Kina, Australia dhe lufta tregtare fantazëm

Kina, Australia dhe lufta tregtare fantazëm

209
0
NDAJ

Në një 2020 të trazuar nga ngjarje katastrofike, ka kaluar në plan të dytë përkeqësimi i raporteve midis dy vendeve me rëndësi parësore, si në anën ekonomike, ashtu edhe atë gjeopolitike. Kina dhe Australia kanë parë përshpejtimin e papritur e një procesi tashmë në zhvillim prej vitesh, fillimisht me një lojë akuzash reciproke në kuadër social dhe epidemik, e më pas me goditje në fushën e shkëmbimeve tregtare. Kjo luftë e re tregtare, e pamendueshme prej shkallës së integrimit ekonomik midis dy vendeve, paradoksalisht po evoluon në linjë me firmosjen e marrëveshjes më të madhe të shkëmbimit të lirë të botës, RCEP, e cila përfshin midis anëtarëve më të shquar të saj pikërisht Kinën dhe Australinë. Si mundet një projekt i kësaj natyre të bashkëjetojë me duelin vdekjeprurës që ushqen dy aktorë me rëndësi parësore? Janë ende në gjendje raportet tregtare që t’u mbijetojnë krizave ekonomike apo përfundimisht i janë nënshtruar politikës, armë jokonvencionale dhe me efikasitet të paarritshëm?

 

Inception

Kina është partneri kryesor tregtar i Australisë, me vëllimin e shkëmbimeve që vetëm në 3 vjet është më shumë së dyfishuar (nga 108 miliard dollarët e 2016, në 235 miliardët e 2019). E uritur për lëndë të para dhe produkte të cilësisë së lartë, Dragoi thith nga vetja 1/3 e eksporteve australiane, të përbëra nga minerale, lëndë djegëse me bazë fosile, mish gjedhi, oriz e të tjera. Bëhet fjalë për një të dhënë mjaft të rëndësishme, po të kihet parasysh se në të njëjtën periudhë kohore marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve kanë ndjekur një ecuri të kundër proporcionale. Dinamike në temën e influencës rajonale e të sigurisë kombëtarë kanë ashpërsuar raportet midis Kanberras dhe Pekinit, duke i spostuar drejt asaj që duket në të gjitha aspektet si një pikë moskthimi. Si në rastin e Shteteve të Bashkuara, aspekti tregtar në këtë përplasje luan një rol vendimtar: do të arrijë t’i mbijetojë krizës politike apo do të tentojë që të rreshtohet me të, duke e ndjekur në përpkeqësimin progresiv të saj?

Një ndryshore e mëtejshme ka hyrë në lojë në mes të nëntorit, kur ekonomitë kryesore të zonës së Paqësorit, përfshi Kinën dhe Australinë, kanë nënshkruar një pakt historik shkëmbimi të lirë të mbiquajtur RCEP (Regional Comprehensive Economic Partnership). Për hir të kronikës, zbulohet se marrëveshja e mëparshme e shkëmbimit të lirë (ChAFTA) e 2015, e firmosur nga palët në fjalë pas 10 vitesh negociatash të lodhshme, ka pasur një përvojë të trazuar për shkak të rrjetit të të çarave që zgjerohej në atë periudhë mbi raportet bilaterale midis dy vendeve: zbulime tronditëse janë përhapur në vijim nga mediat australiane, në bazë të të cilave kritikohej instrumentalizimi i biznesmenëve me etni kineze i prirur që të “fuste” në qeverinë e Kanberras disa politikanë të pëlqyer nga Pekini; skandali ka arritur kulmin me dorëheqjen e një senatori dhe miratimin e një ligji që synonte të frenonte ndërhyrjet e huaja.

Për sa i përket australianëve të etnisë kineze: sot këta përfaqësojnë rreth 6% të të gjithë popullsisë dhe jetojnë kryesisht në bërthama të mëdha urbane. Kohët e fundit prania e tyre perceptohet si një kërcënim nga klasa drejtuese australiane, sidomos si hambar potencial për soft power e Pekinit.

Midis ndërhyrjeve më të frikshme nga Kanberra spikasin patjetër ato të lidhura me tregun e teknologjisë. Paralelisht me nga sa ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, edhe pse me rezonancë më të vogël në nivel global, Huawei dhe ZTE kanë parë të ngrihet një mur midis tyre dhe rrjetit australian të telekomunikacioneve qysh më 2018. Veç kësaj, Kryeministri Scott Morrison i ka hedhur benzinë më tej zjarrit kur në pranverë i ka bërë apel Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për një hetim lidhur me shkaqet e Covid-19 dhe, më specifikisht, për një verifikim të thelluar lidhur me përgjegjësitë e Pekinit në kontekstin epidemik. E kotë të thuash se apeli ka shkaktuar një reagim të ashpër në të gjithjë frontin kinez, me kërcënime për të gjitha ato vende që eventualisht do ta mbështesnin qëndrimin australian. E lënë e vetme në kryqëzatën e saj, Kanberra është rreshtuar më pas me rezolutën e sjellë nga Bashkimi Europian në vëmendje të OBSH, që propozonte të hetohej origjina e epidemisë pa akuzuar hapur asnjë vend të veçantë.

 

Backlash

Që përgjigja kineze ka qenë vetëm një reagim politik apo që përplasja është përdorur për të mbështetur plane tregtare, Pekini ka marrë me shpejtësi një seri masash mjaft të rëndësishme. As 24 orë nga lançimi i rezolutës së Bashkimit Europian, Kina kishte finalizuar tashmë një tarifë prej 80% mbi orizin e ardhur nga Australia (për të pasur një ide të qartë, të kihet parasysh se rreth ¾ e orizit australian përfundon si rregull në Kinë). Njëkohësisht, edhe importet e mishit të famshëm të bagëtive të trasha qenë bllokuar më parë. Pak kohë më pas, në mesin e verës, ka qenë në fakt radha e verës, objektiv i një hetimi të rreptë antidumping (edhe në këtë rast, Kina është në pjesën më të madhe tregu kryesor i eksportit të verëtarëve australianë).

Gjithsesi, duhet saktësuar se këto iniciativa përfaqësojnë një kosto të madhe edhe për ekonominë kineze, si prej nevojës që duhet për ta gjetur mallin tjetërkund, ashtu edhe prej humbjeve të atyre importuesve që vareshin tërësisht nga shkëmbimet me Australinë, dhe se subvencionet publike vetëm pjesërisht mund të dëmshpërblejnë dëmin e pësuar. Por makina politike kineze ka demonstruar në vitet e fundit se nuk ndalet përpara asgjëje, e bindur fuqimisht për pjetet dhe aftësitë e saj rezistuese.

Përgjigjet e ardhura nga Kanberra kanë qenë fillimisht të moderuara, pasi masat vinin në shënjestër sidomos mallra jo të domosdoshme. Ama kur dara ka filluar të shtrëngohet rreth qymyrit, tensioni është rritur vertikalisht. Për ta kontekstualizuar: vlera totale e eksporteve të “mineraleve” drejt Kinës i kalon 50 miliard dollarët, duke përfaqësuar rreth 3.5% të PBB australiane. Toka e kangurëve luan rolin e furnizuesit kryesor me lëndë të para e karburante, që më pas shkojnë për të ushqyer projekte supergjigande infrastrukturore të Dragoit. Faktikisht, gjatë gjithë 2020 ky sektor ka qenë injoruar nga rregullat tregtare, ndoshta si urimi i heshtur që nga të dy palët do të mund të punohej për ta zgjidhur problemin.

Megjithatë, në vijim të pozicionimeve të pësëritura të Kanverras lidhur me përgjegjësitë “pandemike” të Kinës, më 12 tetor Pekini ka vendosur që të hedhë asin: ndalimin absolut e importimit të qymyrit australian, me mundësi për ta zgjeruar ndalimin edhe në kuadër të hekurit. Ndërsa lëvizja mund të rezultojë thjesht një shkurajues, i vënë në veprim për të shkurajuar vendet e tjera nga zbulimi i origjinës kinezë të Covid-19, për ekonominë australianë do të bëhet fjalë patjetër për një goditje shumë të rëndë. Presupozohet se vendi oqeanik do të adoptojë në fund një qëndrim të afërt me atë amerikan, i prirur që ta përballojë armikun e rij duke ndjekur strategji që lidhin sferën politike me atë ngushtësisht tregtare. Nga ana tjetër, edhe përplasjet midis Amerikës dhe Kinës kanë qenë gjithmonë të përcaktuara në kohë nga faktorë si konkurrrenca e pandershme dhe transferimi i teknologjisë, që kanë shpërthyer në pozita të ndryshme në të gjitha planet e kontestimit gjeopolitik.

Efektet e përplasjes përhapen edhe në nivel rajonal, sidomos në kuadrin e traktateve tregtare. Faktikisht, pyetja lind spontane: si do të zhvillohen këto fraktura në konteksin e traktatit më të madh tregtar të botës, i firmosur edhe nga Kina e Australia më 15 nëntor? Regional Comprehensive Economic Partnership (RCEP) duket se imponohet si një gurthemeli në historinë tregtare të Azisë Lindore e të Paqësorit. Megjithatë, deri ky projekt mastodontik paraqet tashmë linja të ndryshme çarjeje: për vite të tëra, shumë vende kanë shprehur njëri pas tjetrit dyshime dhe dyzime lidhur me marrëveshjen, para të gjithëve Australia e Japonia, që prej kohësh kanë hezituar ndaj një partneriteti të promovuar nga Kina si sponsor dominues. Nga ana e saj, në mënyrë të përsëritur, India e ka refuzuar çdo lloj ftese për të marrë pjesë; fillimisht e menduar si anëtare që do të kundërbilanconte gjigandin kinez, New Delhi me mungesën e tij nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka komplikuar realizimin e projektit.

Megjithëse të sikletosur nga refuzimi indian, Australia dhe Japonia në fund i kanë dhënë një mundësi të dytë RCEP, sidomos në dritën e aderimit entuziast e vendeve të ASEAN: Kanberra dhe Tokio nuk mund t’i lejojnë vetes ta injorojnë tregun në rritje të shpejtë të përfaqësuar nga Juglindja aziatike ose, më keq, duke e lënë nën mëshirën e joshjeve kineze. Megjithatë, hezitimi fillestar i tyre shkonte shumë përtej aspektit tregtar: japonezët i frikësoheshin sidomos prej imazhit të tyre, atëhere kur do të vendosnin të imbarkoheshin në një projekt të patronizuar nga Pekini; nga ana e tyre, australianët kishin preokupime shumë të tjera për të cilat të shqetësoheshin, parasëgjithash ndërhyrjen politike për të cilën kemi folur më lart. Kësaj i shtohet përgjegjësia epidemike, aksesin në rrjetin 5G dhe faktorë të tjerë tejet delikatë, të gjitha themelore për qëllimet e përplasjes së dalë në dritë në gjysmën e dytë të 2020.

 

Roadmap

Me llogari të bëra, nga perspektiva australiane RCEP mund të shikohet jo si një lëshim ndaj Pekinit, por si një rast i papërsëritshëm pavarësisht Pekinit. Jo rastësisht, menjëherë pas firmosjes Kryeministri Scott Morrison ka fluturar drejt Tokios, për herë të parë jashtë vendit pas pandemisë. Veç kësaj, qeveria e Kanberras nuk e ka përmendur Kinën në komentet e saj, duke theksuar në fakt valencën e marrëveshjes si pedanë lëshumi drejt Juglindjes aziatike, deklarata të ngjashme me ato të bëra nga Presidenti indonezian Joko Widodo. Projekti, për t’u parë parasëgjithash si një konsolidim i shumë marrëveshjeve paraekzistuese, si për shembull “Asean+1” e ndryshme, dallohet sidomos prej integrimit potencial e zinchirëve të vlerës, që do t’u mundësonte firmatarëve të përfitonin nga kombinimi i kostove të prodhimit, kapitalit njerëzor dhe kategorive të standardizuara. Marrëveshja zbut edhe problemet e pronësisë intelektuale dhe procedurat doganore, duke propozuar norma me origjinë shumë fleksibël dhe të lehtëkuptueshme.

Megjithatë, me një sy të shoejtë tabela e tarifave duket tejet komplekse, dhe dështirë se do të asistohet në një korrigjim të tarifave tashmë në fuqi, sidomos atyre të “maskuara”, domethënë me natyrë jospecifikisht tarifore (si disa prej masave të vëna nga Pekini, për të cilat kemi folur lart). Për këtë motiv, duke se ka pak të ngjarë që tensionet midis Australisë dhe Kinës mund të nxjerrin ndonjë benefit të veçantë nga partneriteti i ri, që më shumë se çdo gjë tjetër merret me iniciativat e prirura që ta thjeshtojnë tregtinë ndërkombëtare, më shumë se me çështjet normative dhe me zgjidhjet e përplasjeve. Me realizimin epokal të tij, gjithsesi RCEP mund të shërbejë për t’i mbajtur të dy sfidantët me këmbë në tokë dhe ngadalësuar me disa gradë ashpërsimin e konfrontimit. Në këtë optikë, për të mbajtur larg ndërhyrjet kineze, Australia do të mund të përdorë kornizën e re normative, tani e garantuar nga një mbështetje e përbashkët dhe multilaterale.

Sigurisht, po të gjykosh nga gërricjet e pësëritura në planin diplomatik, është e ligjshme të dyshohet se marrëdhëniet bilaterale nuk do të mund të normalizohen shpejt. Më 18 nëntor (vetëm 3 ditë pas firmosjes së RCEP) Ministria e Punëve të Jashtme e Pekinit ka paraqitur një listë prej “14 ankesash”, e prirur që t’i ankohej Kanberras për sjelljen e saj në aspekte të ndryshme, midis të cilave represioni kundër kinezëve, ndërhyrja me çështjet e Tajvanit e Hong Kongut, bllokimi i Huawei, etj.

Dalëngadalë, gjithnjë e më shumë sektorë, si arsimi dhe turizmi, infektohen nga atmosfera luftarake: Prej vitesh objektiv i lakmuar i një numri të konsiderueshëm studentësh kinezë, tani Australia shkëshillohet fuqimisht nga qeveria qendrore; në të njëjtën mënyrë, Kanberra paralajmëron qytetarët e saj për rrezikun se mos mbahen arbitrarisht çdo herë që të ndodhen në territor kinez. Gjithnjë e më shumë tipologji mallrash i shtohen listës së zezë të importeve kineze nga Australia (dru, sheqer, karkaleca deti, pambuk …) në atë që është tashmë me definicion arma kryesore e strategjisë së Dragoit, domethënë presioni tregtar.

Si mund të lidhen këto tensione me një pakt të shkëmbimit të lirë, që për nga definicioni implikon stabilitet dhe bashkëpunim? Aspekti tregtar do të shërbejë si kundëraltar ndaj krizës politike apo do t’i nënshtrohet asaj, duke e kompetuar tranzicionin e tij nga mjet integrimi në armë të fuqishme diplomatike? Qartazi, në marrëdhëniet ndërkombëtare aspektet tregtare i rezistojnë ende shumë atyre politike, si në shembullin e besimit të dhënë Huaëei nga Koreja e Jugut, një dritë jeshile gjigandit teknologjik pavarësisht lidhjeve të pazgjidhshme që ekzistojnë midis Seulit dhe Uashingtonit. Tashmë i goditur rëndë nga epidemia e Covid-19, ky ekuilibër shumësektorial duket se progresivisht po humbet rëndësi.

(nga Geopoliticus)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY