“Kemi nënvlerësuar ushtrinë ruse”

“Kemi nënvlerësuar ushtrinë ruse”

126
0
NDAJ

Bashkëbisedim me Giuseppe De Giorgio, admiral, ish Shef i Shtatmadhorisë së Marinës Ushtarake.

 

Kur ka filluar lufta në Ukrainë?

Do të ishte banale të thuhej se ka filluar me 24 shkurt, por është e qartë se lufta ka filluar kur rusët kanë grumbulluar trupat në kufi, shenjë që gjithçka ishte e programuar.

 

Domethënë për ju nuk ka qenë surprizë?

Padiskutim që jo. Ka qenë në fakt interesante të shikohej dizinformimi rus pacipësisht në veprim. Deri në ditën e parë ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov theksonte se qenë vetëm manovra të brendshme, por pak orë më pas trupat ruse kanë kryer një hyrje me të prerë në territorin ukrainas në stilin Hungaria 1956. Ideja e Putinit dhe e Shtabit të Përgjithshëm rus ishte kjo qysh nga fillimi.

 

Cili ishte objektivi kryesor i pushtimit rus?

Rrëzimi i qeverisë. Edhe pushtimi sovjetik i Afganistanit ka filluar kështu: atëbotë kontigjentet ruse u sulën në vend dhe synuar direkt kryeqytetin Kabul. Kapën dhe vranë kryeministrin, një njeriun e tyre më pas i bërë i pabesueshëm, dhe ulën në vendin e tij një qeveri kukull. Në Ukrainë parashikonin që qeveria të binte apo t’ia mbathte në ekzil, duke mundësuar një zëvendësim imediat të ekzekutivit armiqësor me një të favorshëm.

 

Operacioni për kapjen e Volodymyr Zelenskyj ka shkuar keq. Është bërë fjalë për një operacion pak amatoresk?

Nuk është e thjeshtë të thuhet, duke parë që informacionet që disponojmë vijnë nga mediat. Ka qenë një moment ku dukej se ky operacion mund të kishjte sukses. Amerikanët kishin vënë në dispozicion një helikopter për ta nxjerrë Zelenskyj dhe familjen e tij nga Kievi, shenjë e qartë se gjërat po merrnin një kthesë preokupuese. Zelenskyj i është përgjigjur se nuk i shërbenin kalime, por më shumë armë. Nga aty e më pas, megjithatë, ekuilibrat e forcave në fushë kanë ndryshuar në favor të Ukrainës. Është një prej tipareve dalluese të kësaj lufte: dizekuilibri midis shpresave për efikasitet të atribuar rusëve dhe realitetit në terren. Tek rusët kishte një shpresë për fitore të pashmangshme, pasi në imagjinatën tonë Rusia është e pandashme nga fuqia e madhe, por edhe pse në të kaluarën Moska ka demonstruar se është realisht e tillë. Një shpresëne tillë është ndeshur me resurset e papritura të ukrainasve: që kanë arritur të shmangin rënien e Zelenskyj ka diçka të habitshme, si edhe fakti që i kanë ndaluar rusët të arrijnë Kievin.

 

Fillimi i luftës mund edhe të zbritet në një datë tjetër, 2014. Domethënë kur amerikanë dhe britnaikë ka krijuar vërtet një ushtri ukrainase. Nuk ka qenë kjo pika e vërtetë e kthesës?

Nga pikëpamja e aftësive të pabesueshme që ukrainasit sot demonstrojnë në terren, mund të themi se po. Mund të theksohet se lufta aktuale nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i konfliktit në Donbas. Por unë nuk jam krejtësisht i bindur: jemi përballë një lufte të menduar ex novo, me objektiva pjesërisht të ndryshme dhe shumë më të rëndësishme. Tani rusët synojnë që të aneksojnë të paktën 1/3 e Ukrainës, duke e rilidhur Transnistrinë me mëmëdhenun dhe duke e katandisur kështu Ukrainën në një vend sipas modelit të Finlandës pas humbjes së kësaj të fundit në luftën ruso – finlandeze.

 

Shumë kanë mbetur të goditur nga përdorimi publik që amerikanët i kanë bërë inteligjencës. Pse të shpaloseshin informacione që me definicion duhet të mbeteshin sekrete?

Në radhë të parë, një taktikë e ngjashme ishte finalizuar që të kompaktësonte aleatët dhe të alarmonte opinionin publik perëndimor, për t’i transmetuar ndjenjën e afërsisë së katastrofës që po përgatitej të verifikohej. Është pastaj edhe një arësye e lidhur me konsensusin publik të brendshëm: Shtetet e Bashkuara nuk donin të linin përshtypjen se qenë kapur në befasi. Në të kaluarën, shërbimet sekrete amerikane qenë akuzuar se nuk kishin ditur të parashikonin ngjarje vendimtare si 11 shtatori. Informacionetë që kanë kënë të dalin përpara pushtimit rus qenë të vërteta, thjesht sepse ajo që parashikonin verifikohej. Inteligjenca amerikane është demonstruar efikase në të gjitha fazat: jo vetëm në ato të afrimit të konfliktit (ku informonin thuajse çdo minutë – sekondë, duke i nxitur jo pak forcat ukrainase), por edhe me luftimet e filluara. Megjithatë, sipas mendimit tim, objektivi kryesor ishte të favorizohej pjesëmarrja korale e opinionit publik në operacion. Jo e fundit, kanë vepruar në këtë mënyrë edhe për të çtensionuar dizinformimin rus, domethënë për të luajtur përpara kohe mbi narrativën e vënë në fushë nga Moska, që ishte çlirimi nga nazizmi apo pushtimi me qëllim mbrojtës. Uashingtoni ka vepruar sipas një skeme kundërinformimi parandalues.

 

Provoni të viheni në rolin e rusëve: pse e kanë ndërmarrë këtë operacion ushtarak pikërisht tani? Dhe çfarë po sigurojnë?

Pse kanë ndërhyrë pikërisht tani mbetet një mister. Faktikisht është sikur të bëhej fjal për luftën e zakonshme vjetore të mirëmbajtjes. Qysh kur është në pushtet, Putini ka kryer operacione ushtarake njëri pas tjetrit, mjafton të mendohet për Gjeorgjinë, Krimenë, Donbasin, Sirinë. Ky rast i fundit është emblematik: një operacion lufte shumë i rëndësishëm, i kryer me shumë efikasitet dhe i spektakolarizuar në maksimum, megjithëse është një ndërhyrje krejtësisht sipërfaqësore, jo e nevojshme, e prirur vetëm për të shfaqur një status prej fuqie të madhe.

 

Praktikisht një përgjigje ndaj provokimit të Obamas që e quajti Rusinë «fuqi rajonale».

Ky është saktësisht motivi për të cilin Rusia del nga Deti i Zi dhe pozicionohet në Siri dhe në Cirenaikë. Për të qenë e njohur si forcë permanente në detet e ngrohta, i ka dhënë jetë Komandës Detare të Mesdheut në Tartus të Sirisë, i zhvilluar sipas modelit të Flotës së VI. Fillimisht anijet ruse qenë të caktuara në flotën e Detit të Zi dhe herëpasëhere hynin në Mesdhe. Kurse tani disa anije të ardhura nga flota të tjera të përhershme ruse (si ajo e Veriut apo e Balltikut) janë caktuar qëndrueshmërisht në Komandën e Mesdheut. Në Libi e në Mali rusët janë të pranishëm nëpërmjet mercenarëve të grupit Wagner, gjithmonë me të njëjtë logjikë: vullnetin rus për rikuperuar territore të përkatësisë sovjetike dhe në rastin specifik të Bamakos edhe nevojën për të mbushur boshllëkun e lënë nga tërheqja e Francës.

 

Cila është arësyeja strategjike e gjithë kësaj?

Të kthehet e të jetë një superfuqi në lartësinë e Bashkimit Sovjetik. Ekspansioni është phesë e një projekti ripozicionimi të Rusisë në botë, në optikën që të rifitojë prestigj. Dëshiron t’u flasë si e barabartë Shteteve të Bashkuara, por në një botë multipolare. Qëllimi i saj është të rivendosë zonat e influencës, në një aset të ngjashëm me atë të pasLuftës së Dytë Botërore. Në sferën e tij, Putini i sheh të gjitha republikat ish sovjetike, plus vendet e Traktatit të Varshavës. Këta të fundit, qysh nga koha e NATO, duhet patjetër të dalin. E rëndësishme është që nuk presin raketa taktike apo kryqëzorësh, duke qëndruar në një zonë të hirtë.

 

Probabilitete të realizimit të këtij projekti?

Nga pikëpamja e vendeve anëtare të NATO, asnjë. Për republikat ish sovjetike dhe për Ukrainën në veçanti, shanset e një fitoreje ruse ekzistonin, sikur Perëndimi të mos kishte qenë kaq reaktiv dhe, sipas mendimit tim, janë akoma.

 

Të gjithë, përfshi amerikanët, i kanë mbivlerësuar kapacitetet ushtarake ruse. Cila është përshtypja juaj mbi prezantimin e tyre ushtarak dhe detar?

Mbivlerësimi i rusëve është një konstante. Edhe në epokën sovjetike inteligjenca perëndimore tentonte ta mbivlerësonte kërcënimin rus, thelbësisht për dy motive të ndërthurura: parasëgjithash për të mbajtur të bashkuar dhe të motivuar NATO; në radhë të dytë, pasi vetë rusët kanë qenë gjithmonë të aftë ta ndërtojnë këtë imazh të vetëvetes. Për të dhënë një shembull: parada në Sheshin e Kuq, me të cilën çdo 9 maj festohet Dita e Fitores mbi nazizmin, është gjithmonë një rast për të shpalosur  modelet e rinj të avionëve, por që shpesh qenë shumë larg nga të qënit operativë. Në të kaluarën veprohej në mënyrë që i njëjti grup mjetesh fluturuese ta kalonte sheshin dhjetëra herë, për të dhënë përshtypjen se qenë shumë. Në 1991 shkova në Sevastopol në shoqërimin e admiralit Venturoni. Sapo ishte konsumuar grushti i shtetit kundër Gorbaçovit, që ishte tërhequr në daçën e tij në Detin e Zi për një qëndrim të detyruar. Kur u lirua, Italia dërgoi 3 anije (Vittorio Veneto, Libeccio dhe Espero) për të treguar një sinjal afërsie. Qe një vizitë zyrtare shumë interesante: ishte hera e parë që anije italiane vizitonin Sevastopolin, që në atë kohë ishte një bazë detare e madhe. Mbeta i mahnitur: qenë shumë anije të ankoruara dhe, me t’u ngjitur në bord, vërejta se qenë të pajisura me një sasi mbresëlënëse armësh. Megjithatë, diçka nuk kthehej: sistemet antizjarr qenë dukshëm të prapambetura dhe të pranishëm në numër shumë të reduktuar ose mungonte verniku antirrëshqitës, pasi nuk arrinin të prodhonin një që t’i rezistonte akullit.

 

Domethënë ajo ruse është një ushtri prej kartoni?

Më shumë se kartoni, është një ushtri e veçantë. Ndjesia ime është se programi i modernizimit ka ecur në dy drejtime: në letër regjistrohen rezultate të habitshme; kurse në praktikë, edhe prejmotiveve të korrupsionit të përhapur, përparimet kanë qenë më të ulëta nga pritshmëritë. Tregues tjetër i gjendjes shëndetësore to forcave ishtarake është jodisiplina e ushtarëve, që derdhen në mënyrë mbresëlënëse mbi civilët dhe lëshohen në mënyrë konstante ndaj plaçkitjeve, duke i dërguar gjërat e plaçkitura në shtëpi: normalisht një ushtri nuk ka nevojë t’u kushtohet këtyre aktiviteteve. Gjithësesi, lançimi i raketave mbi banesat civile nuk është rastësi. Futet në një strategji asgjësimi dhe uljeje të moralit.

 

Çfarë mendoni për mbytjen e “Moskva”, kryqëzorit rus të goditur në gjirin e Odesës nga dy raketa “Neptune” të ardhur nga territori ukrainas?

“Neptune” nuk janë veçanërisht të avancuar: janë me projektim sovjetik, të rimodernizuar në vijim nga ukrainasit, por mbesin raketa subsonike, me një shtrirje prej rreth 150 kilometrash. Prandaj ajina ruse duhej të ndodhej në një distancë të tillë sa t’u mundësonte këtyre raketave të arrinin ta godisnin. Veç kësaj, nëse nuk mund të deduktohej se rusët kishin një aset survejimi të radarëve shumë të relaksuar për të mos kapur ardhjen e “Neptune”. Operacion gjithësesi jo shumë i lehtë: sulmi me raketa antianije lë shumë pak kohë (rreth 3 minuta) objektivit për të kuptuar goditjen në ardhje.

 

Sipas jush, nuk kanë qenë amerikanët ata që kanë drejtuar operacionin e mbytjes së “Moskva”.

Amerikanët mund të kenë dhënë koordinatat e anijes. Tani e dhëna themelore munguese është largësia e anijes nga bregu. Sikur të ishte gjendur relativisht afër, atëhere koordinatat do të duhej të prokuronin edhe një dron rikonjicioni ukrainas.

 

Një prej sukseseve të rusëve deri më tani ka qenë pushtimi i Detit Azov, pas marrjes së Mariupolit. Do të vazhdojnë për të shkuar në Odesë?

Nuk jam i sigurtë. Sigurisht po lehtësojnë pozicionet në veri, për shembull në Harkov, për t’i përqëndurar sa më shumë të jetë e mundur trupat drejt juglindjes. Ideja e pushtimit të Odesës është mikluese, pasi duke i mbyllur detin Ukrainës, Rusia mund të këndojë vërtet fitore. Ama një zbarkim nuk do të ishte aspak i thjeshtë. Qyteti është tejet i mbrojtur. Mund të zbarkohet ndoshta në jugperëndim, në Budzhak, por janë gjithmonë raketat “Neptune” me të cilat mund të bëhen llogaritjet: sa më shumë anije i afrohen bregut, aq më shumë është rreziku që të përfundojnë të shënjestruara nga raketa të tilla.

 

Si neutralizohen këto raketa?

Siç kanë kërkuar të bëjnë rusët: duke bombarduar fabrikat ku ndërtohen dhe duke goditur vendet ku janë depozituar.

 

Ju e përjashtoni që ukrainasit disponojnë diçka më të mirë se “Neptune”?

Për momentin, po, por “Neptune” janë megjithatë efikasë.

 

Edhe duke hipotezuar se do t’ia dilte zbarkimi amfib, mund të mbahen gjithë këta territore me vetëm 150000 njerëz? Forcat e dislokuara nga rusët mos janë tejet të reduktuara respektivisht ukrainasve?

Po, duke pasur parasysh se fronti është prej 900 kilometrash. Repartet ruse, nuk kanë masë kritike për ta rrethuar tërësisht dhe, në ndërkohë, të kryejnë sulme masive në thellësi. Aq është e vërtetë sa që nuk po e bëjnë: për momentin avancojnë një luftë fërkimi dhe sërish nuk jemi në gjendje të masim të gjitha pasojat e shkaktuara nga përdorimi i armëve perëndimore. Tani për tani kemi vërejtur efektin e amatimeve të lehëta si raketat “Javelin”, raketat “Nlaw” me prejardhje angleze dhe të ngjashme. Të ndryshme janë në fakt armët e furnizimeve të mëpasme, për shembull topat 155 milimetërsh. Veç kësaj, ka edhe disa probleme logjistike, nga formimi i personelit të destinuar për t’i përdorur armatime të tilla me vështirësi materiale sa për t’i bërë të arrijnë fizikisht në destinacion.

 

Nuk ju duket se rusët janë tejet të ngadaltë në goditjen e infrastrukturave që transportojnë armët perëndimore në front?

Për këtë nuk posedojmë sa duhet informacione. Herëpasëhere kuptohet nga mediat se një hekurudhë është goditur, por ka mundësi që operacione të tilla ndodhin shumë më shpejt nga sa ne vihemi në dijeni. Me siguri që rusët i kanë intensifikuar sulmet ndaj hekurudhave dhe stacioneve. Të njëjtën gjë kërkojnë të bëjnë ukrainasit, duke shënjestruar prapavijat ruse në Donbas apo në kufi, kur jo deri duke penetruar në territorin e Federatës me ndonjë inkursion. Kjo strategji ka luajtur në favorin e milicive të Kievit, që duke synuar nga prapavijat po demonstrojnë se e kanë individualizuar thembrën e Akilit të trupave ruse: logjistikën.

 

Le të kalojmë në kuadrin strategjik. Rusia ka tentuar një operacion për të cilin nuk duket se ka resurse të mjaftueshme. Si e vlerësoni përgjigjen e NATO?

I jeni përgjigjur shumë mirë. Natyrisht nuk mund ta përdorte operacionin ushtarak: të dërgojë trupa në Ukrainë do të sillte menjëherë shpërthkmin e një lufte totale midis Perëndimit dhe Rusisë.

 

Shumë eksponentë të administratës amerikane, midis të cilëve sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, kanë shprehur qëllimin e dobësimit të Rusisë për ta bërë të paaftë për ofensiva të reja, por çfarë do të thotë të dobësosh Rusinë? Deri ku mund të shtyhen amerikanët pa e shkaktuar rrezikun e një hakmarrjeje bërthamore?

Arma atomike mund të përdoret vetëm në momentin ku vetë ekzistenca e Rusisë do të ishte në rrezik.

 

Kush e përcakton se ka ardhur ky moment? Nuk është vetë Rusia?

Po, por nuk do të jetë fakti i thjeshtë i mosfitimit të luftës në Ukrainë që do ta bëjë të marrë në konsideratë përdorimin e atomikes.

 

Po sikur regjimi të ndjehej i kërcënuar në mbijetesën e tij?

Nuk besoj se janë premisat. Dobësimi për të cilin flasin amerikanët i referohet faktit që lufta kushton para, gjak, mjete: është një impenjim i rëndë, të cilit i shtohet efekti i sanksioneve. Në të kundërt, Putini synon një luftë të gjatë dhe të ngadaltë, në shpresën e çartikulimit të kompaktësisë së vendeve perëndimore. Qysh sot në Itali po bëjnë prapakthehu rreth dërgimit të armëve, duke u bunkerizuar në dallime të buta midis armëve mbrojtëse apo sulmuese, të lehëta apo të rënda.

 

Si e vlerësoni hyrjen e Suedisë dhe të Finlandës në NATO?

Ky është efekti i madh bumerang i Putinit, që ia ka dalë në ndërmarrjen e pabesueshme të zgjerimit të mëtejshëm të NATO. Deri në përfshirjen e vendeve, sidomos Suedisë, që gëzojnë forca të armatosura të shkëlqyera.

 

Çfarë do të thotë për rusët të kenë Kaliningradin e rrethuar edhe nga deti dhe Shën Petërsburgun e nënshtruar një blloku detar permanent virtual? Si ndryshojnë kushtet e sigurisë ruse me hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO?

Aderimi i këtyre dy vendeve në Aleancën Atlantike sigurisht që ia redukton hapësirën e manovrës. Nuk janë më kushineta, zhduket zona gri midis Rusisë dhe NATO. Për rusët është thjesht një dramë, edhe emotive.

 

Ju çfarë do të bënit po të ishit rus?

Rusët nuk do të mund të bëjnë më asgjë, përveç pezullimit të furnizimeve me gaz për suedezët dhe finlandezët. Nga ana tjetër, prova e ushtrisë në Ukrainë e ridmensionon edhe frikshmërinë e makinës luftarake rise. Përjashto gradën bërthamore, por që do të thotë fundi i lojërave. Me hedhjen e një atomikeje, vendi i goditur bëhet i përshkueshëm nga kushdo. Çfarë qëllimi do të kishte bombardimi i kufirit me Finlandën? Sikur të isha rus, do të lëshoja një bombë vetëm përpara një pushtimi masiv të territorit tim, me qëllim mbrojtës.

 

Pa më vende kushinetë, do të kishim një linjë kontakti NATO – Rusi të gjatë mijëra kilometra. Kjo implikon të jemi të ekspozuar ndaj një rreziku të përhershëm, duke parë se edhe në terren nuk ekziston simetria e Luftës së Ftohtë. Është një e dhënë me të cilën duhet të bashkëjetojmë?

Po. Amerika është shumë më e dobët në një botë jo më unipolare. Shtetet e Bashkuara të nesërmen e Luftës së Dytë Botërore kishin një raport force me fuqi të ndryshme me rende madhësie më të madhe dhe, jo e fundit, gëzonin një kohezion politik të brendhsëm që tani as nuk e ëndërrojnë dot.

 

Le të marrim rastin e fitores totale të NATO. Çfarë do të sillte?

Nuk besoj se Rusia do të binte. Putini gëzon një konsensus të madh. Nuk më duket se janë kushtet për një grusht shteti të brendshëm. Faktikisht besoj se sikur kjo luftë të avanconte shumë gjatë dhe pa përparime do të replikohej një situatë e ngjashme me atë të Donbasit në 2014. Një konflikt jo i ngrirë, por me intensitet më të ulët se ai aktual.

 

Çfarë mendoni për riarmatimin gjerman?

Riarmartimi ka qenë reagimi natyral ndaj paksa të gjithëve nën presionin e momentit. Sikur gjermanët kanë vendosur ta bëjnë, do ta bëjnë dhe tashmë Gjermania është e zhdoganuar.

 

Në çfarë kuptimi?

Në kuptimin më të natyrshëm të fjalës: është një vend ish nazist. Qysh kur ka hyrë në NATO, duhet t’i përmbahet shtyllës së saj themelore, asaj të 2% të PBB të destinuar për Mbrojtjen.

 

Po gjermanët po riarmatosen për të vlejtur më shumë në NATO apo për të vlejtur më shumë si Gjermani?

Riarmatosen sepse kërcënimi rus është bërë i pashmangshëm. Kemi një luftë konvencionale në Europë, ku trupat ruse tentojnë të pushtojnë territore shtetesh të tjera.

 

Paraqitja ruse në Ukrainë nuk duhet ta risgurojë Gjermaninë?

Mbi këtë duhet të jesh i matur. Kur gjermanët në Luftën e Dytë Botërore hynë në Bashkimin Sovjetik, në muajt e parë arritën fitore të habitshme dhe ushtria ruse u zhduk. Pastaj kjo e fundit u bë një makinë lufte e tmerrshme. Duhet pasur kujdes të mos nënvlerësohet këmbëngulja e rusëve.

 

Në ndryshim nga vendet e tjera, Gjermania e kishte përjashtuar dimensionin e fuqisë edhe nga këndvështrimi semantik. Pra nuk bëhet fjalë vetëm për t’u pajisur me tanke, por të kthehet të arësyetohet në terma fuqie dhe interesi kombëtar. Për më tepër, gjysma e Gjermanisë që i korrespondon ish RDGJ bën tifozllëk për Rusinë: edhe kolegu juaj Kay-Achim Schönbach i është dashur të dorëhiqet pasi ka deklaruar se Putini meritonte respekt. Ka një komponente «prusiane» në forcat e armatosura gjermane?

Nuk do ta thoja. Më duket se në këtë rast bëhet fjalë për një gafë, për një naivitet, më shumë se një deklaratë qëllimesh. Nuk besoj se riarmatimi është rezultati i një ndryshim radikal strategjik. Mendoj se kushtet e forcave të armatosura gjermane qenë në një nivel shumë të ulët. Përpara rikthimit të luftës në Europë, ka qenë e natyrshme shtytja për t’u riarmatosur. Edhe në optikën e plotësimit të impenjimit të marrë me amerikanët për të shpenzuar 2% të PBB për Mbrojtjen.

 

Po Italia si ndodhet?

Edhe në Itali ka filluar të flitet për 2%, por efektivisht nuk ka asgjë, përveç çarjeve midis fraksioneve politike. Është shumë e vështirë që të shkohet përtej deklarimeve përveçse për ndonjë rritje të vogël. Kurse rritja duhet të jetë substanciale dhe e konkretizuar në afate të shkurtëra. Duhet të jetë e kanalizuar jo vetëm tek pajisjet, por sidomos tek fondet e ushtrisë, tabùja e Thesarit. Bëhet fjalë për shpenzimet korrente, e përdorur për të blerë benzinë, municione, uniforma, për të stërvitur ushtarët, për të lundruar dhe për të fluturuar, por edhe për logjistikën, pasi kemi eksternalizuar gjithçka. Ethja e eksternalizmit e kohërave të Tremonti, të cilën e kam kundërshtuar me çdo mënyrë të mundshme, na ka çuar të zbulojmë të natyrshmen: kemi humbur përvojën në riparime, gjë që edhe një herë akoma çon në humbjen e kapacitetit të ashtuquajtur «expeditionary», të shkuarit në ekspeditë, pasi kompanitë e jashtme nuk mund të vihen për të na ndjekur në mision. Pa llogaritur se kompani të tilla të prfshiheshin në greva apo kriza ekonomike, nuk do të kishim alternativa. Eksternalizimi ka qenë një katastrofë, por është një tendencë shumë e vështirë për t’u kthyer. Më shumë kemi edhe problemin e madh e kompanive tona të mëdha shtetërore të armatimeve, kryesisht Fincantieri dhe Leonardo, që nuk janë në gjendje të reagojnë menjëherë, pasi janë të mësuara të jenë, më shumë se furnitorë, vendimmarrës në kuptimin e vërtetë të fjalës.

(nga Limes)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY