Kujt i konvenion paqëndrueshmëria e Ballkanit?

Kujt i konvenion paqëndrueshmëria e Ballkanit?

26
0
NDAJ

Në inercinë europiane, propozimi për ristrukturimin e Ballkanit nga ana e Sllovenisë rrezikon që të fshijë kufijtë e Kosovës, të mbysë njëherë e përgjithmonë Marrëveshjen e Dayton dhe të rindezë fuçinë e barutit ballkanike. Kush e ka në dorë shkrepjen? Analiza e Igor Pellicciari.

 

Është një çështje e debatuar se cilët pasazhe të çojnë tek lufta civile dhe si t’i njihen sinjalet e para. Për kë e pëson, qëndron në mes diferenca midis të shpëtuarit apo të mbeturit në kurth. Një ditë përpara përleshjeve të lihet vendi me të drejtat e udhëtarit. Më pas, futesh në llotarinë e refugjatëve. Fatkeqësisht, sa më shumë konteksti hyn në krizë të zhvilluar, aq më shumë kush e jeton mezi arrin të bindet për ardhjen e pashmangshme e erës së shkatërrimit. Jo rastësisht, lufta në Bosnje dhe Hercegovinë ka bërë aq shumë viktima në zonat urbane: për banorët qe e vështirë të parashikonin se, një dekadë pasi kishin organizuar Lojërat Olimpike Dimërore, Sarajea do të transformohej në një varrezë në qiell të hapur. Tjetër çështje e diskutuar është pesha në gjenezën e luftës e faktorëve endogjenë të brendshëm dhe të atyre ekzogjenë të jashtëm.

Në vite është forcuar ideja se në origjinën e konflikteve në Ballkan ka pasur motive të politikës së brendshme, të elitave të cilat, boll të legjitimoheshin në paskomunizëm dhe të paafta për një vizion të ardhshëm, nuk kanë hezituar të bëjnë të rijetohen ndarje të vjetra të së kaluarës në prizmin instrumental. Nga kjo perspektivë, urrejtja etnike nuk duket si shkak, por si pasojë e një përplasjeje politike.

Në një dhomë ballkanike që nuk digjej u hodh një pishtar i ndezur që shkaktoi atë që është parë e riparë më pas në vitet Nëntëdhjetë. Qe akt vënieje zjarri me qëllim: në politikë, ashtu si në jetë, fenomenet e vetëshpërthimi nuk ekzistojnë. Megjithatë, me kalimin e kohës, pa i hequr asgjë kësaj mënyre leximi, del se faktorët ndërkombëtarë më shumë sesa të shkaktojnë krizat ballkanike, kanë kontribuar në kronicizimin e tyre. Në mënyrë të veçantë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë misionet e shumta ndërkombëtare që qëndrojnë të instaluara në vend prej dekadash ngrenë pikëpyetjen në se ato punojno për gjetjen e një zgjidhje të krizave (dhe të përfundojnë mandatin e tyre) apo më shumë t’i ngrijnë ato (për të qëndruat atje me afat të papërcaktuar). Nuk është vetëm një çështje benefitesh personale dhe financiare për individë dhe organizata që operojnë atje (në krye të OHR në Sarajevë është prej 12 vitesh Valentin Izko, një politikan austriak i dorës së dytë). Ekzistojnë edhe motive politike më të larta. E trishtueshmeta thuash, por në lojën e pasqyrave diplomatike të Europës së vjetër, një paqëndrueshmëri e “kontrolluar” e kontekstit ballkanik u ofron Big Players më shumë mundësi sesa probleme dhe, për pasojë, duhet toleruar, duke ndërhyrë vetëm kur tejkalohen limite të caktuara (për shembull, me përplasje të armatosura).

Për sa i përket Prishtinës, Berlini haptazi e kundërshton fuqimisht një marrëveshje serbo – kosovare tashmë e arritshme dhe e mbështetur me forcë pikërisht nga Shtetet e Bashkuara. E bujshme ka qenë përzgjedhja e momentit të arrestimit të Hashim Thaçit, pikërisht në momentin e takimit të tij të organizuar në Uashington nga Donald Trump me kolegun e tij serb Aleksandar Vuçiç, nga ana e tij i autorizuar të shkonte nga Vladimir Putini. Aksi euro – gjerman ngre objeksionin se kjo marrëveshje nuk është e pranueshme pasi do të ndryshonte kufijtë aktualë, me një efekt domino që do të provokonte rizgjimin e ambicieve të vjetra territoriale, jo vetëm në Europë. Do të ishte argumentim logjik, por spontaniteti i së cilës është vënë në porvë të vështirë nga lajmi – i pabesueshëm për ata që merren me Ballkanin – i propozimit informal të qarkulluar në Bruksel lidhur me një zgjidhje të çështjes boshnjake dhe kosovare e denjë për Doctor Strangelove e Peter Sellers.

Duke luajtur Risiko, plani parashikon një aneksim me Kroacinë e zonave të gjera jugperëndimore të vendit (midis të cilave Hercegovina Perëndimore, me shumicë kroate) dhe me Serbinë të entitetit serbo – boshnjako, duke lënë një republikë të vogël sovrane në mes, thuajse ekskluzivisht myslimano – boshnjake. Për Kosovën, projekti parashikon që ta bashkojë me Shqipërinë “pasi faktikisht kufiri midis dy vendeve nuk ekziston” (sic). Motivi i propozimit është thuajse më i keq se vetë plani: në të vërtetë, ky Frankenshtajn do të shërbente për të kufizuar influencën e Turqisë në Ballkan (!?). si të thuash se për të boshatisur tavllën e duhanit të një makine të provohet të realizohet kjo gjë me një vinç. Ideja është shumë e çuditshme sa të mos meritojë komente sikur të mos ishte për ata që e avancojnë dhe për momentin në të cilin ndodh. Megjithëse e ndodhur në një dokument jo të firmosur, duket se të çon tek kryeministri slloven Janez Jansa, me mbështetjen e presidentit Borut Pahor, që në mënyrë të pamatur do t’i paraprinte përmbajtjet presidencës sl shastisur kolegjiale të Sarajevës, midis të cilëve kroato – boshnjaku Zeljko Komsic. Emri i Pahor, politikan aspak populist dhe fillimi i afërt i presidencës sllovene të Këshillit të Bashkimit Europian bën të hipotezohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë gafë të izoluar diplomatike. Gjithmonë e afërt me botën austriako – gjermane, Lubjana e pranon kompleksitetin e supës ballkanike dhe mund të ketë marrë mandatin nga kancelaritë europiane të referimit që të testojë terrenin ose më keq, ta përgatisë në një përmbysje që do ta riçonte Bosnjen në kohërat e planit Cyrys Vance dhe David Owen (1994) dhe Kosovën në një bashkëekzistencë shumë të vështirë shterërore me Shqipërinë: të dy vendet kanë sisteme politike të ndryshme dhe në shumë seanca kanë lënë të kuptohet se Prishtina dhe Tirana u përgjigjen dinamikave të brendshme specifike, tashmë të konsoliduara.

Objektivi i vetëm i sigurtë i këtij plani do të ishte hedhja në erë e gurëve të mozaikut ballkanik, që larg nga të qëni i kompletuar. Gjithësesi kishte filluar të merrte një forme në 25 vitet nga Marrëveshja e Dayton. Ça va sans dire, është një skenar që do të largonte me dekada çdo zgjidhje të mbështetshme për zonën dhe do të justifikonte një forcim të pranisë ndërkombëtare dhe të degëzimeve lokale. Që ndoshta, po të duash ta mendosh keq, është objektivi i vërtetë i donatorëve që të kujtojnë infermieren Misery e Stephen King. E ndihmon pacientin, ama për ta burgosur përfundimisht në një karrige me rrota.

(Igor Pelliciari është Profesor i Historisë së Marrëdhënieve Nëdrkombëtare në Universitetin e Urbino. Jep mësim gjithashtu në LUISS G. Carli të Romës dhe në Universitetin MGIMO të Moskës)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY