Soleimani nuk ishte objektivi i vetëm i Shteteve të Bashkuara

Soleimani nuk ishte objektivi i vetëm i Shteteve të Bashkuara

616
0
NDAJ

Dalin të reja të rëndësishme lidhur me vrasjen e Gjeneralit Soleimani. Parasëgjithash, motivi. Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një intervistë për Fox News, ku ka deklaruar se gjenerali iranian është eliminuar pasi “donte të godiste 4 ambasada amerikane”.

Por, sipas asaj që është referuar nga “Washington Post”, nuk përfundon këtu, pasi Soleimani “nuk ishte objektivi i vetëm i amerikanëve”. Në fakt, natën e vrasjes së shënjestruar që e ka shtyrë Teheranin dhe Uashingtonin ka ndodhur një sulm i dytë amerikan në Jemen. Kundër kujt? Abdul Reza Shahlai, financier dhe komandat kyç i Forcave Quds aktive në këtë vend.

Kujtojmë se të ashtuquajturat Brigada al – Quds, në të kaluarën të drejtuara nga Soleimani, merren me operacionet speciale iraniane të kryera jashtë vendit. Grupi është operativ në skenare të shumta, midis të cilëve edhe Siria e Iraku. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, ndoshta në një mënyrë tejet sempliciste, i konsiderojnë si organizatë terroriste, edhe pse vetë forcat iraniane kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë atë që mbetet  nga forcat ushtarake të  ISIS-it.

 

Operacioni i dështuar

Duke u kthyer në operacionin e dështuar amerikan në Jemen natën e sulmit në Bagdad, kjo veçanti mund të tregojë diçka shumë të rëndësishme: vrasja e Soleimani rrezikon që të jetë vetëm maja e ajsbergut. Hipoteza më e akredituar është se sulmii kundër gjeneralit të Forcave al-Quds ka qenë pjesë e një operacioni ushtarak shumë më të gjerë, i përgatitur me objektiv paralizimin e lidershipit të  Trupës së Gardës Revolucionare Islamike. Me pak fjalë, Trump ka pohuar se arsyeja e vetme e Shtëpisë së Bardhë ishte ajo e parandalimit të  një sulmi të afërt ndaj amerikanëve, ppor realiteti, referuar mediave amerikane, mund të jetë shumë ndryshe. Kujtojmë se operacionet ushtarake amerikane në Jemen, ku lufta civile ka krijuar një prej krizave humanitare më të këqija të botës, mbrohen nga sekreti shtetëror.

 

Objektivi i ri amerikan: Abdul Reza Shahlai

Disa funksionarë amerikanë kanë pohuar se misioni kundër Shahlai ka ekzistuar realisht dhe ka mbetur sekret  vetëm pse ka përfunduar me një vrimë në ujë. Në fakt, duket se Pentagoni po monitoronte njëkohësisht si misionin në Bagdad, ashtu edhe atë në Jemen; në rastin kur do të përfundonin me sukses të dy, do të bëhej një lajmërim i dyfishtë.

“Sikur ta kishim vrarë Shahlai – ka thënë një funksionar i lartë për Washington Post – do të mburreshim po atë natë”. I njëjti person ka shtuar se Shahlai mund të vihet në shënjestër në një të ardhme jo fort të largët. As një muaj më parë, Departamenti i Shtetit kishte ofruar një çmim prej 15 milion dollarësh për çdo informacion që do t’i çonte forcat amerikane drejt tek Shahlai ose që do të shkaktonte ndërprerjen e mekanizmit të financimit të IRGC-së, domethënë të pasdaranëve iranianë.

Vetë njoftimi i Departamentiit të Shtetit pohonte veç të tjerash se njeriu i ka kërkuar nga Uashingtoni “e ka selinë në Jemen” dhe se “ka mbi shpatulla një seri të gjatë përfshirjeje në sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë, përfshi komplotin e 2011 kundër ambasadës saudite”. Veç kësaj, Shahlai duket se është i lidhur me sulmin kundër forcave amerikane në Irak, përfshi sulmin e vitit 2007 ku milicë të mbështetur nga Irani kanë rrëmbyer e vrarë 5 trupa amerikane në qytetin Karbala.

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY