Pse një Jaltë 2?

Pse një Jaltë 2?

34
0
NDAJ

Shtetet e Bashkuara nuk janë superfuqia që ëndërronin të ishin. Kanë pësuar një humbje të hidhur ushtarake në Siri, bashkë me nja 100 shtete aleate, por  që guxojnë të përkunden në iluzionet e tyre. Ama ka ardhur momenti i larjes së hesapeve. Për të mbijetuar,  Uashingtoni ka nevojë të bëhet aleat me njërin prej kundërshtarëve. Rusinë apo Kinën? Kjo është nyja e problemit.

Nuk mund të jetojmë në një shoqëri pa rregulla: kur janë të padrejta rebelohemi dhe i ndryshojmë. Është e pashmangshme, pasi ajo që një moment të caktuar duket e drejtë nuk është domosdoshmërisht kështu në një moment tjetër. Në çdo rast, kemi nevojë për rregull, pa  të cilin secili bëhet armik i tjetrit. Ajo që është e vlefshme për individët e veçantë është edhe për popujt.  Më 1945 Konferenca e Jaltës hodhi bazat e ndarjes së botës në zona influence midis tri fituesve të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore: Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Sovjetik. Gjatë gjithë Luftës së Ftohtë rreshtimet e kanë sulmuar njeri tjetrin publikisht, por kanë nënshkruar marrëveshje nën dorë. Hulumtimi historik ka demonstruar se, pavarësisht që marrëveshja në çdo moment do të mund të ndryshohej në përplasje, diskutimet e ashpra qenë më shumë të finalizuara të konsolidojnë kampin e përkatësisë sesa të godasin kundërshtarin/partner. Asnjëherë i vënë në diskutim, sistemi rezistoi deri në zhdukjen e Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991.

Qysh atëhere Shtetet e Bashkuara kanë pretenduar se janë në gjendje ta organizojnë botën. Nuk ja kanë arritur. Kina dhe Rusia – trashëgimtarë të Bashkimit Sovjetik – kanë tentur t’i përziejnë kartat në shumë raste. Nga ana e tyre nuk ja kanë arritur, por kanë vazhduar të zhvillohen. Mbretëria e Bashkuara, që gjatë Luftës së Ftohtë ka aderuar në Bashkimin Europian, ka dalë për të hyrë sërish në konkurrencë (Global Britain). Kështu, fuqitë që synojnë tani të ndajnë botën janë bërë katër. Në fund të periudhës së trazirave 1991 – 2021 – nga “Furtuna e Shkretëtirës” tek “rimodelimi i Lindjes së Mesme të Zgjeruar” – ambiciet e Shteteve të Bashkuara janë thërmuar në Siri. Janë dashur disa vite në Uashington që ta pranojnë humbjen. Forcat e armatosura ruse janë teknologjikisht shumë më të avvancuara, ato kineze kanë personel shumë më të kualifikuar. Është urgjente për Shtetet e Bashkuara që ta kuptojnë dhe ta pranojnë një marrëveshje; në rast të kundërt do të humbasin gjithçka. Nuk bëhet më fjalë për të vlerësuar çfarë është më mirë, por të bëhet gjithçka për të mbijetuar. Aleatët e Shteteve të Bashkuara nuk e kanë kuptuar shkallë e katastrofës ushtarake në Siri. Vazhdojnë të gënjejnë veten dhe ta konsiderojnë këtë konflikt të rëndësishëm – që ka përfshirë më shumë shtete se Lufta e Dytë Botërore – një “luftë civile” në një vend të vogël të largët. Kështu që do të lodhen t’i pranojnë tërheqjet në zinxhir të Uashingtonit.

Një Jaltë 2 për Mbretërinë e Bashkuar është shansi i fundit. Ajo që qe “Perandoria ku dielli nuk perëndon kurrë” nuk i disponon më mjetet ushtarake në lartësinë e ambicieve, ama ruan aftësi të jashtëzakonshme dhe një cinizëm të hekurt (“Albioni dinak”). Nuk do të përbuzë asnjë opsion, boll që të sigurojë një rentë. Në gjurmët e Shteteve të Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar përfiton nga kultura e përbashkët dhe nga rrjetet e zakonshme të influencës. Në Shtëpinë e Bardhë është rikthyer Pilgrim’s Society, shumë e pranishme në mandatin e parë të Obamës. Rusia nuk është Bashkimi Sovjetik, me drejtuesit e saj të paktë rusë. Moska nuk kërkon që arrijë triumfin e një ideologjie; politika e jashtme e saj nuk mbështetet mbi një teori gjeopolitike të paqartë, por mbi projektimin e personalitetit të fortë të saj. Është e gatshme që të neglizhojë interesat e veta, boll që të mos mohojë vetëveten. Prej një kohe të gjatë Kina nuk i detyron mirënjohje askujt, sidomos vendeve që e kanë shkatërruar në fillimet e shekullit të XX. Para së gjithash Pekini dëshiron të rikuperojë zonën e tij të influencës në rajon dhe të bëjë tregëti me pjesën tjetër të botës. Di të tregohet i duruar, por nuk është i gatshëm të bëjë lëshime. Sot është aleat i Rusisë, por të cilës nuk ja ka harruar rolin në kolonizim; për më tepër, nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale mbi Siberinë lindore.

Përmbledhtazi, asnjë prej këtyre katër fuqive të mëdha nuk vepron sipas të njëjtës logjikë dhe nuk ndjek të njëjtit objektivë. Kjo e lehtëson arritjen e një marrëveshjeje, ama bën që të jetë shumë e vështirë për t’u respektuar. Pentagoni ja ka besuar një grupi pune detyrën për ë reflektuar mbi opsionet e mundshme respektivisht Kinës (DoD China Task Force), që i frikësohet më shumë sesa Rusisë. Faktikisht, ajo çka Pekini do të rikuperojë në zonën e tij të influencës rajonale do të jetë në kurriz të pozicioneve të Uashingtonit në Azi. Shtëpia e Bardhë ka caktuar nga ana e saj një grup pune ultrasekret, me detyrën e shqyrtimit të skenarëve të mundshëm botërorë. Task forca e Pentagonit e ka dorëzuar tashmë raportin, menjëherë i sekretuar. Nuk dihet në fakt nëse ajo e Shtëpisë së Bardhë e ka përfunduar të sajin. Këtij të fundit i duhet të vigjëlojë mbi fatin e Shteteve të Bashkuara. Vetë përbërja e tij është sekrete, por sigurisht që anëtarët e tij janë më të fuqishëm se një president i moshuar. Luan një rol vendimmarrës qendror, të krahasueshëm me atë të luajtur gjatë administratës Bush – Cheney nga Grupi për Zhvillimin dhe Politikën Energjitike Kombëtare (National Energy Policy Development Group – NEDP).

Për momentin asgjë nuk lejon të kuptohet se ky grup përfaqëson objektiva politike dhe/ose financiare. Megjithatë është e qartë se financia globale influencon si NATO, ashtu edhe Shtëpinë e Bardhë. Ajo nuk ka për objektiv të modifikojë aleanca, por të disponojë informacione që janë të domosdoshme për t’u përshtatur me ndryshimet duke qëndruar në hije, si edhe për të ruajtur pozicionin social. Spostimet e të dërguarve të ndryshëm specialë të Uashingtonit shtyjnë që të supozohet se administrata Biden tashmë ka zgjedhur: të rivendosë duopolin e Luftës së Ftohtë, mënyra e vetme e Uashingtonit për të shmangur një luftë kundër aleancës ruso – kineze, të cilës ka mundësi nuk do t’i mbijetonte. Për Uashingtonin, kjo zgjedhje implikon impenjimin për t’u mbrojtur ndaj pretendimeve kineze integritetin e Siberisë ruse; për Moskën, impenjimi për të mbrojtur, reciprokisht, bazat dhe instalimet ushtarake amerikane që gjenden në zonën e influencës kineze. Një opsion që presupozon njohjen supremacisë ekonomike kineze në botë nga ana e Uashingtonit, por që njëherazi i mundëson ta frenojë politikisht “Perandorinë e Mesit” dhe të shmangë kështu që të bëhet një fuqi botërore në kuptimin e plotë të fjalës. Humbëse e vetme: Kina, që do të vazhdonte të ishte e privuar nga zona e vet e influencës dhe politikisht e izoluar. Por për momentin mund të mbahet larg, duke i mundësuar ta rikuperojë Tajvanin, që prej kohësh think tank i Pentagonit e konsideron si «jothelbësor» për Shtetet e Bashkuara.

Duhet të kemi parasysh se pengessa kryesore në Shtetet e Bashkuara është e natyrës mendore. Qysh prej 2001 Uashingtoni është kandisur të mendojë se paqëndrueshmëria është në avantazhin e tij. Për këtë motiv, pa shumë skrupuj, instrumentalizon xhihadistët kudo në botë, duke zbatuar strategjinë Rumsfeld/Cebrowski. Një marrëveshje e tipit Jalta do të ishte në fakt një bast mbi stabilitetin, të cilën e Moska e uron prej dy dekadash. Presidenti Biden ka vënë në kalendar fillimisht një takim me partnerin britanik për ta forcuar aleancën sipas modelit të Kartës Atlantike; më pas mbledhjen e G7 me aleatët kryesorë, së fundi një mbledhje me aleatët civilë e ushtarakë të NATO e të Bashkimit Europian. Vetëm pasi ka siguruar besnikërinë e të gjithëve, më 16 qershor Biden ka takuar në Gjenevë homologun rus. E gjitha kjo është paradoksale: nënkupton që administrata Biden të bëjë saktësisht atë që i është penguar administratës Trump ta çojë deri në fund. Janë humbur 4 vjet.

Lufta e Tretë Botërore, që ka përfshirë 119 shtete, ka përfunduar me fitoren e Sirisë, Iranit e Rusisë dhe me disfatën e 116 shteteve perëndimore dhe aleatë të tyre. Është momenti për humbësit që pranojnë krimet e tyre dhe të dëmshpërblejnë për dëmet, pse jo edhe kostot pasuese: të paktën 400000 njerëz dhe 400 miliard dollarë dëme Sirisë, si edhe 100 miliard dollarë në armatime ruse. Por perëndimorët nuk e kanë përjetuar këtë luftë në kurrizin e tyre dhe nuk e kanë paguar çmimin e betejave të luftuar me bedelët tyre: mercenarët xhihadistë. Kanë ruajtur pjesë të fuqisë së tyre. Shtetet e Bashkuara, bashkë me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, janë akoma në krye të një force të mrekullueshme shkurajimi atomik.

Rendi i ri botëror nuk duhet të integrojë vetë fuqinë kryesore ekonomike botërore, Kinën – e mbetur neutrale në këtë luftë – por duhet të jetë edhe indulgjent ndaj humbësve, me qëllim që t’i shmangë zhytjen në dëshpërim. Ndërmarrje mjaft e vështirë pasi opinionet publike perëndimore, jo të vetëdijshëm për disfatën ushtarake e pësuar, këmbëngulin që ta konsiderojnë Perëndimin fitimtar. Për këtë arësye Rusia ka vendosur të shpalosë dëmet e luftës megjithëse pa i paraqitur si të tilla; të mos e rrethojë ushtarakisht NATO; së fundi të mos i mediatizojë zgjedhjet e veta. Prandaj mund të pohohet se samiti Rusi – SHBA t’i ngjajë më shumë një Jalte 2 sesa një Berlini të ri (kapitullimi i Rajhut të Tretë). Duhet nënvizuar se Rusia nuk i ka konsideruar Shtetet e Bashkuara përgjegjës për shkatërrimin e Libisë, pasi në atë kohë kanë qenë mbështetur nga presidenti rus Dmitrij Medvedev.

Një samit opak

Rusia nuk kishte ndërmend të linte përshtypjen se dëshironte t’i shtypte perëndimorët. Qysh nga përpara takimit, mediat qenë njoftuar se krerët e shteteve nuk do të mbanin konferencë të përbashkët për shtyp. Asnjë përmbledhje nuk do të mund të jetë njëkohësisht e pranueshme për të dy opinionet publike. Të paktën qysh nga 2014 (datë e hyrjes në luftë të Rusisë) asnjë samit ndërqeveritar nuk është mbuluar jo si duhet nga mediat. Kur të dy presidentët kanë mbajtur fjalime të veçanta, shërbimet e sigurisë është dashur të ndërhyjnë për ta mbajtur nën kontroll reagimin. Në fund gjithçka ka shkuar siç ishte planifikuar: gazetarët nuk kanë kuptuar shumë dhe kanë pasur për lajmet e tyre vetëm detaje me rëndësi të pakët. Opinioni publik amerikan beson se Rusia ka kërkuar të manipulojë dy zgjedhjet e fundit amerikane për të favorizuar Donald Trump; se Moska ka sulmuar uebfaqet zyrtare amerikane; se ka helmuar një opozitar; së fundi që kërcënon Ukrainën. Rusia i ka refuzuar në bllok këto budallallëqe fëminore, për t’i thurur më pas lavdërime presidentit amerikan për përvojën e tij, për cilësitë e tij në bisedime, pse jo edhe për të vlerësuar – pa qeshur – kthjelltësinë e tij si njeri, dukshëm senil.

Vendime të fiksuara paraprakisht nga Moska

Në planin ushtarak ishte e rëndësishme të sigurohej që Shtetet  e Bashkuara të mos e modernizonin më tej arsenalin e tyre atomik dhe të mos jenë në gjendje të miratojnë vektorë hipersonikë. Në hapje të samitit, presidenti Biden ka shpallur se Shtetet e Bashkuara do t’i rihapnin negociatat për eduktimin e armatimeve, të ndërprera njëanshmërisht gjatë luftës së tretë botërore. Nuk e dimë se çfarë masash parashikoheshin për të parandaluar ndërtimin e raketave supersonike perëndimore, por duke pasur parasysh progresin rus në fushën e vektorëve, Moska dhe Uashingtoni mund t’i reduktojnë drastikisht stoqet respektive bërthamore pa kërcënuar për këtë dominimin e rusëve. Çarmatimi amerikan do të shkonte në favor të paqes. Presidenti Biden ka pranuar se Shtetet e Bashkuara duhet ta abrogojnë ligjin e 18 shtatorit 2001 që autorizon përdorimin e forcës (Authorization for Use of Military Force of 2001), domethënë do të duhet të heqin dorë nga doktrina Rumsfeld/Cebrowski e luftës pafund.

Në planin ekonomik Rusia ka pretenduar që të bëjë të sigurta të ardhurat e saj. Më 19 maj Shtetet e Bashkuara kanë pranuar kështu të pranojnë se industria e Bashkimit Europian të mos ushqehet më me naftën perëndimore, por me gazin rus. Uashingtoni ka shpallur se dëshiron t’i heqë sanksionet e marra ndaj kompanive të përfshira në ndërtimin e gazjellësit Nord-Stream 2. Natyrisht, çmimi i gazit rus nuk do t’i korrespondojë vlerës së tregut, por pagesës së borxheve të luftës. Megjithatë, për popujt perëndimorë do të jetë gjithmonë e mundur t’i tërhiqen mbifaturimit. Gjermania dhe Franca mund të përjashtohen nga pagesa e borxheve të luftës pasi ish kancelari gjerman Gerhard Schröder dhe ish kryeministri francez François Fillon i janë kundërvënë gjithmonë luftës. Socialdemokrati Schröder është pikërisht administratori i kompanisë publike ruse të gazit Rosneft; kurse golisti Fillon është në fakt CEO i kompanisë petrolifere ruse Zaroubejneft. Gjithësesi, do të duhet që Gjermania dhe Franca të ndërpresin luftimet, duke qenë se e para ka ende ushtarë të impenjuar në Idlib, e dyta në Jalabiyeh dhe se protagonistët kryesorë të kësaj masakre, si Volker Perthes dhe François Hollande, të privohen nga e drejta elektorale aktive.

Në planin diplomatik Moska dhe Uashingtoni kanë njoftuar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe rikthimin e mabasadorëve përkatës. Mbesin për t’u përcaktuar zonat e influencës. Parasëgjithash presidenti Putin ka fiksuar vijat që Shtetet e Bashkuaraa nuk mund t’i kalojnë: 1) ndalimi për ta aderuar Ukrainën në NATO, si edhe ndalimi i vendosjes së vektorëve bërthamorë në territorin ukrainas; 2) ndalim të ndërhyrjes në Bjellorusi; 3) ndalim të interferencës në politikën e brendshme ruse. Është rënë dakord se Lindja e Mesme të vendoset nën influencën e përbashkët e Rusisë dhe  Shteteve të Bashkuara, me përjashtim të Sirisë, e vendosur nën ombrellën e Moskës; që  sunitët do të ndahen në dy grupe për të parandaluar rilindjen e Perandorisë Osmane; që Siria, jo Irani, të marrë lidershipin e një zone që përfshin Libanin, Irakun, Iranin dhe Azerbajxhanin (gjithmonë për të parandaluar rilindjen e Perandorisë Osmane); së fundi, që Izraeli të braktisë projektin ekspansionist e Vladimir Jabotinsky. Moska parashikon që këto marrëveshje do të hasin pengesa nga ana e disa drejtuesve amerikanë, të cilët nuk do të vepronin direkt, por me bedel. Gjithësesi, Uashingtoni i kishte informuar qysh nga 2 qershori të gjitha shtetet e Lindjes së Mesme të Madhe se do ta tërhiqte sistemin antiraketor (PATRIOT dhe THAAD).

 

Pozicionimi i Kinës

Lidhur me Lindjen e Largme, Rusia i ka refuzuar prerë propozimet e perëndimorëve për aleancë kundër  Kinës. Në dritën e historisë,  Moska mendon se Pekini nuk do ta rivendikojë Siberinë Lindore derikur Rusia të veprojë në mënyrë të atillë që perëndimorët të jenë të padëmshëm. Për këtë arësye, pak përpara samitit, presidenti Putin ka theksuar se nuk e konsideron kërcënim Pekinin. Nga ana tjetër, nga një pikëpamje ruse, zhvillimi ekonomik i Kinës është një fakt absolutisht i rëndomtë, që sigurisht i shkel rregullat e globalizimit perëndimor, por mbështetet mbi një doktrinë nacionaliste krejtësisht legjitime. Komunikata finale e G7, që dënon Kinën dhe pretendon të diktojë normat e tregëtisë botërore, është një deliri i lavdive të vjetra. Në çdo rast, duke preferuar Pekini të zhvillohet ekonomik në vend që të paguajë çmimin e gjakut të luftës në Siri, nuk mund të kërkojë privilegje. Moska është në favor të “rikthimit” të Tajvanit Kinës, por pa ndënjë rekurs të përplasjes ushtarake.

Moska kërkon të forcojë përpjekjet politike të Rusisë me ato ekonomike të Kinës nëpërmjet Parneritetit Euraziatik të Zgjeruar, sidomos me zhvillimin e përbashkët e Siberisë Lindore ruse. Për këtë qëllim ndërmerr ndërtimin e heukurudhës transiberiane dhe të Magistral, që lidh Liqenin Bajkal me Lumin Amur, ndërtimin e korridorëve të tranzitit Primorye-1 e Primorye-2, të Rrugës Veriore të Mëndafshit, të hekurudhës së shpejtë Europë – Kinë Lindore, të Rrugës Veri – Jug dhe të korridorit ekonomik Rusi – Mongoli. Rakordimit të territorit rus me rrugët kineze të mëndafshit i shtohen mbi 700 miliard dollarë me projekte të përbashkëta në të dy vendet.

 

Pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara

Propozimet e Shteteve të Bashkuara lidhur me kibernosigurinë janë një temë që nuk mund të trajtohet bilateralisht. Moska e di më mirë se kushdo se as nuk ka urdhëruar sulme ndaj presidencialeve amerikane, as kundër uebfaqeve të agjencive publike amerikane. Sulmet informatike vijnë nga hakerë privatë që nganjëherë piratojnë për llogari të shteteve. NKTsKI – Qendra Kombëtare Ruse për Incidentet Informatike (departament i FSB i krijuar 3 vite më parë) – konsideron, në kundërshtim me çka mbështesin mediat perëndimore, se çereku i sulmeve informatike vjen nga Shtetet e Bashkuara. Më 31 dhjetor 2020 Rusia ka siguruar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (A/RES/240) krijimin e një «grupi pune me përbërje jo të kufizuar (OWEG) lidhur me sigurinë e informatikës dhe të përdorimit të saj (2021 – 2025)». Do të jetë ky organizëm dhe vetëm ky organi kompetent i fushës. Moska do t’u kthejë Kombeve të Bashkuara rolin e forumit demokratik botëror, nga i cili janë privuar gjatë Luftës së Tretë Botërore, që i kishte transformuar në rrip transmisioni të fajkojve të Uashingtonit.

(nga Réseau Voltaire)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY