Në Lituani, kufi dhe vendstrehim i njerëzve antiregjim

Në Lituani, kufi dhe vendstrehim i njerëzve antiregjim

48
0
NDAJ

Disidentët e Lindjes gjejnë strehim në Balltikun fqinj, që i mbron dhe me ta mbron vlerat e Perëndimit. Nga Thomas Mann tek makina e kohës në Vilnius.

Në brigjet e Detit Balltik, midis dunave të Nida, një fshat peshkatarësh në Lituani, Thomas Mann gjeti “vendstrehimin e tij”, do të rrëfente nipi i tij më i dashur Frido, “deri ndoshta një prelud për ekzilin”. Mann e ybulloi këtë rrip toke, gadishullin Curoni që sot është gjysma lituanez dhe gjysma rus, në vitin 1929, ja njhohu bukurinë natyrore, këtë atmosferë vendstrehimi dhe kufiri sëbashku, dhe vendosi të ndërtojë në të një shtëpi familjare me paratë e fituara nga Nobeli për Letërsinë që mori po atë vit. Kaloi shumë kohë aty nga 1930 deri më 1932, këtu shkroi “Ajo që na pret”, denoncimin e tij kundër pogromeve në Kaliningrad, dhe kur në shtatorin e 1932 u largua nuk e dinte se nuk do ta shihte më këtë vendstrehim në bregun e detit, me lagunën prapa shtëpisë. Fillimisht shtëpia ju pushtua nga nazistët, më pas ngë sovjetikët, u zhdukën të gjithë mobiljet dhe kujtimet e familjes Mann, por muret dhe çatia blu, ashtu si edhe shtëpitë e vogla me ngjyra të peshkatarëve të ngjalave të Nida, shpëtuan. Sot është një muzeum që tregon jo vetëm çfarë gjeti Mann në këtë vend – që u kishte përkitur suedezëve, rusëve, francezëve, gjermanëve, sërish francezëve, më pas lituanezëve, më pas Hitlerit dhe sërish lituanezëve, të bërë ndërkohë sovjetikë – por edhe atë që Lituania përfaqëson sot për vendet e ish Bashkimit Sovjetik dhe sidomos për disidentët që arratisen nga këto vende, përfshi edhe Rusinë: një vendstrehim dhe një kufi. Këtu gjendet shtëpi, por nuk duhet fshehur, bile mund të flasësh, të luftosh, të bësh zinxhirë njerëzorë deri në kufi për të ulëritur kundër regjimit rus, por edhe kundër të tjerëve, atij bjellorus, atij ukrainas kur ishte regjimi i tillë, atij kinez. Me Letoninë dhe Estoninë, Lituania rrëfen një histori europiane që nuk ka krahasim: vendet balltike janë të vetmit nga ish Bashkimi Sovjetik që kanë hyrë në Bashkimin Europian dhe në euro. Parë me sytë e partive, lëvizjeve dhe liderëve të opozitave të Lindjes, janë vendet që ja kanë dalë me sukses. Për këtë arësye janë bërë prej kohësh vendi i mikpritjes dhe i mbrojtjes nga regjimet: Lituania është “një prej mbrojtëseve më të zjarrta të demokracisë liberale”, ka shkruar Financial Times. Ingrid Simonyte, kryeministrja lituaneze, thotë: “Nuk kemi qenë kurrë vend kaq i sigurtë dhe kaq i gatshëm për të përballuar kërcënimet, por ky nuk është fundi i historisë. Kjo botë e ngritur mbi traktate, vlera dhe rregullash ka qenë një çikë e prishur”. Për ta rregulluar e për ta mbrojtur, Lituania shfrytëzon historinë dhe instinktin e saj.

Vendstrehimi si vokacion. Është një vokacion, por është edhe një kalkulim mjaft i saktës, dhe Margarita Seselgyte. drejtorja e Institutit të Marrdhënieve Ndërkombëtare të Vilnius, na ka thënë se Lituania gjithmonë ka pasur një ide shumë të qartë sesi duhej të sillej në politikën e jashtme: qysh nga viti 2004, kur ka hyrë në NATO dhe në Bashkimin Europian, ka filluar të vendosë linjat e pozicionit të saj ndërkombëtar. “Me t’u shpallur të pavarur, kemi filluar të pyesim se çfarë donim. Donim të ishim pjesë e Bashkimit Europian dhe e Aleancës Atlantike. Me ta arritur këtë, kemi kuptuar se duhet të kemi rolin e një ure”, na ka thënë drejtorja. Një urë midis Lindjes dhe Perëndimit, “me një këmbë të ngulur mirë në Perëndim, por ama me aftësinë për të kuptuar nevojat e Lindjes, për t’ia kuptuar problemet dhe për të provuar që t’ia zgjidhnim”.

Lituania ka qenë e para ndër republikat sovjetike që është pavarësuar, edhe pse ju desh të priste një vit, deri më 1991, që kjo pavarësi t’i njihej. “Kemi kërkuar të formulojmë një politikë të jashtme që të na mundësonte të ishim të rëndësishëm dhe pozicioni ynë na e lejon. Më pas nuk kemi harruar ndihmën që vendet e tjera na kanë ofruar në të kaluarën, sidomos ato skandinave. Tani është momenti ynë që të ndihmojmë”. Dyshime ekzistojnë pasi nuk ka qenë gjithnjë e lehtë për Lituaninë që të shërbejë si urë dhe të jetë ndër kritikët më të fortë të Kremlinit, por Vilnius nuk ka dashur të jeqë dorë nga misioni i saj: të komunikojë me vendet e Lindjes dhe t’i sjellë, t’i tërheqë po qe nevoja, më afër me demokracinë.

Vendstrehimi i bjellorusëve. 9 gushtin e kaluar janë mbajtur zgjedhjet në Bjellorusi, të cilat diktatori Aljaksandr Lukashenka pretendon se i ka fituar me 80% të votave. Por po atë natë, pas njoftimit të diktatorit që është president i vendit nga viti 1994 dhe nga koha sovjetike ka kërkuar ta lërë sa më të palëvizshëm të mundur, kanë shpërthyer protesta shumë të mëdha. Bjellorusët kanë dalë nëper rrugë për të manifestuar: qenë sidomos të rinj. Janë rrahur, arrestuar e torturuar. Pas të rinjve kanë filluar ta manifestojnë të tjerë, të çdo moshe, të çdo shtrese shoqërore. Diktatori mendonte se herët a vonë kjo lëvizje do të ndalej, kush do të rezistonte me shumë shumë kërcënime? Por bjellorusët nuk janë ndalur. Atëhere Lukashenka ka provuar që të largojë udhëheqësit e opozitës, sidomos sfidanten e tij Sviatlana Tikhanovskaya, fituesja e vërtetë e zgjedhjeve, sipas numërimit të pavarur. Kush nuk ka pranuar ta lërë Bjellorusinë është burgosur, të tjerë kanë marrë rrugën e ekzilit si pasojë e kërcënimeve dhe shumë kanë shkuar pikërisht në Lituani, vendin më fqinj, por edhe më të njohurin për ta.

Margarita Seselgyte na ka thënë se ka një raport intensiv midis bjellorusëve dhe Vilnius, se ka qenë gjithmonë një zakon për bjellorusët që të shkonin për pazar, për pushime apo për të studiuar në Lituani dhe, kur kanë shpërthyer protestat, Vilnius nuk mund të shmangej. Përpjekjet e para për të ndihmuar bjellorusët kanë ardhur nga shoqëria, kanë qenë qyetarët të parët ata që kanë ofruar mbrojtje. Kishte nga ata që shkonin në kufi për t}i pritur disidentët, ndërsa qeveria fillimisht ka kërkuar që ta ruante një lloj distance: “Opozita bjelloruse është kundër Lukashenka, ama nuk është antiruse, përkundrazi. Për këtë arësye ishte e komplikuar që të vendosej një raport i balancuar”, na shpjegon Seselgyte. Pavarësisht kompleksitetit të situatës, kur është bërë fjalë për të ndihmuar, qeveria nuk është tërhequr prapa. E ka mirëpritur lideren e opozitës dhe e ka bërë të ndjehet e sigurtë, nuk ka ushtruar presione, por kjo ka qenë thelbësore me qëllim që ajo të mos dorëzohej.

Lituanezët janë demonstruar shumë të ndjeshëm ndaj çështjes bjelloruse dhe 23 gushin e kaluar, qytetarët e pajisur me flamuj kuqebardhë janë kapur dorë për dore për të kujtuar zinxhirin njerëzor shumë të fuqishëm që banorët organizuan midis Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë për të kërkuar pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Ka qenë një gjest i rëndësishëm, lituanezët ua kanë kushtuar bjellorusëve fitimin e pavarësisë së tyre. Këtë javë Lukashenka ka mbyllur kufijtë dhe nuk është më e mundur për qytetarët që duan të ikin nga regjimi të shkojnë në vendet fqinje, tani nuk ekziston më as mundësia e një strehimi, por për bjellorusët që kanë arritur të largohen ndjesia është se Vilnius është një qytet i konceptuar edhe për ta: “Qeveria lituaneze ka investuar shumë për bjellorusët, sidomos në infrastruktura, ka qenë një zgjedhje e arësyeshme”, na ka thënë drejtorja”.

Vendstrehimi më në perëndim. Midis balltikëve, Lituania ka qenë gjithmonë vendi më aktiv kundër Rusisë. Është edhe vendi ku pakica ruse është më pak e pranishme, është në masën 6% kundrejt 25% të Letonisë dhe Estonisë. Por gjatë këtyre viteve Vilnius nuk ka qenë vetëm vendstrehimi i bjellorusëve apo i ukrainasve në luftë kundër regjimeve të tyre mike të Moskës, por edhe i disidentëve rusë që i kundërvihen Kremlinit. Pavarësisht ndjenjës së mosbesimit që ushqejnë qeveritë lituaneze, nuk kanë refuzuar kurrë që të mirëpresin këdo që vinte nga Rusia në kërkim të një mbrojtjeje. Në Lituani është strehuar uebsajti rus i informacionit Meduza. Në Lituani jeton Leonid Volkov, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Alexei Navalny, dhe aktivistë të tjerë. “Ndihmimi i të tjerëve në betejën e tyre për demokraci është edhe një mënyrë për të ruajtur sigurinë tonë. Ne kemi pasur një regjim – na ka thënë Margarita Seselgyte – dhe për këtë arësye jemi gjithmonë të matur. Është një çështje parimi, besimi në demokraci, por edhe një çështje kalkulimi”.

Me që ra fjala: regjimi kinez. Qysh në fillim të marsit ishte i qartë vendimi nga ana e qeverisë së Lituanisë që të largohej gjithnjë e më shumë nga Kina e Xi Jinping. Të dy vendet nuk kanë pasur kurrë një traport varësie ekonomike, bile vitet e fundit ka qenë sidomos Pekini ai që e ka përdorur Lituaninë për transportin hekurudhor të mallrave. Më 3 mars Ministria e Ekonomisë së Vilnius ka thënë se qeveria do të hapte brenda vitit një zyrë përfaqësie në Tajvan, pikërisht teksa Lituania ishte një prej vendeve të para të Europës Lindore që ka hapur debatin në parlament lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut në Ksiniang. Kur Bashkimi Sovjetik ka sanksionuar Kinën, Pekini ka reaguar me kundërsanksione ndaj përfaqësuesve të ndryshëm të demokracive europiane, midis të cilëve Dovile Sakaliene, parlamentar i Partisë Socialdemokrate të Lituanisë.

Në fund të majit parlamenti lituanez ka miratuar një rezolutë që e quan “genocid” atë të ujgurëve në Ksiniang. Më pas ka ardhur një njoftim akoma edhe më i rëndësishëm:  Gabrielius Landsbergis, ministër i Jashtëm, ka thënë se Lituania do të dalë nga grupi “17+1”, sistemi i bashkëpunimit midis Kinës dhe Europës Qendrore. Është “kalkulim i pastër”, nuk ka asgjë politike brenda, ka thënë për South China Morning Post pak ditë më parë Diana Mickeviciene, ambasadorja lituaneze në Kinë. Në fakt, të gjithë këto vendime janë shumë politike dhe këtë e demonstron reagimi i mediave zyrtare kinezë, që e përshkruajnë Lituaninë si një “mashë” të Perëndimit, “e cila luan një rol aktiv në përhapjen e fake neës”. “Sigurisht që nuk është vendim politik”, është shprehur Mantas Adomenas, zëvendësministër i Jashtëm i Lituanisë. “17+1 është një platformë që krijon struktura të ndryshme klientelizmi dhe një rrjet influence politike që duket se ka so objektiv atë të dobësimit të Bashkimit Europian. Këto përpjekje kundër unitetit të Europës janë serioze dhe duhet të ketë një përgjigje unitare. Lituania është shumë e ndjeshme ndaj dobësimit të demokracisë dhe të lirisë”.

Është gjëja që frikëson më shumë se Kina: “Ideologjia komuniste mbizotëron në disa vende dhe kjo shikohet në agresivitetin e tyre ndaj vendeve fqinje. Ne jemi shumë të matur lidhur me këtë: kemi një traditë të gjatë të konfrontimit me perandoritë dhe duam që e drejta ndërkombëtare të mbizotërojë, ashtu si respektimi i të drejtave të njeriut. Të dyja gjërat mungojnë në Kinë, për shembull në Ksiniang apo në Hong Kong. Është vend ku një parti e vetme vendos dhe kontrollon atë që njerëzit duan të thonë apo deri të mendojnë. Kjo na frikëson dhe është për këtë arësye që duam të vendosim një distancë midis nesh dhe atyre”.

Lituania është bërë edhe destinacioni i shumë disidentëve: “Ka dy arësye për këtë. Jemi në NATO, në Bashkimin Europian, por jemi edhe shumë afër me Rusinë, me Bjellorusinë. Është avantazhuese për një disident që të qëndrojë gjeografikisht afër, por gtjithësesi i mbrojtur nga një vend me një shtet të së drejtës. Por ka edhe një arësye edhe më të thellë: qysh nga shekulli i XVI mirëpresim disidentë”. Adomenas citon historinë e princit Andrey Kurbsky, që u arratis në Lituani sepse persekutohej nga Ivani i Tmerrshëm. “Kemi një traditë të gjatë me njerëz që arratisen nga lindja për të kërkuar lirinë dhe shtetin e së drejtës. Kohët e fundit kemi gjithnjë e më shumë disidentë rusë, por shpresoj se do të vijnë edhe ata të Hong Kongut”.

Kur Lituania fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, Nida, vendstrehimi i Mann, u bë thuajse një fshat fantazëm: prej kohësh ishte bërë një destinacion i dashur nga nomenklatura sovjetike. Në vitet Gjashtëdhjetë, midis qershorit dhe gushtit, kishte postblloqe rrugore qö i pengonin lituanezët ta përshkonin gadishullin. Sot Nida ka rigjetur sharmin dhe bukurinë, shpaloset në detin që sipas marinarëve është më i bukuri i të gjithëve dhe në tetor i jep ngjyrë qelibari plazheve – pika më perëndimore e Lituanisë. Prej disa ditësh në Vilnius është shfaqur diçka e re: ka një portë rrethore të instaluar afër stacionit të trenit të kryeqytetit nga ku shikohet jeta e qytetarëve të një qyteti tjetër. Tani shikohen banorët e Lublinit në Poloni, që janë 700 kilometra larg, por që nëpërmjet kësaj porte apo “makine të kohës”, siç e kanë quajtur ideuesit e saj, bëhen fqinj, të afërt. Objektivi i këtij projekti, që është krijuar në qendrën e novatorizmit të Vilnius Tech, Politeknikut  të qytetit, është ai i krijimit të “një ure që di të bashkojë, një ftesë për të shkuar përtej paragjykimeve dhe mosdakordësive”. Një tjetër kufi i këtij vendi – vendstrehim që shikon nga perëndimi.

(nga Il Foglio)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY