Gjermani: Arësyet e një kuadri politik të komplikuar

Gjermani: Arësyet e një kuadri politik të komplikuar

62
0
NDAJ

“Kurrë mos e trazo një kundërshtar që gabon”: këtë duhet të ketë menduar Olaf Scholz, kandidati i SPD, në muajt e parë të fushatës elektorale. Në fakt dy rivalët e tij për Kancelarinë, kandidati i CDU – CSU Armin Laschet dhe ajo e të Gjelbërve Annalena Baerbock, kanë gabuar, shumë. Pyetja, pak ditë nga zgjedhjet gjermane të 26 shtatorit, është nëse kanë gabuar më shumë se duhet. Dhe nëse ai që dikur dukej si favoriti, Armin Laschet, mund të jetë ende i aftë, me një spirnt final apo me manovra të afta koalicioni pas votimeve, ta mundë Scholz dhe të bëhet Kancelari i ardhshëm.

Sondazhet flasin qartë: sot Olaf Scholz është dukshëm në avantazh (të fundit e nxjerrin partinë e tij midis 25% dhe 27%), Laschet është i dyti me një dizavantazh që mund të jetë pakashumë i thellë (numrat e tregojnë midis 19% dhe 23%), kurse Baerbock duket në fakt jashtë loje për vendin e parë (të Gjelbërit vlerësohen midis 15% dhe 17%).

Por loja sigurisht që nuk është mbyllur. Gjatë “tribatit” të dytë televiziv midis kandidatëve, Laschet për shembull e ka sulmuar ballazi Scholz lidhur me kontrollet e ndodhura kohët e fundit në Ministrinë e Financave, i të cilës Scholz është drejtuesi, në kontekstin e një hetimi mbi mangësitë e Finance Intelligence Unit ministror në luftën ndaj riciklimit të parave. Kontrolle për të cilat, prej vrullit të hetimeve, SPD ka akuzuar një motiv politik. Megjithatë, në fund të përballjes, mazhoranca relative e gjermanëve megjithatë ka riafirmuar një preferencë për socialdemokratin. Por fushata mbetet shumë e lidhur me personalitetet e veçanta të kandidatëve dhe, për pasojë, me surpriza të mundshme të minutës së fundit.

 

Ringjalla socialdemokrate

Për muaj e muaj me radhë, akoma më përpara se partitë respektive të zgjidhnin kandidatët e tyre, sondazhet dhe analizat projektonin qeverinë e parë schwarz-grün (zi – gjelbër, domethënë midis kristian – demokratëve dhe të Gjelbërve) e historisë gjermane. Një opsion i parë si një sonkretizëm i ri bipartisan, pas koalicioneve të mëdha CDU – SPD, në gjendje të hapnin me një profil “rinovimi në vijueshmëri” fazën delikate e pasMerkelit. Në pranverë, me socialdemokratët të konsideruar në një rënie të pakthyeshme dhe jashtë loje, dyshimi i vetëm kryesor ishte se qeveria e ardhshme do të ishte praktikisht zi – gjelbër, domethënë me udhëheqje Union CDU-CSU, ose gjelbër – zi, domethënë me udhëheqje Grünen.

Kjo ka zgjatur për muaj me radhë. Kur Armin Laschet është bërë Kanzlerkandidat i Union, duke u imponuar me stratgjema partie që pak i kanë pëlqyer opinionit publik, ka nisur të shkëlqejë ylli i Kanzlerkandidatin të gjelbër Annalena Baerbock, e cila është fryrë menjëherë nga një hype i pabesueshëm mediatik kombëtar dhe ndërkombëtar. Kur ngjitja e Baerbock ka nisur të zbehet për shkak të polemikave në rritje lidhur me personin dhe aftësitë e saj, ka qenë Laschet ai që ka riparë një rritje të shpejtë të konsensuseve. Megjithatë, gjatë verës opinioni publik ka nisur të tregojë shenja lodhjeje ndaj sfidës midis të dyve, që është transformuar në një lloj loje lose-lose, nga e cila papritmas nuk kanë përfituar më as Baerbock, as Laschet.

Përmbytjet dramatike në Rhin – Palatinat dhe Nordrhein – Westfalen e korrikut të kaluar kanë qenë një pikë kthese. Baerbock, e cila nuk ka asnjë rol qeverisjeje rajonale apo kombëtare, nuk ka ditur të pozicionohet përballë emergjencës në zhvillim dhe partia e saj, në kundërshtim nga sa është fillimisht e imagjinueshme, është dukur e aftë të bëjë apele gjenerike ambientaliste, por jo të ofrojë përgjigje në planin e menaxhimit kontigjent të krizës. Nga ana e tij, Armin Laschet ka bërë një prej gabimeve më të rënda e më trashanike të karrierës së tij politike, duke u filmuar në vende të përmbytjes teksa qeshte në mënyrë të përsëritur e të çartur prapa krahëve të Presidentit të Republikës Frank-Walter Steinmeier.

Në këtë kontekst gafash dhe dobësishë taktike të Laschet e Baerbock, është afirmuar kështu papritmas figura e Olaf Scholz, zëvendëskryeministrit aktual të qeverisë Merkel IV. Për hir të së vërtetës, prej kohësh Scholz mund të mbështetej mbi nivele të larta pëlqimi popullor, sidomos falë rolit të tij si ministër Financash gjatë krizës së Covid-19, por është në javët e fundit që më së fundi Scholz ka arritur të thithë pas konsensusit të vet personal edhe një qëllim vote për SPD e tij, që është pozicionuar kështu si opsion i tretë midis CDU dhe të Gjelbërve.

Të konsumuar nga një vit e gjysmë pandemi, të shokuar nga egërsia e përmbytjeve, të preokupuar përballë problematikash sociale në rritje, shumë gjermanë kanë gjetur tek Scholz atë figurë të moderuar, qetësuese dhe të aftë që as Laschet, as Baerbock nuk kanë qenë në gjendje të interpretojnë.

 

Tema sociale vendimtare

Sipas njërit prej zbulimeve të shumta të këtyre ditëve (të kryer nga INSA), tema më e ndjerë në këtë fushatë elektorale është ajo e klimës, e konsideruar parësore nga 35% e të intervistuarve. Por do të ishte e gabuar – dhe sondazhet e demonstrojnë – të besohej se kjo vëmendje për ndryshimet çon automatikisht mbështetje për të Gjelbërit. Në fakt, tema është shndërruar në transversale, ndërsa ndjeshmëria ndaj argumentit tashmë duhet nënkuptuar si një interes më komplesiv edhe për kthesën energjitiko – produktive të zgjedhur nga Gjermania, me gjithçka e pasir në planin social.

Po kaq e rëndësishme është të vërehet se cilat tema të tjera shikohen si jetike nga gjermanët: me 33% shfaqen pensionet, me 26% ajo e banesave dhe e qirave, 26% menaxhimi i Covid-19, me 24% shëndeti dhe sistemet shëndetësore, 21% shkolla, çerdhet dhe formimi, me 20% emigracioni. Përqindje që ravijëzojnë kërkesën për zgjidhje të qarta ndaj problemesh sociale të mbetura të hapura prej një kohe të gjatë. Në një vend ku 50% më i varfër i popullsisë posedon vetm 1.3% të pasurisë private kombëtare, ardhja e Covid-19 i ka ashpërsuar kontradiktat dikur të absorbuara me më pak probleme nga gara merkantiliste dhe nga rritja ekonomike e Gjermanisë.

Në këtë kuptimi avancimi i Scholz në sondazhe i detyrohet edhe programit të socialdemokratëve, profili social i të cilëve – të paktën formalisht – është shumë i shënuar. Për shembull, SPD parashikon një mbitaksim të ri prej 3% për të ardhurat shumë të larta (250000 euro në vit ose më shumë), një pagë të re minimale prej 12 €/ora, kalimin e sistemit të kontestuar të subvencionimeve “Hartz IV” (në fuqi prej rreth 15 vjetësh) drejt një Bürgergeld që është një formë e ndryshme të ardhure bazë dhe e garantuar, një sezoni të ri investimesh publike. Natyrisht që kemi të bëjmë me një program që, nga ana tjetër, nuk i bind aspak sektorët e tjerë socialë, kulturore e profesionalë, siç e tregon rritja konstante në sondazhe e liberal – liberistëve të FDP, një parti gjithmonë shumë aktive në kritikën e ndërhyrjes shtetërore në ekonomi, që sot vlerësohen në sondazhe midis 10% dhe 13% (dhe, sipas disave, në gjendje deri të sfidojnë të Gjelbërit për vendin e tretë).

 

Kriteri “fit to be Merkel

Por ka një zë në temat e kësaj gare elektorale që megjithatë do të meritonte vendin e parë. Bëhet fjalë për afësinë e përgjithshme e kandidatëve për të qenë në largësinë e kancelares në ikje Angela Merkel. Për një pjesë të mirë të gjermanëve kancelari i ardhshëm duhet të jetë parasëgjithash edhe i afrtë që sigurojë me maturinë e tij strategjike, siç ka bërë për 16 vite Kanzlerin. Paradoksalisht, kjo garë për “fit to be Merkel” në fund është shfrytëzuar më mirë pikërisht nga SPD, partisë që ka arritur të lançojë për Scholz sloganin: “Er kann Kanzlerin”, domethënë “është në gjendje të bëjë Kancelaren” (me Kanzlerin në femëror, pikërisht për të përcaktuar një vijueshmëri respektivisht Merkelit).

Operacioni ka funksionuar dhe ka vënë në vështirësi të madhe kristian – demokratët. Aftësia e Olaf Scholz për ta shfrytëzuar imazhin e Merkelit e ka futur CDU aq shumë në panik, sa që vetë kancelarja, e cila normalisht duhet të qëndronte jashtë garës elektorale dhe të mbante një profil ultrainstitucional, në fakt i është dashur të zbresë në fushë për të deklariar të natyrshmen: mbështetjen e saj personale për kandidatin e partisë së saj, Armin Laschet.

 

Paradigma e “rrezikut të kuq”

Thelbësore është të vërehet sesi Merkel e ka shprehur mbështetjen e saj ndaj Laschet duke refuzuar krahasimet me Scholz dhe duke kritikuar hapur mundësinë e një qeverie SPD që përmban Linke, domethënë një aleancë të majtë në drejtimin e vendit. “Ekziston një diferencë e madhe midis meje dhe tij (Scholz) respektivisht së ardhmes të Gjermanisë”, ka thënë Kanzlerin.

Akuza për Scholz se dëshiron të krijojë një koalicion qeverisës Rot-Rot-Grün (kuq – kuq – jeshil) me Linke dhe të Gjelbërit është argumenti polemik aktualisht më i përdorur nga CDU. Për të shmangur që pjesë e elektoratit centrist – të moderuar të spostohet drejt Scholz, Union po shpalos tashmë çdo ditë “dordolecin e kuq”, duke kërkuar që të cysë antisocializmin e shtresës së mesme gjermane. Kristian – demokratl theksojnë se në dukje i moderuari Scholz në realitet po fsheh një hegjemoni të “majtë” brenda SPD së tij, e përfaqësuar nga lidershipi i dyfishtë i partisë nga ana e Saskia Esken dhe Norbert Walter Borjans (që në dhjetorin e 2019 kanë mundur pikërisht Scholz në garën për kryetar partie). Sigurisht që korrenti i majtë është sot shumë i fortë midis socialdemokratëve dhe, sikur numrat ta lejonin, segmente të ndryshe të SPD do ta merrnin seriozisht në konsideratë aleancën Rot-Rot-Grün.

Pengesat ndaj këtij opsioni koalicioni janë të shumëfishta. Lidershipi i të Gjelbërve për shembull nuk duket shumë i hapur të dialogojë me Linke, megjithëse kjo e fundit është shumë larg kohëve të arta të fillimviteve 2000. Pas vitesh të kaluara duke u spostuar drejt një realpolitike centriste, Grünen nuk duan të kthehen në qeveri me një forcë që e gjykojnë tejet të përçarë brenda midis fraksionesh edhe shumë radikale që të mund të qeverisin në mënyrë funksionale projektet e gjelbëra.

Pastaj është edhe çështja gjeopolitike: Olaf Scholz ka thënë tekstualisht se një koalicion qeverisës eventual i tij do të duhet të ndjekë në masën 100% pozicionimin e Gjermanisë në NATO. Një diskriminim që do ta përjashtonte tashmë lehtësisht Linke, që është tradicionalisht proruse dhe armiqësore ndaj aleancës atlantike. Nëse është e vërtetë që Olaf Scholz, shumë herë i pyetur për argumentin, nuk e ka përjashtuar kurrë vërtet një koalicion Rot-Rot-Grün, përshtypja është se e ka bërë gjithmonë për dy motive: i pari është të mos krijojë trazira të kota në vetë partinë e tij, i dyti është që të mund ta përdorë mundësinë e opsionit ndaj së majtës në ato që të jenë kontraktimet pazgjedhore me të Gjelbërit, CDU dhe FDP.

 

Si do që të ndodhë, do të jetë komplekse

Koalicioni i majtë kuq – kuq – jeshil mbetet kështu më pak i mundur se të tjerët. Një rikthim i bujshëm i Große Koalition SPD-Union nuk është për t’u përjashtuar krejtësisht, por me copëzimin në rritje të votës një koalicion treshe duket të jetë më pak i hipotezueshmi. Midis koalicioneve të mundshme që të përmbajnë si Union, ashtu edhe SPD janë koalicioni Kenya midis Union, SPD dhe të Gjelbërve, dhe koalicioni Deutschland, i formuar nga Union, SPD dhe FDP. Aktualisht shumë i diskutuar është koalicioni Jamaika, i formuar nga Union, Grünen dhe FDP. Opsion që në fakt do ta përjashtonte Union nga qeveria, duke e çuar në opozitë pas 16 vitesh të mira, është i ashtuquajturi Ampelkoalition (koalicioni semafor), me SPD, Grünen e FDP.

Duke i vërejtur të gjitha opsionet në tavolinë mund të vërehet sesi të gjitha partitë aktualisht në Bundestag në një mënyrë apo në një tjetër mund të hyjnë në qeverinë e ardhshme, përjashto të djathtën radikale AfD, me të cilën askush nuk është shprehur kurrë i gatshëm të bashkëpunojë. Nëse SPD dhe Union duket se luajnë për vendin e parë, roli i të Gjelbërve mund të jetë njëlloj përcaktues, sidomos në momentin e zgjedhjes së ministrave, ndërsa FDP mund të rezultojë shpejt forca king-queenmaker.

Tashmë gjermanët kanë filluar të votojnë me postë prej ditësh. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit të INSA, 50% e votuese duken këtë vit të orientuar ndaj kësaj forme pjesëmarrjeje: edhe pse nuk është e thjeshtë t’i klasifikohen efektet, minimumi votimi me postë e bën të kotë pjesën e fundit e fushatës elektorale për një përqindje të caktuar të opinionit publik. Vetëm natën e 26 shtatorit do të mund të kuptohet vërtet sesi kanë ecur gjërat. Dinamikat pasuese për formimin e një ekzekutivi nuk do të jenë aspak të thjeshta.

(nga Aspen Institute)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY