Lufta hibride e Moskës

Lufta hibride e Moskës

693
0
NDAJ

Edhe mënyra e bërjes së luftës ndryshon dhe lufta hibride e Moskës, që ka përfituar nga metoda të reja konfrontimi, i është një shembull.

 

Në 50 vitet e fundit është asistuar në një ndryshim konceptual të asaj që e identifikojmë si luftë. Një konfrontim i drejtpërdrejtë, me intensitet të lartë dhe në shkallë të gjerë midis dy shteteve sovrane është bërë gjithnjë e më i pamundur, por kjo nuk do të thotë se bota e sotme është më paqësore: zhvillimi në fushën e armatimeve ka shkaktuar një reduktim të hendekut sulmues midis ushtrive të rregullta dhe aktorëve joshtetërorë.

 

Contrators dhe luftë me prokurë

Le të kihet parasysh mënyra me të cilën Shtetet e Bashkuara kanë realizuar fushatën ushtarake kundër famëkeqit Shtet Islamik. Për ta kufizuar në minimum humbjen e ushtarëve amerikanë, administrata amerikane i ka realizuar operacionet nëpërmjet bombardimeve ndaj bastioneve të ISIS-it dhe duke armatosur e duke financuar YPG-në kurde, që ka luftuar një proxy war për llogari të fuqive perëndimore. Të njëjtën gjë po bëjnë rusët në Siri, duke ua lënë operacionet në terren ushtrisë së al Assad dhe atyre që quhen contractors. Faktikisht, në optikën e kufizimit të humbjeve dhe shmangies së pagimit të barrës elektorale të një fushate ushtarake, shtetet sovrane kanë nisur të përdorin kompani të ndryshme contractors për të bërë punën e ndyrë në teatrat e luftës. Bëhet fjalë për mercenarë, ish ushtarakë të punësuar nga kompani private që fitojnë një tender qeveritar dhe kryejnë operacione të caktuara në vend të ushtrisë së rregullt. Një fenomen që sot është i përhapur në nivel global. Rusia i ka përdorur gjerësisht këto kompani private në Ukrainë e në Siri, sidomos nëpërmjet Wagner Group. Për të cilin është folur kohët e fundit me përhapjen online e një videoje të vitit 2017 ku disa contractors të kompanisë Wagner torturojnë, i presin kokën dhe gjymtyrët një burri sirian, i rekrutuar me forcë, që donte të dezertonte nga ushtria. Metamorfoza e konceptit të luftës është i qartë: sot lufta është hibride.

 

Lufta hibride

Një përkufizim i parë i hybrid warfare i përket viteve ‘60. Në librin e tij A Worldwide Mutiny-war, Evgeny Messner, një strateg ushtarak i emigruar nga Rusia, shkruan sesi guerrilja, terrorizmi, sabotimi dhe propaganda do të merrnin një rëndësi të madhe në vitet në vazhdim. Analiza e tij i mori elementët pikërisht nga shqyrtimi i rrezikshmërisë së rritur të grupeve paraushtarake në raport me forcat e rrregullta. E kotë të thuash sesi ky tekst është bërë me rëndësi jetike për oficerët rusë dhe është pikërisht Rusia vendii që i shfrytëzon më shumë teknikat e luftës hibride.

Në realitet, nga këndvështrimi i Moskës, kanë qenë pikërisht Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre ata që kanë “sulmuar” të parët. Putin nuk e ka fshehur kurrë faktin që revolucionet me ngjyra në Gjeorgji (2003) dhe Ukrainë (2004), që kanë sjellë në pushtet qeveri properëndimore në dy vendet besnikëria e të cilëve konsiderohej me rëndësi jetike për Kremlinin, kanë qenë frymëzuar nga propaganda perëndimore, edhe falë OJQ-ve të shumta aktive në fushën e zhvillimit të  institucioneve demokratike dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Gjithmonë sipas Moskës, e njëjta gjë ka ndodhur gjatë Pranverës Arabe, me efekte shumë më katastrofike për stabilitetin e vendeve MENA (Lindje e Mesme dhe Afrikë Veriore). Gjithçka në kurriz, përveçse të popullsive lokale, të vetë Rusisë, që kishte parë t’i pakësohej edhe më influenca tashmë e dobët që kishte në rajon, që i detyrohen raporteve të vjetra që Kremlini mbante më disa prej regjimeve të kësaj zone të botës. Për të shmangur që kjo të përsëritej edhe në brendësi të kufijve të tij, sapo është zgjedhur President për herë të tretë, Putini ka nxiiatuar që të miratojë një ligj, i cili i detyron OJQ-të që veprojnë në territorin rus dhe që marrin financime nga jashtë të regjistrohen si “agjentë të huaj”, duke ua kufizuar faktikisht veprimtarinë.

Por gjatë viteve të fundit, në termat e luftës hibride, Kremlini ka zhvilluar edhe një kapacitet të fortë sulmues. Gjenerali Gerasimov, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, ka pohuar në 2013 se përdorimi i mjeteve joushtarake për arritjen e objektivave politike e strategjike për arritjen e objektivave politike e strategjike ka rezultuar shumë më efikas respektivisht përdorimit të forcës.

Këto mjete do të përfshinin operacione speciale dhe shfrytëzimin e opozitës së brendshme për krijimin e një gjendjeje jostabiliteti permanent brenda vendit armik, ashtu si përhapja e informacioneve të caktuara të prirura që të kushtëzojnë opinionin publik e vendit rival.

Në eksplicit akoma ka qenë Koloneli Zarudnitsky, i cili ka shpjeguar sesi duhet të përdoren mjetet e përshkruara nga Gjenerali Gerasimov. Sipas Zarudnitsky, “agresori hibrid” duhet të individualizojë frakturat kryesore sociale brenda vendit të përcaktuara si objektiv, pastaj, nëpërmjet makinës së fuqishme të propagandës, duhet ta ashpërsojë konfliktin social deri sa ta çojë në një kundërshtim të armatosur ndaj qeverisë legjitime në pushtet në vendin objektiv, duke e çuar në pragun e një lufte civile.

Pastaj agresori duhet të mobilizojë forcat e armatosura të tij për të ushtruar presion ndaj qeverisë legjitime që ta bëjë të mos ndërhyjë ushtarakisht kundër opozitës, duke e vonuar sa më shumë shpërthimin e luftimeve, në mënyrë që të ketë kohë të financojë dhe armatosë rebelët. Me shpërthimin e luftës civile, agresori duhet të ndërhyjë në vendiin objektiv falë edhe ndihmës ssë kompanive private për përmbysjen e qeverisë legjitime.

Bëhet fjalë për teori të pastër, megjithatë në “Doktrinën Ushtarake të Federatës Ruse” të miratuar në 2014 nga Putini, janë të pranishme disa metoda tipike të luftës hibride: krijimi i zonaave të përhershme të luftimeve brenda shteteve armike, pjesëmarrja e trupave të çrregullta dhe e kompanive private ushtarake, metoda veprimi asimetrike dhe indirekte, përdorimi i forcave politike dhe i lëvizjeve sociale të financuara e të kontrolluara nga jashtë. Po ta shikosh mirë, është pikërisht kjo që ka ndodhur në Ukrainë në 2014.

 

Lidhjet me krimin e organizuar

Në shfrytëzimin e metodave joushtarake, Kremlini është shtyrë deri më tej, duke arritur që të bëhet aleat me krimin e organizuar, siç është dënuar nga prokurori spanjoll Jose Grinda Gonzales. Gjëja nuk habit aspak, po të kihet parasysh përzierja midis botës politike, biznesit dhe krimit e pranishme në Rusi qysh nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Në një moment ku shteti ishte i dobët kishte mundur të krijohet një lloj pakti social midis autoriteteve dhe gangsterëve, që parashikonte se një nivel i caktuar aktivitetesh ilegale toleroheshin boll që grupet kriminale të mos sfidonin qeverinë. Nga ana tjetër, qysh gjatë luftës së dytë çeçene Moska kishte vendosur që të paguante grupet kryesore kriminale e rajoneve rebele që të mos i mbështesnin rebelët, duke e bërë më të lehtë detyrën e ushtarakëve.

Kjo marrëdhënie e sëmurë midis autoriteteve dhe krimit të organizuar është zhvilluar deri në pikën sa të përdornin gangsterët për detyra të caktuara, si futja klandestine e njerëzve, armëve dhe pajimeve në brendësi të një vendi, siç ka ndodhur gjatë tentativës së grushtit të shtetit në Malin e Zi në 2016, i mbështetur nga Moska, apo ppër kryerjen e vrasjeve, anipse jo të nivelit të lartë – ato mbesin detyrë e shërbimeve të inteligjencës, siç ka ndodhur me vrasjen e ish punonjësit të FSB-së Litvinenko në 2006 dhe atentatin e ish punonjësit të GRU-së Skripal në 2018 (të dy në territorin anglez). Kriminelët e zakonshëm janë rekrutuar nga Kremlini për të vrarë pjesëtarët me profil të ulët e lëvizjeve separatiste çeçene apo të Kaukazit Verior siç ka ndodhur në Vjenë dhe në Stamboll. Këto lidhje shtrihen edhe në Europë.

 

Luftë kibernetike

Ekziston edhe një fushë tjetër ku Moska u beson kriminelëve të zakonshëm. Megjithëse në vitet e fundit Rusia e ka forcuar kapacitetin e saj për të lëshuar sulme kibernetike, jo të gjitha operacionet kryhen nga shërbimet e siguurisë ruse. Në disa raste, si sulmi ndaj sistemit qendror të NASDAQ i vitit 2010, Moska u është drejtuar hacker freelance. Dyshohet se disa prej tyre kanë mbështetuur operatorët kibernetikë e shërbimeve të sigurisë ruse edhe gjatë sulmeve informatike ndaj Estonisë (2007), Gjeorgjisë (2008) dhe Ukrainës (2014), për të  bllokuar sistemet informatike mbrojtëse të dy vendeve, në atë që është faktikisht një luftë kibernetike, tjetër komponente e luftës hibride.

Në fakt duket se kanë qenë hacker-ët e Kremlinit ata që kanë vjedhur në 2016 mijëra e-mailat e anëtarëve të Partisë Demokrate amerikane, por t’ua botuar më pas përmbajtjen, duke e vënë në siklet serioz kandidaten presidenciale Hillary Clinton, ashtu si përhapjen në rrjetet sociale e informacioneve false pranë elektoratit amerikan falë përdorimit të bot-eve, domethënë llogarive false. Këto aktivitete janë eksperimentuar në vende të ndryshme europiane dhe synojnë të influencojnë elektoratin e vendeve të mësipërme për ta drejtuar votën drejt partive proruse, duke përdorur për këtë qëllim edhe mediat, të tilla si revista online Sputnik apo televizioni Russia Today.

Duket sikur strategjia e Kremlinit është që të destabilizojë kampin perëndimor, duke i larguar vendet e Bashkimit Europian nga Shtetet e Bashkuara dhe, njëkohësisht, duke synuar minimin e kohezionit e vetë Europës. Në periudhë afatshkurtër, objektivi do të ishte heqja e sanksioneve, por në një perspektivë më afatgjatë objektivi duket se është riiorientimi i Europës, që mbetet partneri i parë tregtar i Moskës, drejt Rusisë.

 

Financiame elektorale

Për ta realizuar një gjë të tillë Kremlini avancon edhe traditën e vjetër sovjetike e financimit të partive të afërta me Rusinë. Në vitet e fundit janë financuar parti të ekstremit të djathtë e të ekstremit të majtë, të paktën në politikë të jashtme, drejt Rusisë. Këto financime nuk vijnë drejtpërsëdrejti nga rezervat e Federatës Ruse, por nga banka apo biznese të kontrolluara nga njerëz të afërt me Kremlinin. Në Francë, Front National i Marine Le Pen, parti euroskeptike dhe proruse që ka përsëhdnetur fushatën e Moskës që synonte pushtimin e Krimesë, që ka marrë hua 9 milion euro nga një bankë ruse e drejtuar nga një aleat i ngushtë i Putinit.

 

Gazi

Ana tjetër e medaljes është shantazhi. Për dy herë, më 2006 e më 2009, Moska i ka prerë furnizimet e gazit Ukrainës në kulmin e dimrit, në vijim të një konflikti lidhur me të drejtën e tranzitit (gazsjellësit që nga Rusia vijnë në Europë kalojnë nëpër territorin ukrainas) dhe çmimi i gazit, që për vendet e Lindjees është shumë më poshtë nga ai i tregut dhe që Moska do të donte ta rriste. Ajo që rrezikoi të mbetej pa ngrohje qe Europa, e cila qysh atëhere ka kërkuar t’i diversifikojë furnizimet e saj duke e reduktuar varësinë nga Rusia.

Por vendet e Europës Lindore mbesin thuajse totalisht të varur nga Moska dhe Kremlini e di se mund t’i ppërdorë furnizimet e gazit si instrument presioni. Për të shmangur përsëritjen e asaj që ka ndodhur më 2006 e më 2009, kur për t’u mbrojtur nga presioni rus Ukraina vendosi që ta posedojë kuotën e gazit drejtuar nga Bashkimi Europian,, duke e lënë Europën në mes të ftohtit me dëm të madh për reputacionin e Moskës si furnizues i besueshëm, Kremlini ka nisur të financojë projekte gazsjellësish që nuk tranzitojnë në territorin e vendeve ish anëtare të Traktatit të Varshavës. I është shembull North Stream, gazjellësi i ndërtuar nga një konsorcium ruso – gjerman, që e çon gazin drejtpërsëdrejti në Gjermani nëpërmjet Detit Balltik.

 

Kisha Ortodokse

Elementi i fundit i përdorur nga Moska për të realizuar fushatën e saj të hybrid warfare është Kisha Ortodokse Ruse. E angazhuar me politikat e Kremlinit, ajo përdoret në lidhjet me vendet kristiano – ortodokse, si edhe me Papën. Nuk është vetëm një instrument i soft power: përpara nisjes së luftimeve në Ukrainë është shfrytëzuar edhe kontrastet midis ukrainasve dhe rusëve që jetojnë në zonat separatiste, duke parë konfliktin midis Patriarkatit të Kievit, që donte të ishte i pavarur nga ai i Moskës, dhe atij të Moskës.

Kështu, duke e përmbledhur, lufta hibride është një luftë e kryer me metoda ushtarake dhe joushtarake, ku të parët ndërhyjnë vetëm në instancë të fundit, kur tashmë situata është destabilizuar, në mënyrë që të arrijë një rezultat pozitiv me minimumin e humbjeve. Siç është shkruar edhe nga autori Mark Galeotti në librin e tij Russian Politcal War; Moving Beyond the Hybrid (shtëpia botuese Routledge 2019), Kremlini nuk do të heqë dorë aspak nga metodat ushtarake, më shumë do t’ia bashkangjisin një tjetër lloji metodash, më të rrezikshme, pasi të fshehta dhe jo të lehta për t’u njohur.

(nga Geopoliticus)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY