Gjeografia e brendshme e Partisë Republikane – përtej Trump

Gjeografia e brendshme e Partisë Republikane – përtej Trump

110
0
NDAJ

Është një Parti Republikane me shpresë ajo që kapet pas fushatës elektorale për votën e mesit të mandatit, takim vendimtar për të ardhmen e presidencës Biden, që do të mbahet në nëntorin e 2022.  Fitorja e e fillimit të nëntorit nëVorginia, e lidhur me rezultatin e mirë të papritur të New Jesrey, në fakt po e shtyn Elefantin që të mendojë se mund ta rifitojë mazhorancën në të paktën një prej dy dhomave të Kongresit. Lajme komforte për Grand Old Party vijnë nga ana tjetër edhe nga sondazhet: sipas një zbulimi të fundit të Washington Post – ABC News, 51% e votuesve të regjistruar do të votonte për republikanët në Kongres, kundrejt një 41% që do të mbështeste në fakt demokratët.

Është kështu në këtë kuadër të përgjithshëm që ja vlen barra qiranë t’i hidhet një sy gjeografisë së brendshme të Partisë Republikane: pavarësisht se regjistron për momentin më pak çarje të brendshme respektivisht demokratëve, republikanët ndahen në artikulime që do të kenë një peshë mbi fushatën e ardhshme elektorale për votimin e midterm. Artikulime që sidomos vërtiten akoma dhe gjithmonë përreth figurës së Donald Trump. Zakonisht mendohet se dialektika e brendshme lexohet kryesisht si një përplasje midis aleatësh të ngushtë dhe kundërshtarësh të hapur të ish presidentit. Në realitet, po ta shikosh mirë, situata rezulton patjetër më komplekse.
Le të fillojmë me nënvizimin se ka padyshim disa eksponentë republikanë eksplicit armiqësorë ndaj Trump. Nën këtë aspekt, figura më e rëndësishme është ajo e deputetes Liz Cheney, që në mënyrë të përsëritur e ka kritikuar ish presidentin dhe që aktualisht është pjesë e komisionit parlamentar hetimor lidhur me hyrjen në Kapitol e 6 janarit 2021: një rol që ka marrë polemikë me vetë Trump dhe me lidershipin e Elefantit. Jo vetëm kaq: Liz Cheney është në fakt edhe midis deputetëve republikanë që janarin e kaluar votuan në favor të procesit të impeachment kundër banorit të atëhershëm të Shtëpisë së Bardhë. Qe sidomos për shkak të asaj që Trump, në muajin maj, është përpjekur të ushtrojë peshën e tij politike në gjirin e partisë për ta hequr nga roli i presidentes ttë konferencës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve.
Pavarësisht rëndësinë e padyshimtë të Liz Cheney, korrenti republikan hapur antitrump nuk rezulton për momentin teper energjik. Adam Kinzinger, deputet tjetër historikisht armiqësor ndaj Trump, kohët e fundit ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për një mandat të ri në Dhomë. Veç kësaj, vetë Cheney po ka probleme. Seksioni i Partisë Republikane të Wyoming – shtet i të cilit është aktualisht deputete – në fakt e ka përzënë formalisht në mes të nëndorit. Sigurisht, është megjithatë e vërtetë se, në pritje të fushatës së saj për rikonfirmim vitin e ardhshëm, Liz Cheney po ja kalon mirë në termin e mbledhjes së fondeve. Por është po aq e vërtetë se deputetja mund të mbështetet mbi një netowrk të fuqishëm financuesish që vërtiet rreth babait të saj Dick dhe ish presidentit George W. Bush. Do të nevojitet kështu të shikohet nëse fuqia e zjarrit financiar të saj do të jetë praktikisht në gjendje të transformohet në konsensus në kutitë e votimit. Në gjithë këtë, zgjedhjet e fundit guvernatoriale në shtetin Virginia kanë përfaqësuar një goditje të rëndë për Lincoln Project: PAC i njohur republikanësh antitrumpianë, që ishte shpenzuar kundër kandidatit republikan Glenn Youngkin, më pas i rezultuar i zgjedhur.
Nëse korrent shprehimist antitrump nuk gëzon (të paktën për momentin) shëndet të mirë, nuk duhet besuar se pjesa tjetër e partisë është granitikisht e përbërë rreth ish presidentit. Pavarësisht se nuk regjistrohen kontestime të rëndësishme rretj lidershipit të tij, edhe galaktika e mbështetësve të Trump nga ana e saj karakterizohet nga një dialektikë e brendshme: një dialektikë që shikon protagonistë mbështetësit më të hekurt të linjës së ish presidentit dhe ata që, nga ana tjetër, e mendojnë të nevojshme të mos e reduktojnë politikën e partisë një referendum konstant ndaj Trump. Pozicione të ngjashme kanë dalë për shembull verën e kaluar në Senat, me restin e negociatave mbi reformën infrastrukturore (i ashtuquajturi Infrastructure Investment and Jobs Act).
Por ndërsa një pjesë konsistente e eksponentëve republikanë ka kërkuar dyert e dialogut me demokratët (duke ndjekur kështu indikacionet e ish presidentit), një grup senatorësh është treguar i disponueshëm ndaj negociatave dhe me miratimin e Infrastructure Investment and Jobs Act, megjithëse duke mos hequr dorë nga ndërhyrja për ta modifikuar në thellësi (le të kujtojmë, për shembull, se masa definitive paraqet një kosot komplesive prej rreth gjysmës së asaj të propozuar fillimisht nga Joe Biden dhe se disa elementë domethënës – duke filluar nga rritja e corporate tax – në fund janë hequr nga teksti). Një faktor interesant është ndarja e brendshme mbo reformën infrastrukturore ka rezultuar transversale respektivisht raporteve të aleancës me Trump. Ata që kanë përqafuar linjën e hapur nuk kanë qenë vetë ata senatorë që – si Mitt Romney dhe Lisa Murkowski – mbajnë gjithmonë një marrëdhënie jashtëzakonisht të luftarak me këtë të fundit, si për shembull Lindsey Graham dhe Chuck Grassley.
Siç u theksua, kjo tip dialektike paraqet tipare të sfumuara, por jo për këtë tejet të rëndësishme. Shumica e Partisë Republikane mendon pakashumë në mënyrë kompakte se pjesë konsistente e trashëgimisë politike trumpiane të mbahet dhe të ruhet: duke filluar nga vëmendja më e madhe ndaj working class dhe nga avancimi i konsensusit elektoral midis minorancave etnike. Diferenca qeëndron në faktin që nga njëra anë ka që synojnë ende shumë mbi karizmën personale të Trump, për të ripropozuar një kandidaturë të tij në 2024 ose për ta deklaruar trashëgimtar (është, për shembull, ka mundësi rasti i senatorit Josh Hawley). Nga ana tjetër, ka që konsiderojnë se nuk është domosdoshmërisht e nevojshme të përqëndrohet e gjithë strategjia e partisë individualisht mbi figurën e ish presidentit.
Nga ana tjetër, bëhet fjalë për një dilemë domethënëse, e dalë zgjedhjet e fundit guvernatoriale në shtetin Virginia: jo rastësisht, është hapur një debat mbi arësyet e fitores së Youngkin. Nga njëra anë, Trump ka rivendikuar meritën e suksesit në dritën e dy konsideratave: jo vetëm ish presidenti e kishte dhënë në fakt endorsement e tij për kandidatin, por kontetë me besim trumpian kanë regjistruar një mobilizim themelor për ta ndihmuar këtë të fundit që të mundë demokratin Terry McAuliffe. Nga ana tjetër, është nënvizuar megjithatë se Youngkin e ka bindur pak ish presidentin gjatë fushatës elektorale, edhe pse Virginia ka rezultuar historikisht një shtet i vështirë për të: sipas këtij interpretimi, republikani në fund ka fituar pikërisht falë faktit që e ka mbajtur Trump në distancë relative, duke arritur të përqëndrohej më shumë mbi çështjet lokale dhe të grumbullojë konsensuse më transversale. Është e qartë se kjo lloj dileme do të ketë reperkusione në nivel kombëtar dhe që do të ripropozohet sidomos në pritje të presidencialeve të 2024.
Vetëm nën këtë aspekt, është e qartë se zgjedhjet e nëndorit 2022 do të rezultojnë një vjë ndarëse për të kuptuar gjendjen shëndetësore të trumpizmit dhe probabilitetin e një rikandidimi të vetë Trump. Jo rastësisht, një Trump që ka lënë të kuptohet se dëshiron ta presë rezultatin e kësaj fushate, për të vendosur sesi të lëvizë në të ardhmen. Megjithatë, është e qartë se, përtej ish presidentit, rezultate të tilla janë veçanërisht të pritshëm edhe nga kandidatë të tjerë të mundshëm të nomination republikan të 2024: të mundshmit – si ish ambasadorja në Kombet e Bashkuara Nikki Haley, ish sekretari i Shtetit Mike Pompeo apo guvernatori i Florida Ron DeSantis – duan të kuptojnë se në çfarë mënyre t{i imponojnë strategjitë e tyre eventuale elektorale.
(nga Aspenia Institute)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY