Greqia dhe Izraeli: Marrëveshje ushtarake për Mesdheun

Greqia dhe Izraeli: Marrëveshje ushtarake për Mesdheun

462
0
NDAJ

Qeveria greke ka zgjedhur Izraelin si partner tregëtar për ta furnizuar me mjete strvitore dhe ndërtuar një shkollë stërvitjeje aeronautike. Ministri izraleian i Mbrojtjes konfirmon rëndësinë e marrëveshjes historike për të garantuar stabilitetin në Mesdhe.

 

  1. Aroma e mirëkuptimit greko – izraelian

Kohët e fundit marrëdhëniet greko – izraeliane kishin shënuar tashmë një pikë referimi në vitin 2015, me nënshkrimin e fillimisht të një pakti ushtarak dhe më pas të një partneriteti strategjik në lëmin energjitik. Marrëveshja ushtarake – Marrëveshje lidhur statusin e forcave – që kishte bashkuar dy brigjet e Mesdheut parashikonte se forcat e armatosura e të dy vendeve mund të merrnin pjesë në aktivitetete të përbashkëta stërvitore dhe në operacione bashkëpunimi në territoret respektive. Nëse pakti i 2015 parashikonte vetëm shkëmbimin e personelit ushtarak, aleanca e lidhur në 2020 përfshin edhe shitjen e armëve. Në shtatorin e kaluar qeveria greke kishte hapur një garë tenderi ndërkombëtar për fuqizimine  aparatit ushtarak të saj. Sot, në vijim të tij, pala greke ka miratuar marrëveshjen me Izraelin. Aroma se Izraeli do të bëhej një partner i rëndësishëm për Greqinë ishte parandjerë qysh në muajin nëntor, kur Ministri izraelian i Mbrojtjes kishte takuar në Nikozia homologun grek dhe atë qipriot. Qëllimi i vizitës ishte të të diskutohej në prizmin strategjik e një aleance të ardhshme midis Greqisë, Qipros dhe Izraelit që të kishte të bëmnte me fushën e sigurisë dhe atë energjitike. Faktikisht, bisedime të mëtejshme janë përqëndruar mbi mundësinë e shitjes së armëve izraeliane Greqisë. Mbi bazën e këtyre konsideratave arrijmë në ditëtë e sotme, për të cilën marrëveshja greko – izraeliane në fushën e mbrojtjes është zyrtarisht realitet.

 

  1. Marrëveshje 20 vjeçare dhe mjete fluturimi italiane

Objekti i marrëveshjes parashikon që Athina të blejë avionë nga Izraelu dhe të ndërtojë një shkollë aviacioni greke. Do të jetë kompania izraeliane “Elbit Systems” ajo që do të furnizojë mjetet e fluturimit, mirëmbajtjen, simulatorët, mjetet e stërvitjes dhe të logjistikës. Midis tipologjive të avionëve janë të përfshira edhe 10 M – 346 të kompanisë italiane Leonardo. Mjeti i fluturimit italian për stërvitje konsiderohet si shumë i suksesshëm nga Ministria izraeliane e Mbrojtjes (Israel MoD), që i ka përfshirë tashmë 30 në Aeronautikën e vet. Marrëveshja, me vlerë prej 1.3 miliard eurosh (1.6 miliard dollarë), shënon një kthesë për strategjinë ushtarake greke. Faktikisht, qeveria e Athinës e dyfishuar buxhetin e Mbrojtjes krahasuar me atë të vitit 2020. Për vitin e ri  il 2021 janë caktuar 5.5 miliard euro. Karakteristikë tjetër për t’u analizuar është kohëzgjatja: bashkëpunimi greko – izraelian do të jetë një partneritet afatgjatë. Sipas asaj që është njoftuar nga pala izraeliane, mirëkuptimi do të zgjasë për 20 vjet, gjë që e bën marrëveshjen ushtarake më domethënëse në raportet midis dy vendeve. Rëndësia e bashkëpunimit theksohet edhe në fjalët e gjeneralit izraelian Yair Kulas: “Miratimi i këtij pakti nga ana e qeverisë greke, ka thënë ushtaraku, është një hap historik për t’i thelluar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën e Mbrojtjes midis dy vendeve tona. Kjo nuk është vetëm një marrëveshje eksporti e Mbrojtjes, por në fakt një partneritet që do të zgjasë të paktën 20 vite të tjera”. Fitorja e kompanisë izraeliane “Elbit Systems” në garën e tenderit është konfirmuar edhe nga institucionet greke, porr përpara fillimit të furnizimeve ka ende faza për t’u respektuar: hartimi i kontratës dhe firmosja zyrtare.

 

  1. Forcim i pranisë në Mesdhe

Marrëveshja në fjalë shënon një pikë referimi si për nga shkalla ekonomike dhe ajo ushtarake, por edhe në prizmin gjeopolitik dhe strategjik. Kjo aleancë e rinovuar dhe e përforcuar në Mesdhe duket se ka për qëllim të frenojë ekspansionizmin turk. Në fakt, kujtojmë se në Mesdheun Lindor janë në zhvillin tentativat turke për tta zgjeruar zonën e tyre të influencës, edhe me qëllim që të sigurojnë avantazh në konkurrencën energjitike. Nga ana tyre, Greqia dhe Izraeli janë tashmë në lidhje të ngushta për ndërtimin e një gazsjellësi të ri që do të lidhë Mesdheun Lindor me Europën Perëndimore, East MED Pipeline. Aleanca ushtarake midis Athinës dhe Tel Avivit ka kështu në themelin e saj edhe arësye strategjike, që janë deduktuar nga vetë fjalët e ministrave respektivë. Në fakt, Ministri izraelian i Mbrojtjes Benny Gantz ka deklaruar se “marrëveshja pasqyron marrëdhëniet e shkëlqyera dhe në rrugë të zhvillimit që kemi me Greqinë. Është një partneritet afatgjatë që do t’u shërbejë interesave të Izraelit dhe të  Greqisë, do të krijojë qindra vende pune në të dyja vendet dhe do të promovojë  stabilitetin në Mesdhe”. Një partneritet 20 vjeçar antiturk, që mund të përfshijë edhe Qipron për të garantuar stabilitetin e shumë kërkuar.

 

Përgatiti

ARMIN TIRNA

 

LEAVE A REPLY