet, prestigji, aftësia ekonomike dhe demografike e të cilit janë shoqëruar fuqimisht nga “katastrofa gjeopolitike”, siç e tha Putini në 2005 përsa i përket zhdukjes së Bashkimit Sovjetik. Ngjajshëm me Serbinë dhe me Rusinë, Hungaria e Orbán mbetet edhe një shekull nga fundi i Luftës së Parë Botërore një vend negativisht i shënuar nga shekulli i fundit i historisë. Një vend akoma sot i përmbytur nga një ndjenjë padrejtësie e pësuar dhe nga një dëshirë rivaliteti aq më pak simbolike mbi “përgjegjësit” e të këqijave të vendit.

Megjithatë këtu krahasimet ndalen dhe rasti hungarez bëhet interesant për t’u analizuar prej unicitetit të tij. Serbia dhe Rusia janë në fakt jo vetëm jashtë perimetrit të Europës politike të sotme, por popullsitë e tyre kultivojnë ndjenja në mazhorancë negative ndaj Bashkimit Europian dhe “Perëndimit kolektiv” të evokuar nga Putini. Hungaria është në fakt vend i komunitetit transatlantik dhe, sipas Eurobarometrit, 70% e popullsisë hungareze deklaron besim tek Bashkimi Europian.

 

Hegjemonia e Orbán

Atëhere duhet t’ia drejtojmë vëmendjen e Orbán, ish bursist në Oxford i Fondacionit Soros, nga sfera kulturore dhe ideologjike, për ta kapur projektin orbanian e trasformimit të propagandës mediatike në një hegjemoni kulturore të “djathtë” (por duke cituar fjalë për fjalë Antonio Gramshin) në shërbim të kundërrevolucionit antiliberal. Gjaë krizës migratore të 2015, Orbán kuptoi para të gjithëve se ardhja në masë e kërkuesve të azilit myslimanë nga Azia hapte hapësira të pamendueshme për të djathtat europiane, por edhe faktin që opozita hungarezue me një vizion “metis” dhe multikulturor të Europës do të mund ta transformonte Budapestin në një pol atraksioni ideologjik ndërkombëtar për kritikët nga e djathta e demokracisë liberale.

Në verën e 2016 Orbán që i pari – dhe i vetmi – kryetar qeverie europian që shprehu hapur preferencën e tij për Donald Trump në presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe pas zgjedhjes së papritur të tij Hungaria priti në shumë seri ideologun kryesor të tij, Steve Bannon. Këto lidhje i kanë mbijetuar si rënies së Bannon, ashtu edhe rizgjedhjes së munguar të Trump. Në gushtin e 2022, Orbán ka qenë lideri i vetëm politik europian që mbajti një diskutim shumë të duartrokitur, sa edhe kontradiktor, në CPAC, kongresin vjetor të konservatorëve amerikanë. Veç kësaj, duke filluar nga 2015, thellohej bashkëpunimi me Likud izraelian nën premieratin e gjatë të Benjamin Netanyahu – një bashkëpunim i kulmuar me blerjen nga ana hungareze e virusit – spiun Pegasus i përdorur për të monitoruar gazetarët jo të përshtatshëm dhe kundërshtarë politikë – dhe nënvizohen pa shumë ambicie ideologjike të mëdha miqësia “antiliberale” me presidenti brazilian Jair Bolsonaro.

Vektorët e ofensivës ideologjike të nisur në vitin 2017 dhe asnjëherë e braktisur janë të shumëfishta. Mbi “kapjen” e mediave publike dhe private, të transformuara thuajse tërësisht në arkë rezonance e sistemit orbanian, është shkruar shumë. Ashtu siç shumë është shkruar nga fushatat e urrejtjes ideologjike të shpërthyera kundër “emigrantëve” (2015 – 2016), kundër George Soros dhe xhevahirit akademik të tij me seli në Budapest, Central European University (2017 – 2018) deri në tematizimin më të fundit politiko – ideologjik të çështjeve bioetike si gender dhe abort.

Shumë më pak është shkruar dhe studiuar në fakt lidhur me një aspekt themelor të aktivitetit të patronazhit dhe promovimit të të djathtave identitarie ndërkombëtare: përdorimi i think tank, qendrave universitare dhe të ekselencës të kushtuara. Nga 2019 në 2022, në më pak se 3 vjet, qeveria ka kompletuar transformimin e universiteteve publike në fondacione private, një proces i nisur në 2019 me Universitetin Corvinus të Budapestit. Përjashtimi kryesor mbetet “liberalja” ELTE e Budapestit, e mbytur megjithatë nga pamjaftueshmëria e fondeve dhe nga largimet e personelit të detyruar nga rrogat tashmë ndjeshmërisht më të ulëta se në pjesën tjetër të botës akademike të “normalizuar”. Megjithatë, akoma më mbresëlënëse, edhe për përpjekjen ekonomike të përhapur, ndërtimin e një rrjeti mendimtarësh dhe qendra formimi të lartë përreth fondacionit Mathias Corvinus.

I lindur në vitin 1996 në Budapest si college studimesh të avancuara për studentët e disiplinave humanistike dhe sociale të privuar nga mjetet e duhura ekonomike, kolegji progresivisht është zgjeruar dhe pas 2010 ka fituar në ngjyrosje të qartë ideologjike në kuptimin konservator, por ka mbetur një kohë të gjatë një qendër ekselence për të gjithë tutorimin individual të ofruar nga qindra talente të reja. Në 2020 qeveria ka vendosur ta transformojë Mathias Corvinus në fidanishten kryesore ideologjike të gjeneratave të reja të hungarezëve. Struktura, këshilli administrues i së cilës drejtohej tashmë nga nënsekretari për Kryeministrin Balázs Orbán, një i ri, inteligjent dhe ambicioz omonim i kryeministrit, ka marrë një injektim kapitali të barabartë me 1.7 miliard (!) euro, baraz me 1% të PBB vjetor, nëpërmjet shitjes nga ana e shtetit e një pakete të gjerë aksionare të kompanisë petrolifere MOL dhe të kolosit farmaceutik hungarez Richter për Fondacionin Mathias Corvinus. Në vitet e fundit ky organizëm polifunksional dhe formalisht privat ka nisur të koordinojë programe edukative dhe ideologjike për studentë meritorë të çdo rendi dhe grande nga viti i parë e mesme në studimet doktorature në qendra formimi të shpërndara jo vetëm në Hungari, por edhe në shtetet kufitare (Rumani, Sllovaki, Serbi, Ukrainë).

Në vitet e fundit Mathias Corvinus dhe Danube Institute i lidhur me të janë evidentuar edhe për fillimin e një programi bujar me scholarship dhe bursa studimore të rezervuar studiuesve të huaj. Përfituesit gëzojnë jo vetëm mikpritjen lokale, por kanë edhe mundësinë t’i paraqesin kërkimet e tyre dhe të bashkëbisedojnë me eksponentë politikë dhe teknokratë. Me pak fjalë, të hysh e të bëhesh pjesë e një rrjeti transkombëtar ekspertize të konturuar me vlerë në kuptimin konservator. I pak ditëve më parë njoftimi i fundit: hapja e një selie në Bruksel me objektivin evident për ta çuar verbin në zemër të Europës politike.

“Baba padroni” i të djathtave europiane nuk humbet rast për ta treguar vlerësimin e tij për partitë radikale opozitare në Francë, Gjermani dhe Hollandë, por ka sidomos nevojë për miq dhe ndjekës të qeverisë. Italia (dhe në perspektivë Spanja, me VOX) përfaqësojnë kështu një testim themelor për të gjitha ekuilibrat europiane.

(nga Aspenia Institute)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY