E ardhmja e “doktrinës Macron”

E ardhmja e “doktrinës Macron”

98
0
NDAJ

Sovraniteti është asgjë pa fuqinë. Emmanuel Macron po e kupton muaj pas muaji. Nëse Parisi do të dijë ta çojë potencialin e tij ushtarak dhe inustrial në mbështetje projektesh konkrete të mbrojtjes europiane në gjendje të përfshijnë të gjithë Europën dhe ta shikojë Mesdheun si një hapësirë strategjike europiane dhe jo vetëm atlantike, autonomia mund të shërbejë si sovranitet. Rasti i ndërmjetësimit dhe i aktivizmit të Elizeut në krizën ruso – ukrainase e dëshmojnë.

 

Siç është e njohur, ndjenja franceze e shtetit dhe kërkimi konsistent francez i një projektimi ekonomik, diplomatik, ushtarak dhe gjeopolitik në skenaret referues të République e kanë çuar Francën gjatë dekadave të Republikës së Pestë të ndërtojnë më autonomen e strategjive politike në kontekstin europian. Strategji shumë shpesh e guximshme (siç e dëshmohet sidomos nga ndërhyrjet në tokën afrikane e mirëpërshkruar nga Emanuel Pietrobon tek Arti i luftës sekrete), e garantuar nga sigurimi mbi jetën i force de frappe, arsenalit bërthamor kombëtar, dhe që ka pasur tek “babai” i Republikës së Pestë, gjenerali Charles de Gaulle, frymëzuesin kryesor të saj. Pas vitesh rrëmuje gjatë qeverive të Nicolas Sarkozy dhe François Hollande, presidenti francez Emmanueë Macron ka menduar të rilidhet me traditën e “monarkut republikan”, me të cilin kreu i shtetit është identifikuar nga De Gaulle e këtej dhe për të nisur një përditësim gradual të doktrinës gjeopolitike tradicionale dhe gjeoekonomike tradicionale të vendit e neglizhuar nga pararendësit e tij. Nga Sarkozy in primis, pasi ka bërë të na vijë më pak një premisë, autonomia e komandave ushtarake franceze nga strukturat e NATO, ku Parisi është rikthyer në 2009 duke vënë në mënyrë tejet plastike paskrupullshmërinë e projektimit kombëtar transalpin me aventurën problematike ushtarake në Libi. Në vijim, prej deshnjtërimit të bujshëm të rolit presidencial nga Hollande, prej torsionit ekonomicist të presidentit që nuk ka ditur të ndërtojë një projekt politik shtesë me atë gjerman të Angela Merkelit në Europë, prej krizës sistemike të aparateve që në epokën e tij ka nisur të bëhet e qartë.

Është për këtë që mund të flitet për një “doktrinë Macron”, domethënë për një kontribut të dhënë nga Macron në rizbulimin në prizmin modern e linjave drejtuee të politikës së fuqisë të Francës republikane; të një qasjeje sistemike nga ana e Francës ndaj konkurrimit ndërkombëtar; të individualizimit nga ana e vendimmarrësit politik për të saktësuar makrozona të quajtura vendimtare për përpunimin e strategjisë kombëtare franceze. Edhe të një protagonizmi personal të monarkut republikan: sekuenca e gjatë e kontakteve dhe e konfrontimeve me Vladimir Putinin i këtyre javëve dhe tentativën për të mbushur boshllëkun e madh të lënë në Europë nga Angela Merkel e dëshmojnë. Ka një kontradiktë të thellë tek njeriu dhe presidenti Macron. Larg vite dritë nga injoranca e trashë politike e një Sarkozy apo nga mungesa apatike e vizionit të një Hollande, presidenti më i ri i Republikës së Pestë ka qenë megjithatë për një kohë të gjatë një personazh hibrid. Duke alternuar në atdhe reforma “liberiste” mbi temën e punës dhe pensioneve, politika të vërteta të gjelbëra që kanë ndezur zemërimin e popullsisë që frikësohej se mos shkarkohej mbi të peshën e tranzicionit ekologjik dhe, së fundmi, politika qesharake të kontrastit ndaj islamizmit politik me ndjesi të vagullt perëndimore dhe neokonservatore, në frontin e brendshëm Macron ka provuar të jetë transversal, për t’i shpëtuar kategorizimeve të renditjes, me rezultatin e armiqësimit të një fete të madhe të opinionit publik. Në vijim të pandemisë, presidenti ka marrë rrugën e një qasjeje më të afërt me shtyllat kryesore e nacionalizmit ekonomik francez, analizuar autonominë industriale dhe tranzicioni energjitik në optikën komplementare me planin “France Relance”, duke ndjekur së fundi spostimin nga e djathta e opinionit publik francez në një masë që në sondazhet pak javë nga vota për Elizeun kanë demonstruar vlerësuese. Ky transformizëm përplaset me një vizion të marrëdhënieve ndërkombëtare që në krahasim ka qenë gjithmonë më koherente dhe strategjike.

