“Ju shpjegoj se pse Italia ka gabuar në Kombet e Bashkuara që...

“Ju shpjegoj se pse Italia ka gabuar në Kombet e Bashkuara që ka votuar kundër Trump”

628
0
NDAJ

Një intervistë me Germano Dottori

 

 

Germano Dottori, Docent i Studimeve Strategjike LUISS dhe Këshilltar Shkencor i revistës “Limes”, nuk është i befasuar nga rezultati i votës në Asamblenë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara lidhur me Donald Trump dhe Jeruzalemin. Që e konsideron, ghithësesi, “totalish ininfluente”, ndryshe nga kërcënimet e The Donald ndaj vendeve të paangazhuara me kursin e ri amerikan. Një kurs i ri që e gjen vendin tonë në pozicion mosdakordësie thelbësore, siç demonstrohet nga vota italiane në Asamblenë e Përgjithshme, e sintonizuar me linjën e mbështetjes ndaj islamit politik që Dottori ia atribuon qeverisë tonë dhe që e konsideron si problematike. Në fakt, Amerika ka zgjedhur që të qëndrojë në krah me Riadin e Kajron dhe, nëqoftëse nuk ndryshojmë kurs, sugjeron Dottori, rrezikojmë që të mbetemi jashtë loje. Një pozicion “miop dhe i rrezikshëm” ky i Italisë, akoma e shokuar prej fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale, pavarësisht se ka kaluar më shumë se një vit. Votimi në New York për rezuolutën e shkruar nga Turqia dhe Jemeni për të kundërshtuar Trump është demonstrimi i asaj sesi në Romë nuk është kuptuar akoma se loja ka ndryshuar.

 

Profesor Dottori, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese rezuolutën që hedh poshtë deklarimin me të cilin Trump ka njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Vlerësimi juaj?

Do të kishte qenë befasues një rezultat ndryshe. Numrat që kemi regjistruar janë të njëjti me ata që janë konstatuar çdo herë që çështje të ndjeshme që u përkasin raporteve midis Izraelit dhe vendeve arabe i janë nënshtruar vëmendjes së Asamblesë së Përgjithshme. Kështu që nuk habitem, përveçse me interesin e madh që ka ngjallur ky rezultat, praktikisht totalisht ininfluent. Asambleja e Përgjithshme nuk është Këshilli i Sigurimit dhe izolimi i presupozuar i Amerikës të kujton shumë atë të Europës për të cilën fliste dikur Times i Londrës kur La Manshi ishte në furtunë. Paradoksalisht, pasoja e vërtetë janë raprezaljet e mundshme të shpalosura nga Nikki Haley, se administrata Trump mund të vendosë të marrë ndaj shteteve që kanë zhgënjyer shpresat e saj.

 

Europa ka reguar kompakte ndaj vendimit të Trump, duke e dënuar atë. Është një refleks i pakushtëzuar?

Nuk më duket që Bashkimi Europian ka votuar kompakt. Ka votuar kompaktësisht kundër Shteteve të Bashkuara vetëm ajo pjesë e Europës që ndjehet më afërt me Gjermaninë. Europa e Trimarium-it ka zgjedhur në pjesën më të madhe të saj të zgjedhë abstenimin, siç edhe besoj se do të duhej të kishim bërë edhe ne. por me sa duket qeveria aktuale e vendit tonë ka qëndruar konsekuente ndaj një linje antagoniste, atë që shikon me simpati ndaj ati islami politik që në fakt Shtetet e Bashkuara, ose të paktën Shtëpia e Bardhë, Rusia dhe Kina në një farë mënyre synojnë që ta asgjësojnë.

 

Si e shpjegoni votën e djeshme të Italisë, plus atë me të ciliën Këshilli i Sigurimit ka mbështetur rezulotën e censurës të deklaratës së Trump?

Këndvështrimet e leximit janë të shumta. Italia e Paolo Gentiloni është me Gjermaninë dhe në Lindje është akoma sot shumë e afërt me Iranin, Turqinë dhe Katarin, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë me Riadin, Jeruzalemin dhe Kajron. Sigurisht, ka pasur tentative të kohëve të fundit nga ana italiane për të nisur nëj riekuilibrim, duke kërkuar bashkëbisedime me Arabinë Saudite. Por situata është e qartë: jemi me grupimin tjetër. Nga ana tjetër, ka një nostalgji të caktuar të pjesës më të madhe të sistemit politik italian, që kërkon akoma mbështetjen e Amerikës liberale pavarësisht se aktualisht është në opozitë. Një politikë, sipas mendimit tim, miope dhe e rrezikshme. Sa më parë të adoptohet një qëndrim më realist, aq më mirë do te jetë. Sepse Trump është një mundësi sidomos në termat e rikuperimit të sovranitetit tonë kombëtar. Para pak ditësh kemi pasur provën: paralajmërimin e ish Zëvendëspresidentit Joe Biden, që ia ka veshur fake neës me origjinë ruse rezultatin e referendumit të 4 dhjetorit. Kurse Trump ka qëndruar në heshtje, pavarësisht se në Itali nuk mungojnë njerëz që e vlerësojnë dhe ndoshta do ta pëlqenin një një endorsement nga ana e tij. Për njërën palë, sovraniteti kombëtare mund dhe duhet të shkelet nëse afirmimi i vlerave të caktuara e kërkon. Kurse për Presidentin në fuqi nuk preket. Ajo e tij është një qasje që më pëlqen shumë dhe e gjykoj të preferueshme.

 

Paralajmërimi i Trump ka qenë diktuar nga interesa elektorale apo ka prapa gjë tjetër?

Ndaj rindërtimin e ngjarjeve të bërë nga New York Times, veç të tjerash me synimin që të provokojë telashe në Arabi Saudite dhe ndoshta të kontribuojë në sabotimin e planit për të cilin amerikanë dhe sauditë po punojnë prej shumë muajsh. Në qëllimet e Trump, paqen midis izraelianëve dhe palestinezëve do të duhet ta negociojë njeriu i ri i fortë i Riadit, Mohammed bin Salman, duke marrë si objektiv një variant të planit të vjetër të paraqitur në kohën e tij nga Mbreti Abdallah, sipas të cilit Jeruzalemi do të duhet të ndahet, duke ia atribuar statusin e kryeqytetit të Republikës Palestineze të ardhshme një lagjeje lindore të Qytetit të Shenjtë, një vendi që quhet Abu Dis dhe që gjendet përtej barrierës së famshme të ngritur nga Izraeli për t’u mbrojtur nga infiltrimet terroriste. Por Bin Salman nuk ia ka dalë, paso Abu Mazen ka pasur frikë se mospranimi i projektit saudit mund t’i kompromentonte mbijetesën politike, ka mundësi me ndonjë arësye. Kështu që Trump ka hyrë në lojë për të “krehur” letrat dhe forcuar dorën palestinezëve. Rezultatet janë për momentin të paqarta, por jo domosdoshmërisht aq të mjegullta sa paraqiten. Le të shikojmë faktet:  Ka pasur protesta, por nga të cilat shikojmë gjithmonë pamje ne fushë të shkurtër, kushedi se pse. Kush i ushqen? Për më tepër janë forca të mundura nga Pranverat Arabe tani në kërkim të dëshpëruar hakmarrjeje. Por në fund, shtrëngo shtrëngo, samite i Konferencës Islamike të vjetër në Ankara ka përfunduar me një deklaratë që tregon Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez. Praktikisht, tani diskutohet për një ndarje dhe për kufijtë relativë, argument në të cilin jo rastësisht ka hyrë. Thomëni ju se kush e ka kuptuar.

 

Shtypi ka përshkruar një botë arabe në flakë pas njoftimit të Trump, megjithatë reagimi ka qenë i përmbajtur. Si ka mundësi?

Më duket e natyrshme. Ai që kërkon hakmarrje nuk është vetëm islami politik i Vëllazërisë Myslimane, instrument i politikës rajonale të forcës i Turqisë dhe i vetë Katarit, tani të rreshtuar përkrah Iranit, por edhe i gjithë atyre që në Shtetet e Bashkuara urrejnë administratën e re, kundër të cilës pjesa më e madhe e mediave vazhdon luftën e pakompromis të filluar në kohërat e Trump kandidat. Praktikisht, tashmë shtohen dy goditje transversale: asaj që kundërvë mbështetës dhe armiq të islamit politik i është shtuar lufta civile e stilit light që gëlon në Shtetet e Bashkuara. Liberalët janë me Vëllazërinë Myslimane dhe Republikën Islamike Iraniane, që gëzojnë rrënjë të përbashkëta, ndërsa Trump po tenton me Putinin dhe Mohamed bin Salman të vebdosë rendin, përpara se të lehtësojë gjurmën amerikane në botë.

 

Sa peshojë zhvillimet e luftës në Siri mbi ngjarjet e sotme?

Momentalisht më duket marxhinale, por ka elementë që duhen mbajtur parasysh. Lufta civile po vjen duke përfunduar me fitoren e Bashar al – Assad. Shumë më tepër se ndërhyrja e pasdaranëve dhe e Hizballahut, ajo që e ka përcaktuar ka qenë aksioni rus që e ka detyruar Turqinë ta braktisë rrëmujën. Në fakt, Shteti Islamik ka vdekur kur Ankaraja është paqëtuar me Moskën dhe ka mbyllur kufijtë e saj, duke ndërprerë flukset e çdo lloj gjëje që i mundësonte Daesh-it ta ushqente përpjekjen e tij. Por nuk është e mendueshte se Rusia ka luftuar për t’ia dhuruar Sirinë Iranit. Në fakt, unë mendoj se Moska është afruar ndjeshëm me Arabinë Saudite dhe se Trump pret nga rusët një kontribut në frenimin e aspiratave rajonale iraniane. Bëhet fjalë për një ushtrim të vështirë për Putinin, port ë pashmangshëm: e ardhmja e Rusisë varet shumë nga zgjedhjet në fushën e naftës të bëra nga monarkia saudite. Jam i bindur se midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit ka një marrëveshje thelbësore lidhur me fatin e zonës dhe ndoshta edhe lidhur me çmimin e naftës.

 

Sa shanse ka plani i paqes i Trump që të ecë, pas pozicionimit lidhur me Jeruzalemin?

Të njëjtat si më parë, në mos më shumë. gjithçka varet nga raportet relative të forcës që do të vendosen midis mbështetësve dhe armiqve të islamit politik. Ka mundësi edhe Abu Mazen do ta kuptojë se pozicioni intransigjent i tyre do ta implikojë fatalisht ridimensionimin e rolit të al Fatah karshi atij të Hamasit. Le të jemi të sinqertë: asnjeri nuk e ka besuar kurrë se Izraeli do të hiqte dorë nga Jeruzalemi apo se ka ndërmend në ndonjë moment të ardhshëm të pranojë të drejtën e refugjatëve palestinezë për t’u rikthyer. Bëhet fjalë për çështje të panegociueshme. Unë e gjej inkurajuese që bota myslimane ka bërë të njohur se e pranon ndarjen e Qytetit të Shenjtë. Gjithçka është të kuptohet sesa i madh duhet të jetë Jeruzalemi Lindor. Lidhur me vijat dhe me kilometrat katrore mund të bisedohet.

 

A do të mund të bashkëjetojnë ndonjëherë izraelianë dhe palestinezë në atë shami toke?

Më duket jashtëzakonisht e vështirë, të paktën në një shtet të vetëm. Një prej mësuesve të mi, Enrico Jacchia, vërente me zgjuarësi se dashuria e lirë dhe perçja islamike nuk janë të pajtueshëm midis tyre: një metaforë brilante dhe e goditur, që e jep mirë idenë e kompleksitetit të sfidës. Është edhe po aq e vërtetë se dy të vërteta sbolute nuk mund të jetojë në një njëjtën copë toke, siç theksonte vite më parë Carlo Jean, i të cilit bile kam qenë nxënës. Pastaj duhet mbajtur parasysh fakti që bashkëekzistenca në brendësi të një shteti të vetëm do të shkaktonte në një hark kohor të arësyeshem transformimin demografik të Izraelit në një drejtim armiqësor ndaj hebrenjve. Është për këtë motiv që sa Yitzhak Rabin, aq edhe Ariel Sharon, jo rastësisht dy ushtarakë, në të kaluarën kanë ceduar territore. Nuk qenë dy njerëz të dhembshur. Për Izraelin është thelbësore që palestinezët të ndahen dhe, mundësisht, të mblidhen në një shtet të ndërtuar në mënyrë të tillë  që të mos jetë kurrë në gjendje që të përfaqësojë një rrezik për sigurinë izraeliane.

(nga Formiche.net)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY