Në Uashingtonin e Joe Biden shkëlqen ekipi i të moderuarve

Në Uashingtonin e Joe Biden shkëlqen ekipi i të moderuarve

38
0
NDAJ

Progresistët kanë fituar një lloj popullariteti, duke shfrytëzuar për 5 vite rolin e opozitarëve të Donald Trump. Por tani gjërat kanë ndryshuar. Me një president të ri në Shtëpinë e Bardhë, ka më shumë hapësirë për demokratët e qendrës. Mos u mashtroni nga popullariteti i Ocasio-Cortez: në hijen e Kongresit ka që do të bëhet vërtet influente.

 

Gjatë dimrit të egër të 2019, kongresisti Brendan Boyle vërtitej midis borës së Iowa dhe asaj të New Hampshire, duke bërë fushatë elektorale për Joe Biden, kandidatin për president fushata e të cilit nuk po vendoste të ngrihej. Me t’u kthyer në Uashington, Boyle ka marrë një mikrëpritje po kaq të ftohtë, kësaj radhe nga ana e një kolegu demokrat. «Më preokupon ajo që po bën», e ka paralajmëruar një anëtar i Kongresit i njohur për pozicionet e tij më progresiste. «Jam i preokupuar se ti po futesh në telashe». Me fjalë të tjera, Boyle nuk duhej të lidhej shumë me Biden për të mos rrezikuar të vihej në vështirësi gjatë primareve, kundër një kandidati të pozicionuar më majtas. Një vit më pas, gjërat duken shumë ndryshe dhe po kaq i ndryshëm duket edhe fati i Boyle.

Pushteti politik mund të ndryshojë natyrë shumë me shpejtësi në Uashington. Nga nëntori është spostuar drejt qendrës, duke i ofruar një mundësi të re kujt ka gëzuar vëmendje të pakët në vitet e Trump. Atëbotë imazhi publik i demokratëve shpesh është shoqëruar (në të njëjtën mënyrë, si nga armiqtë, ashtu edhe nga miqtë) me figurën e Alexandria Ocasio-Cortez dhe të ekipit, nofka e 4 përfaqësuesve të rinj më progresistë të Kongresit. Kurse tani është radha e një fraksioni tjetër midis përfaqësuesve dmeokratë në Dhomën e Përfaqësuesve: të moderuarit. Mund ta quajmë ekipi i të moderuarve: Sharice Davids, Abigail Spanberger, Lisa Blunt Rochester dhe Boyle. Si prej raporteve të tyre të ngushta me presidentin, ashtu edhe prej përkushtimit të tyre ndaj një politike kompromisi, janë parlamentarët që duken të avantazhuar për të peshuar vërtet në Uashingtonin e Joe Biden.

 

Sharice Davids

Davids mund të jetë ylli më i ndritshëm i Dhomës së Përfaqësuesve që ende nuk e keni vënë re. Është 40 vjeçare dhe bile mund të mos ishte zgjedhur për një pozicion kabineti si Deb Haaland, indigjenia tjetër amerikane e zgjedhur në Kongres. Mund edhe të mos ketë 12 milion ndjekës në Twitter si Ocasio-Cortez. Ama, në më pak se 50 ditë nga fillimi i mandatit të parë të Biden, përfaqlsuesja e Distriktit të Tretë të Kansas ulej tashmë në Sallën Ovale për të biseduar me presidentin e ri. E lindur në Gjermani nga një nënë beaqre, instruktore tetare e ushtrisë amerikane, Davids është kthyer në Shtetet e Bashkuara për të frekuentuar një gjimnaz në Leavenworth të Kansas. Midis punëve të tjera, ka punuar në një Sonic drive-In dhe në një hotel Marriott për të mbajtur veten. Ka frekuentuar një community college dhe më pas universitetin shtetëror për një diplomë në Jurisprudencë, përpara se të fitojë një fellowship në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës Barack Obama. Davids ka qenë e para në familjen e saj që është diplomuar, më pas indigjenia e parë amerikane që është ulur në Kongres (në total janë dy), por edhe lezbikja e parë e Kansas që mban një post të zgjedhshëm kombëtar.

Mënyrat diskrete të Davids kontrastojnë me të kaluarën e saj në artet marciale e përziera. Ka nisur të garojë si amatore më 2006, duke fituar 5 ndeshje nga 6, prej të cilave dy me eliminim të drejtpërdrejtë, më pas është ndeshur edhe dy herë si profesioniste. Kur nuk është përzgjedhur për një reality televiziv të Ultimate Fighting Championship, organizata e arte marciale të përziera e Shteteve të Bashkuara, Davids e ka spostuar vëmendjen e saj mbi punën sociale dhe, së fundi, politikën. Megjithatë, bekgraundi i saj në artet marciale prej çdo aspekt të jetës së saj, nga disiplinë e nevojshme për të drejtuar një zyrë të Kongresit për sigurinë në vetëvete për të mbajtur një diskutim të rëndësishëm. «Në thelbi është dashur të luftojë deri në fund për të siguruar një vend në Kongres», ka thënë Marlon WhiteEagle, Presidente e Ho-Chunk Nation, i të cilit Davids është anëtare.

Për të siguruar mandatin e saj të parë, Davids ka fituar primaret demokrate midis 6 kandidatësh, midis të cilëve një i grupit të Sanders i mbështetur nga Ocasio-Cortez. Ka fituar me pak, më pas ka kaluar dy republikanë në një distrikt të konkurrueshmëm. Këto rezultate e kanë bërë një ndër më të vlerësuarat midis liderëve të partisë. Këta të fundit e miratojnë edhe stilin e saj të qetë dhe i kanë dhënë dy promovime qysh në mandatin e dytë të saj: zëvendëspresidencën si të koalicionit ti demokrat centrist, ashtu edhe atë të komitetit me influencë të transporteve dhe infrastrukturave. Ka qenë ky pozicion i fundit që e ka bërë të takohet me Biden në Shtëpinë e Bardhë më 4 mars. Do të ketë një rol kyç në projektimin dhe promovimin e një prej prioriteteve më të mëdha të Biden këtë vit, një projektligj i gjerë lidhur me investimet në infrastruktura.

Kongresisti Emanuel Cleaver, një demokrat që përfaqëson një distrikt të Kansas City nga ana tjetër e Lumit Missouri respektivisht Davids, ka thënë se ajë është e njohur se lexon çdo fjalë të çdo projektligji që paraqitet për një votë. «Nuk është tipi që kthehet në shtëpi dhe bën një konferencë për shtyp për të bërë deklarata të mëdha, me gjëra të forta që do t’i jepnin një mbulim të gjerë», ka shpjeguar ai. «Por do të më vinte keq nëse dikush do të kishte përshtypjen se në një farë mënyre është naive, vetëm pse nuk është në kërkim të publicitetit. Do të ishte vërtet gabim».

Për Davids, bërja e lojës në ekip nuk nënkupton domosodshmërisht të votohet ajo që lidershipi propozon apo të ndiqen urdhërimet e ortodoksisë së partisë. Ka treguar se nuk i pëlqen projektligjet që kanë ndonjë rrugë konkrete për sukses dhe kohët e fundit ka refuzuar të votojë për bocat e para të projektiligjeve në rastin e pandmeisë që i konsideronte si shumë të anshme. Ka refuzuar edhe mbështetjen ndaj Green New Deal por, pasi e vetëshpallur “nerd e infrastrukturave”, përballon si krizën klimatike, ashtu edhe krijimin e vendeve të punës në projektligjin për infrastrukturat në mënyrë që të mund të miratohet në të dyja dhomat e Kongresit. «Të mos e vëmë politikën përpara asaj që është e mirë për vendin tonë», ka deklaruar Davids në një konferencë për shtyp të kohëve të fundit në Zoom. «Le të përqëndrohemi mbi kërkimin e zgjidhjeve novatore dhe mbi përfundimin me sukses të gjërave».

 

Abigail Spanberger

Mëngjesin e 6 janarit pjesa më e madhe e Uashingtonit nuk e dinte për kërcënimin që do të paraqitej jashtë mureve të Kapitolit. Kurse Spanberger e dinte. Ish agjenti nën koperturë i CIA kishte kaluar kohë jashtë vendit duke punuar në operacione sekrete antiterrorizmi; ka kuptuar se po përgatitej të ndodhte diçka. Atë mëngjes i ka thënë kongresistëve të tjerë të visheshin në mëynrë informale dhe e ka urdhëruar stafin e tij të qëndrojë në shtëpi. Ndërsa turma po çante drejt Dhomës, i ka këshilluar anëtarët e Kongresit që t’i hiqnin stemat që i identifikonin si parlamentarl dhe ëështë tërhequr ma kolegët e tij nga ballkoni i Dhomës në një dhomë të sigurtë. Kjo ishte situata tamam për të cilën ishte stërvitur nga CIA, edhe pse gjithmonë e kishte imagjinuar një ngjarje të kësaj natyre mund të ndodhte vetëm në një vend tjetër. «Nuk ishte një lloj përvoje apo formimi që mendoja se do të kisha zbatuar në punën time në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara», ka thënë në një intervistë.

E mprehtë dhe e matur, 41 vjeçarja Spanberger pranon se mund të jetë e paduruar përballë difekteve të politikës së partisë: pozat, stërhollimet, mesazhet e shifruara. Fatmirësisht për të ka hyrë në Kongres në vitin 2019 me ligjvënës të tjerë si Chrissy Houlahan, Elaine Luria, Mikie Sherrill, Elissa Slotkin, që e mendojnë njëlloj dhe që ndajnë të njëjtin bekgraund të sigurisë kombëtare dhe një përçmim për trukimet. Ky rreth është tani shumë i ndërlidhur, shkëmbejnë mesazhe vazhdimisht dhe kanë zgjedhur zyra të afërta me vetes në kompleksin e Kapitolit.

«Kur mbledhja e radhës fillon me vonesë e di se kush do të ndajë të njëjtin frustrim si unë», ka bërë shaka Spanberger. «Po kërkoj që të mësohem edhe me manierat e Kongresit, për shembull kur duhet të jesh jashtëzakonisht e sjellshme dhe t’u thuash faleminderit 20 personave që kanë folur para teje…». Spanberger e ka ushtruar durimin e saj të pakët për gjëra të lehta në mënyrë joinfluente në periudhën e saj të shkurtër në Kongres. Impeachment i parë i presidentit Donald Trump ka shumë mundësi që do të kishte ecu më tej sikur ajo dhe rrethi i saj të mos kishte shkruar një letër të hapur ku e quanin si «një fyerje për shërbimin e tyre kombëtar» përdorimin e presidencë për të bërë ujdi me një lider të huaj në shkëmbim të një fitimi politik.

Ka nxitur edhe demokratët më të majtë me qëllim që të pushonin me sliganet e tyre kundërprodhues si “T’u hieqn fondet policisë”, që sipas mendimit të saj kanë kontribuar në humbjet elektorale të Kongresit. Një vërejtje që e ka përsëritur në conference call pasionante paslektorale ku ka akuzuar progresistët. Ryan Clancy, shef i strategjisë të No Labels, një grup që mbështet qeverisjen centriste, nuk ishte befasuar nga fakti që Spanberger ka folur me këtë rast. Ata të grupit parlamentar progresist, ka thënë ajo, shpesh konsiderohen «të papërmbajtshmit që dinë sesi të tërheqin vëmendjen; janë të apasionuarit që luftojnë. Kurse njerëzit që qëndrojnë në qendër konsiderohen shumë të “flashkët”», ka thënë Clancy. «Ajo nuk është aspak kështu. Nëse beson fuqimisht në një gjë, do të luftojë për t’ia arritur».

Përpjekjet e Spanberger për ta shtyrë partinë e saj drejt qendrës e kanë shtyrë që të ketë rolin e zëvendëspresidentes të Problem Solvers Caucus, një grup bipartizan ligjvënësish të moderuar, midis të cilëve janë shumë senatorë që kanë dhënë vota kritike për disa ligje kritike. Ndarja në mes midis republikanëve dhe demokratëve në Senat bën që të jetë e vështirë të arrihe në një miratim të ligjeve, në rast se nuk pranohen mjaftueshëm. Për pasojë, liderët republikanë do të duhet të punojnë në qendër, duke e bërë veçanërisht domethënës Problem Solvers Caucus. «Diskutimi lidhur me “si mund të arrijmë tek po-ja?” nuk është gjë që u pëlqen të gjithë ligjvënësve», ka pranuar Spanberger. «Ky do të jetë roli i organizatës: kur njerëz të tjerë duan të largohen nga tryeza, do të gjenden mënyra për t’i kthyer prapa».

 

Lisa Blunt Rochester

Blunt Rochester ishte pak hapa larg nga Spanberger në ballkonin e Dhomës së Përfaqësuesve gjatë sulmit ndaj Kapitolit. Pas evakuiimit ndjehej e lehtësuar, por më pas është gjendur sërish në rrezik, kësaj radhe për shkak të parlamentarëve republikanë që refuzonin të mbanin maska mbrojtëse, ndërsa qenë të mbyllur në një dhomë të mbrojtur. Blunt Rochester nuk i ka sulmuar. Nuk ka bërë as edhe një tweet lidhur me këtë. Ju është afruar me disa maska rezervë dhe me qetësi i ka këshilluar që t’i përdornin. Kjo skenë është filmuar dhe videoja më pas është bërë virale. Për njerëzit që e njohin mirë, në atë moment Lisa thjesht po vepronte si Lisa, duke ju paraqitur edhe kundërshtarëve politikë me dorën e shtrirë, jo me një grusht të mbyllur. Gruaja dhe afroamerikania e parë që përfaqëson Delaware në Dhomën e Përfaqësuesve, 59 vjeçarja i përdor lidhjet e saj të thella në dhomat e pushtetit për të mbrojtur ata që nuk kanë lidhje të ngjashme. Është rritur në Ninth Ward e Wilmington, një zonë me shumicë zezake, dhe i ka bërë të drejtat civile qendërn e karrierës së saj, duke hetuar  policinë për diskriminimin racial e seksual teksa ishte në qeverinë e shtetit dhe duke udhëhequr nga organizatë influente për të drejtat civile.

Me sloganin e fushatës së saj “Kur Lisa shkon në Uashington, të gjithë shkojmë në Uashington”, ka fituar një koalicion të gjerë mbështetësish në shtet, nga biznesmenët, tek aktivistët. Familja Blunt Rochester është prej kohësh pjesë e rrethit të ngushtë të Biden. Babai është i afërt me presidentin; e motra punonte për të. Vetë Lisa ishte pjesë e Komitetit për Zgjedhjen e Zëvendëspresidentit të Biden dhe ka bashkëdrejtuar komitetin e tij inaugurues. Pas vrasjes së George Floyd, Blunt Rochester kujton se i ka telefonuar mikut të vjetër të familjes, duke u ankuar për diskutimet e hidhura të Trump dhe për mungesën e lidershipit gjatë trazirave. «Hëm», i është përgjigjur Biden, «i hipim makinës, shkojmë në qytet dhe flasim me njerëzit».

Tani që Biden është president, Blunt Rochester do të kërkojë të jetë ai zë i vetëdijshëm për veshin e tij çdo herë që do të jetë e mundur. «Mbiemri im i dyte është Blunt (“gjuhëgjatë”)», ka thënë në një intervistë. «Ai e di se unë do t’i flas në mënyrë të ndershme e të vërtetë për gjërat ashtu si i shikoj». Është edhe e vendosur të punojë me republikanët. Blunt Rochester ka udhëhequr një iniciativë impenhimi bipartizan midis të sapozgjedhurve të anës së saj, ka sponsorizuar kohët e fundit një projektligj lidhur me pagimin e drejtpërdrejtë me një republikan të West Virginia dhe ka bashkëthemeluar një ndërgrup parlamentar të quajtur Future of Work. «Të dëshirosh një ekonomi të fortë dhe të besosh tek drejtësia nuk janë dy koncepte që përjashtojnë njëri tjetrin», ka thënë ajo.

 

Brendan Boyle

Një vit përpara se të bënte fushatë për Biden në dëborë, Boyle ka ndërmarrë një udhëtim tjetër të rëndësishëm, kësaj radhe në qytetin e tij, Philadelphia, për të takuar Biden. Në nëntorin e 2018 ishte opinion i përhapur se vetëm një progresist, si Bernie Sanders apo Elizabeth Warren, do të mund të ndërtonin një koalicion të qendërs së majtë për ta mundur Trump. Por Boyle nuk e besonte. «Sikur të mos kishe kandiduar dhe Trump të ishte rizgjedhur», ka kujtuar Boyle duke folur me Biden, «nuk do t’ia kisha falur vetes që nuk erdha këtu për t’i thënë këto gjëra». Ka qenë një bast që ka treguar një instinkt politik dinak: tani është brenda me një president të zgjedhur. Biden ka punësuar asistentin e parë të Boyle për një pozicion të lartë në administratë dhe janë shumë që mendojnë se edhe ai mund të punësohet një ditë. 43 vjeçari me fytyrë prej fëmije është një katolik irlandez, i rritur midis shtëpive në radhë me tulla të klasës së mesme në rrethinat e Philadelphia. Djali i një emigranti irlandez – babai i punonte si roje dhe nëna shërbente si survejuese për kalimin këmbësor përpara një shkolle – Boyle ka qenë i pari nga familja e tij që ka shkuar në kolegj.

Është rritur edhe në një vend për të jo i dashur politikisht. Boyle ka qenë demokrati i parë që ka përfaqësuar zonën e tij në Kongresin vendor. Anipse lagjia e tij ka votuar në shumicë për Trump, zona elektorale e tij është fuqimisht demokrate. Lidhja e tij me territorin e ka ndihmuar që të fitojë si jofavorit në primaret e 2014 kundër vjehrrës së Chelsea Clinton, ish kongresistes Marjorie Margolies, pavarësisht se ajo kishte financimet dhe mbështetjen e Bill dhe Hillary Clinton. Boyle nuk është vetëm një mbështetës i Biden, është edhe një ligjvënës me imazhin dhe ngjashmërinë e tij, me një preferencë për kompromisin. Mund të ketë edhe përzierjen e duhur të guximit dhe strategjisë për të pasur sukses. «Mendoj se ka nevojë për njerëz të grupit tonë që të shërbejnë si urë», ka thënë Boyle. «Do të ishte katastrofë për demokratët që të mbeteshin të izoluar në Dhomën e Përfaqësuesve».

Boyle ka lidhur populizmin e tij ekonomik me preferencat e demokratëve të shkollës së vjetër lidhur me politikën e jashtme dhe mbrojtjn, në një fazë ku proteksionizmi dhe izolacionizmi janë bërë tendenca dominuese tek të dyja partitë. Deputeti i vetëm bir i një prindi irlandez, ka mbështetur emigracionin irlandez dhe shtetësinë për emigrantët irlandezë pa dokumenta, ndërsa partia luftonte për një reformë më të gjerë që t’i hapte një rrugë shtetësisë. Është jashtëzakonisht i vëmendshëm ndaj zbutjes së efekteve negative të Brexit duke i kërkuar qeverisë britanike që të mbrojë marrëveshjet e Good Friday që kanë paqëzuar Irlandën e Veriut. Boyle ka punuar edhe me deputetin republikan Adam Kinzinger për ruajtjen e pranisë amerikane në Siri. «Të kesh një baba dhe gjyshërit nga nëna që kanë lindur tjetërkund natyrisht që të bën më të vëmendshëm ndaj pjesës tjetër të botës», ka thënë ai.

Pozicioni politik i Boyle vërtitet në mes midis Progressive Caucus dhe centristit New Democrat Coalition: të dy grupet e konsiderojnë si anëtar të tyrin. Midis projektligjeve të para që ka paraqitur këtë vit ka një taksë pasurore për kë ka një pasuri më shumë se 50 milion dollarë, i firmosur edhe nga Elizabeth Warren, që e ka bërë nyjen e fushatës presidenciale të saj, dhe nga Pramila Jayapal, një lidere progresiste që Boyle e konsideron si një prej mikeve më të mira tl tij. Megjithatë, mbështetja e tij për politika të këtij lloji nuk ka të bëjë vetëm me një riqepje midis korrenteve demokratike apo me nevojën e mbajtjes mirë të progresistëve në distriktin e tij. Si bashkëthemelues i grupit të Blue Collar, Boyle synon që të riqepë raportet midis demokratëve dhe votuesve të working class, duke rikuperuar një lidhje që tashmë është prishur prej kohësh. Një ligj pasuror mund të duket si gjetje populiste, por Boyle e sheh si një politikë në favor të punëtorëve. Kështu, për ta rritur të ardhurën fiskale pas shpenzimeve masive për pandeminë, duke mbajtur premtimin e Biden për të mos rritur taksat për shtresën e mesme. Veç kësaj, propozimi i politikave reformiste nga ana e jakave blu mund të rikuperojë disa votues që historikisht kanë votuar për demokratët, por më pas kanë rrëshqitur drejt republikanëve, të anashkaluar nga politikat e së majtës. «E kuptoj për mrekulli se ku pozicionohet sot partia jonë midis votuesve të klasës punëtore të bardhë», ka thënë ai. «Do të na ndihmonte vërtet të luftohej ideja se jemi të paarritshëm dhe elitarë».

 

Ekipi i të moderuarve

Demokratët e moderuar nuk kanë një rol aq të rëndësishëm në influencimin  axhendës së partisë nga mandati i parë i Barack Obama. Tani, në një Uashington të drejtuar nga një demokrat i përkushtuar ndaj kompromisit – me Partinë Republikane të përçarë e të çorientuar pasi sulmi në Capitol Hill i ka mënjëanuar disi liderët e saj – të moderuarit nuk do të jenë vetëm influentë. Do të jenë themelorë për të bërë të funksionojnë ingranazhet e politikës. Disa të moderuar si Davids do të punojnë pas kuintave për të miratuar ligje centriste dhe të votueshme.

Të tjerë, si Spanberger, do të luftojnë për ta mbajtur mesazhin e demokratëve larg nga hiperbolat dhe ndërkohë do të favorizojnë hyrjen e disa republikanëve në procesin legjislativ. Kongresistë si Blunt Rochester dhe Boyle do t’i përdorin lidhjet e tyre me presidentin për të vënë në zbatim një politikë që mund të e afërt me të gjitha segmentet e koalicionit demokratik. Ata të ekipit të të moderuarve nuk do të shfaqen me deytrim sëbashku dhe nuk do të bëjnë shërbime fotografike. Mund edhe të mos shfaqen as krah për krah nëpër mitingje, por sëbashku përfaqësojnë elementë të botës demokratike që me siguri do të kenë një influencë të madhe në vitet në vazhdim. «Pavarësisht se qendra është gjithnjë edhe më e dobët në politikën amerikane, për fat në të dyja dhomat ka anëtarë që kanë stimuj realë për t’i prishur skemat dhe tentuar një kompromis», ka thënë Ryan Nickel, një ish anëtar i stafit të Kongresit që tani punon si strateg demokrat në një kompani private. «Në një ekosistem ku Trump nuk mund ta thithë më të gjithë oksigjenin nga dhoma nëpërmjet Twitter», ka shtuar ai, «do të jetë më e lehtë për këta deputetë që ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet».

(nga Persuasion)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY