Vaksina ruse Sputnik V: Instrument diplomatik apo altruizëm ndërkombëtar

Vaksina ruse Sputnik V: Instrument diplomatik apo altruizëm ndërkombëtar

42
0
NDAJ

Prej javësh azhurnohemi nga mediat kryesore e të gjithë botës lidhur me gjendjen e planeve vaksinore kundër Covid-19, efektshmërinë e tyre, lidhur me kë, sa blen dhe kush eksporton. Për kë merret me gjeopolitikë, është interesante t’i hidhet një sy çështjes pa u përqëndruar mbi vlerësime politike dhe sigurisht pa analizuar aspektet shkencore, që shkojnë shumë përtej kompetencave të kujt shkruan.

Konsideratat lidhur me lojën botërore të vaksinave janë të panumërta dhe pashmangshmërisht përfshijnë shumë zëra që e gjykojnë çështjen nga një pikëpamje gjeopolitike. Le ta fillojmë kështu nga vendi ku ka filluar gjithçka. Kina ka zhvilluar tri vaksina të ndryshme në muajt e fundit. Për Xi Jinpig, vaksina është një instrument soft power për t’u përdorur në politikën e jashtme, duke u nisur nga fakti që pandemia është nën kontroll prej muajsh. Falë këtij faktori, Pekini ka mundësinë që vërë në dispozicion të vendeve të tjera dozat e vaksinat. Faktikisht, muajt e kaluara, një listë e gjatë shtetesh ka treguar interes ose ka siguruar tashmë miliona doza vaksinash kineze. Shpërndarja gjeografike pasqyron axhendën e politikës së jashtme kinete, domethënë shtrihet në Amerikë Latine, Juglindje aziatike, por edhe Afrikë Veriore dhe Ballkan. Pekini i projekton jashtë vendit kompetencat e tij shëndetësore, me qëllimin thuajse të riekuilibrojë imazhin e vet, e dëmtuar nga fakti që pandemia ka shpërthyer pikërisht në Kinë, por edhe për të siguruar një nivel më të lartë influence politike në të ardhmen.

Për Rusinë, situata është ndryshe. Parasëgjithash, kriza shëndetësore është mjaft larg nga të jetë tejkaluar brenda vendit. Megjithatë, Rusia kërkon që të futet në ato zona të lëna «bosh» nga shpërndarja e vaksinave perëndimore. Vaksina ruse Sputnik V, e realizuar nga kompania «Gamaleya», ka ndjekur një rrugëtim të ndryshëm respektivisht vaksinave perëndimore AstraZeneca, Pfizer/Biontech dhe Moderna, të cilave para pak kohe i është shtuar Johnson&Johnson, që do të ndiqet nga Novavax. Në vend të rrugëtimit tradicional eksperimentim – miratim/regjistrim – shpërndarje, shpërndarja e Sputnik V ka filluar përpara regjistrimit të saj, prioritetet strategjike të Moskës kanë shtyrë me qëllim që shpërndarja e vaksinës të ishte e mundur qysh përpara përfundimit të studimeve të nevojshme klinike. Megjithëse vetëm 5% e popullsisë ruse është e vaksinuar sot (gjysma e parë e marsit 2021), Kremlini po ja propozon vaksinën kujtdo që e dëshiron, jo vetëm çdo qytetari rus, por edhe qeverive të vendeve të tjera. Në vazhdën e interesit në rritje nga ana e disa vendeve të Bashkimit Europian ndaj vaksinës ruse, revista shkencore perëndimore kanë studiuar eksperimentime dhe analiza të kryera lidhur me vaksinën për të certifikuar efikasitetin e preparatit. Për momentin, Sputnik V duket se garanton një efikasitet prej 91%, domethënë një përqindje shumë e kënaqshme në rast se konfirmohet.

Për momentin, presioni amerikan ndaj Europës Perëndimore me qëllim që vendet europiane të programojnë të shpërndajnë kryesisht vaksina “anglo – amerikane” qëndron, por të çarat e para po fillojnë të shfaqen. Mbi të gjitha, disa vende të Europës Lindore shumë herë kanë komunikuar se janë të interesuara ta blejnë e ta shpërndajnë vaksinën ruse, duke kompensuar kështu dozat e munguara e vaksinave të drejta të shkaktuara prej vonesave në prodhim dhe vështirësive të tjera logjistike të shpërndarjes. Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke kanë nisur tashmë proceset e miratimit të vaksinës, Hungaria e ka përfunduar tashmë dhe nga Brukseli ka ardhur komunikimi se në rastin ku një shtet i katërt anëtar do të bënte kërkesë, Bashkimi Europian do të ishte i gatshëm të niste negociata zyrtare me prodhuesit e vaksinave për Sputnik V.

Nevojat e shteteve anëtare po bëhen gjithnjë e më presuese, duke i bërë qeveritë të paduruara përballë procedimeve që EMA (Agjencia Europiane e Ilaçeve) duhet të shtyjë përpara për miratimin e vaksinave. Por jo kur: në javët e fundit ka bërë rrugë ideja e prodhimit të Sputnik V drejtpërsëdrejti brenda vendeve të Bashkimit Europian. Më 8 mars Dhoma e Tregëtisë Italo – Ruse ka komunikuar se kompania zvicerane Adienne Pharma & Biotech ka firmosur një marrëveshje për fillimin e provimit të vaksinës në Itali, duke filluar nga muaji qershor. Nisja efektive duhet të kalojë nëpërmjet rrugëtimit të autorizimit të AIFA, Agjencisë Italiane të Ilaçeve. Deri më tani, asnjë agjenci kombëtare e vendeve të Bashkimit Europian nuk e ka miratuar një vaksinë përpara autorizimit të EMA. Problemi është në fakt e komplikuar dhe shumë “politike”. Megjithëse qeveria italiane, duke marrë shtysën nga fondi qeveritar rus Russian Direct Investment Fund (RDIF), ka pohuar se bëhet fjalë thjesht për një marrëveshje private, rëndësia e çështjes e projekton në një dimension politik shumë delikat – le të kujtojmë shembullin e projektit të gazsjellësit rus Nord Stream 2, larg nga të qënit një marrëveshje e thjesshtë tregëtare, pavarësisht se shumë herë është pagëzuar kështu.

Qeveria Draghi e shtyn sa është afirmuar nga Komisioni Europian, domethënë që për momentin Sputnik V nuk është pjesë e strategjisë së vaksinimit europian. Vincenzo Trani, Presidenti i Dhomës së Tregëtisë Italo – Ruse, gjithsesi ka kujtuar se prodhimi i vaksinës nuk korrespondon me shpërndarjen e saj, diferencë e cila do të garantonte që EMA të shprehej lidhur me cilësinë e vaksinës përpara se të mund të shpërndahej në nivel europian. Kjo nënkupton që në rastin kur Sputnik V do të niste të prodhohej në Bashkimin Europiaan dhe që EMA nuk do t’ia autorizonte shpërndarjen, shtetet anëtare mund të eksportonin në ato vende ku autorizimi tashmë është garantuar (46 në botë). Por kjo mundësi duket shumë e largët: me kaskadën e vonesave të vaksinave perëndimore, do të jetë e pashmangshme që të merret në konsideratë e versionit rus edhe brenda Bashkimit Europian.

Siç është e njohur, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe janë në një pikë  shumë më të avancuar të planit të tyre për vaksinimin sesa Bashkimi Europian. Fakti që EMA nuk ishte e pajisur me një instrument që të mundësonte miratimit në afate të shpejta e ka ngadalësuar procesin e autorizimit dhe kësaj i është bashkuar një kapacitet prodhues europian shumë më i ulët se zonat e tjera të botës, i detyruar dekadave të rënies së investimeve dhe diversifikimit të llojit të produkteve farmaceutike. Përshpejtimi lidhur me marrjen në shqyrtim të Sputnik V mund të bëjë që të fitohet pjesërisht koha e humbur në muajt e mëparshëm, natyrisht me kusht që vaksina të konsiderohet e besueshme. Gjë jo e mirëqenë, sidomos për opinionin publik rus, një sondazh i fundit ka nxjerrë se më shumë se 60% e qytetarëve rusë nuk i besojnë Sputnik V dhe nuk duket e gatshme të vaksinohet me të.

«Do të ishte një opsion vaksinor plus sapo EMA të jepte certifikimin europian. Të dhënat e pakta e botuara nëë revistën «The Lancet» duken interesante nga pikëpamja e efikasitetit. Si AIFA presim pa paragjykime vendimin e Amsterdamit dhe do të jemi gati që ta  zbatojmë me të njëjtën shpejtësi që kemi pasur kur është bërë fjalë për të  ratifikuar miratimin e vaksinave të mëparshme». Me këto fjalë, AIFA ka dashur të theksojë se agjencia nuk do të vlerësojë me paragjykime politike munndësinë e përdorjes së vaksinës ruse në Itali. Në muajin janar Rusia ka prodhuar 3.5 milion doza dhe synon që të ketë gati 88 milion të tilla në fillim të verës. Një aspekt interesant është fakti që Rusia po synon shumë lidhur me dhënien e liçencës vendeve të tjera, stabilimente prodhuese janë tashmë aktivë në pesë vende, domethënë Brazil, Kore e Jugut, Indi, Kinë dhe Emirate të Bashkuara Arabe.

Siç ndodh shpesh, qëllimet e Moskës nuk janë të qarta. Bëhet fjalë për një altruizëm të vërtetë ndërkombëtar, armë të thjeshtë politike të jashtme, një instrument diplomatik apo një përzierje e gjithë kësaj? Sigurisht që pozicioni rus nuk është i qartë si ai i Shteteve të Bashkuara, që prej pak ditësh kanë mohuar në mënyrë eksplicite mundësinë që t’u japin ndihma partnerëve europianë përpara se emergjenca të vendoset nën kontroll në territorin amerikan.

Për momentin, gjëja më e rëndësishme është të kuptohet sesa është e besueshme vaksina ruse në mënyrën më të shpejtë dhe më transparente të mundshme. Nuk është banale të evidentohet edhe një herë akoma se nuk do të dilet derikur nuk do të ishim të gjithë jashtë pa dallime midis vendeve dhe zonave gjeografike. Përvoja na thotë se rruga do të jetë e vështirë dhe plot me pengesa. Shpesh të natyrës politike.

(nga Geopoliticus)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY