Daesh: Gratë nuk janë vetëm viktima, por edhe terroriste

Daesh: Gratë nuk janë vetëm viktima, por edhe terroriste

479
0
NDAJ

erroristja italiane Alice Brignoli, e arrestuar në Siri, është riatdhesuar kohët e fundit në Itali. Tani gruaja ndodhet në burg, ndërsa 4 fëmijët e saj i janë besuar një komuniteti. Jo vetëm viktima, por edhe terroriste. Cili është roli i grave në Daesh? Atentatet e shumta terroriste në Europë nga dora e të rinjve të radikalizuar demonstrojnë se terrorizmi është një armik i padukshëm i gatshëm të godasë në çdo moment. Procesi i radikalizimit nuk ka të bëjë vetëm me burrat, por edhe me gratë e fëmijët. Një vit nga vdekja e al-Baghdadi një mësuesu francez i është prerë koka pse ka treguar karikaturat për Profetin Muhamed në klasë. I dalë në plan të dytë nga emergjenca e koronavirusit, terrorizmi xhihadist nuk është zhdukur. Midis radhëve të foreign fighters nuk mungojnë gratë. Shpesh të manipuluara nëpërmjet lavazhit të trurit, herë të tjera gratë e përqafojnë në fakt vullnetarisht kauzën e Daesh. Kohët e fundit është riatdhesuar Alice Brignoli, e cila ishte nisur me të shoqin dhe fëmijët drejt Sirisë në vitin 2015. Terroristja ndodhet në burg, ndërsa për fëmijët, përveç faktit se i janë besuar një komuniteti, dihet shumë pak. Çfarë edukimi do të ndjekin? Nuk ekziston rreziku që të rriten sipas rregullave të Kalifatit?

Sputnik Italia ka kontaktuar për një intervistë Marta Serafini, gazetare eksperte e terrorizmit, autore e librit “Hija e armikut. Një histori e terrorizmit islamist” (shtëpia botuese Solferino), frut i 5 viteve kërkime dhe historishë të mbledhura në terren, një libër që tregon histori si ajo e Alice Brignoli dhe e Maria Giulia, një terroriste tjetër italiane.

 

Marta Serafini, cili është roli i grave në Daesh? Nuk janë vetëm viktima, nuk është e vërtetë?

Gjatë këtyre viteve kam studiuar rolin femëror në grupet xhihadiste dhe në mënyrë të veçantë në ISIS e në grupet e tjera në Lindje të Mesme. Kam ndjekur historinë e Maria Giulia, një gruaje italiane që i është bashkuar ISIS, të cilën e kam intervistuar pasi ishte nisur për Siri. Është dënuar me 9 vite burg dhe sot ia kemi humbur gjurmët. Ishte konvertuar në islam dhe më pas ka vendosur se donte të shkonte në Siri. Për të bërë këtë kishte nevojë për një shok, pasi po të nisej e vetme do të rrezikonte të bëhej skllave. Në këtë pikë është martuar me një burrë shqiptar para se të nisej.

Shpesh thuhet se gratë që i bashkohen ISIS kanë pësuar lavazh truri dhe presione të forta. Në shumë raste kjo është e vërtet, shumë gra nisen sepse janë të detyruara nga burrat e tyre. Ama ka edhe raste të tjera grashë e vajzash që vendosin të aderojnë vullnetarisht në ISIS.

 

Rasti i Maria Giulia nuk është i izoluar. Kohët e fundit, Alice Brignoli është kthyer në Itali nga Siria. Pse shumë vajza i bashkohen organizatave terroriste? Çfarë i shtyn ta bëjnë këtë hap?

Kërkimi i një identiteti, sidomos për sa i përket më të rejave në periudhën e adoleshencës. Po flasim për vajza që e kanë origjinën nga Lindja e Mesme, në këto raste ekziston edhe vullneti i rigjetjes së rrënjëve. Propaganda e ISIS e ka kapur këtë nevojë dhe e ka manipuluar. Për gratë ndoshta ka pasur peshë ideja se mund ta kenë një rol. Disa vajza mendonin të bëheshin princesha luftarake, luftëtare, pasi propaganda e Daesh mashtron dhe e miklon gruan e mbuluar me kallashnikov. Në realitet nuk është kështu: gratë katadisen në rolin e nënave dhe bashkëshorteve.

Është e vërtetë edhe se ka pasur ndryshime të vogla respektivisht grupeve të tjera terroriste, pasi disa gra kanë siguruar një rol të rëndësishëm. Trafiku i femrave yazide menaxhohet nga një grua, ekziston një brigadë femrërore që quhet al-Khansaa. Janë role marxhinale, por krahasuar me më parë ka ndodhur një ndryshim në këtë kuptim.

 

Midis foreign fighters që kthehen në Europë ka edhe femra. Kohët e fundit është kthyer Alice Brignoli, nënë e 4 fëmijëve. Sot ndodhet në burg, por cili do të jetë fati i fëmijëve të saj? Kush do ta kontrollojë edukimin e tyre?

Kjo është një pyetje shumë e bukur, pasi këta fëmijë i janë besuar një komuniteti, por nuk është bërë e ditur se çfarë programi do të ndjekin. Bëhet fjalë për minorenë, prej të cilëve dy flasin vetëm arabisht, njëri ka lindur në Siri. Janë fëmijë që kanë përjetuar trauma të rënda, nuk e dimë nëse do të kenë apo jo një mbështejtje të veçantë psikologjike, gjykata e minorenëve nuk e ka vendosur akoma nëse do të mund ta takojnë të ëmën ose jo.

 

Sipas teje, e mund të ekzistojë rreziku që të rriten sipas rregullave të Daesh?

Sigurisht! Janë lindur e janë rritur në këtë dimension. Duhet treguar shumë i kujdesshëm që këta fëmijë një të nesërme të mos kthehen në këto hapa dhe t’i tejkalojnë traumat e pësuara. Kanë jetuar për 2 vite në një kamp refugjatësh, ku e dimë shumë mirë se cila është situata. Janë rritur me indoktrinim.

 

Autorët e atentateve terroriste në Europë janë të rinj të radikalizuar që kanë lindur dhe kanë jetuar në vende europiane dhe që janë të gatshëm të godasin në çdo moment. Cili është roli i shtetit dhe i shoqërisë në aspektin e parandalimit? Çfarë duhet bërë?

Gjatë këtyre viteve është folur për nevojën e bashkangjitjes së luftës kundër terrorizmit të masave paradnaluese që përfshijnë shoqërinë civile. Është e rëndësishme ndërhyrja në shkolla, vënia në kontakt me figura të konsideruara të vogla si trajneri sportiv. Të gjithë njerëzit mund të kontribuojnë që të kuptohet se kur një i ri nëdrmerr rrugëtimin e radikalizimit dhe ta ndalojë.

Familjet janë vendi ku nis procesi i radikalizimit. Shumë nëna janë ndodhur përballë me fëmijët që ndryshonin dhe nuk dinin as edhe kujt t’i drejtoheshin, pasi nuk donin ta denonconin në polici situatën. E njëjta gjë vlen edhe për mësuesit.

Për shembull, rreziku i këtij lloj programi, i zbatuar në Britaninë e Madhe, është se mos transformohet në një lloj instrumenti për spiunimin e komuniteteve myslimane. Kanë dështuar paksa në qëllimin e tyre, pasi në realitet duhej të ishin diçka transversale në shoqërinë civile, duhej të përfshinin të gjithë. Për shembull, në rastin e Kanadasë nuk janë vetëm myslimanë fëmijët të radikalizohen.

 

Ka shumë libra lidhur me terrorizmin. Cila është veçantia e librit tuaj, “Hija e armikut. Një histori e terrorizmit islamist”?

Kam kërkuar që të bëj një punë në dy binarë: një punë kërkimore e studimore me intervista të bëra në Itali nga njëra anë, por kam dashur edhe të shkoj ta thelloj atë në terren në Lindje të Mesme nga ana tjetër. Kam dashur të shikoj të gjitha vendet ku ISIS ka lindur dhe është përhapur. Kam ndërthurur këto dy linja kërkimore.

Diskursi lidhur me pasojat që terrorizmi ka në Europë espektivisht asaj që ndodh në Lindje të Mesme është shumë dritëshkurtër. Ajo që ndodh në Europë është rezultati i asaj që ndodh në Lindje të Mesme dhe anasjelltas. Për shumë kohë nuk e kam parë këtë qasje në përballimin e problemit të terrorizmit.

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

LEAVE A REPLY