Një “manifest” në kuptimin e vërtetë të fjalës i këtij vizioni ka qenë intervista e dhënë në nëntorin e 2020 nga presidenti për revistën gjeopolitike franceze “Le Grand Continent Vero”, që i ishte kushtuar pikërisht të ashtuquajturës “doktrinë Macron”. Macron ka prekur një gamë të gjerë problemesh, nga e ardhmja e Bashkimit Europian tek NATO, nga raporti i Francës dhe Afrikës me ndryshimet klimaterike, si edhe nga fjalët e intervistës së gjerë mund të kapet në kompleksitetin e saj kontributi politik i dhënë nga presidenti aktual ndaj strategjisë së Hekzagonit. Macron e ka mjaft të qartë idenë se në dekadat e ardhshme Europës do t’i duhet të ndërtojë hapësira autonomie strategjike në kontekstin e “Luftës së Ftohtë të Re” midis Kinës e Shteteve të Bashkuara dhe se për kontrollin francez e këtyre proceseve kalon interesi kombëtar i Parisit. “Nëqoftëse kërkoj të shikohet përtej interesit afatshkurtër, ka deklaruar, do të thoja se duhet të kemi dy akse të fuqishme: të rigjehen modalitetet për një bashkëpunim ndërkombëtar të dobishëm që shmang luftën, por që mundëson t’ju përgjigjet sfidave bashkëkohore; të ndërtohet një Europë shumë më  fortë, që mund ta bëjë të vlejë zërin e saj, forcën e saj, duke ruajtur parimet e saj, në një skenar kaq të rithemeluar”.

Relativisht ndaj këtij ylli polar i drejtohen të gjitha strategjitë e thelluara të përpunuara nga Parisi. Nëse jashtëzakonisht komplekse duket se është loja e mbrojtjes së përbashkët europiane, e kundërshtuar si nga ngjitja e vendeve proatlantike të Lindjes, ashtu edhe nga fitimprurja e pozicionit të Uashingtonit në Kontinentin e Vjetër dhe larg nga “vdekja celebrale” definitive e NATO për të cilën ka folur Macron në 2019, tek “Le Grand Continent” Macron ka cituar në mënyrë eksplicite sovranitetin europian në kontekstin e teknologjive të reja: “Avancojmë në fushën e autonomisë teknologjike dhe strategjike, ndërsa të gjithë kanë mbetur të befasuar kur kam nisur të flas për sovranitet lidhur me 5G. Kështu, parasëgjithash, ka një punë ideologjike për t’u bërë dhe është urgjente. Bëhet fjalë për të menduar në terma sovraniteti europian dhe autonomie strategjike, në mënyrë që të mund të vlejmë të vetëm dhe të mos bëhemi vasali i këtij apo i asaj fuqie pa pasur më zë në kapitull”.

Le të flasim për një diksutim vendimtar. Pandemia e ka përshpejtuar rrugëtimin e përbashkët të Emmanuel Macron dhe Angela Merkel drejt përkufizimit të strategjive afatgjata për ndërtimin e shtyllave mbajtëse të një projekti të parë sovraniteti teknologjik e dixhital europian, i menduar si alternativë e ndaj penetrimit kinez, ashti si edhe kundëraltar ndaj pushtetit dominues të pushtetit të gjigantëve të dixhitalit. Franca dhe Gjermania kanë promovuar vitin e fundit ngjitjen dhe fillimin e Gaia-X, projektit të një platforme europiane cloud computing, që në periudhën e menjëhershme nuk do të jetë krejtësisht e pavarur nga Google, Amazon, Microsoft dhe oligopolistët e tjerë amerikanë të tregut të të dhënave, të fortë nga një e ardhur e krijuar gjatë dekadave, por ka lançuar vullnetin europian për të marrë pjesë në përkufizimin e garës drejt kufijve të rinj teknologjikë globalë. E përshkruar nga qeveria franceze dhe ajo gjermane si një “lehtësues platformash” e armatosur krejtësisht me teknologji europiane,  Gaia-X synon që të garantojë krijimin e një fuqie kalkuluese në rritje dhe zhvillimin nga ana e operatorëve të Kontinentit të Vjetër të infrastrukturave dixhitale dhe fizike të prirur që të garantojnë menaxhimin, mbrojtjen, magazinimin dhe shfrytëzimin ekonomik e të dhënave.

Ndërkohë kriza midis Rusisë dhe Ukrainës, e shpërthyer pak pas ndryshimit në Berlin midis Merkelit dhe Olaf Scholz, ka mundësuar një përshpejtim të debatit mbi mbrojtjen e përbashkët europiane, aq sa Emmanuel Macron e ka vendosur figurën e tij në qendër të tryezave negociuese dhe prej kohësh në frontin e brendshëm iu ka paraprirë tendencave që Gjermania dhe vende të tjera kanë ndjekur vetëm tani. doktrina uhtarake franceze e propozuar nga presidenti francez në fillimet e 2021 dukej se praktikisht parashikonte me qartësi skenarët konkurrues e animuara sot nga lufta në Lindje. Për më tepër, nëvizohet sesi kreu i shtetit të Hekzagonit pas ngjitjes në Elize në 2017 e ka përshpejtuar fuqizimin e aparatit ushtarak transalpin dhe duke i dhënë rrugë garës së re të armëve në Europë. Siç ka kujtuar “Insideover”, “administrata Macron në Francë ka diktuar linjën duke e rritur me rreth ¼ e vlerës së tij buxhetin e Mbrojtjes dhe duke respektuar papritmas me qeverinë e saj planet e dokumentit programatik 2019 – 2025 për ta çuar midis 2020 dhe 2021 mbi 2% e parashikuar nga marrëveshjet NATO shpenzimin ushtarak në raport me PBB. Sipas “Military Balance” të International Institute for Strategic Studies shpenzimet e Parisit në 2021 kanë qenë me rreth 53.7 miliard euro, në rritje me 6 miliard respektivisht me 2020 dhe me 7.9 miliard respektivisht periudhës para pandemisë”.

Duke vënë në terren saldaturën midis vizionit të Parisit dhe atij europian me ndërhyrjen vendimtare të Komisarit të Industrisë Thierry Breton në frontin e autonomisë tekonologjike europiane dhe duke salduar me vende si Italia dhe Gjermania bashkëpunime të rëndësishme ushtarake dhe indutriale. Në të dyja rastet, Franca synon ta shfrytëzojë ndeshjen për autonominë ushtarake dhe teknologjike europiane si shumëfishues të fuqisë politike dhe si timon për zhvillimin e indiustrisë dhe potencialit prodhues të saj. Një logjikë e tillë zbatohet edhe ndaj planeve për tranzicionin ekologjik, të ndodhura në planin prej 100 miliard eurosh “France Relance”, me të cilin qeveria e Parisit synon t’i japë thellësi strategjive të saj afatgjata për rimarrjen e vetes pas pandemisë. Presidenti ka bërë mea culpa pse ka ndjekur gjatë ambientalizmin e “salloneve” të taksave ndaj diezelit dhe të masave të destinuara për të goditur në radhë të parë klasën e mesme, masa që kanë zvogëluar simpatitë nga ana e popullsisë për temën e tranzicionit. “Duhet të demonstrojmë se të gjithë janë aktorë dhe duam ta bëjmë duke i dhënë të gjithëve një rol, domethënë duke zhvilluar masivisht sektorë të rinj aktiviteti ekonomik, që mundësojnë të krijohen vende të reja pune më me shpejtësi nga sa ato të vjetërit nuk shkatërrojnë”, ka nënvizuar presidenti.

Bëhet fjalë për një qasje që në “France Relance”, siç kujton “Rivista Energjia”, është studiuar sistematikisht. Në 100 miliard plani “i kushton 34 miliard masave lidhur me kompetitivitetin e ekonomisë – mbi 30 miliard në masa specifikisht të orientuara ndaj tranzicionit energjitik dhe masave që përfshijnë dimensione të forta novatore, si dekarbonizimi i industrisë apo zhvillimi i teknologjive të gjelbëra”, duke i vënë teknologjitë më të mbështetshme në shërbim të industrive strategjike: energji (me hidrogjenin si kufirin e ri), aeronautikë, transport hekurudhor, bërthamor. Katër sektorë ku Parisi synon të luajë si protagonist i madh europian dhe të krijojë standardin në nivel komunitar.

Në temën e autonomisë strategjike lidhet një refuzim substancial i aderimit të narrativën dominuese të imponuar nga Shtetet e Bashkuara ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare dhe raporteve transatlantike. Në këtë, në intervistën e cituar Macron kërkon t’i afrohet sa më shumë të jetë e mundur paraardhësit të tij august, antiamerikanit Charles de Gaulle: “Politika jonë e fqinjësisë me Afrikën, me Lindjen e Afërme dhe të Mesme, me Rusinë, nuk është një politikë fqinjësie për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra është e pambështetshme që politika jonë ndërkombëtare ta varet prej tyre apo të ndjekë gjurmët e tyre”. me këtë shoqërohet një apel në temën e priveligjit dërrmues ekonomik të dollarit dhe avantazhet strategjike e lidhura që pasojnë për Uashingtonin. Penalizimi i industrive franceze dhe europiane të detyruara nga sanksionet amerikane ndaj Rusisë dhe Iranit i është apeluar Macron, që dukej se saldohej me temën e hetimit “europeist” të ekuilibrave globale njoftimi i një ndryshimi të ardhshëm të paradigmës.

Nga teknologjitë e reja tek energjia, nga mblshtetshmëria tek financa planet europiane për të lëvizur drejt gradientësh më të mëdha autonomie ekzistojnë dhe në doktrinën kombëtare franceze gjejnë shpjegim konkret, por siç kujtonte Pierluigi Fagan duke analizuar “gjeopolitikën e Macron”, në botën e sotme “sovraniteti është hiç pa fuqinë”. Në rast se Parisi do të dijë ta sjellë potencialin e tij ushtarak dhe industrial në mbështetje të projekteve konkrete të mbrojtjes europiane në gjendje të përfshijë mbi baza më barazitare edhe aktorë si Italia dhe për ta shikuar Mesdheun si një hapësirë strategjike europiane dhe jo atlantike, atëhere autonomia do të mund të bëhet sovranitet. Përndryshe do të flisnim për doktrinën Macron, por do ta bënim në kuadër gjithësesi më funksionale sesa të dëshiruarën e Përtejatlantikut. Në këtë optikë do të jenë vendimtare kapacitetet e veprimit dhe vizioni prospetik që Macron dhe liderët e tjerë europiane do të dijnë të përfaqësojnë pas rikthimit të egër të Kontinentit të Vjetër në histori të detyruar nga shpërthimi i luftës ruso – ukrainase. Që si çdo krizë duhet të bëhet burim refleksioni dhe mundësie: Europa nga Lisbona në Vladivostok është sot e thyer nga vullneti i Vladimir Putinit, Perëndimi me guidë amerikane shkarkon mbi Europën kostot e përgjigjes dhe të menaxhimit të krizës, Kontinenti i Vjetër gjendet përballë udhëkryqit, duke i dashur të vdesë si objekt apo si të rilançohet si subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare. “Doktrina Macron” mund të shërbejë si shtytës i këtij rilançimi strategjik. Me kusht që në retorikë De Gaulle të fitojë ndaj Napoleonit: Macron mund të jetë primus inter pares, jo ëndërrues i kotë për hegjemoni absolute ndaj Europës. Vetë nga kjo premisë dhe nga lidhja midis sovranitetit e fuqisë do të mund të vihet në provën e historisë doktrina Macron dhe të kuptohet thellësia historike e një presidence e ardhur në fillimet e mandatit të dytë të saj.

(nga Osservatorio Globalizzazione)

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY