Gardianët e Donald Trump

Gardianët e Donald Trump

493
0
NDAJ

Manjatë nafte, ushtarakë, por edhe punëtorë. Në vigjilje të votës, ja pushtetet e forta që mbështesin Donald, pavarësisht gjithçkaje.

Në Shtetet e Bashkuara është kthyer lufta e klasave. Po, mu në vendin ku stomaku i madh i shoqërisë kishte përtypur, gëlltitur, shpërbërë si proletariatin, ashtu edhe borgjezinë, duke lënëë jashtë dy ekstremitete të brishta: kapitalin e madh dhe subproletariatin për më të përmbajturin e “colored”, afro-amerikanë, hispanikë, aziatikë, emigrantë të gjeneratës së parë. Kur ja që vjen Donald Trump dhe në katedër ngjitet Karl Marksi. Nuk e besoni? Të hënën e kaluar Presidenti e ka sulmuar Joe Biden si armik të klasës punëtore: “Është një globalist i vërtetë që kërkon të flakë tej furrnaltat tuaja, të mbyllë fabrikat tuaja, të vrasë vendet tuaja të punës në minierat e qymyrit dhe për gjysmë shekulli ka mbështetur çdo marrëveshje të llahtarshme, të tmerrshme, qesharake tregtare”, ka sokëllirë The Donald në Lititz, një qytezë në zemër të Pennsylvania. Shteti ku lindi pavarësia (Deklarata i nënshkrua më 4 korrik 1776 në Phliladelphia) ka një rol kyç për rizgjedhjen e tij. Dhe punëtorët e industrive të kërcënuara nga konkurrenca kineze kanë qenë vendimtarë në fitoren e 2016.

Do të jenë sërish? Në ndryshim nga sa mendonte Marksi, proletarët e të gjithë botës nuk janë të prirur të bashkohet, klasa punëtore është kombëtare dhe, shumë shpesh, nacionaliste, sot do të thonim se është lokale, jo globale. Anipse mbështetja e “blue collars” është thelbësore, shtyllat e trumpizmit janë shumë më tepër. Ndërsa janë në zhvillim votimet, Presidenti në fuqi ka shumë armë në arsenalin e tij dhe gardianë besnikë që ja ruajnë shënjestrën. Mbetet prapa në sondazhe, megjithatë momentumi i tij është mbresëlënës: hopi ekonomik në tremujorin e dytë të vitit (PBB është rritur me 33.1%, anipse ka rikuperuar vetëm 2/3 e prodhimit të humbur) e ndihmon dhe, pasi ka ngushëlluar humbësit e “rustbelt”, rripit të vjetër të industrisë, e ndryshkur, por ende shumë e fuqishme, tani synon ndaj “sunbelt”, rrethit të diellit që shpaloset nga Florida. Kundër të gjithëve dhe kundër gjithçkaje edhe kaosi me të cilin ka menaxhuar pandeminë. “Kovid, Kovid, Kovid, flitet vetëm për të, por mos u mërzisni, nga 4 nëntori nuk do t’ia dëgjoni më emrin”.

Trump, ai që e ka marrë virusin, bënin të fortin nga tribuna e mitingut dhe kapet me shtypin armiqësor; ndërkohë Mark Meadows, Shef i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, ngre flamurin e bardhë: virusi është i pakontrollueshëm, shpresojmë vetëm tek vaksina. Presidenti kishte premtuar se do të ishte përpara votimeve dhe vetëm për bashkëqytetarët e tij, tani dhe gjithmonë “America First”. Nuk është kështu, por nuk ka dyshim se kolosët e Big Pharma të lëshuar në garën për ilaçin e mrekullueshëm, janë ndjerë të stimuluar, pavarësisht sokëllimave presidenciale. Në shkurt Trump parashikonte “zero raste brenda pak ditësh”. Pastaj me Bob Woodward ka pranuar se dinte gjithçka, por ka minimizuar, për të mos krijuar panik. Deri në shtetet e Midwest pakënaqësia rritet me infektimet. Menaxhimi ka qenë katastrofik, e udhëhequr nga propaganda, jo nga shkenca. Por është vërtet më mirë tjetërkund, në vendet europiane më antitrumpiane? Kështu që kujdes në konkluzione të parakohshme. The Donald është në vetëvete një mohues (mohon gjithçka që nuk i vjen për mbarë) dhe refuzimi i tij për maskën është imituar nga krerët dhe krerucët e Internacionales të së djathtës së re. Ama kujdes nëse besoni se është vetëm lideri i no vax, i no mask, i racistëve dhe i “popullit të bardhë nën armë”. Ssepse tregtarët e dyshimit”, kështu i quan Paul Krugman, janë shumë dhe të mirëshpërndarë, vijnë edhe nga bota tjetër, si Falun Dafa (ose Falun Gong) që në Shtetet e Bashkuara boton “The Epoch Times”, megafon i diasporës kineze antiregjim, trumpist ante marcia dhe shpërndarës lajmesh false ose të falsifikuara.

Shtatë, klasa, shoqata subversive: megjithëse pa mimimizuar, jemi në vaudeville të plotë. Shumë të tjerë janë gardianët e vërtetë. Për shembull, me kë është kompleksi ushtarako – industrial? E quajti kështu Dwight Eisenhower kur e pa se i kishte kthyer krahët dhe ishte rreshtuar me John Fitzgerald Kennedy. Shprehja e bërë historike u shqiptua në diskutimin e tij të lamtumirës më 17 janar 1961. Dhe të mendosh që ai ishte gjeneral, bile gjeneralisim. Fituesi i Luftës së Dytë Botërore, paralajmëroi kundër “kësaj lidhjeje midis një trupe të madhe institucionesh ushtarake dhe një industrie të stërmadhe armatimesh… Influenca totale në ekonomi, në politikë, por edhe në spiritualitet ndjehet sot në çdo qytet, në çdo organizëm shtetëror, në çdo zyrë të qeverisë federale… Nuk duhet të lejojmë kurrë që pesha e këtij kombinimi pushtetesh të vërë në rrezik liritë apo proceset demokratike tona. Nuk duhet të supozojmë se të drejtat janë të garantuara”. Eisenhower i bëri apel “një populli të alarmuar dhe të vetëdijshëm qytetarësh”, fjalë që sot tingëllojnë më aktuale se kurrë.

Kompleksi ushtarako – industrial ishte revoltuar nën Barack Obama, por do ta kishte pranuar Hillary Clinton. Trump është grindur me Pentagonin dhe ka shkarkuar shumë ushtarakë të lartë që e këshillonin. Më pas ka sulmuar hapur korrupsionin e shtabeve të përgjithshme të cilët hyjnë në luftë vetëm “për të favorizuar industrinë e Mbrojtjes”, është deri aty sa t’i quajë “humbës” ushtarët amerikanë e rënë në betejë, duke i quajtur iditotë me një term, “sucker”. E megjithatë marrëveshjet për furnizimin e vendeve si India apo Arabia Saudita janë një dhuratë nga Zoti, ndërsa eskalimi në Paqësor vë në lëvizje Marinën. Woodward Presidenti i ka zbuluar se disponon një armë sekrete shumë të fuqishme, ka mundësi një superbombë bërthamore që mund të lëshohet edhe nga hapësira. Një projekt i nisur në të vërtetë gjatë presidencës Obama, por, është më vend të thuhet, lufta si lufta. Në rast se bëhet fjalë për këtë, gjithsesi forcon si Pentagonin, ashtu edhe NASA e sfiduar në garën e yjeve nga subjekte të forta jashtëinstitucionalë.

Njëri prej tyre është Elon Musk, biznesmeni vizionar i lindur në Afrikën e Jugut, një kalë i çmendur të cilit i pëlqen kali i çmendur i Shtëpisë së Bardhë. Ndoshta më shumë prej vanitetit sesa prej bindjes, gjatë panedmisë është lëshuar në pohime që mbështesnin grupet antilockdown. Sipas disave, është një libertar që do një shtet minimal. Sipas të tjerëve, një socialist jo krejtësisht i maskuar. Apo ndoshta një liberal lidhur me të drejtat civile dhe një konservator lidhur me taksat dhe politikën ekonomike. Musk të lë të besosh se kanë të drejtë edhe njëra palë, edhe tjetra. Ndërkaq fuqizon imazhin e njeriut që hidhet në sfida të pamundura, kapitalist pasmodern që shpluhuros ëndërrat e ndodhura në sirtar, pinjoll i drejtpërdrejtë i biznesmenit schumpeterian.

Trump mund të mbështetet mbi ujqit e Wall Street që deri më tani kannë vazhduar të vrapojnë më shpejt se koronavirusi. Për shpërthimet heroike po i shuhen dhe në çdo rast treguesit e bursës janë mbështetur sidomos nga Silicon Valley i shndërruar tashmë në kufirin e luftës teknologjike me Kinën. Në San Francisco e përreth dominon e kaltëra, ngjyra e demokratëve; por nuk është edhe aq e qaartë nëse kolosët e  rrjetit do të rreshtohen me Joe Biden që ka premtuar se do t’i taksojë e stërtaksojë për t’i bërë qejfin krahut të majtë të partisë. Jeff Bezos është padyshim antiTrumpi. The Donald i ka zili pasurinë dhe bën gjithçka për t’i futur shkopinj ndër rrota. Pasi jeton me media dhe për mediat, bisha e zezë e tij është “Washington Post”, të cilin e quan “Amazon Post” edhe pse Bezos e ka blerë më 2013. Kur është bërë e qartë se Trump do të synonte Shtëpinë e Bardhë, nën kokën e së përditshmes më të rrëndësishme të kryeqytetit është shfaqur motoja “Democracy Dies in Darkness”, demokracia vdes në errësirë.

Apple ka financuar gjithmonë në mënyrë të barabartë demokratët dhe republikanët, por Trump është shtyrë deri në Austin, bastioni liberal i Texas, për të vizituar fabrikën e Macbook duke e lavdëruar zgjedhjen e investimit në States të bërë nga Tim Cook dhe nuk ka mundur të qëndrojë pa dhënë këshillat e tij sesi t’i përmirësojë iPhone. I mbyllur, i thjeshtë, i përkushtuar ndaj punës, homoseksual i deklaruar, ai duket e kundërta e Bezos përveçse i mentorit të tij Steve Jobs. Anipse ka votuar një herë për Obama dhe në 2016 për Hillary, lëviz me këmbë të plumbta në fusha të paeksploruara; nuk del shumë jashtë, nuk takon gazetarë, nuk frekuenton sallone, do të donte të ishte një model për të poshtëruarit e të ofenduarit, përveçse për gay në veçanti të rinjtë që bullizohen deri në familje. Në një seancë dëgjimore në Kongres është “impenjuar personalisht” për ta rritur numrin e grave e të zinjve në rolet drejtuese. Shefi i Apple ka vlerësuar uljet e takave dhe ka kërkuar që t’u vendosë skonto taksave dhe tarifave (nga Kina vjen pjesa më e madhe e prodhimit). Megjithatë e ka kritikuuar hapur administratën lidhur me politkën mjedisore, të drejtat civile, mbështetjet ndaj minorancave, emigracionin, privatësinë. Dy vite më parë ka përjashtuar çdo përfshirje të tij në politikën aktive: “Dua që gjërat të bëhen. Nuk e dua makinën politikën që punon prapa krahëve, cilësdo partie t’i përkasë”, ka thënë ai.

Mark Zuckerberg ka vendosur të mos i pranojë reklamat politike përpara zgjedhjeve dhe ka hequr nga Facebook mijëra grupe të shoqëruara me lëvizje raciste dhe konspiracioniste (për shembull, QAnon). “Këto zgjedhje do të jenë ndryshe nga të tjerat”, ka shkrua ai. “Me vendin tonë kaq të përçarë dhe rezultatet elektorale që kërkojnë ditë apo deri javë që të finalizohen, munnd të ketë një rritje të rrezikut për trazira civile në të gjithë vendin”.

Sundar Pichai, drejtori ekzekutiv i Google (dhe i Alphabet, kompanisë mëmë) është indian si bashkëshortja e tij, është diplomuar për Inxhinieri në vendin e tij për t’u specializuar më pas në Stanford dhe në fund ka marrë shtetësinë. Grushti i fortë kundër emigrantëve nuk bën për të (në qershor e ka kritikuar hapur pezullimin e vizave), megjithatë Trump e ka quajtur publikisht “xhentëlmen”, pasi ka kërkuar falje në fillim të pandemisë për lajmet jokorrekte që qarkullonin në rrjet. Microsoft ka hyrë në një duel me Shtëpinë e Bardhë lidhur me blerjen e kompanisë kineze Tik Tok (në fund ka fituar Oracle). Për sa i përket Bill Gates, ai nuk ka ndryshuar kurrë as ide, as fushë, dhe vazhdon të mendojë e të veprojë si liberal i East Coast.

Pandemia i ka dhënë një goditje shumë të fortë lobit që më shumë e kishte mbështetur Trump: biznesmenëve të hidrokarbureve. Gazi dhe nafta i kanë bërë Shtetet e Bashkuara prodhuesin më të madh botëror të hidrokarbureve, duke sulmuar kështu primatin e Arabisë Saudite. Tani shumë biznese, sidomos më të vegjëlit dhe më të rinjtë, janë në pragun e falimentimit prej rënies së çmimeve. Presidenti ka premtuar se do të lejojë të shpohet, të përdoret sa ku të mos ketë ku të shkojë më tej uji me presion të lartë, të copëtohen shkëmbinjtë, por me një fuçi me çmim kaq të lirë nuk ecën. Duhen subvencionime të re, përndryshe vetë autonomia energjitike e Shteteve të Bashkuara është në rrezik. Një risi e madhe industriale, një sukses tregu, transformohet kështu në një prioritet të sigurisë kombëtare (dhe politik për këdo që dëshiron të fitojë) duke përfunduar në krahët e shtetit. Nafta del nga Texas, nga Oklahoma, në atë rrip të gjatë  që shkon nga Lake Eire deri tek Rocky Mountanin. Edhe sikur Trump do të humbiste, llogarinë e kripur do ta paguante Biden. Po Detroit, atdheu i punëtorit masiv (siç quhej një herë e një kohë)? Ka rënë dhe është ngritur shumë herë, gjithmonë dëshiron të ndryshojë dhe nuk ia arrin.

Megjithatë të mëdhenjtë e automobilave janë ende shtylla të rëndësishme të made in America. Të goditur nga lufta e tarifave dhe tani nga pandemia, kanë kërkuar të bëhen bashkë duke risjellë në vend disa punime, edhe pse për më tepër i kanë përqëndruar në jug ku gëlojnë stimuluesit shtetërorë e federalë apo në Meksikë, ku punëtorët punojnë shumë dhe fitojnë pak. Trump e ka lavdëruar hapur Fiat Chrysler, kurse Jeep mbetet një ikonë amerikane. Është grindur me Ford sepse akoma shumë “meksikan”. Ka bërë një fushatë kundër makinave gjermane që me siguri i ka dhuruar kënaqësi General Motors. Por do të ishte e tepruar të thuhej se automobili amerikan është bërë trumpian. Sigurisht, nuk është industria e armëve për përdorim privat, që këtë vit i ka dyfishuar shitjet, shtyrë nga tensionet raciale, nga frika dhe nga nevoja për t’u mbrojtur jo vetëm nga “hakmarrja e bardhë” e supremacistëve. 40% e blerësve të rinj nuk kishte poseduar kurrë më parë ndonjë pushkë apo pistoletë.

Shumë lobe të tjera janë të gatshme të votojnë “me portofol”, por ka edhe grupe presioni që arësyetojnë në bazë zgjedhjesh ideale apo interesash themelore, të kihet parasysh këtu vetëm elektorati hebre: si do të influencojë marrëveshja midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit (“një kthesë historike”, sipas Shtëpisë së Bardhë)? Pastaj, një rëndësi vendimtare do të ketë gardiani i gardianëve, Gjykata Supreme, institucioni që vigjëlon mbi sistemin amerikan të bazuar mbi ekuilibrin midis pushteteve. Trump do të pëlqente ta transformonte në rojen e tij të nderit: ështëë akuza që demokratët i kanë bërë kur Presidenti ka përzgjedhur Amy Coney Barrett pak ditë përpara zgjedhjeve. Sot ka një mazhorancë të qëndrueshmë konservatore që mund të bëhet vendimtare në rast se vota do të përfundojë në një kaos politiko – institucional.

Ama kujdes, gjykatësit janë të emëruaar përjetë dhe për integritetin e tyre janë të gatshëm të betohen miq dhe armiq. Kur ka falenderuar kush ka votuar për të në Senat (domethënë rpeublikanët), e spozgjedhura ka nënvizuar se pavarësia dhe autonomia janë farët e rrugëtimit të saj. Fjalë? Sikur të ishin, do të duhej ta konsideronim Alexis de Tocqueville një naiv të talentuar dhe ta flaknim tej “Demokracia në Amerikë”. Në këtë rast, për këdo që dëshiron të kuptojë Shtetet e Bashkuara e shekullit të XXI, do të ishte romani “Komploti kundër Amerikës” i Philip Roth. Po sikur vërtet të ishte paraqitur, duke sfiduar Franklin Delano Roosevelt, piloti heroik Charles Lindbergh, admirues i Adolf Hitlerit, me lëvizjen e tij “America First”? Një makth pak netë nga zgjedhjet më konfuze, më të vështira, më rriskuese ndoshta pikërisht nga ai vit i largët 1940 kur Shtetet e Bashkuara do të mund ta kishin braktisur Europën e rënë pre e demonëve të saj.

(nga Il Foglio)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

LEAVE A REPLY