«Kovidi ka ndryshuar botën. Nevojiten liderë që e kuptojnë»

«Kovidi ka ndryshuar botën. Nevojiten liderë që e kuptojnë»

50
0
NDAJ

Një intervistë me Geoff Mulgan

Profesori i University College të Londrës, ish bashkëpunëtor i Tony Blair dhe Senior Advisor pranë The New Institute, flet për çfarë na pret: «Shoqëri dhe qeveri duhet të veprojnë si një tru i vetëm».

Si pjesë e një grupi më të gjerë të financuar nga qeveria britanike, ju jeni ngarkuar që t’i gjeni përgjigje politike pandemisë globale. Çfarë mendoni për Covid dhe atë që do të pasojë?

Kjo krizë ka qenë sfida më e madhe që mund të kujtohet njëherazi për qeverinë dhe për politikën. Ka pasur përgjigje jashtëzakonisht të pabarabarta në të gjithë botën, suksesi dhe dështimi i të cilave janë të komplikuara për t’u vlerësuar. Sipas mendimit tim, nuk varen nga ndonjë lloj i veçantë regjimi apo kulture, por shpjegohen më mirë nga vendime të veçanta të lidershipit politik apo të llojit tjetër.

 

Çfarë lloj vendimesh?

Është mahnitëse të shikosh kaq shumë qeveri që lëvizin shumë shpejt për të krijuar shtete asistenciale krejtësisht të rinj thuajse nga zero, duke i ofruar mbështetje të ardhurave, duke përdorur një seri të tërë teknologjishë në mbështetje, duke u impenjuar në detaje për mbështetjen ndaj biznesit, të huave dhe të kreditimit. Si kurrë më parë, testimet masive dhe përdorimi të dhënave janë organizuar në mënyrë tejet krijuese, sidomos në juglindjen aziatike, mënyra që Europa nuk mund t’i menaxhojë për një seri të tërë arësyesh.

 

Çfarë mund të mësojmë nga sukseset dhe nga dështimet?

Po shikoj sesi disa prej këtyre metodave mund të zbatohen në aspekte të tjera si ai i ndryshimeve klimaterike ose mund të na përgatisin për ndryshime rrënjësore në tregun e punës. Këtë vit kemi asistuar tashmë në ndryshime të shpejta si kurrë më parë në përdorimin e dixhitalit online nëpër shkolla. Shumë gjëra që ka mundësi do të duhej të ndodhnin një gjeneratë më vonë, janë detyruar që të ndodhin gjatë krizës dhe do të ketë përfitime shumë të mëdha në termat e produktivitetit dhe cilësisë së shërbimit nga e gjitha kjo.

 

Për momentin stresi si mbi shoqërinë, ashtu edhe mbi qytetarët, duket se është i jashtëzakonshëm.

Shikojmë një krizë të shëndetit mendor dhe ka shumë prova në të gjithë botën për nivele të larta ankthi, vetmie dhe depresioni. Duhet të shikojmë atë që funksionon në termat e tentativës për t’i zbutur dhe ofruar forma të reja mbështetjeje me një formë asistence ndaj të moshuarve shumë të lokalizuar dhe online. Kjo krizë ka nxjerrë zbuluar difektet dhe dobësitë e mëdha në organizimin e asistencës për të moshuarit në shumë vende. Shpesh ky organizim është me dy gjenerata prapa në termat e përdorimit të databazave e të teknologjisë apo deri të ndjeshmërisë ndaj përvojës së përjetuar nga të moshuarit.

 

Janë themelore të dhënat për përballimin e këtyre problemeve?

Objektivi është të nxirret një gamë e tërë instrumentash, disa vërtet të bazuara mbi teknologjinë dhe po kërkojmë të krijojmë një model ndërveprimi shumë të shpejtë midis kujt merr vendimet dhe duhet të veprojë në kohë reale dhe kërkuesve që zakonisht punojnë me ritme shumë më të ngadalta. Kërkojmë të sigurohemi se problemet që po përballojnë vijat e para të marrin përgjigjet e duhura nga resurset e mëdha e kërkimit global. Pas epidemisë kjo mund të zbatohet në shumë fusha të tjera ku ka akoma një hendek të madh midis krijuesve të dijes dhe përdoruesve.

 

Dija është çelësi: e shikoni mundësinë e mbushjes së këtij hendeku, e përdorimit të kësaj kohe të favorshme për të drejtuar novatorizmin social në një kuptim shumë më të gjerë?

Detyra është ajo që të vihet të punojnë sëbashku në mënyrë shumë më sistematike të dhënat, dijet dhe inteligjencën e shoqërisë. Kjo është ajo që deridiku ka ndodhur në demokraci si Koreja e Jugut e Tajvani, por edhe Kina: përdorimi i vetëdijshëm për qëllime publike i thuajse çdo lloj dijeje që mund të jetë e dobishme. Kjo përfshin të dhënat e kartës së kreditit, të dhënat e celularit, nënkupton të lidhen të gjithë mjekët e infermierët dhe të të nxirret nga përvoja e tyre në kohë reale se çfarë funksionon e çfarë jo.

 

Cilat janë pengesat kryesore?

Është shumë më e vështirë në disa pjesë të botës, pjesërisht prej arsyeve të ekonomisë politike. Nëse bëhen më shumë priviatizime të gjitha, këto të dhëna do të jenë pronësi e kompanive dhe është shumë e vështirë t’i orkestrosh në të njëjtën mënyrë. Nëse ka frikë të madhe lidhur me privatësinë, atëhere natyrisht që askush nuk do të dojë t’i ndajë të dhënat. Europa ka ecur në këtë drejtim, në një reagim të kuptueshëm kundër Google dhe Facebook, ama rrezikon vërtet që të mbesë prapa në aspekte të inteligjencës sociale, publike dhe kolektive. Kjo është bërë shumë e qartë gjatë kësaj krize.

 

Është kjo një trashëgimi jetëgjatë e kësaj krize, Europa që mbetet prapa?

Problemi kryesor është si të ndihmohet shoqëria dhe qeveria sëbashku për të vepruar gjithnjë e më shumë si një tru i vetëm: të vëzhgohet, analizohet, mendohet, veprihet, mësohet shumë shpejt gjatë një krize, por më pas të aplikohet i njëjti mentalitet dhe të njëjtat metoda në reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit apo në përballimin e problemit të vendeve të punës, të pabarazive apo të asistencës ndaj të moshuarve. Pyetja e madhe lidhur me qeverisjen e 10 viteve të ardhshme është vërtet se cilat pjesë të botës do të jenë të gatshme ta bëjnë.

 

Kjo do të nënkuptonte një rikonfigurim masiv të asetit institucional të shtetit.

Një ristrukturim mjaft domethënës, po. Parimi është se thuajse të gjitha dijet dhe të dhëënat e shtetit duhet të jenë të aksesueshme dhe të ndara, jo monopol. Ajo që po sugjeroj është sigurisht shumë ndryshe nga shtetit neoliberist, por edhe shumë ndryshe nga shteti tradicional socialist. Në praktikë, pjesa më e madhe e traditave të shekullit të XIX dhe të XX në të gjithë spektrin politik nuk janë shumë të dobishme për shekullin e XXI.

 

Përfshi socialdemokracinë?

Vizioni socialdemokrat tradiconal nuk thoshte shumë lidhur me dijen. Bëhej fjalë më shumë për një shtet furnizimi funksional me një vizion për ligjet ekonomike dhe sistemin welfare, por që funksionte në një epikë paradixhitale. Këto probleme realisht nuk janë verifikuar. Shtetet socialdmeokrate tentojnë edhe të jenë më shumë të dobëta lidhur me përvojën e fituar nga njeri, sa subjektive, aq edhe objektive. Supozohej se shëndeti mendor ishte një çështje private, ndërsa shëndeti fizik ishte një çështje publike. Në shekullin e XXI shëndeti mendor, ankthi dhe vetmia janë çështje publike dhe realisht jetike për të rimenduar sesi duhet të jetë një shtet social në të ardhmen.

 

Ka një emër për këtë, një teori?

Është  një gjë e re, emergjente dhe nuk ka një teori shumë të qartë lidhur me këtë. Por realisht në të kaluarën shteti fillimisht ka evoluar gjithmonë në praktikë sesa në teori. Puna e teoricienëve është që të kërkojë t’i japë një kuptim asaj që po ndodh, me një shtet të orientuar nga inteligjenca e të dhënave shumë më tepër se ai i 50 viteve më parë, në një moment ku kompanitë më të pasura të botës bazohen kryesisht mbi të dhënat dhe mbi dijen. Mund të shikohet në Azinë Lindore, por deridiku edhe në Estoni, në Finlandë dhe tjetërkund: ajo që në realitet po bëjnë është shumë më përpara se ajo për të cilën flasin profesorët nëpër universitete, që shpesh nuk dinë asgjë.

 

Vizioni juaj është ai i një shoqërie, që në nivel si institucional, ashtu edhe privat, kupton për t’u përshtatur me atë realitet emergjent, për të eksperimentuar dhe për ta bërë me gadishmëri.

Pikërisht. Bërthama e shtetit të ardhshëm është organizimi sistematik i kuptimin në shumë nivele, duke filluar nga niveli shumë mikro i një shkolle me specie prej grupesh studimi ku mësuesit rregullisht arësyetojnë lidhur me atë se çfarë funksionon e çfarë jo, duke diskutuar mbi kërkime të reja që mund të jenë të rëndësishme ppër ta. Ekuivalenti në spitale është roli i qendrave të punës dhe i institucioneve të reja për të sintetizuar prova që ushqejnë funksionimin e shërbimeve publike. Edhe parlamentarët duhet të organizojnë në mënyrë më të vetëdijshme ushtrime kuptimi, duke analizuar në mënyrë kritike çfarë ka funksionuar e çfarë jo, kur paratë janë shpenzuar mirë e kur jo. Dhe mediat duhet të bëhen një palë e përkushtuar dhe kritike e këtij sistemi kuptimi.

 

Çfarë do të nënkuptonte në nivel makro?

Po kërkoj të bind Kombet e Bashkuara që të mendojnë sesi të venë në qendër dijen dhe kuptimin, jo paratë. Institucionet e krijuara në vitet Dyzet, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, e bënin të qartë se financa dominonte institucionet globale dhe parandalimin e luftës. Tani duhet të kemi organizata të ngjashme kuptimi global.

 

A shikoni ndonjë lidhje midis gjithë kësaj dhe këmbënguljes tuaj lidhur me nevojën që kemi për mënyra të tjera të imagjinimit të shoqërisë?

Shumë prej kësaj që po flas është e vërteta, e vërteta lidhur me të tashmen dhe të shkuarën, kombinimi i dijes dhe i së vërtetës në forma të reja, kryesisht si të mira të përbashkëta. Kjo është detyra më e rëndësishme e kohës tonë, pasi duhet të përballojmë armiq që duan të bëjnë të kundërtën, në politikë, në media dhe nganjëherë edhe në biznes. Por kemi nevojë edhe për një kapacitet imagjinimi dhe kjo parime organizative të ndryshme sepse nuk ka një të vërtetë lidhur me të ardhmen. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë pas 10 apo 20 vjetësh. I shoh si komplementarë, por të dallueshëm.

 

Duhet të arrihet të imagjinohet ndryshimi për ta realizuar.

Dhe problemi i qeverisë tonë aktuale është se nuk është e zonja në këtë. Ka disa përjashtime, si Finlanda, që prej kohësh e ka komitetin e saj të së ardhmes. Singapori ka ekipin e tij të largpamësisë. Ama pjesa më e madhe e demokracive nuk ka thuajse asnjë kapacitet për të menduar 20, 30 apo 40 vite në të ardhmen.

 

Do të thonit se Covid ka nxjerrë lakuriq nga njëra anë difektet dhe dështimet ekzistuese të shoqërisë dhe nga ana tjetër i ka dhënë hapësirë imagjinatës apo ndryshimit të vërtetë?

Nuk e di akoma. Mendoj se shumë njerëz do të kërkojnë që ta interpretojnë krizën me skemat e tyre ekzistuese. Nëse janë konservatorë, kjo do të provojë opinionet e tyre; nëse janë socialdemokratë, gjithsesi do të demonstrojë opinionet që kishin. Por në disa anë të  botës do të zhbllokojë dhe do të përshpejtojë novatorizmin dhe ndryshimin. Do të kërkojë liderë politikë në gjendje që të kuptojmë domethënien e gjithë kësaj dhe kjo është pjesa vendimtare munguese: parti politike dhe liderë që të jenë në gjendje t’i japin një kuptim kësaj krize, me një inteligjencë kritike për të parë nevojat e së ardhmes.

 

Një pyetje të fundit. Mund ta na e plotësoni këtë shprehje: për mua kjo është personale sepse…

…sepse kam hyrë në universitet dy javë përpara se të mbyllej dhe më është dashur të dal online dhe i gjithë modeli ynë i punës ka ndryshuar; sepse në lagjen time kriza ka detyruar që të rishpiken struktura mbështetjeje komunitare horizontale që nuk i kisha parë kurrë më parë dhe sepse nesër ime më do të bëjë vaksinën.

(nga Die Zeit)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY