Marrëdhëniet e komplikuara midis një Rusie të pakënaqur dhe një Europe të...

Marrëdhëniet e komplikuara midis një Rusie të pakënaqur dhe një Europe të përçarë

53
0
NDAJ

Ashtu si në 2014, Rusia është kthyer në qendër të vëmendjes në vijim të ngjarjeve të mirënjohura që kanë parë të përfshirë opozitarin Alexei Navalny. Por ndodhia, të paktë për sa i përket raporteve midis Bashkimit Europian dhe Rusisë, nuk është ezauruar me vendimin e braktisjes së protestave në rrugë. I këtij fakti është dëshmitar vizita e Josep Borrell, Përfaqësuesit të Lartë për Punët e Jashtme të Bashkimit Europian, në Moskë ku është takuar me homologun e tij rus Sergej Lavrov. Vizita është konkluduar me një konferencë për shtyp, e konsideruar nga shumë si një poshtërim në dëm të ish ministrit të jashtëm spanjoll. Është folur shumë sesa ka qenë një zgjedhje e gabuar dhe e të gjitha alternativave që do të kishte pasur: nga mosshkruarja në Rusi në përgjigjen me vendosmëri të madhe ndaj akuzave dhe insinuatave të Lavrov. Por me siguri vizita ka qenë e dobishme për të çjerrë atë vel hipokrizie në marrëdhëniet bilaterale që ishte krijuar pas periudhës 2014 – 2015, me pushtimin e Krimesë dhe me ideimin e Protokollit të Minskut.

Në diskutimin e tij në Parlamentin Europian, Borrell ka dashur të kujtojë se çdo vit verifikohen rreth 20 takime bilaterale zyrtare në nivele diplomatike të ulëta, ndërsa në vijim të vendosjes së sanksioneve të 2014, kanë qenë gjithnjë e më të rralla vizitat diplomatike e nivelit të lartë. Faktikisht, Rusia është përjashtuar nga formati G8, i shndërruar në G7, dhe samitet bilaterale, që parashikonin dy takime vjetore, janë anulluar. Takimi i fundit kokë më kokë midis ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian dhe Rusisë i përkiste prillit të  2017, datë në të cilën është verifikuar vizita e vetme e Përfaqësueses së Lartë të atëhershme Federica Mogherini. Padyshim, përyënia e tre diplomatëve të Bashkimit Europian gjatl takimit, çfarëdo të thotë Lavrov, ka qenë ndoshta lëvizja më e qartë, bashkë me vetë falët e ministrit rus, e shpjegimit të gjendjes së diplomacisë euro – ruse. Një prishje e mëtejshme sigurisht që më pas përbëhet nga sanksionet e reja, të lidhura me rastin Navalny, të drejtuara ndaj personazheve të dorës së parë të institucioneve ruse.

 

Reagimet e Parlamentit Europian 

Në intervistën e tij në televizionin Rossija me Vladimir Soloviev, shumë e dobishme për të kuptuar linjën zyrtare e Rusisë, Lavrov i është referuar marrëdhënieve të brendshme të vetë Bashkimit Europian, duke pohuar se përfaqësues të disa shteteve e kanë kontaktuar për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj sanksioneve të reja. Megjithëse kjo deklaratë e tij nuk mund të verifikohet kështu, padyshim që ekzistojnë përçarje të mëdha brenda Bashkimit Europian, por edhe brenda vetë shteteve anëtare. Kjo e bën shumë të vështirë përcaktimin e një linje të përbashkët për t’u ndjekur, gjë që siç duket nga fjalët e Lavrov, është objekt i një përçmimi të caktuar nga ana e Rusisë. Gjatë debatit lidhur me vizitën e Borrell të mbajtur në Parlamentin Europian parlamentarë të ndryshëm kanë ndërhyrë duke u bërë zëdhënës pozicionesh shumë të ndryshme midis tyre. Ndoshta konvenion të niset nga pozicionet e tre eksponentëve të mazhorancës, domethënë të Katia Piri, parlamentare hollandeze e S&D; Michael Gahler, parlamentar gjerman i EEP dhe Dacian Çiulos, parlamentar rumun i RE. Të tre kanë mbajtur një linjë të ngjashme: kanë shprehur kundërshtinë e tyre ndaj vizitës jo edhe aq prej “poshtërimit” të Borrell sesa për shkak të qëndrimit të Rusisë. Veç kësaj, kanë kërkuar miratimin e sanksioneve të reja dhe lirimin e Navalny, por duke kërkuar që të ruhen kanalet diplomatike sa më shumë të jetë e mundur. Në një farë kuptimi vizioni i tyre kujton atë në bardhezi të shumicës së parlamentarëve amerikane, për të cikët në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare Rusia është një forcë përçarëse që mbjell turbullira, ndërsa fuqitë e tjera (Bashkim Europian dhe Shtete të Bashkuara) janë bastion i demokracisë dhe i të drejtave.

Katër parlamentarët e tjerë që lanë ndërhyrë në debat kanë pasur një qasje më pak uniforme dhe këtu konvenion të analizohen veçmas pikëpamjet e tyre. Thierry Mariani, konservator francez i ECR (parti opozitare), e ka përshëndetur Borrell për kurajën diplomatike që ka shkuar në vizitë, duke kundërshtuar mendimin e vetë aleatëve të tij. Mariani ka folur për realpolitikë dhe nevojë për pasjen e një qasjeje realiste për të cilën çdo “bllok” ndjek interesat e veta. Lidhur me këtë ka cituar projektin ruso – gjerman të gazsjellësit Nord Stream 2 (për të cilin do të flasim më poshtë). Kolegia e tij e partisë, parlamentarja polake Anna Fotyga (anëtare e PiS, që ka votuar në favor të Komisionit Von Der Leyen), ka shprehur në fakt një mendim të kundërt. Sipas mendimit të saj, është bërë fjalë për të udhëtim të dëshiruar nga vendet më të fuqishme të Bashkimit Europian, megjithë mendimin kundër e një shumice shtetesh europianolindore. Udhëtim që i ka mundësuar Rusisë të tregojë një provë force ndaj Bashkimit Europian, duke e konsoliduar konsensusin në pritje të zgjedhjeve të shtatorit dhe duke forcuar midis rusëve bindjen se janë të rrethuar nga armiq.

Shumë e vendosur ka qenë linja e avancuar nga Clare Daley, parlamentare irlandeze e GUE/NGL. Diskutimi i saj është çelur me një denoncim të rusofobisë, që sipas mendimit të saj gëlon në Parlamentin Europian. Më pas është lëshuar kundër Navalny, duke pohuar se në Europë deklaratat e kaluara të saj lidhur me emigrantët do të përbuzeshin nga kushdo dhe se megjithatë konsensusi i saj është thuajse i parëndësishëm. Faktikisht, nuk do të ishte folur aspak, ka vazhduar Daley, vetëm sikur të mos kishte ndodhur në Rusi. Për parlamentaren irlandeze bëhet fjalë për një axhendë politike kundër Rusisë; një pretekst për të mbështetur industrinë ushtarake. Konkluzioni i saj është se Europa duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje shkeljes së të drejtave të njeriut që ndodhin brenda saj ( indipendentistët katalanas dhe afera Assange). Në vend që të ligjërojë lidhur me Rusinë. Opinionet shumë të ashpra të saj tregojnë atë linjë të brishtë që ekziston midis pranimit dhe denoncimit të problemeve të shoqërisë tënde dhe bërjes duke treguar solidarietet ndaj një modeli autokratik dhe represiv si ai rus. Bëhet fjalë për njël problem që Europa e ka parë tashmë, në rrethana dhe me ideologji të ndryshme, në vijim të përçarjes së frontit komunist pas ngjarjeve të vitit 1956 në Hungari.

Shumë e vëmendshme ka qenë analiza e Sergej Lagondinskij, parlamentar gjerman i të Gjelbërve, që për shkak të origjinës ruse (shpesh ka ndërhyrë direkt edhe në televizionet ruse gjatë protestave për të komentuar situatën) me siguri që ka një perspektivë të veçantë. Lagodinskij e ka hapur diskutimin duke ju referuar përvojave të manifestuesve të veçantë, për të konkluduar më pas se duhet pushuar së kërkuari bashkëpunimin dhe treguar një qëndrim më të ashpër. Në ndryshim nga të tjerët, nuk e ka kritikuar vizitën e Borrell, por ka theksuar se ka qenë e dobishme të reflektojnë ato shtete (Franca dhe Gjermania) që kanë shtyrë një gjë e tillë të ndodhte. Së fundi, ka dneoncuar hipokrizinë e qeverisë gjermane, që pavarësisht se kërkon sanksione, vazhdon me ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2.

 

Rasti Nord Stream 2

Ndërtimi i këtijë gazsjellësi është një tregues i raporteve midis Bashkimit Europian, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Fuqimisht e dëshiruar nga Gjermania, vepra ka filluar më 2018 me qëllim dyfishimin e gazsjellësit ekzistues Nord Stream. Lindja e projektit, që i përket vitit 2005, është kuruar nga ish kancelari gjerman Gerhard Schroeder (SPD), i famshëm për raportet e tij të ngushta me Putinin dhe Rusinë. Jo rastësisht ai mban për momentin postet e Presidentit të Këshillit Administrativ të grupit Nord Stream AG (që posedohet në masën 51% nga kompania monopoliste e gazit rus Gazprom) dhe të Rosneft (kompanisë monopoliste ruse të naftës).

Përfundimi i punimeve, i parashikuar për fundin e 2019, por i përfunduar në gjysmën e dytë të 2021, është një shenjë e qartë e betejës politike që ka lindur rreth këtij projekti dhe që sheh protagonistë anëtarë të ndryshëm të Bashkimit Europian, shpesh në kampe të kundërta (duke konfirmuar atë që thoshte Lavrov). Në favor të projektit janë sigurisht Gjermania, Austria, Hollanda: të gjitha vende që kanë kompani të përfshira në financimin e projektit (i poseduar në masën 51% nga Gazpromi). Bën përjashtim Franca, që megjithëse fillimisht e ka mbështetur projektin dhe megjithëse një kompani franceze zotëron 9% të aksioneve, është treguar ngurruese në mbështetjen e ndërtimit. Armiq të betuar janë më pas Komisioni Europian (në veçanti ai i drejtuar nga Juncker deri më 2019), Shtetet e Bashkuara, Polonia dhe një numër i caktuar i vendeve europianolindore. Kështu që është evidente se nuk bëhet fjalë për “thjesht çështje biznesi” siç tenton ta paraqesë Gjermania.

Në një moment të parë, ndërtimi nuk është ndeshur me pengesa të veçanta dhe seksioni rus, suedez dhe finlandez janë ndërtuar duke respektuar ecurinë e punimeve. Shenjat e para e një vonese të mundshme janë bërë të qarta vetëm në momentin e kërktimit të autorizimit për të ndërtuar në ujërat daneze. Faktikisht më 2017 në Danimarkë ka hyrë në fuqi një ligj që mundëson vendosjen e një vetoje ndaj këtyre lloj ndërtimesh në ujrat territoriale. Për pasojë, projektit i është dashur të pësojë ndryshime dhe ta modifikojë njollën fillestare, për të shmangur ujërat territoriale daneze. Megjithatë, edhe për të hyrë në Zonën Ekonomike Ekskluzive daneze ka qenë e nevojshme leja, e cila është dhënë vetëm në tetorin e  2020, thuajse një vit pas kërkesës së Nord Stream e bërë më 18 dhjetor 2019 dhe në afërsi të skadimit të parashikuar nga ligji danez. Shumë kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë bërë presione ndaj Danimarkës duke shkaktuar kështu këtë vonesë të madhe me humbje pasuese nga ana e konsorciumit Nord Stream.

Në komplikimin e situatës ka ardhur një amendament, i dëshiruar nga Komisioni Europian (qartazi në prizmin antiNord Stream 2), për Direktivën Europiane të Gazit të 2009. Në vijim të këtij amendamenti, të gjitha kërkesat e nevojshme për ndërtimin e gazsjellësve brenda Bashkimit Europian janë shtrirë edhe mbi gazsjellës të ardhur nga jashtë tij. Një prje kërkesave është që kompania e cila merret me sistemin e transmetimit (për pasojë, edhe të gazsjellësit) nuk mund të jetë e njëjta që nxjerr dhe furnizon gazin (Gazprom); kjo të paktën për “pjesën europiane” të gazsjellësit, domethënë pjesën gjermane ku ndodhet interkonektori i parë nga ku gazi më pas rrjedh tjetërkund. Një rrugë e shkurtër e mundshme do të ishte t’i besohej sistemi i transmetimit një prej shumë kompanive bija të Gazpromit siç ndodh tashmë në Serbi. Përveç kësaj, Gazpromi do të detyrohet që të jetë shumë më transparent lidhur me tarifat. Nord Stream AG ka tentuar që të garantojë përjashtim nga këto kërkesa, duke paraqitur kërkesë në entin rregullues gjerman, që e ka refuzuar, duke pohuar se vepra nuk mund të quhet e përfunduar përpara 23 majit 2019, ditë e hyrjes në fuqi e amendamentit.

Është pastaj edhe çështja e sanksioneve amerikane që ka pasur dhe ka akoma një rol themelor në vonesën e ndërtimit të gazsjellësit. Fillimisht, Nord Stream ishte kursyer nga sanksionet për të mos dëmtuar interesat gjermane. Megjithat, më 15 korrik 2020 seksioni 232 i CAATSA (Countering America’s Adversaries Through Sanctions Act) është shtrirë edhe mbi Nord Stream 2. Së fundi, më 1 janar 2021, në vijim të miratimit nga ana e Kongresit e NDAA (National Defense Authorization Act for fiscal year 2021), janë konfirmuar sanksione të mëtejshme. Vetë NDAA në 2020 kishte pasur si pasojë të menjëhershme tërheqjen e anijeve tubvënëse e foltës së kompanisë zvicerane AllSeas. Puna është çuar më tej, shumë më ngadalë, nga anija ruse Fortuna dhe më pas i është shtuar edhe Akademik Cherskiy për t’i përfunduar kilometrat e mbetura. Pastaj, sanksionet bëjnë që pak entitete të huaja janë të gatshëm ta certifikojnë gazsjellësin; për zgjidhjen e këtij problemi Gazpromi krijoi një kompani të veten në gjendje ta jap këtë certifikim.

 

Pasojat e Nord Stream 2 ndaj Ukrainës dhe Polonisë

Në 30 vitet që shkojnë nga vitet ’90 deri më 2021, raporti midis Ukrainës dhe Rusisë për çështjen e gazit ka parë një zhbilancim në favor të Rusisë. Në 1990, 90% e gazit rus të shitur në Europë kalonte nëpër Ukrainë; me ndërtimin e infrastrukturave të reja (Yamal – Europe, Blue Stream dhe Nord Stream) fluksi i gazit është diversifikuar, duke i hequr fuqi kontraktuese Ukrainës. Në fundin e 2019, Gazpromi dhe Naftogazi (kompania e shtetëzuar ukrainase e gazit) kanë nënshkruar një kontratë të re që i garanton Gazpromit kalimin e 60 miliard metrave kub gaz (bcm) në 2020 dhe 40 bcm nga 2021 deri më 2024 nëpërmjet gazsjellësve ukrainas. Bëhet fjalë për një kontratë me tarifë fikse (domethënë nuk do të zvogëlohet në rast përdorimi më të vogël) dhe prandaj Gazpromi do të shtyhet që ta përdorë sa më maksimalisht. Megjithëse sasia e nënshkruar është më e vogël se 90 bcm e tranzituar në territorin ukrainas më 2019, integrimi më i madh i Ukrainës në sistemin europian do ta bëjë ish republikën sovjetike gjithnjë e më pak të varur nga Rusia dhe nga investimet relative. Për ta favorizuar këtë proces, Ukraina ka lëvizur drejt përshtatjes me rregullat europiane, duke e shkëputur sistemin e transmetimit (domethënë tërërsinë e gazsjellësve) nga Naftogazi, duke krijuar GTSOU.

Kundërshtimi i Polonisë ndaj projektit Nord Stream 2 është faktikisht i kuptueshëm nëse merret në konsideratë strategjia polake e diferencimit të importit të gazit, sidomos nëpërmjet blerjes së sasive më të mëdha të LNG (Liquefied Natural Gas) nga Europa Veriore dhe nga Shtetet e Bashkuara. Gjithmonë me këtë finalitet mund të interpretohet rinovimi i munguar i marrëveshjes midis Rusisë dhe Polonisë, e skaduar më 15 maj 2020, për përdorimin e gazsjellësit Yamal. Faktikisht, shteti polak që operon sistemin e transmetimit fitonte shumë pak nga kalimi i gazit rus në territorin e vet për shkak të interesave që duhej ta shpërblente Gazpromin që kishte financuar të gjithë projektin në fillimvitet 2000. Një tjetër marrëveshje afër skadimit është i furnizimit të drejtpërdrejtë nga Rusia në Poloni, që i përket vitit 1996, dhe që do të skadojë më 2022, por që njëlloj nuk do të rinovohet. Megjithatë, duke ju qëndruar rregullave europiane, kjo do të thotë se Gazprom do të mund të prenotojë me paralajmërim të shkurtër dhe për periudha të shkurtëra sasi të vogla gazi, në rast se Nord Stream 2 nuk do të përfundonte apo nuk do të merrte autorizimin për të operuar me regjim të plotë dhe kërkesa europiane ta kalonte sasinë e nënshkruar në marrëveshjet me Ukrainën.

(nga Scomodo)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY