“Për Amerikën nuk do të ishte ndonjë tragjedi lënia e Italisë”

“Për Amerikën nuk do të ishte ndonjë tragjedi lënia e Italisë”

237
0
NDAJ

Bashkëbisedim me George Friedman, themelues dhe CEO i Geopolitical Futures.

 

Në kohërat e virusit fuqitë kryesore të planetit konkurrojnë për zemrat dhe mendjet e italianëve me dhënien e ndihmave ekonomike dhe shëndetësore. Duhet të shqetësohen Shtetet e Bashkuara nga konkurrenca?

Nuk do të thoja. As Uashingtoni nuk ka ndonjë qëllim të ndërhyjë në punët italiane, as Roma nuk do të ndryshojë vendosje ndërkombëtare prej ndihmës së marrë. Akoma më e rëndësishme, është e nevojshme të kuptohet se të dy vendet tona nuk janë aleatë prej vullnetit hyjnor. Nuk do të përbënte ndonjë dramë sikur marrëdhëniet ndërkombëtare të normalizoheshin, sikur të humbej dinamika tradicionale padron – klient, sikur Italia të adoptonte një qasje neutrale. Nuk do të përbënte ndonjë tragjedi as sikur forcat e armatosura amerikane ta linin gadishullin. Janë shumë, mesatarisht kot, simbol i një të kaluare që nuk do të kthehet më.

 

Çfarë do të ndodhte sikur Italia të vihej nën sferën kineze? Do ta toleronte Uashingtoni një zhvillim të tillë?

Le të imagjinojmë një skenar më të guximshëm: Italia zgjedh Republikën Popullore, përzë marinsat dhe ia ofron territorin e saj forcave të armatosura kineze. Pekini nuk posedon kapacitete që të dislokohet jashtë vendit me një kontigjent të konsiderueshëm, por le të supozojmë se ia arrin, ndoshta prej ambicies së tepruar. Çfarë do të bëhet me Italinë? Marina kineze do të përfundonte e ngecur, as nuk do të mund të hynte e as të mund të dilte nga Mesdheu, i kontrolluar nga amerikanët nëpërmjet Suezit dhe Gjibraltarit. Një kthesë e tillë do të përkthehej në një operacion të kotë, në mos të dëmshëm, për Kinën, e ngecur në një teatër dytësor, të huaj për mbijetesën e saj. Ndërsa Shtetet e Bashkuara do ta gjenin mënyrën për t’u tërhequr dhe kursyer resurse.

 

Çfarë mendoni për Memorandum of Understanding (MoU) Roma dhe Pekini kanë nënshkruar në marsin e 2019?

A mund të jem pa doreza? Historia juaj është e mbushur me copa letre pa vlerë. Italianët nënshkruajnë marrëveshje sepse e pëlqejnë skenografinë e eventit, jo se prej përmbajtjes apo prej detyrimeve të parashikuara. MoU-ja i shtohet një liste të gjatë. Në vitet e ardhshme, Roma dhe Pekini do t’i intensifikojnë marrëdhëniet tregtare, por kjo sigurisht që nuk do të përbëjë asnjë problem për Shtetet e Bashkuara. Do të ishim më të interesuar – jo të preokupuar – sikur Italia dhe Kina do të nënshkruanin një marrëveshje ushtarake. Por kinezët nuk do të ishin aq të çmendur sa ta realizonin, pasi i njohin mirë limitet e tyre. Dhe, duke nënshkruar memorandumin, italianët na kanë sinjalizuar se nuk duhet t’i marrim seriozisht për atë që bëjnë.

 

Gjatë këtyre javëve edhe Rusia është lavdëruar pse ka ndihmuar vendin tonë, me shumë mision ushtarak në gadishull. Mund ta ketë dhënë Uashingtoni miratimin e tij? Si i vlerësoni ngjarjet?

Me indiferencë. Vlen diskutimi i sapo bërë lidhur me Kinën. Edhe këtu le të imagjinojmë skenarin më drastik: Italia dhe Rusia bëhen papritmas aleatr, me shumë premtime besnikërie reciproke, kundër Shteteve të Bashkuara. Përtej gazit me çmim të lirë, çfarë mund t’i ofrojë Moska vendit tuaj? Si mundet Kremlini ta shfrytëzojë gadishullin nëse faktikisht nuk e posedon një Marinë të denjë për këtë emër? Akoma, pse vallë një lëvizje e tillë do t’i fuste në ankth Shtetet e Bashkuara? Nuk jemi më brenda Luftës së Ftohtë, kur një lëvizje eventuale italiane drejt bllokut komunist, do të trondiste ekuilibrat gjeopolitikë botërorë. Shumë gjëra kanë ndryshuar.

 

Megjithatë, duke u treguar të dhembshur me Italinë, rusë dhe kinezë imagjinojnë ta nxjerrin një avantazh në kurriz të Shteteve të Bashkuara.

E mundur, por nuk e kuptojnë momentin tonë. Është koha për amerikanët të çimpenjohen nga toka, të merren ekskluzivisht me rrugët detare, nga Atlantiku në Paqësor. Çdo dosje tjetër është dytësore. Në këtë fazë vendi ynë është i privuar nga kërcënime strategjike, kështu që nuk është e nevojshme të jetë kaq ë stërgjatë në planisferë, sikur t’i duhej të luftonte me armiq të rrezikshëm. Tashmë Europa është më shumë problem sesa prioritet. Më habit fakti që kinezët dhe rusët nuk e kanë kuptuar.

 

Dijmë se shkulli aziatik është fantazi e pastër, por nëse Europa nuk është më vendimtare, mbi cilin kontinent do të duhej të përqëndroheshin amerikanët?

Mbi Amerikën Veriore, rajonin më të begatë të planetit. Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja posedojnë një PBB të akumuluar më të madh se ai i Bashkimit Europian dhe, pavarësisht tentativave të Shtëpisë së Bardhë, marrëdhëniet tregtare dhe industriale mbesin të koklaviturai. Për ne, territori i përkatësisë përbën një ishull të pashkelshëm, vendi ku të strehohesh nga bota, larg nga gabime të mundshme vlerësimi apo manovre. Përmbledhtazi: mund të përzihemi nga çdo kontinent, jo nga i joni. Megjithatë, Uashingtoni diskuton nëse të jetë më shumë aktivë në Europë apo në Azi. Askush nuk e kupton se disponojmë luksin e mosbërjes asgjë, mundësinë e vëzhgimit të shpenguar të të tjerëve.

 

Sigurisht që Amerika Veriore është e mrekullueshme në planin mbrojtës, por a është e mundur të dominohet bota pa kontrolluar Eurazinë?

Për të qeverisur planetin mjafton të kontrollohen detërat, aftësi që Shtetet e Bashkuara e posedojnë tashmë prej dekadash. Nuk u duhet gjë tjetër. Ndërsa Kina dhe Rusia janë vende tokësore të privuara nga dimensioni global, të paafta që të na konnkurrojnë primatin, të na mbysin në kuadrantet e përkatësisë. Në Azi duke u bërë aleat me Japoninë Korrenë e Jugut apo Vietnamin në funksion antikinez. Në Europë duke u shtrënguar me Poloninë Rumaninë apo Ukrainën në funksion antirus. Pjesa tjetër është mesatarisht e mbivlerësuar nga bashkëkombasit e mi, popull fëminor, i prirur që t’i zmadhojë kundërshtarët e tij, të veprojë me intensitet të çfrenuar.

 

Atëhere sa vlen sot Europa?

Mbetet një nga teatrat më të rëndësishme të globit. Këtu prej më shumë se një shekulli Shtetet e Bashkuara ndjekin të njëjtin objektiv: të pengojë një fuqi vendore apo të huaj që të imponohet mbi të tjerat, evolucion që do ta bënte tejet të vështirë për anijet tona të lundronin lirisht detërat. Arsye për të cilën përballuam dy konflikte botërore dhe një Luftë të Ftohtë. Sot asnjë vend nuk është në gjendje ta pushtojë Europën, ku skenar nuk ekziston. Sikur të mund të zgjidhnim, nuk do ta shpiknim NATO-n por është e pamundur të shkrihet një aleancë kaq simbolike pa prodhuar pasoja shkatërrimtare, përderisa do të qëndrojmë në Europë. Por pretendojmë që të nënshkruajmë një marrëveshje të re.

 

Çfarë lloj marrëveshjeje?

Europa është një kontinent shumë i pasur, makthi sovjetik është zhdukur prej dekadash, është momenti për kancelaritë vendore që të marrin mbi vete përgjegjësinë e mbrojtjes, të shpenzojnë më shumë për të garantuar sigurinë e qytetarëve ty tyre. Përndryshe lidhja midis NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara nuk do të ketë më kuptim. Çdo aleancë parashikon një reciprocitet të domosdoshëm, por prej shumë vitesh europianët europianët ua ka lënë çdo barrë amerikanëve. Gjë që ka krijuar një situatë të padurueshme. E rënduar nga qëndrimi ambivalent i opinionit publik kontinental, sipas të cilit amerikanët janë imperialistë kur i zbatojnë Europës superioritetin e tyre ushtarak dhe fajësisht të hutuar kur njoftojnë se duan të përqëndrohen tjetërkund. Deri Turqia, që nuk i fsheh më ambiciet e saj prej fuqie, arësyeton në këtë mënyrë. Është e domosdoshme që europianët të fitojnë një vetëdije të re, të mësojnë që ta menaxhojnë vetë ekzistencën e tyre.

 

A nuk do ta përjetonin Shtetet e Bashkuara si kërcënim rilindjen ushtarake e disa vendeve europiane, mbi të gjitha të Gjermanisë?

Përkundrazi, do të ishim të lumtur. Asnjë subjekt kontinental nuk do të mund të bëheshin kurrë antagonisti jonë, as pas shumë dekadash. Shumë i gjerë hendeku ekonomik, demografik dhe ushtarak midis dy brigjeve të Atlantikut. Do ta prisnim me kënaqësi një ndryshim të tillë, më së fundi mund t’ua besonim aleatëve mbrojtjen e territorit, duke ju përkushtuar problemeve tona. Do të kthehej tek politika e zbatuar në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kur Uashingtonin u impenjua masivisht në rilançimin e ekonomisë dhe të forcave të armatosura të vendeve të NATO-s. Rreziku do të ishte sidomos për europianët, kryesisht të njohur për të bërë luftë sapo lihen vetëm.

 

Në librin tuaj, “The Storm Before the Calm”, ju shkruani se prania e ushtarëve amerikanë në mbi 150 vende është një formë infantilizmi. Çimpenjimi të cilit i referoheni do të përfaqësonte maturimin definitiv e Shteteve të Bashkuara?

Amerikanët janë bërë hegjemonë botërorë pa e dashur, nuk qenë të përgatitur për këtë objektiv. Ende sot, nuk e duan pushtetin e pafundëm që disponojnë, nuk dinë as si ta menaxhojnë, as si ta japin dhe përfundojnë për t’u gjetur të impenjuar në çdo cep të Tokës, sidomos në Europë, në Itali. Braktisja e shumë prej këtyre pikave do të ishte një sinjal themelor rritjeje. Si të tolerosh kaosin fiziologjik e marrëdhënieve ndërkombëtare, pas pasur grindje të hapura me dhjetëra vende. Perandoria Romake, ashtu si ajo Britanike, është bërë e madhe kur ka pranuar se qenë të tjerët ata që përlesheshin midis tyre, kur ka kuptuar se duke luftuar këta realizonin mirëmbajtjen e pavullnetshme e sistemit.

 

Në një artikull të dalë kohët e fundit në “Foreign Affairs”, Graham Allison thekson se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërtojnë sfera influenca për ta ndarë planetin me fuqi të tjera. Është taktikë e praktikueshme?

Kjo e sferave të influencës është një teori e ‘800, e markës europiane, që pati sukses kur vendet e Kontinentit të Vjetër kishin përmasa pothuajse të njëjta. Sot ekziston një superfuqi e vetme, Shtetet e Bashkuara, të tjerët janë subjekte më të vegjël. Amerikanët kontrollojnë të gjitha rrugët detare, nivel i paarritur ndonjëherë nga romakët apo britanikët, dhe janë blerës të instancës së fundit, garantë të çdo ekonomie të huaj. Në fakt, të gjitha vendet janë pjesë e perandorisë amerikane, deri Kina që i garanton krahun e punës me kosto të ulët armikut që ëndërron ta shfronësojë. Nuk do të kishte kuptim të pranoheshin sferat e influencës që nuk mund të ekzistojnë. Uashingtoni mund të kufizohet duke i shikuar të tjerët nga deti. Me qetësi.

 

Për Shtetet e Bashkuara nuk do të ishte funksionale as t’i hapeshin Rusisë? Të vënë Moskën kundër Pekinit?

Do të ishte një hap gjeopolitikisht i dhimbshëm dhe taktikisht i kotë. Rusia nuk është në gjendje të luftojë kundër Kinës, ka mundësi as t’ia vonojë një ofensivë aktuale. Nuk mund të bëhet e dobishme në asnjë lloj mënyre për Shtetet e Bashkuara. Pa llogaritur se vështirë që Moska do të merrte pjesë në manovrave të të tjerëve. Akoma edhe më e rëndësishme, Kina është një vend në vështirësi të mëdha, jo vetëm ekonomike. Situata e brendshme është jashtëzakonisht e brishtë, Hong Kongu dhe Tajvani mbesin rebelë, Pekini nuk arrin të kontrollojë as Detin e Kinës Jugore edhe pse po e provon prej 20 vjetësh. Uashingtoni duhet të heqë dorë nga shumë aleanca që i janë shndërruar në barrë, jo të lidhë të reja. Aq më pak me Rusinë, vend vetëreferues, me kapacitete modeste.

 

Megjithatë, me braktisjen e aleancave, Shtetet e Bashkuara rrezikojnë ta dëmtojnë soft power e tyre, pikërisht tani që një sondazh tregon pëlqim shumë të ulët midis italianëve. Nuk është e rrezikshme?

Soft power është i dbobishëm më rast se nuk ke mjaftueshëm hard power, domethënë në rast se nuk ke fuqi të mjaftueshme ushtarake. Përndryshe mund të bëhet një harxhim energjishë. Narrativa, propaganda janë koncepte të mbivlerësuara. Zakonisht vendet lidhen me të tjerë sepse detyrohen apo prej interesit, rrallë nga dashuria. Italia është rasti më emblematik. Po t’u përmbahesh sondazheve, të gjitha qeniet njerëzore e duan Italinë, por pastaj preferojnë të jetojnë tjetërkund. Sidomos në Shtetet e Bashkuara, subjekt i urryer me fjalë dhe i dëshiruar në fakte. Në vend që t’i dedikohen imazhit të tyre, amerikanët do të duhej të eksopozohen më pak, duke u kufizuar në shfrytëzimin e  pozicionit të forcës. Pasi të tjerët, prej inercisë, do të tentonin drejt Uashingtonit, pasi të detyruar të shkojnë nëpërmjet detit, depse dyshues ndaj rusëve dhe kinezëve. Kusuri është thashetheme.

(nga Limes)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY